Mendime
Mexhid Yvejsi: Prejardhja e babadimrit
E marte, 22.12.2009, 11:11 AM
PREJARDHJA E BABADIMRIT
Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Kush është Babadimri?
Babadimri, i cili iu jep dhurata fëmijëve, është në të vërtetë Shën Nikolla. Shën Nikolla është një figurë e lashtë, antike, e thurrur me legjenda, prralla, mite...
Kulti i Babadimrit është i përhapur të gjithë hemisferën perëndimore, por ndër shekuj ka përjetuar ndryshime rrënjësore, deri sa erdhi në formën e sotme bashkohore...
Imazhin e Babadimrit në kohën moderne ia ka dhënë dy shkrimtar amerikanë, të cilët janë: Thomas Nast dhe Clement Clarke Moore Thomas Nast.
Thomas Nast (1840-1902), shkrimtar amerikan, me prejardhje gjermane, i njohur si “babai i karikaturës” amerikane, është i pari që e vizatoi si karikaturë pamjen e Babadimrit, me të cilën e përhapi imazhin e tij.
Clement Clarke Moore (1779-1863), profesor i Letërsisë Orientale dhe Greke në Kolexhin Kolumbia, që më vonë u shdrrue në Universitet, që sot njihet me emrin Columbia University, ka shkrue poemën “Një vizitë nga Shën Nikolla” e cila u botue në Troy, New York me 23 dhjetor 1823.
Me kalim kohe, imazhi i Babadimrit, nën ndikimin e këtyre shkrimtarëve, u përpapë përmes këngëve, radios, televizionit, filmave dhe sot me shpejtësi, për rreth planetit, po përhapet përmes internetit...
Kush ishte Shën Nikolla?
Sipas librit The Catholic Encyclopedia (Enciclopedia Katolike) nuk ka dëshmi historike rreth Shën Nikollës, përveç që ishte Peshkop në Mira, sot quhet Demre, në Azi të Vogël, ku sot është Turqia. Ka ndrrue jetë me 6 Dhjetor 345 ose 352...
Ka arsye të dyshohet, shkruen Enciklopedia Katolike, se Shën Nikolla ka qenë i pranishëm në Koncilin e Nikeas, për derisa emri i tij nuk figuron në listat e pjesëmarrësve të peshkopëve që ishin në atë koncil....
Me gjithë këto zbrazëti, rreth jetës së tij, kulti i Shën Nikollës është shumë i popullarizuem në Greqi, Rusi, Bullgari, Sërbi si edhe në vendet perëndimore, në veçanti në Itali, Gjermani etj.
Emrat e Shën Nikollës
Sot, në gjithë hemisferën perëndimore, Shën Nikolla njihet me emrat të ndryshëm: Në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada si Santa Clous, në Gjermani si Weihnachtsmann ose Christind, në Gjermaninë jugore, në Itali si Babbo Natale, që me një emër të përbashkët ka kuptimin “Babai i Krishtlindjes”...
Në gjuhën shqipe, nën ndikimin e sllavëve, Shën Nikolla quhet me emrin Babadimri, siç quhet tek serbët Deda Mraz, nga rusët Ded Moroz apo nga bullgarët Dado Mraz....
Kundërthënie rreth babadimrit
Një pjesë e të krishterëve e përkrahin Babadimrin, për shkaqe fetare, meqë ka një traditë shekullore, iu duket se ka lidhshmëri me vlera shpirtërore....
Ndërsa, një pjesë tjetër e të krishterëve e kritikojnë Babadimrin për shumë arsye, por më kryesoret janë: Kulti i Babadimrit është me prejardhje pagane, nuk ka themele kristiane dhe në veçanti, rreth Bababadimrit, çdo gjë është biznis, fitim, tregti....
Babadimri, nga besimi tek fitimi
Shkrimtari, studiuesi, hulumtuesi Jeremy Seal, në librin e tij: “Nicholas: The Epic Journey from Saint to Santa Clous” e përshkruen me hollësi se si Babadimri është komercializue, është bërë tregti, veç për të fitue...
Që nga fiti 1800, deri tani në vitin 2010, periudhë e gjatë kohore, Babadimri është bërë tregti fitimpruese, në përmasa botërore....
Me pak fjalë, kjo është historia e Shën Nikollës, Baba Dimrit, që është përhapur tek shumë popuj, jo për çështje besimi, frymëzimi, por për çështje përfitimi...
Ne, shqiptarët, siç thoshte Hegeli, nga historia e popujve duhet të mësojm, se popujt nga historia nuk kanë mësuar sa duhet. Nëse nuk mësojm, atëherë, do të pësojmë....

Komentoni
Artikuj te tjere
Engjëll Koliqi: Të rilindim në të mirëfilltën dashuri
Skender Korça: Elektorati i zgjedhjeve të 15 Nëntorit, pret vendimet e KQZ me ankth sikurse koalicioni qeveritar
Ilir Dardani: Kafaz
Fritz Radovani: Eshtnat e At Gjergj Fishtës janë në Rëmaj!...
Naser Aliu: Pampers shtetet
Kalosh Çeliku: K?rc?nime anonime
Minella Aleksi: "Kadare", si serbet po perdorin Rexhep Qosen
Eshref Ymeri: Neokomun(social)istët e përçarjes së madhe
Faik Krasniqi: Kosova mbetet e izoluar
Tërnoci Press: Me referendum kundër referendumit…!
Deli Smaka: Pse jemi kaq te pafat?
Dibran Demaku: Njëherë Qosja pat thënë...
Murat Gecaj: Mirënjohja, virtyt i çmuar i njerëzve të kulturuar (Tungjatjeta Arsim Halili!)
Blerim Uka: Si duhej ta vrisja Ilirin sipas Kanunit
Zef Ndrecaj: Letër drejtuar Kadri Manit
Basir Collaku: Si e genjen Baze i II, Bazen e I
Naser Aliu: Antikonformizmi i Kokëdhimës, biznesi dhe shteti
Mirela Bogdani: Demokracia duhet të funksionojë mbi transparencën dhe meritokracinë
Dibran Demaku: Festa fetare dhe festa kombëtare
Kalosh Çeliku: P?r çfar? ''Republike t? Tanush?s'' shkruan ky dumdum melez - ''shqiptar''