Mendime
Agron Tufa: Simbolika e komunikimit politik
E hene, 28.12.2009, 08:00 PM
Simbolika e komunikimit politik
Nga Agron TUFA
Simbolika e komunikimit politiko-ideologjik mbi datën e saktë të Çlirimit të Shqipërisë nga nazi-fashizmi, përveç tendencës politizuese të së majtës dhe pretendimit për objektivitet të së djathtës, ka në thelb përplasjen e identiteteve ideologjike të politikës shqiptare. Paaftësisë e inteligjencës sonë për ta shtruar dhe menaxhuar parimisht një diskurs të tillë tash e tetëmbëdhjetë vjet, shpjegohet me faktin se, së pari, në këtë çështje nuk mund të mbash ndonjë qëndrim të mesëm, ngase thjesht nuk ka mundësi të ketë datë të ndërmjetme midis 28 dhe 29 nëntorit dhe së dyti, nuk gjen intelektualë/ shkencëtarë/studiues, që të mos anojë përfundimisht nga njëri krah politik. Është e qartë se për politikën e majtë, këmbëngulja për datën 29 nëntor do të jetë e vazhdueshme, jo se nuk ka fakte dhe argumente dokumentarë që e hedhin poshtë pretendimin majtist, por sepse këmbëngulja e tyre i ka rrënjët në mitologji, në mitin komunist të modelimit të botës.
Së këndejmi pra dhe festën e Çlirimit do ta kemi burim të përhershëm sherri.
Sidoqoftë, shtrimi i drejtë i diskursit mbi datat 28 dhe 29 nëntor është tepër i rëndësishëm për dekonstruktimin e miteve të trashëguara nga komunizmi. Në këtë çështje nuk mund të ndërhyjë as parimi pluralist i postmodernist i ekzistencës së njëkohshme të dy të vërtetave njëherësh, pa e përjashtuar njëra-tjetrën. Kjo nuk bëhet me mbledhjen rutinore të 4-5 gjoja historianëve nëpër studio televizive, sipas parimit pro et contra, duke tjerrë kësodre vit për vit nga një vodevil të trashë, ku secili tund para syve nga një dokument të gjetur në aksh arkivë apo të manipuluar nga aksh dikaster. Kjo është mënyra më e saktë e degjenerimit të diskursit, po të kemi parasysh, se të gjitha palët pro, contra apo abstenues – janë produkte të shkollës sonë historike të tipit Paskal Milo me rrënjë të vjetra e të ardhangura në torfën ideologjike staliniste dhe enveriste.
Meqenëse vetëm njëra prej palëve ka të drejtë, për një vështrim të esëllt mbi dukuri të ngjashme do të ishte me vend nëse do provonim t’i qaseshim këmbënguljes absurde të së majtës, sipas rrënjëve mitologjike të festës së Çlirimit – dhe më gjerë – funksionit mitologjik të festave dhe ceremonialeve bashkëkohore.
* * *
Baza mitologjike e festimeve, qysh në kohërat parakristiane ka qenë kremtimi i çdo “zanafille të re”, një dëshirë e fortë për një përtëritje të re të botës; dëshira për të hyrë në historinë e përtëritjes së botës, domethënë të krijuar për së pari. Nuk është vështirë të sillen shembuj të shumtë për ta ilustruar. Ndër shumë mite, ndër më tipikët janë miti mbi parajsën e humbur që ruhet deri më sot në imazhet e ishullit përajsor apo tokës së pamëkatë, tokës së çliruar, Eldorados utopike ku ligjet janë anuluar, ndërsa koha qëndron në vend. E rëndësishme është të depërtojmë matanë maskës së sjelljes mitologjike të realitetit bashkëkohor, duke analizuar, para së gjithash, pozicionin e tij ndaj kohës. Nuk duhet të harrojmë, që njëri nga funksionet thelbësore të mitit është të mundësojë hyrjen në kohën zanafillore. Kjo duket qartë me tendencën për të injoruar kohën e tashme apo atë që quhet “moment historik”.
Reminishencat e këtij qëndrimi mitik ndaj kohës mund t’i kundrojmë në kalendarët e kremtimeve festive, të cilat rrëfejnë për të vërtetat absolute, për historinë e shenjtë, të ndryshme nga ajo profane, nëse operojmë me këto dy nocione të Mirçea Eliades. Me fjalë të tjera miti shfaqet si histori e vërtetë e asaj që ka ngjarë në burimet e kohës dhe paraqet një model sjelljeje për njeriun dhe shoqërinë. Duke kopjuar akte tipike të zotave apo heronjve mitikë, apo thjesht duke i shkruar bëmat e tyre, njeriu i shoqërive arkaike e ndan veten nga koha profane për t’u gjetur në një mënyrë magjike në kohën e Madhe të shenjtë.
Por reminishenca mitike e zanafillës së re, e krijimit të ri dhe kronologjisë së re, ndeshet përgjatë gjithë historisë së civilizimeve, si në themelimin e religjioneve të mëdha, ashtu dhe në kthesa, përmbysje historike apo revolucione, sidomos me ardhjen e diktaturave në pushtet dhe modelimin mitik të realitetit gjoja sipas konsekuencës së doktrinave. Në të gjitha këto raste kemi një gjë tepër të thjeshtë, që thuajse “bërtet”: “Koha fillon numërimin nga momentit që erdhëm ne në pushtet!”
Por ne na intereson në këtë kumtesë statusi politik i mitit dhe mitologjizmit të realitetit.
Le t’i lëmë mënjanë të gjitha çështjet e përligjjes filozofike të komunizmit të Marksit dhe fatin e tij historik dhe le të shqyrtojmë vetëm modelin mitologjik të komunizmit dhe domethënien eskatologjike të popullaritetit dhe suksesit të tij. Çfarëdo të jetë thënë për pretendimet shkencore të Marksit, një gjë është e qartë, që autori i Manifestit të komunizmit merr dhe shtjellon një nga mitet më madhështore eskatologjike të Mesdheut dhe të Lindjes (“i zgjedhuri”, “i shenjuari”, “i papërlyemi”, “misionari”, “Mesia” - ndërsa në shekullin XX – këto atribute i vishen proletariatit), përvujtnia dhe cfilia e të cilit janë thirrur të ndryshojnë statusin ontologjik të botës. Në fakt shoqëria pa klasa e Marksit dhe zhdukja e mëpasme e të gjitha tensioneve historike e gjen plotësisht precedentin e vet në mitin mbi Shekullin e Artë, i cili, sipas një shumice doktrinash, gjendet në zanafillë dhe në fund të historisë. Marksi e begatoi këtë mit të lashtë me ideologjinë e vërtetë mesianike judeo-kristiane: nga njëra anë - me rolin profetik e shpëtimtar që i atribuohet proletariatit, dhe nga ana tjetër – me betejën vendimtare mbi të Mirën dhe të Keqen, e cila mbaron me fitoren vendimtare të së Mirës, gjë që mund ta krahasojmë me luftën apokaliptike ndërmjet Krishtit dhe Antikrishtit. Është menjëmend e rëndësishme që Marksi adopton në dobi të vet besimin eskatologjik judeo-kristian për qëllimin absolut të historisë; dhe pikërisht këtu ai ndahet me filozofët e tjerë të historisë (për shembull me B. Kroçen, Ortega-y-Gaset), të cilët shpallin, se tendosjet apo tensionet historike janë karakteristikë e natyrës njerëzore dhe prandaj prej tyre kurrë dhe asnjëherë nuk ka shpëtim përfundimtar.
* * *
Kalendarët e festave që në dukje janë thjesht profane, në thelb ato ruajnë strukturë dhe funksion mitologjik. Kështu Enver Hoxha dhe komunistët kanë ndjerë një nevojë të turbullt për një zanafillë krejt të re (incipt vita nova) kur kanë shpërngulur datën e çlirimit të Shqipërisë nga 28 në 29 nëntor 1944. Duke e ndarë qartë nga data e kthimit të Gjergj Kastriotit në atdhe dhe festa e Pavarësisë, - data e kremtimit të Çlirimit, e shpërngulur më 29 nëntor, është njëmend data e ripërtëritjes së historisë shqiptare, por nga pikëpamja e mitikës komuniste. Kujdesi i pushtetit të ri për ta strukturuar simbolikën komuniste jashtë dhe të papërzier me dy 28-at e kalendarit patriotik, nxjerr në pah frikën se mos kjo datë do ta eklipsonte monopolin e çlirimit, i cili duhej të ishte veçse atribut dhe meritë e komunistëve. Në këtë mënyrë komunistët shqiptarë do të përfitonin në maksimum prej nëntorit, duke nxjerrë prej këtij muaji një zinxhir të kuq festash kalendarike, si 8 nëntori (dita e themelimit të PKSH), 17 nëntori (dita e çlirimit të kryeqytetit) dhe 29 nëntori – data e çlirimit të atdheut. Një zinxhir i tillë do ta sfumonte datën e paparti 28. Jo më kot në zhargonin komunist ky muaj u quajt “Nëntori i kuq”, ndërsa të vetmes revistë letrare në Shqipëri, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe artistëve, iu vu emri “Nëntori”, krejt në analogji me revistën letrare të shkrimtarëve rusë “Oktjabër” (“Tetori”). Gjithë zhurma këmbëngulëse që bën e majta me angazhimin e veteranëve, familjet e dëshmorëve, OJQ-ve dhe forumeve të çunakëve dhe çupëlinave, rrjetin mediatik me historianë që e kanë shkruar po vetë historinë e Shqipërisë, sipas lenteve të kuqe ideologjike – gjithë kjo zallamahi për sensibilizimin e shoqërisë – është hiç më pak se përfitim i përllogaritur i asaj pjese të elektoratit të implikuar me mitin dhe nostalgjinë komuniste.
