E merkure, 23.10.2024, 04:23 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Shqiptari dhe përrallat e gomarit

E marte, 22.12.2009, 10:59 PM


SHQIPTARI DHE PËRRALLA E GOMARIT

Nga Selim Hasanaj

Se shqiptari GAJRETLI dhe SABERLI mund të jetë në familje me GOMARIN  unë per veten time ma nuk po dyshojë. Gomari si shtazë pertace, e hante UJKU dhe i kishte shkue deri te krahmori duke e ngrënë, por gomari shpresonte se është ënderr dhe nuk levizte. Që atë ditë kur para kamerave të TV-së u paraqit me deklaratat e tija Nazim Bllaca unë pa qenë aspak i befasuer sepse kamë pritë se dicka e ngjajshme do të ndodhë, kamë lexue dhe percjellë gjithcka që u shkrue dhe u komentue per atë njeri dhe deklaratat e ti. Pasuen pastaj zgjedhjet lokale në Dardani, balotazhi per të paret e komunave dhe së fundit lajmi i mirë dhe i gëzueshem per njerzit e menqur dhe patriot, per serbet dhe maqedonet, dhe thika në zemer per shqiptaret naiv, injorant dhe popull fodull e egoist. Serbia e Maqedonia futen në marrveshjen e Shengenit dhe qytetaret e këtyre shteteve do udhtojnë pa viza neper Evropë. Shqiptaret edhe më tutje do detyrohen tu bijnë në gjunjë matrapazve , tu mbushin gjepat me dhjetra e mijra euro dhe me gomonet e tyre ta kalojnë Adriatikun dhe lumejt e ndryshem neper Evropë per të vetmin qellim, per shpresen per një jetë të denjë e normale ashtu si na ka hije ta jetojmë në dekaden e parë të shek.21. Do të perjetojë kombi ynë tragjedi edhe ma tytje, tragjedia e lumit Tisa e para sa kohesh do të harrohet kur të ndodhin të tjerat!
Dhe krejtë kjo jo pse neve na ka kush fajë , jo pse neve na pengon kush, jo pse neve na lufton kush, jo pse neve na urren kush, por per të vetmin shkak se neve jemi popull HIQ, jemi popull i dobët, jemi popull injorant dhe jemi popull po sikur ai gomari që e hante ujku dhe ai andrronte se është anderr.
Edhe unë jamë shqiptarë, dhe nese dikush preket nga krahasimi im ;GOMAR-POPULL le ta ngushllon veten se edhe autori i këtyre rreshtave fletë shqip dhe asht shqiptarë, pse jo le të më quejn edhe gomar. Po , po po them kështu sepse unë nuk po kuptojë se cka asht puna ime. Nuk po mujë rri pa shkrue dhe nuk po mujë rri pa e "SHA" POPULLIN TIM.
Neve kemi armiq, dhe ata janë të perhershem dhe të perjetshem, janë tradicional; Serbia, Rusia , Greqia dhe Turqia e edhe shumë shtete tjera të kultures islame. Neve jo fort moti nuk e kishim perkrahjen as simpatinë e Anglisë, Francës, popujve skandinav, italian, belg, holandez, portugez etj, etj kombe të Evropes prendimore, por falë vizionit dhe urtisë PROFETIKE të LIDERIT  legjendarë Dr. Ibrahim Rugovës vetem per nji dekadë të gjithë këta popuj, të gjitha këto shtete nga kundershtarë të popullit tonë u bënë miq dhe perkrahes të paluhatshem të popullit shqiptarë dhe ata me vetmohim dhe sinqeritet derguen edhe bijt e tyre në frontin e luftes KOSOVË-SERBI per ta clirue Dardaninë dhe popullin e saj.
Pas clirimit pothuej të gjithë këta popuj dhe shtetet e tyre derguen ndihma në forma të ndryshme per ta ndertue dhe bë stabil shtetin e ri Dardaninë. Po e ceku se gjatë viteve, 2000-2002 vetem Norvegjia ka dergue ndihma në forma të ndryshme në Dardani diku mesatarishtë nga 300 milion korona norvegjeze në muej fakt këtë që e kamë ndegjue nga një deputet i STORTING-ut norvegjez gjatë një debati në vitin 2002.
