E shtune, 27.07.2024, 02:21 AM (GMT+1)

Mendime

Përparim Kapllani: Rrëshqitja e myslimanëve shqiptarë

E enjte, 31.12.2009, 08:56 PM


Kamxhiku i fanatizmit
Kamxhiku i fanatizmit
Rrëshqitja e myslimanëve shqiptarë


SINJALE TË FRIKSHME VIJNË NGA ETERI

Këto ditë në listën bajate “Cameria” është vënë në turrën e druve zonja Mirela Bogdani. Ca tipa të thekur, pa emër dhe mbiemër arritën gjer atje sa t’i dërgonin një letër Partisë Konservatore Britanike, duke u “qarë”, që zonja Bogdani na qenkësh islamofobe. Fyerje nga më të ulëtat dhe më ordineret janë dërguar në adresë të zonjës në fjalë, duke persekutuar në këtë mënyrë mendimin e lirë, që ka gjithsecili për çështje të ndryshme.

Kohën e kam shumë të çmuar dhe për një moment mendova, që këta injorantë dhe dallkaukë, që janë kundër Amerikës si puna e atij “Tano-s”, mjafton t’u bësh ndonjë “delete” dhe i hedh në koshin  e kibernetikës pa i lexuar fare.  Nuk është çudi që ndodhin gjëra të tilla. Unë mendoj se kjo është vetëm maja e ajsbergut e asaj propagande të ndyrë fetare, që bëhet kundër perëndimit dhe figurave më të mëdha të kombit shqiptar si Skënderbeu dhe Nënë Tereza.

Katastrofa
Katastrofa
Të mos çuditemi pastaj që na dalin terroristët e Dibrës, si vëllezërit Duka, apo ca morra të tjerë që ngrenë armën kundër aleatit më të madh të kombit shqiptar, SHBA-së. Këta njerëz nuk duhen neglizhuar. Duhet gjetur kohë që t’u përvishemi mirë e t’i vëmë me shpatulla pas murit, pasi nesër do të jetë shumë vonë, tmerrësisht vonë. Në rradhë të parë duhet të ngrihemi vetë ne, myslimanët e moderuar shqiptarë dhe t’u tregojmë që janë krejtësisht të izoluar dhe të pafuqishëm për të hedhur në erë tolerancën fetare.


Kam kërkuar edhe unë disa herë të më heqin nga lista “Cameria”, si një liste vulgare, ku janë mbledhur njerëz të pakulturuar dhe primitivë, por meqë nuk po më heqin, atëherë do t’u kthehem herë pas here me komentet e mia të shkurtëra, duke ua bërë të qartë, se kjo pakicë mjeranësh nuk përfaqëson shumicën dërrmuese të myslimanëve të vërtetë shqiptarë. Do shihemi shpesh! Ju premtoj!

Përparim Kapllani

 ______

Musa Efendiu duke folur kunder Flamurit Shqiptar
Musa Efendiu duke folur kunder Flamurit Shqiptar
P. S.


Në emër të redaksisë së revistës Shqiptari dhe komunitetit shqiptar të Rumanisë, e përkrahim reagimin e Përparim Kapllanit dhe shqetsimet e Mirela Bogdanit, dhe protestojmë energjikisht kundër kriminelëve të gjuhës shqipe që e kanë shndërruar në koshere islamike revistën talibaniste cameria yahoogroups.com duke shpërndarë mesazhe raciste kundër figurave legjendare të kombit tonë.

Me respekt,
Baki Ymeri,
Drejtor i revistës Kosova,
Kryeredaktor i revistës Albanezul / Shqiptari,
Anëtar i Këshillit Drejtues të Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë


(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora