Mendime
Deli Smaka: Pse jemi kaq te pafat?
E shtune, 19.12.2009, 08:45 PM
Nga Deli SMAKA
Eshtë nje pyetje që ndoshta do një analizë shumë të thellë në të gjitha
asspektet, por së pari është dhe duhet ulur dhe analizuar ne vet vetën sepse si
duket ne jemi te vetmit fajtor për gjithë të këqiat të cilat i ndodhen dhe po i
ndodhin popullit tonë. Unë ketu nuk do bejë dallime sikur kuazi analistët tanë
kur ndajnë popullin shqiptar në shqiptar e kosovarë sepse edhe këtu më del
dicka e dyshimt në këtë aspekt.
E degjova një rom duke thenë se ishte kosovar por me shkoj mendja tek kombi
kosovar i Halil Matoshit e u deshprova pa mase sepse me dual se nuk paska komb
kosovare por paska shtet kosovar e ne te po jetojkan shqiptar, rom e te tjerë.
Por shkojmë edhe me tutje dhe njeriu
do deshprohet edhe më shumë në vet vetën pse u beson ketyre “profeterve” të
rrejshëm.
Si është e mundur një udheheqës vendi të manipulojë dhe mashtrojë nje
popull të tërë me një inaugurim të një gjeje të pakryer e ne sy të nderkombëtarevë
të cilët si duket vetëm sa gezohen me të ligat tona dhe deshtimet e poltikave
dhe poltikajve tanë.
Ja ky eshte shembylli me demoralizues per ne shqiptaret ku ne aspektin
politik e kombetar u munduam te fitojme poena politike por fjala e urtë thotë
se “Rrena i ka këmbët e shkurtëra” dhe me të vertetë bemat e Salës dhe piunëve
të tij qene të shkurtëra dhe ja tuneli Rreshen Kalimash doli në shesh.
“Berisha inauguron rrugen
Rreshen-Kalimash(25 qershor)
Perurohet segmenti Rreshen-Kalimash
i rruges Durres- Kukes.
Kryeministri Berisha pret
shiritin se bashku me kryeministrin Turk Erdogan, ne prani te mijera
mbeshtetesve te Partise Demokratike. Nga ana e tij, kryeministri Erdogan,
theksoi se kjo veper e madhe do te lidhe Kosoven me portin e Durresit, ndersa
shprehu bindjen se rruga nuk do te bashkoje vetem vendet dhe qytetaret, po edhe
zemrat.”
Po pse more burr besojmë ne në të paverteta?
Pse jemi kaq konfuz në veteveten?
Pse nuk flasin ata të cilet folin ate ditë?
Sa argumente duhet per politkajt tanë që të mbledhin mendjen dhe të thonë
të vertetën para popullit, para atyre të cilët po i rjepin me brisk berberi per
cdo ditë e deri me sot askush nuk i dha pergjegjësi ketij populli. Une po marre
popullin shqiptar pa nda sipas kuazi analistëve tanë në kosovar e shqiptar, ku
per mua egziston vetëm populli shqiptar.
Ja tani rrena doli në lendinë.
”Kukës: Bora bllokon 5
autobusë nga Kosova(20 dhjetor)
Pesë autobusë me udhëtarë
nga Kosova ndodhen të bllokuar nga reshjet e dëborës në aksin Shën Mëri-Shllak,
në Qarkun e Kukësit. Autobusët qëndrojnë të bllokuar që prej orës 13:00, dhe
shkak i këtij bllokimi është bërë dalja nga rruga e njërit prej tyre. Lëvizja e
automjeteve në këtë aks është shumë e vështirë si pasojë e akullit mbi sipërfaqen
e asfaltit, ndërkohë që trashësia e dëborës në pjesët anësore arrin në 40-50
cm.”
Kjo ndodhi më heret por poltika ditore shqiptare nuk deshi ta pranonte se
ishte marresi karshi opozitës e cila pa nda akuzon se nuk ka berë asgje. Edhe
pse nuk jam adhurues i asnjeres palë ma merr mendja se ketu duhet parë
realitetin ne sy dhe duhet ndermare dicka.
Por si?
E kjo eshte pyetje ne vete.
Dike e perkrahin të huajt qe ka vlere shumë të madhe për ta kur thonë e shef
edhe Europa po flet për ne.
“Një
pjesë e tunelit Rrëshen-Kalimash me gjatësi 1 kilometër në tunelin
Rrëshen-Kalimash në kilometrin e 2.5 të tij është shembur (26 korrik)
"Media raportoi se në
tunelin Rrëshen-Kalimash pati shëmbje. Qeveria nuk tha asnjë fjalë, por heshti.
Për qeverinë rruga Durrës-Kukës, kishte përfunduar, por në fakt tuneli u
shemb"(9 nentor)”
Kur do vetdijsohemi?
Kur do e themi të vertetën dhe jo rrenën per të vertetë?
Keto janë dy qeshtjer thelbesore të cilat janë aktuale në vendin tonë pa
marre parasysh ne cilen ane te kufirit jemi.
Si duket politikajt nga Prishtina udhetojne ne Tirane dhe fotokopjojne të bemat
e atjeshme dhe ato fillojne ti zbatojne edhe ne prishtine dhe e kunderta.
Sa ia vlenë kjo?
Si duket kjo do e shpjere ketë popull ne mjerim dhe izolim total nga bota e
qytetruar, nga bota e civilizuar. Se perndryshe si te thuhet kur në uleset
vendit me më përgjegjesi në parlament
njeriu do do degjojë nga goja e njerezve me më pergjegjesi njerezve qe
perfaqsojne shtetin fjalet më të pista, fjalët më të poshtra të cilat as
analfabetet nuk do i perdorin në repertoarin e tyre ditor e lidhur me këto ata
do marrin falenderime nga euopianet per punë të mire që bejnë.
Por aty ka plot analfabetë
e qe fare nuk em kanë vendin aty, por cka ti beshë “Koha e ha kashtën”.
Keshtu është duke u
zhvilluar demokracia në të dy anët e kufirit, e kjo e lumturon Europën me
siguri.
Por po e mjeron një popull
të lasht, një popull fisnik, një popull që ka rrënjët shumë thellë e këta
politikajt e sotëm e kanë gjunjëzuar në mjerim.
Mjer populli cka e ka
gjetë!
Por jo se populli duhet ta
thot fjalën e tij të drejtë, por kush e pyet popullin?