Mendime
Kumtesë nga Partia Demokratike Kombëtare
E hene, 28.12.2009, 08:49 PM

KUMTESË
MË MIRË VONË SE KURRË!
Partia Demokratike Kombëtare nga Kosova Lindore e udhëhequr nga Nexhmedin Saqipi, në prag të këtij fundviti, ka përshëndetur qëndrimin parimor të Partisë Demokratike Shqiptare, e cila në momentet kyçe të zhvillimeve politike në rajon, ka ngrirë pozicionin e saj në iniciativën për formimin e Këshillit Nacional, të servuar nga ligjet antidemokratike të Serbisë.
“Është një hap i guximshëm dhe pozitiv i PDSH-së dhe kryetarit të saj, i cili i tha stop vazhdimit të aktiviteteve të partisë së tij për formimin e Këshillit Nacional, të servuar nga Beogradi zyrtar, i cili me vite të tëra është duke bërë obstrukcione me disa parti politike, kinse për ta formuar një këshill të tillë, pa kritere, kompetenca dhe autoritet”, thotë lideri i PDK-së Nexhmedin Saqipi dhe vazhdon duke apeluar se “Është mirë që në këtë drejtim edhe Lëvizja e Progresit Demokratik të rreshtohet sepse është një subjekt i dalë nga lufta, me koncept dhe orientime të qarta rreth zgjidhjes së problemeve themelore në rajonin e Kosovës Lindore”.
![]() |
Nexhmedin Saqipi |
Me një veprim të tillë Riza Halimi, jo vetëm që ka koritur veten për interesa materiale, por edhe ka prishur imazhin e Luginës së tij e cila është kthyer në një karantinë militarizimi, force dhe dhune. Shih rendin e pritjes së qytetarëve për pasaporta biometrike, pritjen e mërzitshme te vija kufitare në Koncul, shih bazën ushtarake në Cepotin, dhe iniciativën për ngritjen e një burgu në Medvegjë etj.
A nuk janë këto shembuj të mjaftueshëm se nga po shkon Lugina e Rizës dhe përpjekjet e tij për formimin e Këshillit Nacional, një paravan i Trupit Koordinues për çka u bënë cirkus disa parti politike të krahut të partisë së Riza Halimit, për ta forcuar buxhetin e këtij institucioni shtetëror nga i cili përfitojnë më shumë disa aktiviste nga Kragujevci, Leskoci e Vranja, xhandarmëria, policia e ushtria sesa sektori civil shqiptar i këtij rajoni dhe qytetarët e saj , njofton Qendra Informative e PDK-së , në Bujanoc, më 26.12.2009
Komentoni
Artikuj te tjere
Selim Hasanaj: Aliu
Agron Tufa: Simbolika e komunikimit politik
Komunikatë nga FBKSH
Kastriot Islami: “Hapja e kutive” në 2009...?!
Ilir Dardani: Hallduposllavet e politikes shqiptare
Selim Hasanaj: Tre libra pasqyrë për tri kultura
Naser Aliu: Shteti privat
Neki Lulaj: Evropa e hileve te mëdha
Agim Vuniqi: "Magic jack" dhe debati "open mind"
Sali Bollati: Çamëria nuk është fantazmë apo fantazi
Ramiz Dërmaku: Traditë e shqiptarit kurrë s'ka qenë të gjuaj gurin e ta mësheh dorën
Femi Cakolli: Një letër për një Krishtlindje!
Teki Dervishi: Sot nuk ka parti djathtiste ndër shqiptarë
Edmond Tupja: Kryetari, vjehrra dhe mullixhiu
Sotir Malësheva: Ç’më ka çuditur njëfarë Blerina Gjoka!
Arben Llalla: Gjashtëmujori shterp për zgjidhjen e çështjeve midis Maqedonisë dhe Greqisë
Arber Thesproti: ''Rroftë Republika e pavarur Islame e Çamërisë''
Selim Hasanaj: Edhe pak për Nora Gashin
Naser Aliu: Tele-intervistë me Kryeministrin
Faik Krasniqi: Fajet per mosliberalizim t'vizave,nuk i ka vetem BE-ja