Po e perkujtojë rezoluten 1244, nenshkrimin e Kumanovës dhe shumë rezoluta tjera, ku asht thanë se Kosova do ket mbikqyrje nderkombtare ( PROTEKTORAT) PER NJI PERIUDHË DERI NË TRI VITE dhe pastaj do formon organet e veta shtetnore dhe do vendoset per statusin definitiv. Cka ndodhi. Populli shqiptarë dhe edhe shumë të tjerë mioritarë të Kosovës në zgjedhjet e viti 1992 kishin votue neper flaket e pushkve të falanges serbe dhe kishin zgjedhë LIDERIN, PRESIDENTIN  e tyne Dr. Ibrahim Rugovën. Në ato zgjedhje vetem në Pejë dhe fshatrat e rrethit paten humb jeten disa shqiptarë, u burgosen dhe u denuen disa dhjetra të tjerë u rrafen paturpsishtë dhe mizorishtë edhe kuadri akademik i Kosovës me crast policia serbe në rrugë ndalojë, maltretojë dhe rrahu pamëshirshem Akademik Mark Krasniqin, Prof. ( të ndjerin) Anton Cetta, avokatin e njohur të Pejes të ndjerin Mikel Markun e mbyten me tortura, ndersa në fshatin Kliqinë u vra Tahir Berisha aktivist i njohur i LDK-së dhe perpak i shpetojë vrasjes nji bashkveprimtar i Tahirit, z. Adem ( ja kamë harrue mbiemrin). Pra po e perkujtojë këtë fakt per lexuesin i cili ka harrue. Nuk ësht zgjedhë Dr. Ibrahim Rugova lider dhe President nga familjaret e ti as nga miqet dhe shkrimtaret, ate e zgjodhi me 98% të votave mbarë populli i Kosovës. Lider dhe President po ai popull e rizgjodhi edhe me 1998 dhe kjo do të thotë se Kosova kishte prijsin ,liderin, Presidentin e vet legal dhe po të kishim neve si popull vetem pak tru në kokë neve do e perkrahmin atë lider dhe në konferencen e Rambujes do e dergonim ate me delegacionin e nevojshem, por gjithmonë me ate në krye jo vetem si lider dhe President, por tash masi ishte gjendje lufte në Kosovë Dr. Ibrahim Rugovën do e dergojshim në Rambuje si Komandant Suprem të Ushtrisë së popullit të Kosovës.
Jo neve nuk vepruem ashtu sepse neve kemi një smundje patologjike. Ajo është GRIPI I KARRIKAVE. U paraqiten në sqenë njerz të tjerë, Dr. Rugova kerrcnohej, shahej e cka nuk i thohej, dhe krejt kjo sepse e dinin rrugaqet e banhofeve të metropoleve evropiane se ai që arrinte në konferencen e Rambujes do futet në analet e shansave per ta marr kupollen e shtetit në Kosovë heret a vonë. Mos ta perserisë por dihet se cka pat hjek sekretarja e shtetit amerikan e madhja zonja Madlein Olbraijt me e konsolidue dhe formue nji ekip per në Konferencen e Rambujes. Populli dhe Kosova atje u prezentue me nji lider legjitim dhe të dashtur e të besueshem si dhe me të tjer njerz të pa kompetenca, njerëz të rrugve ( kuptohet disa nga ta e jo të gjithë) dhe per fat të keq atje shqiptaret më shumë kishin probleme me njeri tjetrin se sa që kishin me delegacionin e Serbisë.
Ndodhi cka ndodhi dhe neve mend nuk u mbushem. Pas luftes së NATO-së dhe clirimit në vend që të konsolodohej lidershipi legjitim i Kosovës, dhe në vend që të perkrahej dhe të formoheshin institucionet e shteti, na del në sqenë kryeneqi gjakprishur Rexhep Qosja dhe ai me teket e ti kundershton gjithcka dhe ngritë tensione nga të cilat ndhodhen shumë fatkeqësi dhe tragjedi.
 Derisa Qosja i mrapsht me lakejt e vet serbokomunist si Hydajet Hyseni, Berat Luzha, Basri Musmurati, Ramë Buja etj, etj enverostalinist shqipfolsa nuk lenin gur pa rrotullue per ta menjanue nga sqena politike e Kosovë liderin e saj popullor të zgjedhur me voten e popullit Dr. Ibrahim Rugoven, prapa shpines së vetë Qosjes dhe edhe LDK-së së Dr. Rugovës vepronte krahu tjeter i rrugaqrisë së të majtes ekstreme të cilet filluen me spastrimi e terenit. Filluen vrasjet e aktivistve të LDK-së dhe perkrahsit e Dr. Ibrahim Rugovës. Hashim Thaqi , nji njeri i pa merita caktojë veten per kryeminister të Kosovës dhe ai formojë edhe njifarë bande që e quajti QEVERI. Krejt kjo i takonte Hashimit gjoja per meritat e ti në luftë. Personalisht( e pranojë) gjatë vjeshtes së vitit 1999 pata mendue se Kosovës i duel edhe nji lider i ri dhe thash ja dhamë bregut brez mas brezi. Fatmirsishtë nuk shkojë gjatë dhe pash se kush ishte ky njeri i keq, ky njeri i pashpirt, ky genjeshtarë, ky psikopat dhe shizofren analfabet. Sot populli shqiptarë jo vetem i Dardanisë por edhe i trojeve tjera duhet të bindet dhe tu besojë fakteve që jane aq të shumta se Hashim Thaqi kur nuk asht kanë njeri i Adem Jasharit, se Hashim Thaqi kurr nuk ka krye shkollë sikur e thotë , as në Zvicerr as diku tjeter. Ai ka ble diplomë nga enverostalinisti Paskal Milo. Sot populli shqiptarë duhet të bindet se Hashim Thaqi asht aq psikopat sa ai gjatë konferencave me nderkombtaret neper kancelaritë e ndryshme derisa ka qenë ulur perkrah Dr. Ibrahim Rugovës, nga xhelozia dhe smira nuk ka mujt të permbahet por nen tavolin gjoja rastësishtë i ka shkel këmben Presidentit Rugova dhe disa herë e ka ndrydhë edhe deri në gjakosje. Dr. Rugova ka durue, ka heshtë, jo pse ka pas frikë nga Hashimi se së paku aty ate do e mbronin nga ai psikopat, por ka durue per hir të Kosovës dhe procesit që asht dasht të shkojë Kosova deri në mvetsinë e sajë të plotë. Andaj unë kurr nuk jamë quditë pse koha deri në tri vite sipas rezolutes 1244 dhe Marrveshtjes së Kumanoves u realizue tek pas dhjet viteve. Shqiptaret mirreshin me njani tjetrin, dhe pengonin zhvillimin e procesit. Evropa kur pau këtë e zhgenjyeme, tejmase per kontributin dhe perkrahjen që na e dha tash fillojë të mirret me minoritetin serb, të projektojë plane tjera dhe erdhi edhe deri te decentralizimi i kobshem i Kosovës por per tu shpallë mvetsia pritem dhjet vite.
Ata që sot e perkrahin Hashim Thaqin dhe banden e ti kriminele, dhe që Hashimit i mveshin meritat per luften, pse nuk turpnohen kur vetem disa muej pas luftes në Kosovë nene patronatin dhe organizimin e bashksisë nderkombëtare u mbajten zgjedhjet dhe në ato zgjedhje LDK-ja dhe Shejti  Lideri i Popullit Dr. Ibrahim Rugova fitojë bindshem neper të gjitha komunat e Kosovës me perjashtim dy komunat e Drenicës, Skenderaj dhe Drenas ku Thaqi, Sami Lushtaku, Azem Syla, Fatmir Limaj etj, etj të vetquejtur luftetarë dhe komandant me kerrcnime dhe shantazh detyruen drenicaret e shkret ti perkrahin këta banditë.  Juve që sot e perkrahni këtë njeri dhe lakejt e ti cka mund të na thoni, pse populli nuk e votojë gjithandej "TRIMIN DHE KOMANDANTIN" E JUVE DHE UCK-SË SË JUEJ  Hahim Tahqin por e votojë dr.Ibrahim Rugovën. Pse Dr.Ibrahim Rugova radhazi i fitojë të gjitha zgjedhjet?!
Veq kësaj fatkeqësie, pra që Dardanisë i ranë në qafë si ujqit hijenat enverostaliniste të cilet pamëshirshem e coptojnë, ata lidhen aleancë edhe me sekte të ndryshme të fesë islame dhe ato sekte me ndihmen e ketyre "trimave" e mueren nenë kontrollë Bashksinë Islame të Kosovës dhe aty vendosen në vend të Dr. Rexhep Bojes,Naim Ternaven, nji njeri të lig, nji njeri që gjithcka mund të jetë por shqiptarë as që i vjen era dhe kjo aleancë e mbushi Dardanië gjithandej me xhamija e minare, rruget dhe trotuaret e qytetetve dhe fshatrave ndruen pamjen e zakonshme dhe tradicionale që me shekuj e kishin dhe sot gjithandej shef njerz me mjekrra , gra të mbulueme dhe të frigshme; zani i ezanit ndegjohet edhe në lagjet ku kurr nuk ka pas as ka shqiptarë të besimit islam. Shembull po e ceku per të saten herë xhaminë me dy minare në lagjen e katolikve në Klinë.
Janë pra këto vetem disa nga shkatrrimet që neve ja kemi ba vetë vetit, sado që njerzit e menqur kanë shkrue, kan kritikue, kanë sygjerue , rrugaqëria shqipfolse , njerzit e shitur në sherbimet sekrete të Serbisë dhe që pamëshirshem kryejn detyrat serbe në Kosovë jo vetem se nuk po ndalen , por fatkeqësishtë ata kanë ba qerdhet e veta dhe në ato qerdhe kanë ba vetë e qyqes e cila panderpre po kukatë mbi Dardaninë, popullin e saj dhe ardhmërinë e sajë. Tash kur Parlamenti Evropian diskutojë qashtjen e liberalizimit të vizave per shtete e reja të Ballkanit, atë privilegj e fitojnë Maqedonia e cila nuk ka popull të vetin me atë emër dhe e cila as perafersisht nuk i ka plotsue kushtet e marrveshjes së OHRIT per të drejtat e shqiptarve (si popull ndoshta dhe padyshim po , shumicë) në atë shtet. Me randësi per Evropen asht se maqedonet ata cfarë janë aspirojnë integrimet në Evropë dhe nuk kanë probleme mes veti. Per problemet me shqiptaret, Evropa e dinë se shteti maqedonë nuk mund të mirret me to derisa shqiptaret mirren me njani tjetrin e jo me të drejtat e veta në shtetin maqedon. Në të gjitha zgjedhjet në Maqedoni deri tash shqiptari ka vra shqiptarin per ta fitue nji karrige në kancelaritë e maqedonve.
Marrveshjen e Shengenit do e gëzojë edhe Serbia sepse Evropa nuk do e mban peng të perhershme aleatin e vetë të vjeter, per shkak të Kosovës dhe problemeve atje. Po duket se Evropa ngadal po ripozicionohet dhe po i këthehet tradites së vjeter. As kjo mue nuk më quditë sepse kurr nuk do perkrahin popujt evropian nji popull që nuk din se cka asht shteti, nji popull që institucionet e shteti i shkatrron dhe që vriten mes veti per kolltuqe e karriga. Nji popull që asht mjeshter per krime, per korrupcion, per mafiozllak e pisllaqe tjera. Neve shqiptaret jemi të tillë. Nese e pranojmë se jemi, nese e shohim se jemi kamë shpresë se do permirsohemi në të kunderten do e psojmë keq. Po e ceku nji shembull. Norvegjia asht bë shtet i mvetsishem vetem pesë vite para Shqipnisë. Nese e marrim dhe analizojmë pasuritë natyrore që i kanë këto dy shtete  dhe të gjitha resurset tjera , unë mendojë se Shqipnia qendron më mirë. Por sot mas 102 viteve Norvegjia asht shteti me standard më të lartin në botë dhe jeta në Norvegji është më stabilja dhe më e sigurta se gjithkund tjeter në botë. Ku është Shqipnia?! As në 1% të nivelit të Norvegjisë. Di se lexuesit dhe injoranca do thonë por Shqipnia e ka pas ma vështirë të mëkembet se Norvegjia dhe do i numrojnë 1000 fakte, por askush nuk do e thotë faktin kryesor që asht shkaku tragjik i joni. Fajin më të madhë e kemi vetë.
Pash para dy ditve protestë të organizuar në Prishtinë kunder BE-së per shkak të mosperfshirjes së Kosovës  në liberalizimin e vizave. U qudita dhe mendova sa të mjerë që jemi, sa të padrejtë që jemi. Po cka po mendojnë ata që i organizuen ato protesta, populli i Kosovës gjithandej, a po mendoni se Evropa do ju nxjerr nga TORISHTA me këtë pushtet që juve e keni, që e keni ndertue dhe po e rindertoni vetë me fodullak bile. Po ku do ju qojë Evropa juve perderisa EULEX-i paralajmron se do ketë arrestime të bujshme në fundvit në Kosovë, perderisa del Nazim Blaca dhe publikisht deshmon per krimin e organizuar, perderisa dalin njerz të mjer dhe shajnë jo vetem Nazim Bllacen por edhe viktimat e pafajshme të krimit të organizuar , krim ky që doli se asht krye nga vetë strukturat e njerzve të vetzgjedhur dhe të rizgjedhur në pushtetin e Kosovës. Nuk duhet ta shani Nazim Bllacen o popuull, duhet ta shani KRIMIN DHE KRIMNELET.
A po mendoni juve o popull se Evropa do ju pranon të shetitni, të punoni e veproni lirisht neper qytetet e saja perderisa juve mbani zgjedhje, vjedhni vota, bleni vota, kerrcnoni me luftë regjionale Kosovën. A mendoni juve se Evropa nuk e ka ndegjue Sokol Bashoten kur mbledh drenicar nga të gjitha anet dhe i sjell në Klinë per ti frigue banoret dhe qytetaret e Klines, me atë rast ai ju mbanë fjalim dhe ju thotë; "PO DESHTET  RRUGË ME ASFALLT DHE XHAMJA VOTOMNI MUE, PO DESHTET EVROPË DHE KISHA VOTONE KANDIDATIN E RAMUSH HARADINAJT, Z. ENVER BERISHA. PO MË VOTUET MUE PO JU PREMTOJË SE DO JUA BAJË FSHARAT E LUGDRINIT ME RA SHAHADET...." Per ata lexues që nuk e dinë në komunen e Klinës ka disa fshatra të shtrira në të dyja anet e lumit Drini i Bardhë që janë kryesishtë të besimit katolik.
Kjo situatë e ka tmerrue Evropen o popull i Kosovës andaj qysh ta bajë liberalizimin e vizave per juve?!
A po mendon o popull i Kosovës se Evropa do ju pranojë perderisa pikrisht per shkak të kësaj rrugaqërie të Sokol Bashotës perpak ka plas luftë frontale mes ithtarve të tij rrugaq dhe Daut Haradinajt e perkrahsve të tij të AAK-së. Nuk ishin bubrreca njisitë speciale të rendit që nderhynë per ta ndal konfliktin dhe per mos me mujt me u pa nga Evropa!
Lideri i PDK-së psikopati Hashim Thaqi ( e thrras keshtu që nga momenti kur kamë ndegjue per shkeljen e këmbes Presidentit Rugova) del paturpsishtë dhe para se KQZ-ja dhe organizatat tjera monitoruese të thojnë vetem edhe një fjalë per zgjedhjet dhe rezultatin e tyre, Hashimi dekaron se ka fitue bindshem PDK-ja e ti neper të gjitha komunat e Kosovës dhe derisa rrente e zgerdhihej nuk harronte ta ngris at gishtin e ti gjest me të cilin asht bë banal dhe i urrejtshem per njeriun normal. Duel se duhet mbajt balotazhi në shumë komuna, pse nuk turpnohet Thaqi nga rrenat e veta që jua bani votuesve të vetë në radhë të parë. Edhe këto rrena i ka regjistrue Evropa o popull.
Ka këso budallaqe e ligsi tonat per të cilat njeriu i drejtë dhe normal do shkruente me shekuj kohë dhe me vjet dritë kilometra leter, unë po e perfundojë dhe besojë se mjafton edhe kjo që e thash.
Shpresojë të mos shkojnë në vesh të shurdher këto fjalë, as fjalet e njerzve tjerë qellimëmirë per atdhe dhe komb.
Qofsha i gabuar unë e anderr per faktin se si po e shoh dhe paragjykojë të ardhmen tonë. Qohu o popull, pervishju punes, del e protesto, por jo kunder atyne që nuk e kanë as më të volin fajë per situaten në të cilen je katandisë. Mos andrro si gomari . Ujku , jo besa por një LLAV E UJQËVE  asht tue të ngranë e coptue pamëshirshem. Dhe ajo llavë ka emer. Krye ujku asht kryevlladari psikopat, analfabet, kriminel, genjeshtarë dhe ujqit tjerë pastaj Hajredin Kuqi i cili nga ish polic u ba Prof. Dr. dhe zavendskryevminister. Nuk asht qudi, asht traditë kjo te e maja shqiptar, vendin dhe postin e babës në ish sistemet duhet ta nxaj djali. Hajredini kishte nji vëlla shofer të Jusuf Karakushit ish kryepolicit të Kosovës dhe ai quhej Adem Kuqi, nuk asht qudi se nuk e ka pas vështirë Haredini të bahet profesor dhe ploitkan! Edhe RTK-në na e udhëheqi per nji dekadë ish drejtori i saj në kohen e Jugosllavisë, djali i kriminelit partizan Sahit Zatriqi, Agim Zatriqi. Në nji koment në gazeten online EXPRES lexova mbramë se si njeni pohon se Fatmirë Limaj ka pas nji babë sherbtor të sistemit të Jugosllavisë dhe per ate nga Bosnja e sjellin në Prishtinë dhe i ndajn¨një banesë. Po i njejti komentues pershkruen se si "Komandanti" Fatmir Limaj e kerrcnon me vrasjen e babës Remzi Kolgeci, vajzen e ti Djellzen dhe se si e mban per dy vite skllave seksi të shkreten vajzë. Nji tjeter komentues po aty shkruen se komandantet e ashtuquajtur të Bllaces kanë dhunue vajza shqiptare me mujë të tër pas lufte gjithmonë duke i shantazhue e frigue ato. Ai pershkruen se si Sami Lushtaku paska dhunue ish misin e Kosovës Blerta Sylen, etj, etj. Dhe tash nese ju referohemi këtyre fjalve , padyshim del se dicka megjithate ka ndodhë, se ka ndodhë po e deshmojnë perbuzjet që po na i banë Evropa.
Unë tash bajë pyetjen , pse hesht Djellza Kolgeci, pse hesht Blerta Syla?! Pse heshtin vitktimat tjera?! Duhet të demaskohen njerzit e ligj, duhet të marrin denimin e merituar e jo ta mbajnë pushtetin dhe ta rjepin e coptojnë Kosovën.
Personalisht atje në Kosovë as nuk kamë farë e fis, as nuk kamë pasuri. Po të isha shpirtlig dhe egoist do jetoja jeten time këtu ku i pata sjell tre fëmijët e mi të vegjel para 22 viteve dhe tash i kamë edhe kater  nipa e nji mbesë dhe unë këtu kamë një jetë mjaft normale dhe asgjë nuk më mungon. Ama nuk mundem të heshti sepse më mundon plaga e jote o populli im, o atdheu im i shtrenjtë. Dhe dhimjet e tua më duken të tmerrshme kur shof se ato plagë që prodhojnë dhimbje ja ke shkaktue vetë vetit.
Kur shof se ma paturpsishtë dhe ma me pamëshirë po të shfrytzojnë pjella e jote sot në liri e mvetsi se sa pushteti i Serbisë ner shekuj pushtim.

Selim Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji


(Vota: 21 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora