Mendime
Selim Hasanaj: Aliu
E hene, 28.12.2009, 08:40 PM
Tregim
Selim Hasanaj
ALIU
Kishte lind diten e tretë të Shen Gjergjit, n¨agun e mengjesit, pikrishtë kater muej e gjysem pasi i kishte vdek babai. Lindjes së Aliut ju gëzuen per së tepermi motrat Hava Shkurta dhe Mejremi. Nana Mire fluturonte nga gëzimi , sepse lindja e djalit asaj i siguronte qendrimin në atë shtëpi, i jepte të drejtë që ajo me djalin e vogël tash ti thotë vetes Zot në trashigimin e hisës në familjen e burrit të saj Aliut.
Aliu i parë kishte vdek në rethana misterioze dhe tragjike, ishte rrexue nga mullari i sanës. Kishte rrëshqit nga shkalla dhe ra me kokën në një guri dhe kishte mbet në vend. Mirja ishte shtatzanë dhe desh u cmend kur i vdiq burri. Ajo vuante sepse kishte ndëgjue Millojken , komshiun serbe e cila kishte pa se dikush i kishte terhjek shkallën Aliut dhe kishte ik pas sanave. Bile ,bile ajo edhe e potenconte se cili ju kishte duk asaj ai shpirtzi.
Aliu i parë u varros, ju hap e pamja per kryeshendosh sipas tradites, u bisedue me familjen e Mires dhe ju garantue atyre sigurija per Miren dhe tri vajzat e saja po që se ajo vendos të këthehet mbrenda shtëpisë per ndonjë mashkull të familjes. Në të kunderten sipas tradites do presin derisa ti lind fëmiu dhe ajo do të del, por fëmijet i len në mëshiren e axhallarve e kusherinjve. Mirja u deklarue se kurr per jetë nuk do këthet per ndonjerin nga kunetet e vetë, por edhe as që do largohet nga ajo shtëpi sepse ajo i ka tri vajza e tash edhe pret fëmiun e katër dhe Aliu ka trashëgimtarë dhe ajo do i rritë e kujdeset per ta. Ishte bë tollovi, perlamje e mospajtime, vrasësi i Aliut ishte më i zhurmëshmi. Ai kundershtonte Miren. Mezi disi kishte arrit i zoti i shtëpisë Shpendi ti pajtonte dhe u vendos të pritet lindja e fëmiut. Vrasësi nuk e dëshronte atë lindje, ai lutej që kur të lind fëmiu ose të jetë vajzë ose të vdes menjëhre. Kështu ose do e martojë Miren dhe do më mbetet hisja e Aliut mue ose do del ajo dhe prap ajo hise do na jet neve tjerve,mendonte shpirtligu Kapllan.
Tash në të treten ditë të Shen Gjergjit lindi djalë, trashegimtari i Aliut. Mirja plot gëzim aty per aty posa e pa e pagzojë me emrin e babait të ti, Ali po të pagzon nëna i tha. E trashegofsh emrin dhe pronen e babait tënd.
Kjo lindje e crregullojë harmoninë e rrejshme të familjes së madhe patriarkale të Kodralinjve. Tash aty ishte bë një vrasje, vrasja kishte ndodhë per qellime të liga, dhe ambicje të ulta, të vrarit i lind trashegimtari dhe ambicjeve të krimit dhe kriminelit ju këpyten shpresat. Duhej bë edhe një krim u betue Kapllani, dhe ate do e bëjë se sbën.
Kaluen vite dhe Aliu rritej, ai ishte i perkdheluri i tri motrave dhe drita e syve per nënë Miren. U rrit dhe u zhvillue në një burr të vertetë. Posa i mbushi dymbdhjet vite ati askush nuk mund të ja kalonte në lojrat e burrave që bëheshin per festate e bajramit dhe raste tjera. Ai ishte i pari në hedhjen e gurapeshit,i pari në vrap dhe në tre hapesh. Quditeshin se si ai djalosh zhvillohej në një div të vertetë.
I zoti i shtëpisë Shpend Kodraliu gëzohej sepse shifte se i vëllai i vdekur pat fatin ti lind një djalë kaq i bukur, trim, i urtë dhe i menqur. Megjithate sado që ai mundhej të ishte i njejtë per të gjithë antaret e familjes Aliun e kishte paksa më të privilegjuar sepse ai ishte jetim, pa babë. Kjo nuk i pelqente Kapllanit dhe të tjerve. Ata kishin frikën ta kundershtojnë Shpendin , por nuk ngurronin ta ngacmojnë dhe ta perbuzin e maltretojnë Aliun, dhe edhe motrat dhe nënën Mire. Kështu shkojë disa vite dhe më në fund i zoti i shpisë Shpend Kodraliu , pau se më nuk bën, ai vendosi ta ndanë shtëpinë, vendosi tu thotë vëllaznive se ka ardhë koha që secili ta merr hisen e vetë. Ashtu edhe u bë. Curri, Zogu dhe Shpati ishin vëllëzer të nanës e të babës dhe ata mueren hiset e veta të cilat i bashkuen dhe vendosen të jetojnë tutje në bashkësi familjare mes veti. Shpedi me Kapllanin ishin poashtu vëllëzer të një nëne e një babe dhe së bashku me Aliun që e kishin nip vendosen poashtu të jetojnë së bashku. Kjo ndasi në këtë formë nuk i pelqeu Shpendit fare, ai ishte që secili të merr hisen e vetë dhe të jetojë me fëmijet e vetë, pastaj ai kishte edhe kater motra dy të nënës e babës dhe dy nga baba, donte tu ndaj hise edhe atyre, por intrigat e Kapllanit bënë që ndarja të jetë e tillë. Baba i Shpendit dhe të tjerve Bardhë Kodraliu kishte pas tri gra dhe me të trijat nga disa fëmijë. Andaj u bë edhe kjo ndarje kështu.
Shpendi ishte i martuar dhe kishte dy djem e një vajzë, Kapllani ishte i fejuar dhe pas pak edhe ai martohet me Gjylen. Nuk vonojë dhe edhe Shpendi e Kapllani shkëputen bashkësinë familjare, por prap Kapllani me intrigat e veta arrijti ta bind Miren , që të mbetet në bashkësi me te.
Vitet kalonin dhe Aliu jetimi u bë 17 vjec. Një mbramje Kapllani e urdhron të shkojë në livadhe të Mëdhaja per ti marr kuajt e sjell në shtëpi. Aliu shkon dhe ma nuk këthehet. Kur panë se ai po vonohet u alarmuen të gjithë dha me pisha e fener duelen ta kerkojnë. Kerkuen tër naten por kot. Vendosen ta presin mengjesin dhe ta vazhdojnë kerkimin e ferkun e drites së agut.
Ate të nesermen heret në mengjes, pasi e kishin kerkue tër naten e gjenë Kapllani të rrezuar sa gjatë gjër në nji vijë uji dhe ishte i vdekur. Kapllani qendron pak aty dhe pastaj thrretë të tjeret. Ejani e më ndihmoni more ooooo. Arriten Shpendi, Mici dhe Hava. U tmerruen kur panë se si Kapllani mbante para duersh trupin pa jetë të Aliut. Këtu e gjeta tha ai, si se kemi pa mbramë natën, sa shumë e kerkuem dhe ja tash ku paska qenë. Ishte akoma gjallë kur e gjeta, hapi syt dhe më tha se e ka pa vrasësin, ishte një plak , pa këmbë e me mjekerr të gjatë deri në shokë, ecte me krraba dhe ai më ra me hu në mes dy krahve. Ja shiqone se si i paska lanë vred, e ka zonue zana tha Kapllani, Mici dhe Hava të tmerruar filluenme gjamat e tyre dhe vajë. Shpendi ishte zbeh dhe nuk bënte ver me gojë. Ai dinte dicka, por nuk mund ta thoshte. Ai dinte se zanat nuk shitojnë, se nuk ka as lugeter , as shtriga, ai dinte se ka njerez të poshter e të ligj, se ka kriminel që vrasin per qellime të ulta, per interse hisesh dhe pronash dhe ato vrasje ua lajnë shtrigave , lugetërve e zanave. Nuk kishte mundësi të fliste,jo sepse do baheshin gazi i botes. Vendosi të hesht por në mbrendinë e vetë u betue se këtë maskarallak , këtë veper pise do të ja tregojë dikujt. Kaluen shumë vite, vajza e Shpendit Zuka u martue dhe tash Shpendi plak një mbramje dimri i tregon djalit të Zukes Dardanit historinë e vrasjes misterioze të vitit 1918 dhe pastaj këtë tjetren të vitit 1936 vit ky kur kishte pas lind nëna e Dardanit.
Mbajë mend djali im i tha Shpendi nipit të vet Dardanit, janë bë poshtersira në këtë kullë, padrejtësishtë jan konstruue historina tmerruese dhe vëllau ka vra vëllaun per të ja marr gruen dhe hisen e pronës, aq ligsishtë ka bë vrasjen sa ajo është duk si fatkeqësi. Ka rrëshqit nga shkalla derisa ishte maje sane. Pallavra. Shkllen i ka terhjek dikush. Vret axha nipin po per të njejtat qellime dhe mbetet se e kanë shitue zanat, lugetrit. Edhe kjo pallaver, e ka mbyt me hu mas qafe dora e njeriut. Unë pata mallkue atë ditë kur pash nipin tim të vdekur në duert e vrasësit, dhe cka të bëja, vrasësi i ti ishte vëllau im. Heshta, por zemra desh mu qa andaj mallkova këtë truell, pata mallkue këtë familje, mallkimin nuk ja ndanë as Mirja plak që e re mbet pa burr, që rriti jetima fëmijet dhe edhe driten e vetme të syve ja vranë. Mallkimin nuk ja ndajnë as motrat që mbeten pa të vetmin vëlla. Mbaje mend kurr ky dhe, ky truell, kjo familje dhe këta njrez nuk do bëhen rahat, nuk do kenë qetsi. Do u shkojë jeta tue ja ngrën kokën njëri tjetrit.
Dardani posa erdhi në shtepi shpejt mori fletoren dhe i shenojë ato ngjarje tronditëse që ja kishte tregue gjyshi.

Komentoni
Artikuj te tjere
Agron Tufa: Simbolika e komunikimit politik
Komunikatë nga FBKSH
Kastriot Islami: “Hapja e kutive” në 2009...?!
Ilir Dardani: Hallduposllavet e politikes shqiptare
Selim Hasanaj: Tre libra pasqyrë për tri kultura
Naser Aliu: Shteti privat
Neki Lulaj: Evropa e hileve te mëdha
Agim Vuniqi: "Magic jack" dhe debati "open mind"
Sali Bollati: Çamëria nuk është fantazmë apo fantazi
Ramiz Dërmaku: Traditë e shqiptarit kurrë s'ka qenë të gjuaj gurin e ta mësheh dorën
Femi Cakolli: Një letër për një Krishtlindje!
Teki Dervishi: Sot nuk ka parti djathtiste ndër shqiptarë
Edmond Tupja: Kryetari, vjehrra dhe mullixhiu
Sotir Malësheva: Ç’më ka çuditur njëfarë Blerina Gjoka!
Arben Llalla: Gjashtëmujori shterp për zgjidhjen e çështjeve midis Maqedonisë dhe Greqisë
Arber Thesproti: ''Rroftë Republika e pavarur Islame e Çamërisë''
Selim Hasanaj: Edhe pak për Nora Gashin
Naser Aliu: Tele-intervistë me Kryeministrin
Faik Krasniqi: Fajet per mosliberalizim t'vizave,nuk i ka vetem BE-ja
Dibran Demaku: Për dikend nënë e për dikend njerkë