Mendime
Hajdin Islami: Të veçantat e vitit 2009 për Vushtrrinë
E marte, 29.12.2009, 07:44 PM
Të veçantat e vitit 2009 për Vushtrrinë
Nga Hajdin Islami
Vushtrria e cila në luftën e fundit në Kosovë doli me dëme të mëdha njerëzore dhe materiale, tanimë kur e kemi shtetin tonë të Kosovës, dal ngadalë edhe kjo komunë e cila numëron diku rreth 105.000 banorë dhe radhitet si komuna e nëntë për nga madhësia në Kosovë, po ecën drejtë normalizimit në të gjitha fushat e jetës. Tokat pjellore, pozita e saj strategjike në rrafshin e Kosovës, popullsia e re janë disa nga potencialet më të fuqishme të kësaj komune, çka e bëjnë mjaftë atraktive për investitorë të huaj dhe vendorë. Vitin 2009 që po e lëmë pas ashtu sikurse edhe komunat e tjera të Republikës së Kosovës, edhe Vushtrria e rrumbullakon në disa fusha me suksese veçanërisht në atë infrastrukturore ku shumë rrugë urbane dhe rurale gjatë këtij viti u shtruan me asfalt, po ashtu gjatë këtij viti filloi edhe rregullimi i shtratit të lumit “Tërstena” si dhe gjelbërimi i qytetit, por që mbetet prapë shumë për tu punuar në disa fusha tjera veçanërisht në hartimin e planit urbanistik. Në lëmin e Arsimit dhe të infrastrukturës shkollore viti 2009 kishte disa hapa drejtë normalizimit ku shkollat të cilat ishin të mbingarkuara me nxënës u shkarkuan pasi u ndërtuan disa shkolla të reja moderne në qytet dhe fshatra, por shqetësim në disa shkolla mbeten raportet jo të mira nxënës-mësimdhënës. Investimi në aktivitete kualitative kulturore dhe organizimet e ndryshme në Vushtrri përgjithësisht vlejnë të përshëndeten pasi gjatë këtij viti u organizuan dy aktivitete me karakter mbarëkombëtarë “Takimet poeteshave shqiptare” dhe “Ditët e Hasan Prishtinës”. Po ashtu filluan edhe gjurmimet arkeologjike në kalanë e qytetit, ndërsa disa herë udhëheqja komunale e Vushtrrisë foli me instanca vendore dhe ndërkombëtare për renovimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore. Fushata elektorale për zgjedhjet e nëntorit dhe të dhjetorit kaloi pa ndonjë incident dhe pa akuza të mëdha ndërmjet partive rivale në këtë qytet. Partitë politike në krahasim me zgjedhjet e kaluar sivjet kishin fushatë më të moderuar. Situata e sigurisë përgjithësisht gjatë këtij viti ishte e qetë pa ndonjë incident të madh që do ta destabilizonte këtë komunë. Aty ku Vushtrria mund të krenohet pa dyshim se është shëndetësia ky qytet përveç ambulancës së qytetit ka edhe spitalin ndër më modernët në gjithë Republikën e Kosovës ku shërimin e gjejnë edhe banorët e komunave fqinje me Vushtrrinë. Edhe këtë vit shumë familje iu drejtuan Qendrës për Punë Sociale në Vushtrri për të kërkuar asistencë sociale, pasi zhvillimi ekonomik i kësaj komune ende vazhdon t’i vuan pasojat e shkaktuara nga regjimi i pushtuesit serb. Gjatë këtij viti të rinjtë e komunës së Vushtrrisë, nëpërmjet aktiviteteve të tyre arritën që të dëshmojnë se aktivitetet e tyre janë të mirëseardhura për rininë e kësaj komune, këtu vlen të përmenden disa OJQ e në mesin e tyre “Ars Qendra” e cila tashmë si tradicionalisht për një javë organizon “Festivalin e teatrit për të rinj”, ku pjesëmarrës janë grupe teatrore të të rinjve nga e mbarë Kosova por edhe trevat tjera shqiptare, edhe kjo ngjarje e begaton jetën kulturore në Vushtrri si dhe ndikon në shkëmbimin e përvojave ndërmjet të rinjve.
(Autori është Profesor nga Vushtrria)

Vushtrria 2009, foto nga Hajdin Islami |
(Autori është Profesor nga Vushtrria)
Komentoni
Artikuj te tjere
Ramadan Mehmeti: Leter ish mikut Riza Halimit
Arbror Sulovari: Forumi fantazëm dekoron deputetin socialist
Kumtesë nga Partia Demokratike Kombëtare
Selim Hasanaj: Aliu
Agron Tufa: Simbolika e komunikimit politik
Komunikatë nga FBKSH
Kastriot Islami: “Hapja e kutive” në 2009...?!
Ilir Dardani: Hallduposllavet e politikes shqiptare
Selim Hasanaj: Tre libra pasqyrë për tri kultura
Naser Aliu: Shteti privat
Neki Lulaj: Evropa e hileve te mëdha
Agim Vuniqi: "Magic jack" dhe debati "open mind"
Sali Bollati: Çamëria nuk është fantazmë apo fantazi
Ramiz Dërmaku: Traditë e shqiptarit kurrë s'ka qenë të gjuaj gurin e ta mësheh dorën
Femi Cakolli: Një letër për një Krishtlindje!
Teki Dervishi: Sot nuk ka parti djathtiste ndër shqiptarë
Edmond Tupja: Kryetari, vjehrra dhe mullixhiu
Sotir Malësheva: Ç’më ka çuditur njëfarë Blerina Gjoka!
Arben Llalla: Gjashtëmujori shterp për zgjidhjen e çështjeve midis Maqedonisë dhe Greqisë
Arber Thesproti: ''Rroftë Republika e pavarur Islame e Çamërisë''