E enjte, 07.11.2024, 09:29 AM (GMT)

Mendime

Agim Vuniqi: "Magic jack" dhe debati "open mind"

E diele, 27.12.2009, 07:55 PM


"Magic jack" dhe debati "open mind"

Këngët për UÇK-në, pastaj inqizimet e Epopesë së saj, duke i bashkangjitur këngët e Riza Bllacës Dervish Shaqës, Fitnete Rexhës.., e shumë të tjerëve rriste krenarinë e të qenit shqiptarë, secli nga ne shprehte fjalë miradije dhe falenderimi për mikun tonë Zija Ruhanin, i cili mbante kontakte të vazhdueshme me atdhetarët Osman Dumoshin, Ibrahim Gashin.., tashmë të ndjerë, mësues dhe shembëlltyrë e të cilëve kishte qenë Prof Ismajl Dumoshi, i cili i ngriti nga terri shumë të rinjë shqiptarë, duke i edukuar dhe arsimuar por edhe duke zgjuar te ta ndjenjat e vetëdijësimit dhe rebelimit kundër pushtimit serb, praktikisht kështu fillojë biseda dhe debati i gjatë me poetin e mirënjohur shqiptar Zeqir Gërvalla, i cili jeton përmbi një dekadë në SHBA

Nga Agim Vuniqi

Amerika nuk është vetëm vend i mundësive, njihet më shumë si vend i debateve dhe shumësisë së mendimeve, jo vetëm ndër amerikanë por edhe në komunitetet që jetojnë aty, nga kjo nuk përjashtohen as shqiptarët. Edhepse shqiptaro-amerikanët të ndarë fizikisht njëri nga tjetri, me mija mila, nuk i ndalin bisedat; rrjeti i zhvilluar i telekominikimit i bënë njerëzit më të afërt. Ata hulumtojnë kompanit e shumta që të bëjnë përzgjedhjen racionale të ndonjërës nga to që ofron shërbime të mira dhe çmime më të lira, apo anëtarësohen në programe familiare të telefonisë celulare...Më saktësisht shumica janë duke shfrytëzuar telefonat "Magic Jack", jo vetëm në Amerikë por edhe në Kosovë, prej nga bëhen thirjet. Ç'është e vërteta kështu është rritur mundësia e bisedimit të përditshëm me familiarë; përndryshe mundësitë janë edhe më të mëdha, të gjithë ata që janë përdorues të "Magic Jack" kanë edhe përparësi tjera, meqë familjet shqiptare mund të flasin njëra me tjetrën falas, nuk u duhet pra kyçja fikse, as në Vala, as në Ipko. Kjo telnologji mund të shfrytëzohet edhe në kompanitë publke dhe ato private në Kosovë, dhe kështu komunikimi të jetë më i lehtë, duhen porositur vetëm disa pajime "Magic Jack", kyçje në internet, disa modeme dhe u ndërtua rrjeti telefonik-kursim i madh, nuk duhet ndonjë punë e mundimshme fizike për shpërndarje kabllosh për rrjetin tokësor të telefonisë fikse, pak inventivitet dhe debati hapet pa ndonjë pengesë. "Magic Jack" pra është një kompani amerikane, e specializuar në zhvillimin, projektimin, prodhimin dhe shpërndarjen e pajisjeve të veçanta e patentuar nga pronarët e "Magic Jack"; ju lejon të bëni thirrje falas në Amerikë dhe Kanadë. Kompania ofron një edicion të kufizuar të versionit "Magic Jack" përdorim dhe thirrje falas për tridhjetë ditë. Një numër i madh i prefikseve janë në dispozicion. Prodhuesit e Magic Jack thonë se shumë shpejt pajisjet e tyre do të përdoren në të gjithë botën dhe njerëzit do të harrojnë mjetet tjera për thirrje telefonike me çmime të larta. Në kohën e tashme ka mijëra përdorues të Magic Jack në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Praktikisht kështu fillojë biseda dhe debati i gjatë me poetin e mirënjohur shqiptar Zeqir Gërvalla, i cili jeton përmbi një dekadë në SHBA. Kuptohet që preokupim yni ishte si gjithëherë Kosova, por edhe temat që ngriti poeti-për Bashkimin Kombëtarë, ai flet pa hezitim për Platformën politike të Koço Danajt, pastaj për shkrimet e ekspertit të së drejtës ndërkombëtare Dr. Mehdi Hyseni, e shumë autorë të tjerë. Nuk u ndal me kaq biseda, i rikthyem kujtimet në ditët e para të hapërimit në SHBA dhe rifillimit të jetës së re. Ato ditë në mbamendjen tonë ishin ditët e numruara, më të vështira, para nënshkrimit të Marrëveshjes Ushtarake të Kumanovës, në nënshkrimin e së cilës Kosova nuk figurojë; që firma e së cilës do ta vente atë si palë fituese krahpërkrah me NATO-n. Mu ato ditë të gjithë shqiptarët ishim ba sy e vesh, në zemrat e shqiptarëve rrihte UÇK-ja, si ushtri e çlirimit kundër kolonial dhe lirisë, që veç kishte filluar të rrezatonte në Kosovë, por edhe kudo që jetonin shqiptarët. Ditët e pasme të kapitulimit ushtarak të forcave militare dhe paramilitare serbe, ishin edhe ditët e një madhështie kombëtare, mu atëherë kur miku ynë Zija Ruhani, ish punëtor i PTK-së kishte bër qindra video kaseta dhe audio kaseta dhe kishte humbur netë të tëra pa gjum për të na i dërguar me postë të gjithë neve që na njihte, por edhe shumë të tjerëve, duke pretenduar të na rikthente në jetën normale, e të cilat ishin shumë domethënëse për fëmijtë tanë, për të mbajtur gjallë frymën për atdheun. Këngët për UÇK-në, pastaj inqizimet e Epopesë së saj, duke i bashkangjitur këngët e Riza Bllacës Dervish Shaqës, Fitnete Rexhës.., e shumë të tjerëve rriste krenarinë e të qenit shqiptarë, secli nga ne shprehte fjalë miradije dhe falenderimi për mikun tonë Zija Ruhanin, i cili mbante kontakte të vazhdueshme me atdhetarët Osman Dumoshin, Ibrahim Gashin.., tashmë të ndjerë, mësues dhe shembëlltyrë e të cilëve ka qenë Prof Ismajl Dumoshi, i cili i ngriti nga terri shumë të rinjë shqiptarë, duke i edukuar dhe arsimuar por edhe duke zgjuar te ta ndjenjat e vetëdijësimit dhe rebelimit kundër pushtimit serb.
 
Një anë e filozofisë sime jetësore është "open mind" mendja e hapur duke shfrytëzuar përvojat e të tjerëve për të mësuar gjëra që nuk i kam ditur më parë. Nganjëherë mendja më thotë se jam "demagog" i madh (?), meqë nuk kam pasur ndonjë aftësi të materialozoj "demagogjinë", shumë e pakuptueshme, hiç fare, si atëherë të jem kompetent të flas për diçka që nuk jam, le t'i vejmë kapak procedurës së avansimit, pretendent për demagog, debatues . Megjithatë, ka shumë njerëz, ndodhë nganjëherë edhe unë të jem ndër ta, të cilët i japin "zjarr" debatit, pra mendimi i thëne publik i jep gjallëri fjalës, ndodhë që ashtu të lind ndonjë ide, që të tjerët e materializojnë, por synim im jetësor nuk ka qenë asnjëherë të bëhem i pasur, ku ta dish ndoshta në një situatë tjetër do të mendoja pak më ndryshe, asgjë nuk është absolute, pra as fjala e thënë publike. Më ka ndodhur shpesh të bëj krahasime me njerëz që kam jetuar me ta, dmth., kemi jetuar në një kohë të përbashkët, ndër ta edhe shumë veprimtarë, profesional e publik, por nuk kam arritur të kuptoj, dhe ende s'e kam të qartë si u ngritën disa nga ata, nuk i kam njohur si koka gjeniale, nuk janë veçuar për ndonjë aftësi të madhe menagjeriale, apo me ndonjë kreativitet dallues nga të tjerët, ata si duket kanë pasur aftësi të fshehura - shqisën e të nuhaturit, dhe ajo përnjëherë shpërtheu, angazhimi në politikë dhe në parti fitimprurëse ishte objektivi, dhe kështu nga personat statist lindën "VIP" personat, u ndërtua shoqëria e re feud-"kapitaliste". Gabimi i hershëm në hapa dhe edukimi "morali mbi të gjitha", la mbrapa shumë bashkëmoshatarë, por edhe shumë profesionist të shkencave fikse, ata nuk kishin kuptuar heret ndërrimet shoqërore, mendonin se saktësia e mendimit është e përhershme, e gabuan pra rrugën.

Kam pasur fatin të përcjellë gati të gjitha lëvizjet politike, që nga demonstratat e 68's atëherë kur u vra fëmiu i mahallës, dhe nxënsi i Shkollë së Mesme Teknike "19 Nëntori" Murat Mehmeti, për te her pas her shkruante shtypi, jo për të veçuar trimërin dhe viktimizimin e tij, por më tepër ai shërbente si paravan për të gjallët, të cilët e përmendnin shkarazi atë për t'u ngritur mbi te, dhe për të përfituar publikisht dhe materialisht, më vonë. Nuk ishte ai i vetmi, kështu u rendisën shumë të tjerë pas tij, dhe aty këtu lexohej, apo lexohet ndonjë fjalë mortore dhe obligimi i bashkëkohanikë ve aty përfundon, aq është kujtesa. Mirë e kuptoj deri vonë nuk kishim institucione "tamam", më heret ishin publike nëpër shtëpi private, por ç'u bë tash kur i fituam ndërtesat publike dhe institucionet e përfaqësimit. E kuptoj edhe atë që nuk ka pasur institucione të kontrollit-auditimit, atëherë, kur u pat formuar Fondi Humanitar Gjithëkombëtar i njohur si "3 përqindëshi", Fondi "Vendlindja thrret" dhe shumë fonde tjera popullore, është dashur bile tash së paku kur kemi institucionet e pavarura, dhe profesionale të bëhet një hulumtim pak më i shtrirë për të kuptuar se çfarë vërtetë ndodhi me kapitalin popullor, bile tash kur shumë nga akterët e atëhershëm, patriot pa mëdyshje, janë të vendosur në pozita kyçe të pushtetit të tashëm shtetëror.

Harrova të them që në fillim se një nga parimet e mia jetësore është kuvendimi me njerëz, për të shprehur opinionin tim për çdo gjë që më preokupon "no taboo themes" jo tabu tema, duke besuar se bota është një familje globale, me kultura dhe gjuhë të ndryshme, por edhe me religjione të ndryshme, ndoshta edhe kjo është demagogji, gjithashtu. Dhe them si është e mundur që njerëzit të jenë të njëjtë, flas në kuptimin e korpusit të të drejtave njeriut, kur disa-ata shfrytëzojnë "fuqinë"-pushtetin, jo për të bërë jetën më të lehtë për të tjerët, por për të koncentruar sa më tepër pushtet për të shfrytëzuar të tjerët. Politikanët shpesh përdorin fjalët "demokraci" dhe "liri" për të gjithë, tepër shpesh, ky është rrëfimi dhe fjalori i tyre i përditshëm, e kuptoj pa këtë refren, sllogan.., quani si të doni, nuk mund të bëhesh politikian profesionist, por as të manipulosh me ndjenjat e njerëzve të thjeshtë, të përditshëm, nxënës, pensionistë, student, bujk, minator... Për një çast m'u rikthye kujtesa "historike" e Sindikatave të pavarura, e minatorëve të Trepçës dhe zgafellave, punëtorëve të "Ramiz Sadikut", ata të Amortizatorëve, të KEK-ut, të tashëm, të Pajimeve të Procesit, të "Kosovadrunit" , të Emin Durakut, të Erenikut, të "Agrokosovës, të atyre të tekstilit, të këpucëve, të industrialistëve, të farmerëve, është një çudi e madhe si humbën ata aq shpejt, shumë nga ata u paqesuan dhe u privatizuan me një premtim të 20 përqindshit të parealizuar. Sigurisht që edhe punëtorët kanë të drejtë të kërkojnë të bëhet auditimi edhe në Sindikatat e Pavarura, atëherë edhe tash, bile për asgjë tjetër të mbyllen dosjet, të mos mbeten të hapura.

Nëse në shumë shtete të bllokut të lindjes ka filluar, pastrimi i të kaluarës, dhe zbardhja e "spiunëve" kolaboracionist të pushtetit kriminel, patjetër duhet të zbardhet te ne edhe e kaluara e "hajnive" popullore. E kuptoj të mashtrohet individi, por edhe shumë sish, për ndonjë biznes të panatyrshëm, është e kapshme, por të mashtrohet dhe të "plaçkitet" populli (nuk duhet të ket paragjykime, auditimi profesional dhe i pavarur konstaton në favor apo disfavor), kapitali popullor, nuk është as e natyrshme, as e pranueshme. Për hir të së ardhmes duhet të pastrohet e kaluara. Jo rrallë ka ndodhur që pluhuri i harresës të mbulojë të kaluarën, tash besoj se jetojmë në një kohë tjetër, në atë të kompjuterizimit, është shumë më lehtë të bëhen llogaritë. Nëse kërkohet me të drejtë nga qytetari-tatimpague s të kryej obligimin qytetar, pse mos të kërkohet edhe nga zyrtari të dokumetoj preardhjen e pasurisë, bile nga personat publik, ata të cilët janë përfaqësues. Deri më tash u abuzuan aq shumë miliona të tatim paguesve dhe asnjëri nuk u ndëshkua, as nuk u dënua, as publikisht, as moralisht, por as me burg. Nuk është ligji vetëm për qytetarin e papërgjegjshëm, por edhe për zyrtarin, të pushtetshmin e papërgjegjshëm, për atë që konstatohet se ka abuzuar me parat publike, për të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, e si mund të pritet që ata të kenë autoritet? Pak a shumë e kuptoj si erdhi deri te kjo, jemi ngatrrestarë apo qytetar të padijshëm, ndoshta edhe njëra edhe tjetra, ndoshta asnjëra, mbetet për t'u vlerësuar, ashtu si sllogani i policisë e cila hulumton krimin "hetimet vazhdojnë", që nga fillimi, e asnjëherë nuk merret vesh kur do të përfundojnë, ndoshta as atëherë... Ç'është pra esenciale për qytetarin, të kenë arsimim-edukim më të mirë, jo të kenë shumë ushqime, por ushqim të shëndoshë dhe jetë të shëndoshë.

Ç'ka i shtyen njerëzit t'i duan aq tepër armët, nuk ma merr mendja që janë koleksionar të pasionuar, as që janë aq shumë të përkushtuar pas gjuetisë, gjatë sezonit të lejuar, pse atëherë ndodhin kaq shumë vrasje dhe pse njerëzit vrajnë njëri tjetrin për gjëra shumë banale, ndodhë për një guri të megjes, por Kosovës iu morën 2,500 hektarë tokë, dhe askujt asgjë, mund të themi punë "hyqmeti", pse nuk themi kështu në të gjitha rastet? A duhet dikush të merret me këtë dukuri, e cila dita më ditë po bëhet e zakonshme, si duket dhuna është pjesë e natyrës së njeriut, ajo shtrihet aq sa e lejon pushteti. Mund të pranohet konstatimi se civilizimi bën ndarjen e qytetarëve: ata të cilët janë lojal ndaj ligjit dhe shkelësve të ligjit, e qeverisjes së mirë dhe të keqe, e qeverisë demokratike dhe jo demokratike, a përfundon këtu përgjegjësia e qytetarit, edhe po të definohet saktësisht origjina, jo! Fundja nuk është vështirë të definohen dallimet, në njërën anë është ligji dhe civilizimi, ndërsa në anën tjetër: kaosi, dhuna.., anarkia.


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora