E premte, 13.12.2024, 06:33 PM (GMT)

Mendime

Refik Hasani: Cilat janë shkaqet e vonesës për vendosjen e shtatores së Skënderbeut në Bujanoc!

E merkure, 23.12.2009, 08:54 PM


Cilat janë shkaqet e vonesës për vendosjen e shtatores së Skënderbeut në Bujanoc!
 
Shkruan Refik HASANI

Më 7 janar të  vitit 2007 u dha propozimi dhe u shkrua në të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike në gjithë hapsirat Shqiptare për  inciativën dhe propozimin për ngritjen e shtatores së heroit tonë kombëtarë   Skënderbeut në qendër të Bujanocit . Kjo u prit mirë në gjithë hapsirat tona dhe pati një jehon të madhe për opinion të gjerë . Në vend që të vendoset busti i Skënderbeut më 28 nëntor 2007 në qendër të Bujanocit me një manifestim , shenim madhështor si që u mendua , kjo vonohet pa arsye pa u ditur shkaqet dhe pengesat e tjera të pa justifikuara   fare  as   në   kohë   e   hapsirë .

Propozimi  për këtë inciativ  u bë pas shumë dilemave që një shtatore  e tillë është më me rëndësi të vaçant që të vendoset në Preshevë apo Bujanoc , ku pas shumë dilemave dhe marrjes së mendimit të shumë intelektualve me peshë doli se rëndësia është që shtatorja e heroit tonë kombëtarë Skënderbeut të vendoset në Bujanoc  . Por parashtrohet pyetja pse a thua vonohet një projekt i tiillë i ksaj rëndësie ! Kur dihet mirëfilli se për një vendosje të një pllake përkujtimore, lapidari apo busti të një dëshmori ekluzivisht  janë kompetent vetëm organet lokale gjegjësisht  K.K  i Bujanacit  në këtë rast . Sikur të mendohet dhe të peshohet rëndësia e këtij projekti kapital për tërë Krahinën e banuar me shumicë  Shqiptare . Ndoshta nuk do të vonohet fare vendosja e bustit të Skënderbeut në Bujanoc , sa më parë që është e mundur , duke i tejkaluar të gjitha pengesat administrative , organizative dhe ato financiare . Autori i këtyre pak rreshatve njëkohsisht është edhe inciatori i vendosjes së bustit  , ne në atë koh kemi menduar se do të tejkalohen të gjitha ndasit  partiake dhe do të duhej të ngritet një Këshillë Organizativ i përbërë dhe që thirret nga organet legjitime të tri komunave , dhe përfaqsimet e partive politike nga  e gjithë  Krahina e banuar me shumicë  Shqiptare  ,
Pamje e fshatit  Zarbicë
Pamje e fshatit Zarbicë
pavarsisht a janë në pushtet apo jo por dhe nga figura të njohura publike dhe shoqatat e dalura nga lufta dhe të tjerë . Prandaj vonesat e tilla nuk janë të justifikura sepse ne propozuam që mundësisht që në janar të vitit 2007 të formohet një Këshillë Organizativ për  menaxhimin e këtij projekti deri në përfundim . Si duket ende nuk është ngritur një Këshill i tillë për këtë ,  arsyet nuk dihen ku janë pengesa  e ksaj vonese por si do që të jetë asnjë nuk ka arsye para opinionit që të zhagitet kjo nism që nuk kushton shum as nga ana materiale e as ajo organizative , por në aspekte të tjera ka rol shumë të madh pozitiv . Të citojm një mendimtarë se ,, Më lehtë është të ndërtohet diçka se të kuptohet pastaj  “ . Organet Komunale të Bujanocit ju mbetet vetëm të caktohet vendi i saktë se ku do të vendoset shtatorja  dhe pastaj të kryhen të gjitha procedurat e tjera administrative që kërkojn në kso raste . Opinioni është i informuar për projektin e rëndësisë së jashtëzakonshme  që kemi parashtruar  edhe këkesën me shkrim që është paraqitur , kurse sa i përket mbulimit të shpenzimeve mendojm se nuk do të ketë far pengesash

Por deri më tash ende nuk kemi kurrfar përgjegje as gojarish e as me shkrim nga organet gjegjëse Komunale . A thua pse është kjo vonesë , pse bëhët kjo  heshtje e pa justifikuar , pse vonohet vendosja  shtatores së heroit tonë kombërtarë   Skënderbeut në qendër të Bujanocit .  Nëntori po afrohet dhe është në pragë por me datën e 28 nëntor 2008 të kryhen të gjitha formalitetet që punët rreth vendosjes së shtatores së heroit tonë kombërtarë   Skënderbeut në qendër të Bujanocit . Sa më parë  të fillohet  dhe të caktohen , shenohen emrat se kush ka nderin të jetë në listën e një Këshilli Organizativë i mandatuar dhe thirrur  nga Kryetari i Komunës së Bujanocit dhe normal nënë përgjegjsin e organeve dhe institucioneve legale të Komunës së Bujanocit . Të tejkalojm secili nga vetja e tij ngapak ,  për të arritur diçka konkrete për një interes  të  përgjithshëm  . Mbesim me shpresë se sadopak ky shkrim të lëvizë diçka nga vendi dhe të ndërrmiren çdo gjë që është nënë përgjegjsin e organeve Komunale të Bujanocit  , Medvegjës dhe Preshevës dhe që sa më parë të fillojnë në ngritjen e një Këshilli gjithë përfshirës për realizimin e këtij projekti tepër kapital në kuptimin e kultivimin të vlerave të trashigimisë sonë kulturoro – historike që deri më tani na kanë munguar në këto hapsira . Në hapsirat tona tashmë askush nuk mundë të na pëngoj sidomos kur është fjala në këso inciativa përveq që ne nganjëherë mund të jemi pengesa kryesore . Ne gjithnjë e parafitirojmë shtatoren e heroit tonë kombëtarë Skënderbeu në qendër të Bujanocit .
Dhe nuk do të jetë largë momenti kur do të vendoset shtatorja dhe ne do të mendojmë pse a thua e kemi  vonuar aqë shume vendosjen e ksaj shtatore  . Shtatore të heroit ton kombëtarë Skënderbeut janë  duke u vendosur edhe jashta hapsirave tona shqiptare si në  SH.B.A , Itali dhe Zvicër  , çdo ditë e më shumë do të  kuptojmë  se ky projekt  është  i rëndësisë së veqant dhe pasi të vendoset mdoshta do të gjindemi para asaj pyetjeve tona të shumta a thua pse jemi vonuar aqë shumë në këso nisma .     
Kjo është hera e  tretë  që  po përsërisim  këtë inaictivë .    
Me  respekt  :                                                           

*Autori është  profesor i Ekonomisë ishte inciatorë dhe propozoi për ngritjen e shtatores së heroit tonë kombërtarë   Skënderbeut në qendër të Bujanocit .
Foto nga pllaka përkujtimore
Foto nga pllaka përkujtimore
Kërkesa nga data 16.10.2008 me shkrim per vendosjen e SKëNDERBEUT ne Bujanoc
Kërkesa nga data 16.10.2008 me shkrim per vendosjen e SKëNDERBEUT ne Bujanoc



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora