E marte, 16.04.2024, 01:59 AM (GMT+1)

Mendime

Syle Beqiri: Intervista e Kadri Veselit dhe dilemat qe la pas

E enjte, 31.12.2009, 07:48 PM


Intervista e Kadri Veselit dhe dilemat qe la pas

Shkruan Syle Beqiri

Intervista e Kadri Veselit ish shef i te ashtuquajterit Sherbimi Informativ i Kosoves(SHIK) dhene per TV Klan, la shum dilema dhe paqartesi,ashtu sic edhe pritej.Intervista ka shume pjes te diskutueshme,po disa jane shume me te paqarta.
Veseli pretendonte, se Sherbimi i tij ishte shume profesional dhe ka bere pune te medha per Kosoven,fjala eshte pas vitit 1999.Sipas tij ne radhe te pare ky Sherbim e paska paralizuar Sherbimin serb, qe mos te veproj ne Kosove. Si fakt per kete e merr se SHIKU paska ,,punuar,, me 200 pjestar shqiptar te ish UDBes dhe nga ata qenka informuar, dhe paskan bere paralizimin e Serbis.Pyetja shtrohet, sa ke mund te paralizosh Serbin,kur vetem pak kilomtera nga Prishtina e ke Graqanicen ku Sherbimi serb eshte kembekryq dhe operon me shume lehtsi dhe ndjehet shume komod.E dini pse ndjehet shume komod??Sepse e ka perkrahjen e atyre 25 Sherbimeve te huaja qe qenkan ne Kosove, dhe qe Veseli i permend si shume dashamirse ndaj Kosoves.Nuk eshte vetem Graqanica, ku Sherbimi serb livadhis dhe perhap rrjetin e vete ne Kosove,jane te gjitha enklavat serbe ne Kosove,ku pala kosovare nuk ka as nji casje,sepse ato enklava kan marr bekimin e nderkombetarve si Jerusaleme te vogela serbe ne Kosove.
Veseli tha, kemi punuar me ish UDBashet, dhe na kan dhene informata, shume te dobishme per Kosven.Deri me tash as nji informat e dhene nga ata nuk ka dale ne opinion, qe te bindemi se vertet ata paskan skjaruar gjera qe kan vlere, dhe qe e kan torturuar opinionin shqiptar ne pergjithesi.Psh.ende spekulohet per vrasjen e Vllezerve Gervalla dhe Kadri Zeka dhe shume kush ne menyre individuale ,,bene zbulime,,duke akuzuar here njerin, here tjetrin per implikim ne ato vrasje makabre.Oficieret e UDBes qe kan vepruar ne Kosove, ose nuk kan pas njohuri per ceshtje te medha,ose paskan luajt me SHIKun si maca me miun.Nese SHIKu paska marr informata per keto raste per kur ruhen ato?
Personalisht une jam per Shtet ligjor, dhe jam kunder vrasjeve qe jane bere ne Kosove pas luftes, ndaj kujtdo qofte, edhe ndaj ish UDBashve.Por qe t´i vajtoj vrasjet e UDBashve nuk me vjen nder mend.Une mendoj se SHIKu me teper eshte marr me viktimat e UDBes se sa me vete UDBashet.Kishte pjestar te SHIKut qe ndjeheshin shume te knaqur, kur tregonin se filan viktima para Asllan Sllamnikut paska thene ,,o baci Sllamnik me lesho se vdiqa bre,,ose si i ka thene tjetri,,O baci Selim me lesho se edhe per nanen do te tregoj,, ose si X personin paskan desht me e dhunuar, pasatj knaqeshin qe X viktima qenka pshurr kur e paskan pas shkel,pastaj knaqshin si UDBashet paskan pas shume dashnore etj...Me keto zbulime knaqeshin dhe e ndjenin veten shume komod qe kishin ,,informata,,te tilla ne duar...Ishte edhe nji dukuri tjeter makabre.Shume me teper, disa pjestar te SHIK kishin respekt per UDBashet ,se sa per ndonji Intelektual qe ka dhene shume kontribut per kulturen tone,qe ata sherbtor te UDBes ju thonin se kan qene bashkpuntor tane,me nji fjale goditej truri dhe kultura e Kosoves.Krijohej pershtypja se tash ne Akademi duhej derguar Asllan Sllamnikun ,Muharrem Danin,Selim Broshen per kontributin qe paskan dhene ne torturimin e shqiptareve, dhe nga aty duehj perzan Intelektualet si Ali Aliu,Mehmet Kraja,Qani Mehmedi;Zenun Cela, Blerim Shala e shume te tjere(e di qe nuk jane te gjithe ne Akademi, po jane Intelktual, qe kan dhene kontribut)Ajo cka ishte me se shumti diskutabile ne intervisten e Kadri Veselit, ishin vrsajet e pas luftes ne Kosove, ne rrethana ende misterioze.Te pretendosh qe ke qene Sherbim profesional, dhe se ke pas partneritet me 25 Sherbime te huaja qe veprojkan ne Kosove, dhe mos te zbulohet as nji vrasje, kjo eshte pak si jo normale.Pastaj, Veseli thonte, se duhej dhene kohe instituticioneve te Kosoves qe ti zbulojn vrasjet.Shtrohet pyetja kush jane ato instituticione???Partit Politike?Kafenet?Tenderet?Mafija?Cilat jane ato instituticione?Nese deklaron se perveq Sherbimit tim, ka pas edhe Sherbime tjera vendore ne Kosove, dhe kemi bashkpunuar bashk,shtrohet pyetja pse nuk i zbuluat ato vrasje ju, sa ishit si Sherbim,por late plagen e hapur, per spekulime te vazhdueshme!!!
Pretendimi i Kadri Veselit qe SHIKu ka depertuar ne Beograd ne Kryemistri eshte shume qesharake, dhe nuk e beson as ai vete.Nuk eshte depertim, nese ndonji sherbim i huaj ju ka dhene ndonji informat periferike, qe nuk ndihmon  asgje.Ka edhe shume dilema ne ate intervist te sterzgjatur.Sipas raporteve nderkombetare, Kosova eshte nji aren e krimit te organizuar. Me kete vehet ne dyshim ajo qe pretendonte Veseli, se ato sherbime te huaja ne Kosove na e duan te miren.Shume nga ato sherbime jane pjese  e Mafis dhe e te keqes ne Kosove.Nese Veseli dhe bashkemendimtaret e tij kan perfituar nga ato sherbime, populli shqiptar nuk ka perfituar asgje, dhe per kete flet me se miri varferia e skajshme dhe zbehja e cdo vlere ne te gjitha hapsirat shqiptare.Hajt Mirupafshim ne Vitin 2010!


(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora