Mendime
Kastriot Islami: “Hapja e kutive” në 2009...?!
E hene, 28.12.2009, 07:24 PM
“Hapja e kutive” në 2009...?!
Nga Kastriot Islami
Kërkesa e PS për “hapjen e kutive” ishte interesante në pamje të parë. Dukej e moralshme. Dukej e drejtë. Por mesa duket jo legale, sepse po të kishte një rrugë legale, PS duhet ta kishte ezauruar. Politikisht Berisha është përgjigjur prerë negativisht, duke përdorur “argumentin juridik të respektimit të vendimeve të gjykatës”. Sidoqoftë, PS vazhdon të ngulë këmbë për hapjen e tyre. Janë shpikur një sërë opsionesh “serioze” se si ato mund të hapeshin, thjesht për të “mbajtur në ëndërr votuesit e majtë” dhe tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve për “krizën politike e institucionale”. Më tej (mos)hapja e kutive u shoqërua me protestën “Berisha Ik”. Në rrugë institucionale e kushtetuese opozita nuk ka asnjë mënyrë për ta realizuar edhe këtë objektiv. Me protesta paqësore jo. Me protesta të dhunshme jo e jo dhe besoj se opozitës nuk i shkon mendja për këtë rrugë! Ajo që përbën interes dhe kuriozitet është për të ditur se çfarë do të thoshte lidershipi i PS pasi të futej, qoftë edhe përkohësisht, grupi i saj kuvendor në Kuvend pa mundur as të hapë kutitë e votimit dhe as të realizojë zgjedhje të parakohshme, nëse kjo do të ndodhë një ditë. Sepse në këtë rrugë pa krye, pa asnjë afat dhe pa asnjë strategji daljeje nuk është lënë, asnjë hapësirë as për të ruajtur qoftë edhe faqen. Stacionet kryesore të pushimit të shkurtër nga kjo strategji e rrugës janë dy 1) mbarimi i afatit prej 6 muajsh i mungesës në Kuvend, kur deputeti humbet mandatin dhe 2) zgjedhjet vendore. Ndërmjet këtyre stacioneve PS duket se do të qëndrojë në rrugë, ndoshta edhe me hyrje e dalje të herëpashershme. Më shumë shpresë pritet kriza ekonomike e nxitur edhe nga protestat popullore dhe veprimet e të zgjedhurve vendorë. Po si rrëzohet maxhoranca aktuale me protesta, duke iu referuar Kushtetutës, askush nuk e thotë. Në 6 mars 2010 ose pak më parë, grupi i PS duket se do të bëjë betimin por prapë gjasat janë për të dalë jashtë Kuvendit duke u bërë jo vetëm i paqartë në veprimet e tij, por edhe jo serioz në sytë e publikut e të ndërkombëtarëve. Të gjithë shpresën e kompromisit për sigurimin e zgjedhjeve të parakohshme PS e ka tek bojkoti i zgjedhjeve vendore te vitit 2011 si një moment që do të shoqërohej edhe me një presion të lartë ndërkombëtar. Ndërkohë Berisha do t’i ketë ofruar shqiptarëve liberalizimin e vizave nëse kjo gjë ndodh. Dhe nëse për shkak të kësaj situate nuk ndodh liberalizimi i vizave i gjithë zemërimi i shqiptarëve, bile shumë i egër, do të bjerë mbi PS, gjë për të cilën Berisha duket i mirëpërgatitur që tani për të shfrytëzuar. Zor se me propagandë PS do ta fitonte këtë betejë politiko-mediatike. Bile mundet që zemërimi ndaj PS nga shtyrja e liberalizimit të jetë shumë më i madh dhe më e egër se sa gëzimi për PD nga liberalizimi?! Ka shumë gjasa që Berisha të mos e plotësojë kërkesën për “hapjen e kutive” edhe nën presionin e bojkotit të zgjedhjeve vendore; dhe për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar të zhvillohen zgjedhjet vendore pa opozitën kryesore. Kjo për dy arsye: I) sepse kjo do të përbënte një precedent të rrezikshëm sa herë që një forcë politike është e pakënaqur me humbjen e zgjedhjeve kërkon zgjedhje të parakohshme përmes mospjesëmarrjes në zgjedhjet vendore dhe II) PS do të kërkonte jo vetëm zgjedhje të parakohshme, por edhe qeveri pa Berishën kryeministër, teknike apo të përbashkët, gjë që Berisha me shumë gjasa nuk do ta pranonte. Ka vetëm një shans real, politik e kushtetues, për zgjedhje të parakohshme nëse Berisha pas liberalizimit të vizave do të kërkonte, për zhbllokimin e situatës, zgjedhje të parakohshme. Berisha është shprehur edhe për këtë opsion kundër. Por edhe sikur kjo të ndodhte, ka mundësi që PS të mos ishte dakord sepse: I) momenti nuk do të ishte për të i volitshëm politikisht dhe II) me siguri PS do të kërkonte qeveri pa Berishën, teknike apo të përbashkët. Për rrjedhojë është më e mundshme që zgjedhjet e përgjithshme të zhvillohen në vitin 2013. PS po aplikon këtë strategji edhe për shkak të mungesës së një projekti të ri politik pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2009. Fatkeqësisht duket një rrugë me shumë rreziqe dhe me siguri të lartë humbëse për PS. PS do të duhet të sqarojë gjatë kësaj rruge të rrezikshme me aleatët e saj nëse do të ndryshojë sistemin zgjedhor që ata të futen në Kuvend apo përndryshe do të duhej t’i fuste nën sqetull në listën e saj?! Për ndryshimin e sistemit Rama duket deri tani i vendosur të jetë kundër! Në këtë rast aleatët e vegjël të eliminuar në 28 qershor 2009 nuk do të kishin asnjë shans të futeshin në Kuvend as radhën tjetër. Nëse PS do të vendoste t’i fuste nën sqetull do të lindnin dy probleme I) do të ulej sasia e votave që ata do të sillnin me futjen ne listën e PS të një apo dy prej tyre dhe shpërbërjen e partive të tyre, dhe II) do të zvogëlohej hapësira për kandidatët e PS në listën e përbashkët, gjë që do të rriste tensionet e brendshme dhe ndërkohë kjo do të thoshte gjithashtu, se PS qysh para zgjedhjeve me një marrëveshje tavoline nuk do të mund të kishte më shumë sesa 55-57 deputetë në rastin më të mirë. Askush nuk e ka të qartë se çfarë ndryshimesh të pranueshme nga palët mundet/duhen bërë në sistem zgjedhor në këtë rast, apo çfarë hapësirash mund të shfrytëzoheshin nga aplikimi i sistemit zgjedhor aktual.
Si ka menduar PS të realizojë “hapjen e kutive”?
Askush nuk ka përgjigje të saktë, racionale e ligjore për këtë pyetje. Pra një rrugë pa krye. Pa strategji. Pa program. Pa plan veprimi. Pa kalendar veprimi, pra pa asnjë afat. Dhe të gjithë mbrojtësit e saj meqë nuk dinë asgjë fillojnë të sajojnë gjëra që as vetë nuk i besojnë. Dhe kur ngecen thonë: “e di Ai lart”. Thonë se hapja e kutive nuk është në dorën e Berishës por në dorën tonë, por sesi nuk dinë të thonë asgjë dhe përderisa është në “dorën tonë” përse nuk veprohet e hapen kutitë. Për më tepër kur nuk është në dorën e Berishës nuk kuptohet përse i kërkohet atij. Duke vazhduar hamendjet artikulohen termat se kutitë do të hapen po të vazhdojmë bojkotin, po të bëhen protesta të mëdha e të vazhdueshme, të ngremë barrikada e të rrimë ditë e natë në shesh derisa të hapen, të ndalim zhvillimin e zgjedhjeve e çfarëdolloj tjetër që të japë mesazhin e “krizës politike”, por nuk ka asnjë argument racional e të qenësishëm apo as një ide konkrete sesi arrihet kjo. Më poshtë janë të detajuara disa nga “argumentet seriozë” që artikulohen në debatet e kafeneve.
Me bojkot...?! Dikush thotë me bojkot të Kuvendit, por kjo nuk kuptohet qartë sesi do të detyrohet maxhoranca të hapë kutitë pa vajtur në Kuvend. Dikush thotë se do të rrëzohet qeveria nga bojkoti, por nuk kuptohet përse 74 deputetë do të prishin maxhorancës e tyre sepse opozita nuk shkon në Kuvend. Disa thonë që bota nuk e lejon Kuvendin pa opozitë. Sigurisht që bota nuk e sheh me sy të mirë një Kuvend që bojkotohet nga opozita, por presionin ia bën opozitës të shkojë atje dhe jo maxhorancës të dorëzohet e të bëjë zgjedhje të parakohshme. Dikush thotë të vazhdojmë bojkotin se bota do t’i bëjë presion Berishës të hapë kutitë. Sikur edhe kjo nuk duket në horizont sepse e gjithë bota përkundrazi po bën presion që opozita të futet në Kuvend dhe atje të gjejë zgjidhjet sipas kuadrit ligjor në fuqi. Bile, ndërkombëtarët kanë arritur në përfundimin se “nuk ka bazë ligjore për hapjen e kutive”, por nuk e thonë publikisht, duke e trajtuar si një çështje të brendshme të politikës shqiptare.
Me protesta.. ?! Kur mbarohen të gjithë argumentet me bojkotin i kthehen mekanizmit të protestave. Dikush thotë do t’i detyrojmë me protesta. As kjo nuk është e qartë përderisa thuhet që protestat do të jenë paqësore. Disa thanë që do të rrethohej Kryeministria me protestues e me barrikada duke qëndruar derisa Berisha të largohet apo kutitë të hapen. Edhe kjo nuk është e qartë sesi bëhet dhe për sa kohë. Dhe në 20 nëntor 2009 erdhën shumë protestues me shpresë për të arritur qëllimin, por as “kutitë u hapën” dhe “as Berisha nuk u largua”. U provua prapë në 21 dhjetor. Thonë do të rimerren në janar e më tej. Sesi do të prishet maxhoranca me 74 deputetë nga protestat askush nuk e di dhe nuk e thotë!
Me krizë ekonomike...?! Ka disa që thonë se do të ketë krizë ekonomike, por nuk e thonë se kur dhe sa e ka në dorë PSSH këtë gjë. U bë një seminar më shumë teknik sesa politik, më shumë përshkrues sesa analitik, më shumë voluntarist sesa racional të tregonte se çfarë ndodh me qeverisjen e maxhorancën në rast krize. Disa analistë që nuk kanë njohuri mbi ekonominë thanë se në fund të dhjetorit bie qeveria nga kriza ekonomike, por as kjo nuk ndodhi. Disa thonë se po vajti 1 euro me 150 lekë qeveria rrëzohet. Po edhe kjo nuk është e qartë se si. Dhe sa e ka në dorë PSSH kursin e euros. Por edhe po u rrëzua dhe bëhen zgjedhje të parakohshme, si forcohet leku me zgjedhje të parakohshme askush nuk e thotë. Dhe nëse e gjithë kjo situatë ndodh përse është në favor të fitores politike të PS. Nuk është e qartë përse përmes krizës ekonomike PS arrin objektivin politik. Dhe përderisa PS është kaq e sigurtë se kriza po vjen dhe ajo e rrëzon qeverinë përse nuk bëhet kjo gjë në Kuvend por jashtë tij...!
Berisha do të dorëzohet vetë ...?! Disa thonë se kjo nuk vazhdon gjatë, qeveria është dobësuar dhe Berisha do të dorëzohet e do t’i hapë kutitë. Se koalicioni Meta-Berisha është i brishtë dhe nuk do ti qëndrojë presionit. Edhe kjo nuk është e qartë sesi do të ndodhë. Por Berisha është përgjigjur preras se nuk i hap kutitë dhe në asnjë rast mesa duket nuk do ti hapë kutitë. Aq më tepër që Rama i ka thënë indirekt se “po të hapësh kutitë duhet të ikësh nga pushteti” pavarësisht se i ka thënë se unë nuk ti prek mandatet në rrugë ligjore por politikisht mendon ta rrëzojë nga pushteti pas hapjes së kutive dhe vërtetimit se ai është personi që ka kryer “krimin e vjedhjen elektorale”. Vetëm ky fakt e bën të pamundur pranimin nga Berisha të hapjes së kutive.
Do t’i detyrojmë apo do t’i hapim vetë kutitë..?! Disa thonë do ta detyrojmë. Po askush nuk thotë se si, kur dhe kush do ta detyrojë. Ndonjëri tha se do të shkonin e t’i hapnin vetë kutitë pas mitingut të madh por nuk tha sesi do të futeshin në KQZ e do të hapnin kutitë. Askush nuk tha se si do të “sulmohej” KQZ dhe si do të merreshin e hapeshin kutitë nga KQZ që ruhet nga forcat e ruajtjes së objekteve të rëndësisë së veçantë kur bëhet fjalë për veprime paqësore dhe jo sulmim të institucioneve? Edhe kjo e gjitha po ashtu nuk ndodhi.!
Sepse bota është me ne për hapjen e kutive..?! Po nëse Berisha nuk largohet, edhe pas bojkotit të gjatë të PS, edhe vazhdimit pa fund të protestave, edhe pas ndërtimit të barrikadave me çadra rreth kryeministrisë askush nuk jep përgjigje se çfarë do të bëhet. Dikush më tej thotë se jemi gati si kompromis të kërkojmë të bëhet qeveri teknike e zgjedhje të parakohshme. Dhe kështu filloi “lëvizja” ose “hap kutitë” ose “Berisha largohu”. Dhe militantëve i thuhet se në këtë rast na ndihmon edhe bota. Duket shumë konspirative dhe nuk e di përse bota që i thotë deputetëve të PS futuni në Kuvend do të mbështeste këtë opsion. As përse maxhoranca me 74 deputetë do të pranonte zgjedhje të parakohshme. Dhe për më tepër “bota” është e qartë se nuk ka asnjë bazë ligjore për të hapur kutitë. Dhe përse “bota” u dashka të ndërtoka një skenar që të ikë Berisha nga pushteti e të vijë PS në pushtet kur raporti i OSBE/ODHIR nuk flet “për ilegjitimitet të Kuvendit” kur për më tepër të gjithë janë kundër bojkotit; aq më tepër Gjermania (Merkel), Franca (Sarkozi) dhe Italia (Berluskoni), të gjithë të djathtë, nuk u vonuan ta përshëndesnin Berishën për fitoren.
Duke kërcënuar me prishjen e Kuvendit përmes humbjes së mandateve..?! Askush nuk thotë sa gjatë do të vazhdojë bojkoti. Disa thonë derisa të hapen kutitë. Por kur hapen kutitë askush nuk e di. Po nëse deri në 6 mars 2010, kur mbushen 6 muaj për humbjen e mandateve, Berisha nuk i hap kutitë, askush nuk e di nëse deputetët tërësisht apo pjesërisht do të pranonin ta humbnin mandatin. Dhe nëse të gjithë e humbin mandatin çfarë ndodh askush nuk e di. Kur i thonë disave se në 6 mars 2010 mandati mbaron përgjigjen se nuk e besojnë të shkojë deri atëherë se Berisha do të dorëzohet, por nuk e dinë as vetë përse do të dorëzohet Berisha dhe kur. Disa thonë se “Kushtetuta nuk parashikon humbjen e mandatit pas 6 muajve”. Disa akoma më radikalë thonë “t’i humbim mandatet se prishet Kuvendi” dhe “bota” pastaj është për zgjedhje të parakohshme. Anarki e marrëzi totale!
Do ndjekim skenarin grek dhe kemi ndihmën e Papandreut... ?! Dikush ka thënë se tani që erdhi në pushtet në Greqi Papandreu do të na ndihmojë të ndjekim shembullin e tij. Sa të forcohet pak në pushtet Papandreu do të vijë e të detyrojë Berishën ose të hapë kutitë ose të pranojë zgjedhje të parakohshme. Po askush nuk thotë se si bëhet kjo dhe përse Papandreu do të mund të bëjë këtë veprim. Dhe nëse e përse Berisha do t’i bindej kësaj kërkese të “çuditshme”..! Për më tepër që nuk ka asnjë ngjashmëri midis rastit të Greqisë dhe atij të Shqipërisë.
Të rezistojmë në çdo rast se Rama do të bëhet Kryeministër... ?! Disa të tjerë thonë se duhet te rezistojmë deri në fund se Berisha nuk fiton dot për të tretën herë pushtetin se nuk e lë bota të fitojë tre mandate. Se nuk mund të fitojë e djathta gjithnjë?! Se njëherë do t’i vijë radha PS dhe Rama do të bëhet me çdo kusht kryeministër, sepse nuk e ka konsumuar radhën e tij. Dhe kështu vazhdojnë bisedat pa krye për të rezistuar edhe katër vjet jashtë Kuvendit. Bile disa të tjerë ngulin këmbë, që edhe pas 2013 mund të vazhdohet në këtë mënyrë se do të vijë dita e fitores, s’ka rëndësi se kur!
Të rezistojmë se do të vijë Bill Klinton në Tiranë të pajtojë Ramën me Metën...?! Dhe më e bukura dhe origjinalja është ajo që tregon një i huaj se dikush i kishte thënë se në dhjetor vjen Bill Klintoni, i mbush mendjen Metës të largohet nga Berisha, pajton Metën me Ramën, bashkon të majtën, bëhen zgjedhje të parakohshme dhe fiton e Majta (nuk është as kjo shaka). Prandaj duhet të bojkotojmë e zhvillojmë protesta deri në dhjetor sa të krijohet krizë politike që të vijnë e të ndërhyjnë të huajt për ta zgjidhur?! Por edhe kjo nuk ndodhi! E të tjera e të tjera.
Nëse nuk do të kishte mendim ndryshe në PS..?! Ka disa që thonë se Berisha nuk i hap kutitë sepse dolën pesë deputetë të PS kundër hapjes së kutive. Ky fakt e ka bërë të fortë Berishën dhe ka vënë në dilemë të huajt të mbështesin opsionin zyrtar të PS. Se kjo ishte pas “shpine” që pengoi hapjen e kutive. Ka edhe ndonjë që thotë se të huajt janë mashtruar me të pavërtetat për hapjen e kutive të votimit nga këta të mendimit ndryshe; sigurisht kjo është tepër naive për t’u besuar dhe për më tepër për t’i bërë kaq naivë e të paaftë ndërkombëtarët. Kjo duket të jetë teza më pak serioze që duhet marrë jo vetëm me shaka!
Nëse shpallet tradhtar Fatos Nano...!? Kulmi arrin kur dëgjon argumentin “shkatërrues” që i shtohet këtyre tezave naive fakti qesharak se prapa kësaj historie është Fatos Nano që duke bashkëpunuar me Berishën për tu bërë president kërkon largimin e Ramës prandaj nuk hapen kutitë...Në stolat e lulishteve shikon pensionistë dhe në baret e kafeneve shikon të rinj karrieristë, që artikulojnë se “kutitë nuk hapenm pasi janë bërë bashkë Berisha, Meta e Nano, “armiku, tradhtari dhe maskarai”...” e lloj historish të tilla pa fund. E sa e sa të tjera ...
Sikur PS të futet në Kuvend pa mundur të hapë kutitë..?
Kutitë mesa duket nuk do të hapen dhe PS një ditë do të futet në Kuvend se nuk mund të vazhdojë pafund këtë sjellje. Se kur do të ndodhë është ende e paqartë. Disa spekuluan duke thënë se kjo mund të vazhdonte edhe pak pas protestës së 20 nëntorit. Disa të tjerë thanë deri në fund të dhjetorit. Disa të tjerë thonë para 6 marsit 2009. Disa thonë ndoshta nuk futemi fare. Disa thonë do futemi për të bërë betimin dhe do dalim prapë. Thuhet se janë shpikur disa pretekste për futjen në Kuvend. Të futemi pasi Gjykata Kushtetuese të kthejë marrëveshjen për kufirin detar me Greqinë dhe pasi të bëjmë debatin të largohemi pa marrë pjesë në votim, duke vazhduar përsëri bojkotin por së paku deputetët kanë bërë betimin dhe kanë përfituar pagën. Një opsion tjetër është që të grupi të futet në Kuvend dhe t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese të shprehet për hapjen e kutive. Nëse pas kësaj prapë grupi socialist rifillon bojkotin derisa Gjykata Kushtetuese të shprehet kjo do të perceptohet si një veprim thjesht për të bërë betimin, fituar mandatin dhe pagën dhe asgjë tjetër. Nëse pas këtyre veprimeve grupi i PS do të qëndrojë në Kuvend duke zhvilluar aktivitetin e tij normal dhe do të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për hapjen e kutive ky do të ishte në një farë mënyrë dalje nga qorrsokaku. Ka shumë mundësi që si pretekst të përdoret po ashtu edhe “moderimi i krizës” nga Presidenti me asistencë ndërkombëtare. Futja e PS në Kuvend do të jetë veprim që do të duhej të përshëndetej ndonëse i kryer me shumë me vonesë dhe me kosto të lartë. Në këtë rast lidershipi i PS duhet t’i kërkojë falje publikut dhe të gjithë atyre që mbajtën qëndrim ndryshe ndaj sjelljes arbitrare të deritanishme. Sigurisht që në këtë rast të gjithë aleatët jashtëparlamentarë do të zemëroheshin dhe do t’i ktheheshin kritikave të vjetra ndaj PSSH. Edhe ky është një çmim që duhet paguar, por më pak i rëndë sesa të mbahet PS në një rrugë pa krye dhe për një periudhë pa afat. Por ende është e paqartë se çfarë ndodh në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe më tej në ato të përgjithshme nëse PS ecën në këtë rrugë...me këtë strategji... vetëm me këta aleatë... pa ndryshuar programin....Në këtë rrugë shanset janë të larta për t’i humbur zgjedhjet vendore e ato të ardhshme të përgjithshme. Por një rrugë ndryshe ekziston, ndryshe nga kjo ku është futur PS...

Komentoni
Artikuj te tjere
Ilir Dardani: Hallduposllavet e politikes shqiptare
Selim Hasanaj: Tre libra pasqyrë për tri kultura
Naser Aliu: Shteti privat
Neki Lulaj: Evropa e hileve te mëdha
Agim Vuniqi: "Magic jack" dhe debati "open mind"
Sali Bollati: Çamëria nuk është fantazmë apo fantazi
Ramiz Dërmaku: Traditë e shqiptarit kurrë s'ka qenë të gjuaj gurin e ta mësheh dorën
Femi Cakolli: Një letër për një Krishtlindje!
Teki Dervishi: Sot nuk ka parti djathtiste ndër shqiptarë
Edmond Tupja: Kryetari, vjehrra dhe mullixhiu
Sotir Malësheva: Ç’më ka çuditur njëfarë Blerina Gjoka!
Arben Llalla: Gjashtëmujori shterp për zgjidhjen e çështjeve midis Maqedonisë dhe Greqisë
Arber Thesproti: ''Rroftë Republika e pavarur Islame e Çamërisë''
Selim Hasanaj: Edhe pak për Nora Gashin
Naser Aliu: Tele-intervistë me Kryeministrin
Faik Krasniqi: Fajet per mosliberalizim t'vizave,nuk i ka vetem BE-ja
Dibran Demaku: Për dikend nënë e për dikend njerkë
Selim Hasanaj: Të ashtuquejturit ''titist'' dikur në Kosovë dhe ''Patriotët luftëtarë'' në pushtet
Refik Hasani: Cilat janë shkaqet e vonesës për vendosjen e shtatores së Skënderbeut në Bujanoc!
Shpend Zogaj: Specifika e optimizmit dhe interesi individual, z. Selim Hasanaj