Mendime
Tërnoci Press: Sa vlen një deputet?!
E marte, 29.12.2009, 08:03 PM
SA VLEN NJË DEPUTET ?!
Nga Tërnoci PRESS
Deputeti republikan, nga Lugina e Preshevës, vlen shumë. Ai, kohëve të fundit, me mjeshtri e ka shfrytëzuar postin e deputetit, të cilin post e mori jo me vullnetin e përgjithshëm të popullatës së Luginës, por të partisë së tij, të cilën prej kohësh e ka privatizuar dhe abuzuar tej mase.
Miratimi i buxhetit të Serbisë u bë falë gishtave të tij, të cilët arritën ta shpëtojnë Serbinë nga kriza buxhetore dhe procedura e kandidimit të saj në BE.
Riza Halimi, i të të ashtuquajturës Luginë, nuk i ngrit gishtat pa ndonjë llogari. Ai, ashtu ka vepruar edhe në kohën e Titos dhe Millosheviqit. Sa herë i ka ngritur gishtërinjtë dhe krahët ka fituar diçka, personalisht jo edhe Lugina e tij e sakatosur dhe e mjeruar politikisht dhe ekonomikisht.
Karshillëku
Gishtat e Rizës e shpëtuan Serbinë, por jo edhe Vojvodinën e cila bëri zap që ta bllokoj shtetin e deputetit, i cili po i bllokon proceset për pakicat e në radhë të parë të shqiptarëve, të cilët duke pritur dhe shikuar të deleguarin e tyre, kanë ngelur me gishta në gojë.
Riza Halimi, nuk është këshilluar me Koalicionin për t’i ngritur apo jo gishtërinjtë për miratimin e buxhetit republikan për vitin 2010. Në fillim qytetarët u befasuan pse ai nuk e voton buxhetin nga i cili kërkon vazhdimisht mjete, dhe përnjëherë u gjet solucioni. Riza i qoj gishtat dhe gishtat e tij përmbysën vullnetin e qindra mijërave hungarezë, të cilët kërkojnë autonomi nga Serbia.
Gishtat e Riza Halimit, ia shtuan buxhetin Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, nga i cili buxhet dihet kush përfiton, partia e Rizës dhe ndonjë serbe e instaluar nga Krushevci, Leskoci dhe Vranja.
Gishtërinjtë
Gishtat e Rizës, të kuptohemi, nuk janë edhe gishtat e shqiptarëve të Kosovës Lindore, të cilët me kohë ia kanë tërhequr vërejtjen këtij deputetuci, i cili lëre që po bën skandale politike, por edhe po e prish imazhin e vendit të tij në qarqet shqiptare dhe ndërkombëtare. Ai, me gishtat e tij ja ka nxjerr bishtin…
Populli i Kosovës Lindore kërkon falje nga deputetët e Vojvodinës dhe populli hungarez se vullneti i gishtave të Riza Halimit, nuk është edhe vullnet i popullit të Kosovës Lindore, i cili është përcaktuar që nga 1992 me referendum për Autonomi, e të drejtë bashkimi Kosovës.

Komentoni
Artikuj te tjere
Hajdin Islami: Të veçantat e vitit 2009 për Vushtrrinë
Ramadan Mehmeti: Leter ish mikut Riza Halimit
Arbror Sulovari: Forumi fantazëm dekoron deputetin socialist
Kumtesë nga Partia Demokratike Kombëtare
Selim Hasanaj: Aliu
Agron Tufa: Simbolika e komunikimit politik
Komunikatë nga FBKSH
Kastriot Islami: “Hapja e kutive” në 2009...?!
Ilir Dardani: Hallduposllavet e politikes shqiptare
Selim Hasanaj: Tre libra pasqyrë për tri kultura
Naser Aliu: Shteti privat
Neki Lulaj: Evropa e hileve te mëdha
Agim Vuniqi: "Magic jack" dhe debati "open mind"
Sali Bollati: Çamëria nuk është fantazmë apo fantazi
Ramiz Dërmaku: Traditë e shqiptarit kurrë s'ka qenë të gjuaj gurin e ta mësheh dorën
Femi Cakolli: Një letër për një Krishtlindje!
Teki Dervishi: Sot nuk ka parti djathtiste ndër shqiptarë
Edmond Tupja: Kryetari, vjehrra dhe mullixhiu
Sotir Malësheva: Ç’më ka çuditur njëfarë Blerina Gjoka!
Arben Llalla: Gjashtëmujori shterp për zgjidhjen e çështjeve midis Maqedonisë dhe Greqisë