E premte, 13.12.2024, 07:13 PM (GMT)

Mendime

Skender Korça: Elektorati i zgjedhjeve të 15 Nëntorit, pret vendimet e KQZ me ankth sikurse koalicioni qeveritar

E hene, 21.12.2009, 08:58 PM


Elektorati i zgjedhjeve të 15 Nëntorit, pret vendimet e KQZ me ankth sikurse koalicioni qeveritar

Shkruan: Skender Korça

Njerezit kanë lirinë e zgjedhjes për veten. Kanë lirinë  e të përcaktuarit për pushtetin. Kanë dhe duhet të e kanë lirinë e tyre, liri e përcaktuar me të drejta njerzore, me ligj, me kushtetutë.  Sot kjo në është mbetë vetëm term për të plotësuar një lloj demokracie në Kosovë.

Në të njejtën kohë, është edhe ana tjeter. Ankthi i votuesit se çfarë paskan bërë me votën e tyre.

Zgjedhjet janë forma e demokracisë, por tek ne në Kosovë kufizohet mundësia e sfidimit të sistemit, të pushtetit, të legjitimimit plitik. Zgjedhjet në Kosovë u bënë në parimin e ndërvarësisë pushtetare sepse krerët e qeverisë, të pushtetit në vend, edhe ne fushatën paraelktorale, ndërmjet kohë balotazhi, bënë pasqyrim më tepër të lidhjeve  klanore se sa të vërtetësisë së demokracisë dhe të rendit dhe ligjit, për të dhënë esencialisht të drejtën e të menduarit argumentor se kujt duhet të jepet vota. Ky është presion psiqik, është imponim sepse, në reklamat mediale, shpalosej se kënd e ka mik nga kandidatët për kryetar komunash e ke nuk e ka as mik, kryeministri i Kosovës. Po ata që nuk i ka miq, çka do thonë se çfarë përkrahje do kishin nga kjo qeveri, apo do luteshin që të mos të fitojnë për të mosu sabotuar nga kryeministri jo mik i tyre….

Te gjykuarit e njeriut bënë të mundur që ai, o të futet në robëri o të dalë njeherë në liri. Kur dikush humb kontrollin mbi gjykimin, atëherë ai do udhëhiqet nga faktorë tjerë dhe jo nga gjykimi i drejtë. Këtë gjë e përjetoi elektorati në Kosovë.

Kur një votues arrinë  të gjykojë se çfarë është e mirë dhe çfarë është jo e mirë, ai ka potencialin të mos gjykohet nga të tjerët, por për shkak se ka arritur të kuptoj të vërtetat e jetes së pushtetit, ai ka mundësi të bëjë zgjedhjen për të qenë i lirë. Kjo nuk është duke ndodhur në Kosovë…Shumë keq.
Shpesh takojmë njerëzit, votuesit, që kanë bërë zgjedhje jo personale, por të influencuara apo shtyra nga të tjerët. Ne popullin shqiptar akoma shoqëria është e varur nga rrethi familjar e shoqëror. Kjo e bënë më të vështirë jetën politike pastaj zhgjedhjet që njerezit bëjnë, janë klanore, por kur të gjykohet nga liderët qeveritar kalojnë edhe në ankth dhe humbasin besimin e votës së tyre.

Sa tmerruese është se institucionet e votës dhe vlersimit të saj janë në hall, nuk guxojnë edhe të prononcohen para se të ngrisin zërin partitë politike. Nuk kanë faj të shkretët, humbasin vendin e punë, mbesin rrugëve, sepse frymëmarrjen e tyre demokratike e përcjellin qeveritarët. KQZ –ja është mekanizmi të cilit i ka humbur imuniteti ligjor, sepse njerzit e nënshtruar politikisht nuk shohin zërin e arsyes se çfarë vendimesh të marrin nga aspketi vlersues i drejtë apo jo i drejtë, por duhet të shohin së pari ndonjë kryeministër, zv.kryeministër çfarë po thonë nga selia partiake e pastaj të i përvjelin krihët me zë të thyer të dalin të flasin se kanë marrë forcë dhe guxim se duan të thonë diçka për vlersimin dhe drjetën e përsëritjesh së zgjedhjeve sikur që është rasti në tre comun. A nuk është ankth ky?

Kemi përcjellur me vëmendje zhvillimet monitoruese të mekanizmave që ju është besuar monitorimi zgjedhor, aty ska më zë arsye, por ka militantizëm partiak të grupuar në njesi selektive, të cilët lujanë rolin e të vdekurit demokratik, sepse vërejtjet dhe sugjerimet e monitorimit kanë kaluar nëpër sita dhe dermone të politikave ditore. Shumë keq…Edhe ky është ankth.

Po mos të ndodhte reagimi i kandidatëve për kryetar komunash, jo që vota po del sikur e barabartë mes kandidatëve, por që janë vjedhur votat, a thua do reagonin meknaizmat e lartpërmendur të besimit monitorues. Në ca comun votat me kusht thonë klanistët kanë prishur sigurinë e vjedhjes së votës, e kanë harruar se është prishur metoda dhe sistemi zgjedhor…Mëkat shumë e më shumë ankth…Votuesi këtu është vetëm argat i së keqës klanore, sepse del në argatllëk tre herë e më tepër vetëm për të plotësuar detyrën dhe orekset e qeverisë determinuese për diktaturë…

Rezultatet e para, nxisin liderët të ngrejnë dolli fitimi, nga shumë klane, sa me gëzim sa me skenar të një agjende të mashtrimit optik. Ky nuk është gëzimi i votuesit, por është ankthi tjetër.

Protestat po determinojnë një rrugë të vetme për të kërkuar të drejtën e mbijetesës së personalitetit njerzor,  po lindin si element për të dëshmuar edhe një demokraci të rreme, jo nga vullneti, por nga manipulimi i zgjedhjeve. E kush në protesat do jetë? Votuesi me ankthin e tij. Kjo është i vetmi relacion që e lidh qytetarin dhe politikanin një herë në katër vite. Ata nuk lidhen më kurrë…

Kjo është skena ballkanike e sistemit zgjedhor, sepse ndër shqiptarë gjërat po janë simetri zhvillimi identik.

Sa zhurmë po bëhen për të gjetur fijen për ta prishur një kolaicion të jo qëndrueshëm, sepse ky koalicion që në fillim ka qenë i pa qëndrueshëm, sepse ka patur në sens jo qeverinë, por klanin. Shumë keq..Zërat e fushatës për Prishtinën, nxorrën në sheh fuksionalitetin e lidhshmërisë se pushtetit lokal dhe atij qëndror, nga dy subjektet koalitive. Ky ishte sinlai i parë i prishjes së këtij koalicioni. Tash u bart edhe në Gjilan, Prizeren dhe Lipijan…Ka për tu bartur në tërë Kosovën që në janarin e ngricës politike, sepse kështu nuk ecet më.. Mos mendohet se votuesi nuk  e di këtë gjë, sepse ai dirket nga ankthi që ka, po hynë në përgaditjet e argatllëkut për zgjedhje të reja qëndrore që do dalin si rezultat i paqëndrueshmërisë së koalicionit, sapo të thellohet hendeku i mos funksionit të kolaicionit qëndror PDK-LDK…Nuk do ecet më kështu…Sepse çdo rezultat pa marrë parasyesh se si do të del a do vendosë apo jo KQZ-ja për përsërtije zgjedhjesh, a do fitojnë fituesit e vërtetë, a do pranohen rezultatet si korrekte, vallja ka nisur sepse po mbetet vetëm si të gjendet aktori guximtar nga krerët politik të koalicionit se kush do del të thotë…U prish vllaznillaku, nuk bënë kështu, edhe pse do vëllezër të vegjël dolën dhe thanë se po e gjejmë bacin e madh që do na përkrahë..sikur ëndërra jo kushtetuese që u ëndërrua para pak ditëvë në mes natën e hakmarrjës koalitive të PDK-së dhe LDK-së.

Ky është ankhi i frikës, i pritjës, i zhvillimit të procesit, i demokracisë së brishtë, i sfidës së klanit, ankthi i ligjëmërisë, ankthi i kushtetutës, por që nuk i bje mbi supe atyre që po shkaktojnë ankthe por atyre që dalin për të votuar në proceset e këtilla super famkeqe demokratike.

Sa e sa herë duhet të kalkulohet deri sa të bëhet harmonizimi i politik për një profil jo klanor, por profil politik, sepse sikur që dihet në këtë aspekt edhe ata që nënshkruan koalicionin paraprak të zgjedhjeve qëndrore e dinin mirë se nuk do janë kurrë partner në asnjë moment, sepse në duar kishin nënshkruar diçka personale e jo politike..Andaj ju prini të i zgjidhni kështu gjërat, kështu do ju shikoj tash më populli që përditë në klimën politike të Kosovës po humb dëshirën për të zgjedhur në këtë Kosovë, plot klan dhe plot demagogji e poltikë verbale…Edhe ky është ankth…

Jo klanit politik që po shkakton vrerë e njolla të çerekut demokratik në Kosovë, sepse të lidhesh duhet ditur edhe të ndahesh, për të qenë njëherë mes popullit, për të ju bërë nderë dhe falemnderim këtij populli që po përpiqet të dal në zgjedhje për të përmbushur si çdo herë obligimet e veta qytetare, që po tregon pjekurin e vet para juve që jeni tejet të papjekur në politikë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora