Mendime
Sali Bollati: Çamëria nuk është fantazmë apo fantazi
E diele, 27.12.2009, 08:48 PM

Nga Sali Bollati
Keto dite e ashtuquajtura “parti e mbrojtjes se te drejtave te njeriut” ne kongresin qe mbajti degjoi edhe fjalen e kryetarit te saj, Vangjel Dhules. Ky Vangjel midis te tjerave psherëtiu se partia e tij nuk beri koalicion me PD sepse kjo e fundit ishte ne koalicion me PDI, e cila ne fakt fitoi dy vende ne zgjedhjet parlamentare. Ky Dhule i foli vetvetes se ”nuk behet koalicion me forca te tjera politike qe nuk kane ndogje te perbashket me frymen europiane, domethënë me ato forca politike ne thelbin e programeve te te cilave eshte armiqesia dhe e shkuara, dhe që sot e kesaj dite ne mes te Tiranes, pqrballë ambasades se BE, kerkojne qe te mos eci procesi i integrimit nese nuk plotesohen kerkesat e tyre (te mbeshtetura ne objektiva fantazme)".
Ky Dhule qe nuk e njeh vehten e tij nuk ka sesi te mbroje te drejtat e qytetarëve, sepse në të folurën e grekërve mbiemri i tij shpreh pikërisht origjinen e tij: "dhule" domethënë shqip "shërbëtor". Pikërisht një sherbetor i tillë nuk dëshiron të besojë se PDI - PARTIA PER DREJTESI DHE INTEGRIM mbeshtet interesat e pronarëve të dhuleve, të atyre pronarëve që në kushtet e tanishme edhe studiuesja gjermane Georgia Kretsi i quan “Pronarë të ligjshëm pa pronë”( Ethnologia Balkanica,Vol.6,2002).
Kur Kongresi Amerikan deklaron se në Greqi ka minoritet shqiptar, a mundet një Dhule te thote se shteti amerikan sheh fantazma?!
Kur Kuvendi Shqiptar qëndron në këmbë ne heshtje në respekt te viktimave te genocidit grek ndaj shqiptareve te Çamerise, në cilin breg ranor e zhyt kokën qirio Dhule?!
Kur kryesite e bashkesive fetare ne Shqiperi kujtojne me respekt viktimat e shovinizmit grek te 27 Qershorit 1944, qirio Dhule bekon bashkë me Janullatosin kriminelët.
ÇAMËRIA NUK ESHTE FANTAZME APO FANTAZI! Ajo ka qenë, është e do të jetë aty ku e ka lindur natyra. Ajo eshte e gjalle dhe kerkon drejtesi per te masakruarit dhe te vraret e pafajshem. Ajo është e gjalle sepse atje jane edhe sot e kesaj dite dhjetra fshatra me dhjetra mije njerez qe flasin gjuhen e natyrës, gjuhën shqipe, atë gjuhë të mohuar dhunshëm prej grekërve të cilëve iu ka thyer ora e rërës që para 1000 vjetëve dhe sot e kësaj dite shohin vetëm zymtësi bizantine përreth.
Nga vendet e BE, vetëm Greqia i përdhos te drejtat e njerëzve, vetem ajo drejtohet nga kisha, vetem atje nuk njihet asnje e drejte per pakicat shqiptare, maqedonase, turke, etjj.; vetëm në Greqi çdo banor i saji detyrohet te kthehet ne fenë lindore. Qirio Dhule nuk dëshiron të besojë çfar shkruajnë historianët ne shtypin dhe televizionin grek kohet e fundit; ai nuk dëshiron ta lexojë qartë se sa jane shkelur te drejtat elementare te njeriut per shqiptaret e Çamerisë.
Si i respekton të drejtat e qytetarëve Dhulja në rastin kur një i dënuar më burgim, Bollano (Vollano), përfhsihet tek një dërgatë zyrtare fetare dhe çirret për ta coptuar Shqipërinë e Jugut? Cila e drejtë e njeriut, cila e drejtë qytetare, e përfshin këtë veprim? Ky Dhule që sheh fantazma në ëndrrat e tij me sy hapur dhe flet përçart, duhet ta dijë përgjigjen e kësaj pyetjeje sepse si sekretar i Janullatosit duhet ta ketë mendjen të mbushur plot.
Bravo i qofte Maqedonise qe me te drejte jo vetem nuk e pranon pangopshmerine greke, por njëkohësisht mbron denjesisht te drejtat e maqedonasve, të cilët ashtu si shqiptaret e Çamerise, jane te shperngulur me dhune nga trojet e tyre amtare. Nëse dëshiron ta mbajë të hapur, rruga e Greqisë për në Europë kalon nëpër Tiranë dhe Shkup, dhe jo e kundërta.
Ne programet e PDI dhe PDU shprehet qarte se nuk ka qëllime per ndryshime kufijsh, por per bashkejetese paqesore dhe respekt të ndërsjelltë te drejtave te njerëzve. Nuk ndodhet ndonjë fjale per armiqesira mijravjeçare dhe urrejtje midis fqinjeve, por vetëm respekt të ndërsjelltë te seicilit për pronen dhe shtepine. Programet e këtyre partive jane ne perputhje me te gjitha te drejtat elementare te njeriut te njohura nga legjislacionet nderkombetare.
Komentoni
Artikuj te tjere
Ramiz Dërmaku: Traditë e shqiptarit kurrë s'ka qenë të gjuaj gurin e ta mësheh dorën
Femi Cakolli: Një letër për një Krishtlindje!
Teki Dervishi: Sot nuk ka parti djathtiste ndër shqiptarë
Edmond Tupja: Kryetari, vjehrra dhe mullixhiu
Sotir Malësheva: Ç’më ka çuditur njëfarë Blerina Gjoka!
Arben Llalla: Gjashtëmujori shterp për zgjidhjen e çështjeve midis Maqedonisë dhe Greqisë
Arber Thesproti: ''Rroftë Republika e pavarur Islame e Çamërisë''
Selim Hasanaj: Edhe pak për Nora Gashin
Naser Aliu: Tele-intervistë me Kryeministrin
Faik Krasniqi: Fajet per mosliberalizim t'vizave,nuk i ka vetem BE-ja
Dibran Demaku: Për dikend nënë e për dikend njerkë
Selim Hasanaj: Të ashtuquejturit ''titist'' dikur në Kosovë dhe ''Patriotët luftëtarë'' në pushtet
Refik Hasani: Cilat janë shkaqet e vonesës për vendosjen e shtatores së Skënderbeut në Bujanoc!
Shpend Zogaj: Specifika e optimizmit dhe interesi individual, z. Selim Hasanaj
Blerina Gjoka: PPSH–PS; Bijtë e baballarëve...
Selim Hasanaj: Shqiptari dhe përrallat e gomarit
Blerim Uka: Nuk e kam kritikuar Kanunin por i kam bërë analizë kritike
Mustafaj: Ju tregoj te pathenat e Dhjetorit '90
Mexhid Yvejsi: Prejardhja e babadimrit
Engjëll Koliqi: Të rilindim në të mirëfilltën dashuri