Mendime
Selim Hasanaj: Tre libra pasqyrë për tri kultura
E diele, 27.12.2009, 08:56 PM
TRE LIBRA PASQYRË PER TRI KULTURA
Nga Selim Hasanaj
Si gjimnazist mbaj mend se ne mes neve nxansave flitej shumë per romanin e Pashko Vasë Shkodranint "BARDHA E TEMALIT", pastaj per tjetrin roman të Sami Frasherit "DASHURIA E TALATIT DHE FITNETES". Profesoret e gjuhes dhe letersisë shqipe si Luljeta Kabashi-Berdynaj, pastaj Ali Gjydiu, i ndjeri Ramë Bajramaj, Kadri Rexhaj etj na flisnin per këto romane , na i preferonin që ti lexojmë dhe veq tjerash ata na flisnin edhe per një fakt, per faktin se cili është ROMANI I PARË NË LETERSINË SHQIPE.Disa thoshin per ate të Pashko Vasës e disa per ate të Sami Frashërit. Mbaj mend se miku im i klasës tani Dr. Prof. i nderuar Xhevat Syla i kishte lexue që të dyjat dhe ai ashtu me at buzqeshjen e ti të kandshme na i spjegonte, por kuptohet pa u fut në ndonjë analizë kritike letrare, ai na fliste per romanet në fjalë ashtu thjeshtë dhe spjegonte per dashurinë e zjarrt të dy të rinjve që shtjellohet si temë në këto romane. I kishim edhe neve dashurit e andrrat tona djaloshare dhe librat me tema të tilla na peqenin.
Pikrisht per këtë shkak unë tash këto ditë dhjetori ,kur gjatë një vizites time te miku im ,shkrimtari dhe gazetari Imri Trena pash këta dy romane në vitrinen e librit të ti e luta per huazim dhe gjithmonë kisha bindjen se i kamë lexue dikur, por doja ti lexojë prap. Ai si zakonisht ashtu i urtë me plot respekt mi dha dhe më pyeti a e kamë lexue ndonjëherë romanin "BIJA E MALLKUAR" të autorit francez Emile Risheburg, kamë ndegjue i thash , por nuk di, nuk më kujtohet. Merre pra dhe lexoje , asht i mrekullueshem. Së pari lexova BARDHA E TEMALIT të Pashko Vasës, pastaj DASHURIA E TALATIT DHE FITNETES të Sami Frashërit dhe sot perfundova së lexuari BIJA E MALLKUAR e Emile Risheburg-ut.
Sado që nuk jamë kopetent dhe sado që nuk mirrem me kritika dhe analiza romanesh e shkrimesh artistike të krijuesve të ndryshem , këtë herë nuk po muj pa e ba një koment - shkrim per ta shpreh opinionin tim në dy fusha në lidhje me këta romane.
Së pari veq se më kujtohet se ish mësimdhansit e mi kishin mendime të ndryshme se cili është romani i parë i letersisë shqipe, pra BARDHA E TEMALIT e Pashko Vasës apo DASHURIA E TALATIT DHE FITNETES i Sami Frashërit më ra në sy se edhe rexenzentet në këtë botim që unë e lexova ishin në kundershtim me njani tjetrin. Po e potencojë se redaktor të romanit BARDHA E TEMALIT janë Nazmi Rrahmani dhe Sabri Hamiti ndersa recenzent Prof. Ymer Jaka i cili recenzimin e ka shkrue në Paris në mars të vitit 1969. ndersa romanin DASHURIA E TALATIT DHE FITNETES nga turqishtja e ka perkthye Raif Morina.
Pra vlen ta ceku per lexuesin e posaqërisht per gjeneraten e re së të dyja këto libra janë shkrue në gjuhë të hueja e jo në ate shqipe. Romani i Pashko Vasës në origjinal kishte këtë titull ALBANUS ALBANO "BARDA de TEMAL " Scenes de la vie Albanaise dhe është i shkruar në gjuhen frenge ndersa ai "DASHURIA E TALATIT DHE FITNETES i Sami Frasherit asht shkrue në gjuhen turke dhe në origjinal ka këtë titull: " TAASSUK i TALAT ve FITNAT" dhe emri i autorit është kështu: SEMSETTIN SAMI. Të dyja këto romane trajtojnë pothuej të njejten temë. Dashurinë e dy të rinjve dhe barikadat që ju dalin atyre perpara në realizimin e ëndrrave të veta per shkaqe tradite dhe zakoneve.
Unë nuk do analizojë romanet,as ngjarjet që shtjellohen aty, unë së pari due ta shpreh mendimin tim se dilema se cili është romani i parë i letersisë shqipe është fare lehtë të zberthehet. Ka gjasa se këto dy romane janë shkrue dhe botue në të njejten kohë, per romanin BARDHA E TEMALIT shkruen edhe viti 1890 në Paris, ndersa per DASHURIA E TALATIT DHE FITNETES nuk ka datë së paku në këtë perkthim të z. Raif Morina, por perderisa është diskutabile se cili është i pari, nuk asnjë dyshim se të dyjat janë shkrue dhe botue në të njejtin vit. Megjithate unë mendojë se kjo është fare lehtë të zberthehet dhe njëherë e pergjithmonë të shenohet se: ROMANI I PARË NË GJUHEN SHQIPE ËSHTË romani i autorit rilindas PASHKO VASA- SHKODRANI " BARDHA E TEMALIT".
Ja pse dua ta mbrojë këtë tezë timen. Të dyja këto romane janë shkrue në gjuhë të hueja, të dyja këto si gjini letrare janë romane. Mirpo ka një dallim. Pashko Vasa, ky burr i madhë i Rilindjes tonë kombtare, në mungesë të alfabetit të gjuhes shqipe, por më teper me qellimin e prezantimit të artit të shkruem edhe të shqiptarve që në atë kohë fare pak nifeshin dhe shumë pak veta në Evropë e dinin se diku ka shqiptarë, pasi neve ishim islamizue në jeten e perditshme dhe me doke e zakone si dhe emra, dhe konsideroheshim si turq, si anadollak, Pashko Vasa i hynë punës dhe shkruen në gjuhen frenge këtë roman të mrekullueshem. Ai e shkruen aq bukur sa lexuesi frankofon do ta kuptojë se jo vetem se paska diku në jug të Gadishullit Ilirik një popull që po u quejka shqiptarë, por se ai popull sado nen okupimin e thundres osmane megjithate paska dhe po e ruejka traditen e vetë dhe paska kulturë të lashtë. Në roman autori pershkruen aq bukur edhe bukurit dhe bjeshket e larta të Malësisë së mbishkodres ku me një stil të hatashem të krijuesit ai i bën të njohura ato bjeshkë edhe per francezin dhe per Evropen. Pra thënë shkurt shkruen frangjishtë por trajtonë temë, traditë, kulturë, doke e zakone shqiptare. Ai shkruen frengjishtë , por pershkruen bukuritë e rralla të natyres të alpeve dhe trojeve shqiptare. Dhe mbi të gjitha ai nuk e shkruen emrin e vet ashtu si ai quhej, por padyshim per ta tregue identitetin e vetë dhe të popullit të vetë ai e shkruen emërin ALBANUS ALBANO. Që do thotë SHQIPTARË SHQIPTARI.
Sami Frasheri, shkruen poashtu në gjuhë të huej, në ate turke, ai trajton një temë të ngjajshme apo identike sikur Pashko Vasa, por ai ngjarjen dhe personazhet nuk i ka të trevave shqiptare ata janë turq të Anadollit, nuk trajton as pershkruen asgjë shqiptare, QAK EDHE EMRIN GJEGJËSISHT MBIEMËRIN E SHKRUEN ASHTU SI JA KISHIN TURQIZUE TURQIT (veprime këto tipike të turqve per asimilim të të tjerve) dhe pikrisht per këtë shkak unë mendojë se është apsurd të pretendohet dhe të konkurohet per primatin e romanit të parë të letersisë shipe me BARDHA E TEMALIT të Pashko Vases, romani i Sami Frasherit. Të dyja këto janë shkrue në gjuhë të hueja , por dallojnë jo veq me trajtimin e ngjarjes dhe vendit, por edhe me qellimin pse janë shkrue. Sikur e thash më lartë mendojë se Pashko Vasa e ka shkrue në gjuhen frenge pikrisht pse ka dasht ta bajë si pamflet, si parullë, si udhërrefyes per Evropen se atje në jug të juvin ka një popull, ka një shtet, ka një kulturë që quhet SHQIPTARE. Ndersa Sami Frasheri e bënë të kunderten, ai shkruen roman, trajton ngjarjen në Turqi, mirret me doket dhe zakonet turke dhe me këtë e pasuron kulturen dhe letersinë turke nga e cila letersia shqiptare nuk ka asnjë interes, pra letersia shqiptare as kombi shqiptarë nuk ka asnjë leverdi pse Samiu e ka shkrue romanin DASHURIA E TALATIT DHE FITNETES. I vetmi shkak per mburrje per neve si komb asht se mund tu themi turqve, ja neve jua kemi bë jo veq Universitetin, por jemi edhe themeluesit e kultures suaj letrare. Pra per bindjen time PA KONKURRENCË ROMANI "BARDHA E TEMALIT" E PASHKO VASË SHKODRANIT ËSHTË ROMANI I PARË I LETERSISË SHQIPE.
Dhe tema tjeter që dua ta shtjellojë është TRADITA, doket dhe zakonet. Por tash do shtjellojë këto duke u bazue në këto dy romane dhe në romanin e Emile Risheburg "BIJA E MALLKUAR". êshtë perafersishtë e njejta kohë që autoret e këtyre tri veprave marrin dhe shkruejn per të njejten temë; per dashurinë e dy të rinjve e cila per shkaqe tradite hasë në pengesa dhe perfundon në shumë forma tragjike dhe me pasoja. Është interesant të shifet se ngjarjet ndodhin në tri vende të ndryshme, të kulturave të ndryshme dhe popujve të ndryshem që as nuk kanë dicka të perbashket. Njëra në Shqipërinë e veriut gjegjësishtë në rrethin e Shkodres , tjetra në Turqi ndersa e treta në Francë në rrethin e Parisit. Koha e njejtë, sistemi dhe rendi shoqëror feudal, doket dhe zakonet e ashpra sidomos per gjinin femër. Derisa i lexova këto romane të trijat me radhë dhe derisa trajtonin tema të njejta, mue më bani pershtypje një gjë. Ajo se sa të ngjajshem ishin popujt me doket dhe zakonet e veta në kohen para një shekulli e gjysem. Kur mendonë njeriu per atë kohë dhe lexon libra që trajtojnë tema të njejta por në anë të ndryshme të botes, medomos hasë në ngjajshmëri. Edhe në atë kohë , viti 1850 në Francë francezi duhej të vriste dikend per shkak të mbrojtjes së namuzit, dhe nderit. Edhe francezi kishte traditë BESEN dhe MIRNJOHJEN-FALEMNDERIMIN sepse autori Emile Risheburg per mrekulli trajton në këtë roman se si Jon Reno ishte i perkushtuar dhe besnik ndaj cifligarit të vetë Jak Miler sa edhe vrasjen që e banë ky i fundit sado që Jon Reno kishte mundësi per ta fut atë në burg, nuk e bënë por pranon në heshtje akuzen që i bahet ati pa pik faji dhe merr denimin e perjetshem me të vetmin qellim per të ja këthye borqin Jak Milerit i cili njëherë i kishte shpetue jeten Jon Renosë. Pra nese njeriu donë të mendojë sinqerishtë nuk paskemi qenë vetem neve shqiptaret të njohur me traditen tonë të BESES me të cilen ja kemi marue qefin vetit deri në ditet e sotme si tipar ky i joni dhe vetem i joni pozitiv. Këtë tipar e paskan pas edhe të tjeret. Nese njeriu donë ta analizojë librin e Emile Risheburg "BIJA E MALLKUAR" me sinqeritet shef se ate tonen BUKË E KRYPË E ZEMER PER MIKUN nuk e kemi vetem neve, sepse do e shef se ate e kishin pas edhe francezet sepse shef se autori shkruen se kushdo që futej në oborrin e cifligarit Jak Miler, kryepuntori i ti Ruvenai urdhëronte sherbtoret që ta lusin dhe ti shtriejn truezen me bukë. Derisa e lexon këtë roman të mrekullueshem lexuesi do shef se atë anen tonë të fort se mikut nuk i shkelet besa, nuk duhet prek morali etj me të cilen poashtu neve jemi mburr dhe kemi reklamue veten, do shofi se edhe francezet e kishin pas po të njejten sepse edhe këtu Emile Risheburg pershkruen per mrekulli se si baba e qorton të birin të jetë i kujdesëshem e mos të tentojë gjë me vajzen e mikut të ti se perndryshe do ta detyrojë ta vras birin. Por ajo që më bani më së shumti pershtypje është fakti se shkruen se si cifligarit Jak Milerit kusherini i ti i kerkon bijen per grue dhe shifet cartë se atë kohë në Evropë ka pasë martesa të tilla mbrnda kusheri llakut dhe janë marr si të natyrshme. Unë posa e lexova faqen e fundit të këti romani dhe masi kisha lexue edhe ato dyja të lartcekura më parë erdha në perfundim se per shumcka dyqind vite më parë shqiptaret dhe Francezet kishin qenë të njejtë, kishin pas afersi me doke e zakone. Dhe tash thamë ku jemi neve e ku janë francezet?! Neve akoma me kohen e Sami Frashërit dhe mjerimin, ndersa francezet shtet superfuqi. Kush është fajtori dihet. E dini edhe juve , por unë po ua ceku edhe njëherë. FAJTOR ASHT PUSHTIMI PES SHEKULLOR TURK. ËSHTË ZANI E EZANIT NEPER MINARE. Dyqind vite më par ishim pothuej në të njejtin nivel me francezet dhe neve kemi mbet po aty pa e levizur as një hap para.
Selim Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji
26.12.2009

Komentoni
Artikuj te tjere
Naser Aliu: Shteti privat
Neki Lulaj: Evropa e hileve te mëdha
Agim Vuniqi: "Magic jack" dhe debati "open mind"
Sali Bollati: Çamëria nuk është fantazmë apo fantazi
Ramiz Dërmaku: Traditë e shqiptarit kurrë s'ka qenë të gjuaj gurin e ta mësheh dorën
Femi Cakolli: Një letër për një Krishtlindje!
Teki Dervishi: Sot nuk ka parti djathtiste ndër shqiptarë
Edmond Tupja: Kryetari, vjehrra dhe mullixhiu
Sotir Malësheva: Ç’më ka çuditur njëfarë Blerina Gjoka!
Arben Llalla: Gjashtëmujori shterp për zgjidhjen e çështjeve midis Maqedonisë dhe Greqisë
Arber Thesproti: ''Rroftë Republika e pavarur Islame e Çamërisë''
Selim Hasanaj: Edhe pak për Nora Gashin
Naser Aliu: Tele-intervistë me Kryeministrin
Faik Krasniqi: Fajet per mosliberalizim t'vizave,nuk i ka vetem BE-ja
Dibran Demaku: Për dikend nënë e për dikend njerkë
Selim Hasanaj: Të ashtuquejturit ''titist'' dikur në Kosovë dhe ''Patriotët luftëtarë'' në pushtet
Refik Hasani: Cilat janë shkaqet e vonesës për vendosjen e shtatores së Skënderbeut në Bujanoc!
Shpend Zogaj: Specifika e optimizmit dhe interesi individual, z. Selim Hasanaj
Blerina Gjoka: PPSH–PS; Bijtë e baballarëve...
Selim Hasanaj: Shqiptari dhe përrallat e gomarit