Por nëse i pranojmë si të mirëqena pretendimet e veteranëve për vërtetësi historike, atëherë njëkohësisht me nderimin për Luftën e tyre antifashiste, kemi të drejtën t’i fajësojmë ata si bashkëfajtorë në instalimin e diktaturës staliniste në Shqipëri, t’i fajësojmë njëkohësisht për shkallën e egër të persekucionit dhe gjenocidit komunist mbi dhjetëra mijëra familje shqiptare; kemi të drejtë njëkohësisht t’i fajësojmë ata që bënë luftën, se qenë pjesëmarrësit dhe ushtruesit e pushtetit më përçarës e më antikombëtar, që me aspektet e luftës civile (1943-1945), kur në fakt kishin për detyrë të luftonin okupatorët dhe jo bashkatdhetarët që nuk ndanin të njëjtin vizion ideologjik me ta. Pa llogaritur mandej, që pjesa dërmuese e tyre ishin ministra, drejtues institucionesh, oficerë, hetues, policë etj. Ishin pushteti ekzekutues i përditshmërisë shqiptare në të gjitha nivelet administrative dhe publike.
Nevoja për dekonstruktimin e miteve komuniste në përditshmërinë e sotme plot tension konjuktural politik është detyrë e inteligjencies së re, sidomos kur këto mite në momente të caktuara pretendojnë të bëhen jo vetëm argumenti i ditës, por edhe instanca politike e publike shantazhi, kujarë, revansh për të fituar sërish status sakral. Ringritja e nostalgjisë komuniste për “parajsën e humbur”, duhet kundruar si një energji e trashëguar e monopolit komunist mbi festat kalendarike, të cilat lidhen me data të tjera, të shumta, me energjinë e idoleve komuniste në trajtën e emrave të heronjve dhe dëshmorëve, që mbushin institucionet, shkollat, rrugët dhe sheshet tona publike. E kemi parë angazhimin luftarak në studiot dhe shtypin e shkruar, se më çfarë fanatizmi u kundërshtua ideja e heqjes së mozaikut socrealist nga fasada e Muzeut Kombëtar.
Pesë vjet më parë nxitoja të kap autobusin në stacionin e kreut të rrugës “Komuna e Parisit”. E lashë të kalojë autobusin ngase vura re disa punëtorë të Bashkisë, që po hiqnin pllakën që i jepte emrin asaj rruge. U ndala të shoh e të shuaj kureshtjen se çfarë emri të ri do t’i vinin rrugës. Dhe ja, pasi hoqën pllakën me mbishkrimin “Komuna e Parisit”, punëtorët vunë pllakën e re, që e zëvendësonte emrin e mëparshëm me emrin që mban tash zyrtarisht. Pllaka e re tregon: Rruga “Behar Shtylla”. Emri i ri konfirmon simbolikën brenda të njëjtit sistem vlerash ideologjike.
Të majtët shqiptarë, ndër shumë ekuivokë në lidhje me trashëgiminë e tyre ideologjike, kapen pas mitit të 29 nëntorit si kryesimboli i festës së tyre kalendarike, kësaj stërgjysheje ilegjitime që ka pjellë të gjitha simbolet e tjera më të vogla. Nëse do të binte ky kryesimbol, do të çahej gjithë piramida e simboleve të tjera. Rëndësi ka simboli, miti, rituali, inicimi që diktojnë sjelljen dhe orientojnë energjitë. Pak rëndësi ka cila është e vërteta. Zaten në politikë dhe ideologji e vërtetë është vetëm ajo që i shërben kauzës. Është pikërisht ky thelb simbolik që modelon ndjeshmërinë dhe tipin e ligjërimit në komunikimin politiko-ideologjik.

Komentoni
Artikuj te tjere
Komunikatë nga FBKSH
Kastriot Islami: “Hapja e kutive” në 2009...?!
Ilir Dardani: Hallduposllavet e politikes shqiptare
Selim Hasanaj: Tre libra pasqyrë për tri kultura
Naser Aliu: Shteti privat
Neki Lulaj: Evropa e hileve te mëdha
Agim Vuniqi: "Magic jack" dhe debati "open mind"
Sali Bollati: Çamëria nuk është fantazmë apo fantazi
Ramiz Dërmaku: Traditë e shqiptarit kurrë s'ka qenë të gjuaj gurin e ta mësheh dorën
Femi Cakolli: Një letër për një Krishtlindje!
Teki Dervishi: Sot nuk ka parti djathtiste ndër shqiptarë
Edmond Tupja: Kryetari, vjehrra dhe mullixhiu
Sotir Malësheva: Ç’më ka çuditur njëfarë Blerina Gjoka!
Arben Llalla: Gjashtëmujori shterp për zgjidhjen e çështjeve midis Maqedonisë dhe Greqisë
Arber Thesproti: ''Rroftë Republika e pavarur Islame e Çamërisë''
Selim Hasanaj: Edhe pak për Nora Gashin
Naser Aliu: Tele-intervistë me Kryeministrin
Faik Krasniqi: Fajet per mosliberalizim t'vizave,nuk i ka vetem BE-ja
Dibran Demaku: Për dikend nënë e për dikend njerkë
Selim Hasanaj: Të ashtuquejturit ''titist'' dikur në Kosovë dhe ''Patriotët luftëtarë'' në pushtet