E merkure, 11.12.2024, 02:36 AM (GMT)

Mendime

Selim Hasanaj: Të ashtuquejturit ''titist'' dikur në Kosovë dhe ''Patriotët luftëtarë'' në pushtet

E merkure, 23.12.2009, 08:55 PM


TË ASHTUQUEJTURIT "TITIST " DIKUR NË KOSOVË DHE "PATRIOTET" "LUFTETARË" NË PUSHTET SOT NË KOSOVËN SHTET I MVETSISHEM

Nga Selim Hasanaj

Në shkrimin tim të botuar sot në ZSH me titull "SHQIPTARI DHE PRRALLA E GOMARIT" kishte du komente të cilave shkurt ju pergjigja aty, po zonjes apo zonjushes Nora Gashi ( nese asht ky emër i vertetë i saj e jo nofkë) po i pergjigjem tash pak më gjatë më këtë shkrim.
Ka kohë që kisha ndermend të shkruej dhe të bajë nji krahasim mes ish politikanve komunist të ish Jugosllavisë së dikurshme ku Kosova ishte njisi autonome e federatës jugosllave dhe këtyre të sotem në Kosovën shtet i lirë dhe i mvetsishem.
Nuk do shkruaj per asgjë historike, per fatkeqësinë dhe padrejtësinë që na u pat bë me 1945 kur Kosova mbet per të saten herë pa deshiren dhe vullnetin e popullit të saj nen tutelen serbojugosllave, unë du shkruej per lideret shqiptarë të asaj kohe të cilete me ose pa deshirë u radhiten në ballë të popullit të Kosovës në proceset e reja që ndodhen gjatë LUFTES SË DYTË BOTRORE, me ose pa vullnet u emnuen lider dhe prijës dhe duke këthye mbrapa kujtesen per ta, dua të bëjë krahasimin me këta "LIDER" , "HERONJË", "KOMANDANT TË LUFTËS SË UCK-së" etj, etj që i ka sot Kosova.
Zonjes apo zonjushes Nora Gashi i thëm kështu publiisht se derisa ajo mori të drejtën të më thotë se unë  gjithcka mund të jem , por shqiptarë jo, po ja këthej me të njejtin fjalor këtë ofendim. Edhe unë per Ty dhe per të gjitha ato tjera gra dhe vajza që zgervallen rrugve gjoja per ta perkrah PDK-në parti kjo politike e formuar nga njerzit e inkriminuar në krim dhe tradhti kombtare ose janë viktima si ato tjerat që i permend nji komentues ( pra i permend nji komentues e JO UNË) NË GAZETEN ONLINE EXPRES, dhe jetojnë nen kerrcnime e shantazhe dhe dalin nga frika në rrugë, ose janë "MIKESHA"vullnetare të APARATQIKVE  thaqist enverostalinist. Njerzit normal kurr nuk do delnin rrugve per ta perkrahë këtë strukturë politikajsh kriminel, dhe kurr nuk do ofendonin dikend pa i pas asgjë borqë dhe pa ja permend emnin personalisht sikur bane ti Nora Gashi kur shpreh dyshimin edhe per origjinen time kombtare. Kamë shkrue edhe më parë, dhe po e perserisë se nese MIC SOKOLI nuk ishte shqiptarë atëherë keni të drejtë të dyshoni në perkatsinë time kombtare. Gjyshi i babait tim kishte kusheri të parë( djalë axhe) Heroin Mic Sokoli. Nese Kamer Kuka i Isniqit nuk ishte shqiptarë poashtu keni të drejtë të dyshoni në perkatsinë time kombtare. Gjyshi im nga nana kishte stergjysh Kamer Kuken. Gjyshja ime nga baba asht Hylë Qetinaj nga Llazi i Rozhajes familje kjo kombtare e patriotike  rugovase dhe familje e fisit MURIQ. Gjyshja ime nga nana ishte bi e Smajl Isufve të Llukafcit të Begut poashtu familje me nam per veprimtari dhe dashuri kombtare. Gjyshi im Hajdin Mustafa ishte kaqak i njohur i Podgurit  dhe patriot i ndershem per cka edhe ju uzurpue toka dhe pasuria nga kolonet malazez Popoviq të Malit të Zi. Gjyshi tjeter Mushak Kukleci ishte poashtu patriot dhe intelektual i cili fliste pes gjasht gjuhë dhe kishte të kryeme gjimnazin e asaj kohe në Beograd. Derisa vdic me 1974 ai ishte nder qytetaret e rrallë në Jgosllavi pa të drejtë vote. Sot pasuria e ti asht shkretë në fshatin Prokallë të Istogut sepse dy djem që kishte per shkaqe të aktivitetit kombëtarë të ti  (Mushakut) nuk mund jetonin në Kosovë dhe kishin ik me 1947 në Lubjanë të Sllovenisë ku edhe u zhduken dhe asimiluen. Baba im asht nga të rralet fatlum që i shpetojë masakres së Tivarit. Ishte i burgosur i Goli Otokut ,pjesmarres në Luften e Drenicës etj, etj vepra kombtare. A jamë apo nuk jamë shqiptarë Nora Gashi ?! Cila je ti duhesh ta pyesish veten.
Tash të perqendrohem tek titulli i shkrimit. Nora Gashi ma rikujtojë planin tim të kahmotshem që kisha per të shkrue këtë krahasim.
Prijsit dhe lideret popullor gjatë Luftes së Dytë Botrore në Kosovë ishin Emin Duraku, Fadil Hoxha, Xhevdet Hamza, Xhavit Nimoni, Sinan Hasani, Imer Pula, Ismail Bajraj, Mahmut Bakalli etj, etj. Emin Duraku u vra, mbeten këta të tjeret dhe unë me qellim këtu nuk i ceka shqiptaret e këqinjë, të shitur e të ligj sikur ishin Ali Shukria, Kolë Shiroka etj sepse unë nuk do mirrem me ta në këtë shkrim.
Po fillojë me radhë. Fadil Hoxha, Komandant i Pergjithshem i UNCK ( ushtria nacional clirimtare e Kosovës), Hero i popullit,lider krahinor, republikan e federativ në ish sistemin e Jugosllavisë. Ishte edhe UD i Kryetarit të Kryesisë së Jugosllavisë derisa Tito ishte në spital sepse ishte nenkryetar i parë i Kryesisë së Jugosllavisë, krejt cka bani ai per popullin le të shkruajnë kompetentet , studjuesit dhe historianet. Unë po e ceku dhe po ja rikujtojë Nora Gashit dhe të gjitha Norave e noranave mjerana gjithandej trojeve tona se Fadil Hoxha i ndjerë me të gjitha ato poste dhe privilegje që kishte ai të vetmen pasuri që arrit ta krijojë per kontributin e ti gadi gjashtë dekada kishte një shtepi në TASLIXHE të Prishtines në të cilen sot aty duhet të jetojnë pasardhësit e ti.
Mirpo per gadi gjasht dekada të pushtetit të Fadil Hoxhes dhe bashkveprimtarve të ti që i ceka më lartë Kosova dhe Metohija sikur thirrej atë kohë nga nji status banovine serbe që kishte ngadal , ngadal etapë pas etape u ngrit deri në NJISI E BARABARTË E FEDERATES SHTETNORE JUGOSLLAVE. Në Kosovën e pasluftes me nji perqindje diku mbi 90% të popullit analfabet të Kosovës, u hapen shkolla, fillore e të mesme, këto shkolla sollen shkollar dhe kuadro që pastaj organizuen protestat e njohura të vitit 1968 dhe kjo solli deri te hapja e Universitetit të parë shqip në Kosovë. Universiteti u hap nese nuk gabohem me 1972 dhe kjo deshmonë se mbrenda 27 viteve Fadil Hoxha dhe bashkveprimtaret e ti të permendur më lartë prej nji populli analfabet me punen e tyre të palodhshme dhe të mundimshme arriten të hapin Universitet në Kosovë. Dhe veq kësaj në Kosovë u ndertuen me qindra e mijra fabrika, u punsuan me qindra e mijra puntorë , asnji pëllamb e tokes së bukes nuk mbeti e djerr, zhvillimi dhe perparimi ecnin me hapa të dukshem dhe neve sot patriotet e Hashim Thaqit e shajmë atë gard të liderve tanë , sikur se po e shajmë dhe vrajmë tinzisht edhe garden e lidershipit të LDK-së dhe punes KOLOSALE që kjo Levizje Kombëtare bani per shtetin dhe mvetsinë e Kosovës. Toka e bukës e Kosovës gjithandej mbeti djerrin dhe asht mbush me therra e kauba. Gjithcka importohet nga Serbia dhe me këtë mbushen gjepat e Hashi Thaqit dhe banditve të ti të paftyrë e tradhtarë që fatkeqësishtë dikujt sikur Nora Gashit po ju duken PATRIOT.
Sikur per Fadil Hoxhen poashtu do thoja edhe per Sinan Hasanin, ky njeri ishte edhe Kryetar i Kryesisë së Jugosllavisë. Cila asht pasuria e ti?! A mund të krahasohet ajo me pasurinë e Jakup Krasniqit?!  Xhavit Nimani dhe pasuria e ti a mund të krahasohet me pasurin e Qemajl Mustafes nga Gjilani, Iljaz Kurteshin ky burr tirm dhe patriot i madhë i cili disa herë edhe fizikisht kishte kerrcnue deputetet serb në mbrojtje të të drejtave të Kosovës dhe shqiptarve, cila asht pasuria e ti. Ai sot jeton nga nji pension 70-80 euro, ndersa krimineli Xhavit Haliti merr pag 2000 e kusur euro. Ismail Bajren këtë njeri nga Istogu i cili  ka merita të mëdhaja per arsimimin e gjeneratave jo vetm në Istog, por edhe në mbar Kosovën. A mund të krahasohet pasuria e ti me ate të Enver Hoxhajt ta zam, apo të Sami Lushtakut, Ymer Pulen poashtu nji njeri që la gjurmë në kohen që e jetojë. Cila asht pasuria e ti. A mund e krahasojmë ate me pasurinë e Zafir Berishes në Prizren , Mahmut Bakallin, Azem Vllasin, Kaqusha Jasharin e sa e sa tjerë që nuk kishin as nuk kanë ma shumë se sa nji shtepi apo banesë a mund ti krahasojmë këta me cilindi deputet të Parlamentit të Kosovës nga Radhet e PDK-së?!. Të gjithë këta ishin në poste dhe pozita me dekada por asgjë nuk vodhen dhe deshmi per këtë asht pasuria e tyre faktike e besa shumica nga këta kanë mbet me gishta në gojë pa asgjë.
Lidershipi i sotshem i Kosovës , i Kosovës shtet i mvetsishem dhe i lirë, lidershipi banditesk i krijuar nga klanet mafioze enverostaliniste të shqipfolsve të Tiranës dhe Prishtines, Tetovës e Presheves si dhe Tuzit e Ulqinit ata vetem pas dy ditësh të clirimit të Kosovës dhe pas terheqjes së forcave ushtarake dhe policore serbe, u bënë pronar të gjithckaje që arriten, ata shpallen veten pronar edhe të fabrikave, objekteve shoqnore e shterore të cilat deri atëherë jo se nuk i kanë pas por i kanë pa vetem në TV se as të futen në to nuk kanë ditë.
Ky lidership banditesk, në garen per uzurpime dhe pasurim të paligjshem pamëshirshem vritnin njeri tjetrin si dhe pronaret e trashegimtaret legjitim të pronave.
Lexues i nderuar, më dridhet trupi, më mbulon mundim të perkujtojë veprat pise që ndodhen në Kosoven e lirë. Dhe ato vepra i bani krimi i organizuar, dhe në ball të krimit të organizuar qendron PDK-ja dhe lidershipi i saj i cili sot me dhunë e mori pushtetin në Kosovë. Dhe juve që lehni si qen dhe kudra kunder shkrimeve demaskuese të këti lidershipi dhe që shani e kerrcnoni analistet dhe gazetaret e sinqertë a mund të na thoni , cilat fabrika i hapi PDK-ja dhe Hashim Thaqi?! Po ju pergjigjem unë ata i shiten ato fabrika që dikur i kishte ndertue Fadil Hoxha, Sinan Hasani, Xhavit Nimoni, Mahmut Bakalli, Azem Vllasi , Kaqusha Jashari, Ismail Bajraj etj, etj, së bashku me popullin. I shiten dhe i zhduken, por parat per to nuk i muer puntori dhe ai që la nji jetë djersë aty. Ato para i moren banditet e PDK-së: Hashim Thaqi, Fatmir Limaj, Ahmet Shala, Sami Lushtaku, Jakup Krasniqi, etj etj si dhe disa bandit edhe të partive tjera si LDK, AAK, LDD etj.
Juve që lehni si qeni e si kudra kunder shkrimeve të këtilla dhe që ofendoni autoret e shkrimeve, a mund të na thoni sa asht pasuria e Hashim Thaqit, e Xhavit Halitit, e Jakup Krasniqit, e Fatmir Limaj, e Sami Lushtakut dhe e sa e sa të tjerve PDK-jca dhe a krahasohet kjo pasuni e tyre sot  me një shtepi të Fadil Hoxhes dhe bashkveprimtarve të ti?! Kush pra po na del ma hajn ?! Kush pra po na del ma antikombtarë?! Kush pra po na del ma bandit?! Kush pra po na del ma kriminel dhe ma tradhtarë?! Këta që per dy ditë e shpallen Kosovën pronë të tyre dhe sot e nji dekadë atë pronë e kapitalizojnë dhe shfrytzojnë apo ata të para gjasht dekadave që ja nisen nga ZERO, por me punë dhe angazhime mbinjerzore  së bashku me popullin edhe me punë angari dhe të detyrueshme arriten të ndertojnë mirqenje per popullin dhe edhe per veten e vetë, arriten ta avancojnë statusin e teritorit të okupuar të Kosovës deri në nivelin e elementit konstituiv në Federaten Jugosllave.
Ku po na qon neve ky lidership i Kosovës e deshmojë Parlamenti i Evropës. Nuk ka liberalizim të vizave per shetet shqiptare të Gadishullit Ilirik. Dhe po e thamë publikisht se liberalizimi i vizave per qytetaret shqiptarë nuk i konvenon lidershipit shtetnorë të Kosovës e besa as të Shqipërisë. Nuk i konvenon sepse do mbesin pa punë matrapazet dhe kriminelet që merren me trafikime të qenjeve njerzore, resurs ky i arit per krenet shtetnor posaqërisht në Kosovë e pse jo edhe në Shqipëri.
Ta shohim tash kur shqiptaret do vershojnë Serbinë dhe Maqedoninë per tu pajis me dokumenta udhtimi të këtyre shteteve. Dihet se dokumentat e udhtimit jipen vetem per shtetas, por mafia dhe nentoka serbo-maqedone-shqipfolse do i pajis shqiptaret me pasaporta të Serbisë dhe Maqedonisë në kundervlerë të mijra eurove. Dhe perqindje e kësaj ma e madhe derdhet në kontot e lidershipit kriminel të pushtetarve të Kosovës. Unë sado i perndjekur që isha megjithate kur SUPI në Pejë më refuzojë të më jep pasaport unë shkova në Prishtinë dhe permes të ndjerit ish Kryeredaktor të RTP z. Osman Gashi mu mudsue kontakti me Z. Iljaz Kurteshi që ishte Kryetar i Kuvendit të Krahines së Kosovës i cili me telefon dha urdhe të më jipet pasaporta mbrenda nji ore, dhe kur pau mbiemrin tim Hasanaj, më pyeti se cka e kamë Mustafë Hajdin Hasanaj poashtu nga fshati Lubozhdë i Istogut. Unë isha i ri dhe me modesti , por edhe me frikë ja këtheva, Mustafen e kamë babë, ai është baba im. U ngrit z. Iljaz Kurteshi në këmbë dhe më tha; Ndegjo djal i mirë, posa të shkosh në shtëpi , thuej babës tand le të vjen te unë këtu në këtë zyre në Prishtinë. Pas nji jave , shkova unë bashk me babën aty dhe pas kontroleve që na i banë në derë na shoqëruen në zyre të z. Iljaz Kurteshi. Unë kisha frikë se cka do ndodhë me babën tim, besa pash se edhe baba ndrrojë qehren në fëtyrë, por z.Ilaz Kurteshi , si një shqiptarë i vertet u pershendet me neve dhe i tha babës tim këto fjalë: " KAMË SHENIME SE EDHE TY SIKUR SHUMKUJT NË KOSOVË JU KA UZURPUE TOKA,  DHE PASURIA, POASHTU KAMË SHENIME PER GJENDJEN TANDE FAMILJARE DHE VARFNINË, KJO DO TË THOTË SE TI NUK KE PARA TA RIBLEJSH ATË PRONË. MOS HARRO SE PARATË DO TI JEP KUVENDI I KOSOVËS NË MOMENTIN KUR KOLONI MALAZEZ DO KERKOJË TA SHES ATË PRONË SEPSE HERET A VONË ATA DO E SHESIN DHE DO IKUN NGA KOSOVA. TI DUHET TË FUTESH NË PAZAR ME TE DHE PARAT TI JEP UNË. KAM KRIJUE NJI FOND KËTU NË KUVEND PER RASTE TË TILLA, POR TI KËTO QË TI THASH KUJDES E MOS I FOLË ME ASKEND".
 Brezi im e mbajnë mend se sa asht kanë pas sulmue nga shovinistet serb të mbarë Jugosllavisë Kuvendi i Kosovës dhe pikrisht Iljaz Kurteshi kur Millosheviqi e pat marr pushtetin dhe akuzat ishin se parat per ti ble pronat serbe dhe per ti shperngull ata , shqiptaret i kanë marr nga Iljaz Kurteshi dhe Kuvendi i Krahines së Kosovës. Ishin rastet në Strellc të Deqanit, në disa fshatra të Lugut të Baranit dhe edhe rasti i jonë që u potencue. Sot ky burr dhe ky patriot jeton në varfni dhe me nji penzion që asht krim me ju nda dikujt. Si jetojnë trimat e PDK-së që ndajnë traktora per kopilat serb?!
Kjo asht udhëheqja e jote e preferuar Nora Gashi dhe të gjithë juve tjerve që mendoni si kjo e shkretë. Mos ma pruft sorra ashtin në atë TOKË TË SHEJTË që banohet nga njerzit e mallkuar.

Selim Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji


(Vota: 13 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora