Kumtesë nga Partia Demokratike Kombëtare
| E hene, 28.12.2009, 08:49 PM |
PARTIA DEMOKRATIKE KOMBËTARE NGA KOSOVA LINDOREKUMTESËMË MIRË VONË SE KURRË!Partia Demokratike Kombëtare nga Kosova Lindore e udhëhequr nga Nexhmedin Saqipi, në prag të këtij fundviti, ka përshëndetur qëndrimin parimor të Partisë Demokratike Shqiptare, e cila në momentet kyçe të zhvillimeve politike në rajon, ka ngrirë pozicionin e saj në iniciativën për formimin e Këshillit Nacional, të servuar nga ligjet antidemokratike të Serbisë.“Është një hap i guximshëm dhe pozitiv i PDSH-së dhe kryetarit të saj, i cili i tha stop vazhdimit të aktiviteteve të partisë së tij për formimin e Këshillit Nacional, të servuar nga Beogradi zyrtar, i cili me vite të tëra është duke bërë obstrukcione me disa parti politike, kinse për ta formuar një këshill të tillë, pa kritere, kompetenca dhe autoritet”, thotë lideri i PDK-së Nexhmedin Saqipi dhe vazhdon duke apeluar se “Është mirë që në këtë drejtim edhe Lëvizja e Progresit Demokratik të rreshtohet sepse është një subjekt i dalë nga lufta, me koncept dhe orientime të qarta rreth zgjidhjes së problemeve themelore në rajonin e Kosovës Lindore”. |
Nexhmedin Saqipi |
PDK është subjekt politik, i cili disa herë gjatë këtyre viteve ka kërkuar nga subjektet politike të bashkohen rreth Këshillit Integrues dhe ta shpallin Autonominë për shqiptarët e Kosovës Lindore e jo të harxhojnë energji rreth një Këshilli të tillë pa pushtet e pa dinjitet. Gjithashtu, kreu i këtij subjekti ka tërhequr vërejtjen te lidershipi politik i Kosovës Lindore mos të bien pre e politikës jo të sinqertë të deputetit jolegjitim republikan të Riza Halimi, i cili këtyre ditëve me gishtat e tij shpëtoi miratimin e buxhetit republikan serb, duke mashtruar deputetët e Vojvodinës, të cilët bllokonin këto procese në Parlamentin e Serbisë. Me një veprim të tillë Riza Halimi, jo vetëm që ka koritur veten për interesa materiale, por edhe ka prishur imazhin e Luginës së tij e cila është kthyer në një karantinë militarizimi, force dhe dhune. Shih rendin e pritjes së qytetarëve për pasaporta biometrike, pritjen e mërzitshme te vija kufitare në Koncul, shih bazën ushtarake në Cepotin, dhe iniciativën për ngritjen e një burgu në Medvegjë etj. A nuk janë këto shembuj të mjaftueshëm se nga po shkon Lugina e Rizës dhe përpjekjet e tij për formimin e Këshillit Nacional, një paravan i Trupit Koordinues për çka u bënë cirkus disa parti politike të krahut të partisë së Riza Halimit, për ta forcuar buxhetin e këtij institucioni shtetëror nga i cili përfitojnë më shumë disa aktiviste nga Kragujevci, Leskoci e Vranja, xhandarmëria, policia e ushtria sesa sektori civil shqiptar i këtij rajoni dhe qytetarët e saj , njofton Qendra Informative e PDK-së , në Bujanoc, më 26.12.2009
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.