E shtune, 27.07.2024, 03:14 AM (GMT+1)

Mendime

Haxhi Osmanaj: AAK, LDD dhe AKR janë alternativa, vlen të mbështeten

E merkure, 30.12.2009, 08:16 PM


AAK, LDD dhe AKR janë alternativa, vlen të mbështeten

Nga Haxhi Osmanaj

PDK:ja po harton rregulla të reja të lojës përderisa LDK:ja po orvatet t’ju përshtatet kushteve për pjesëmarrje në lojë. AAK:ja ka arsye të jetë e shqetësuar dhe LDD:ja së bashku me AKR:n ka mundësi të ndihen të mashtruara nga lëvizjet e PDK:s. Një gjë vërehet të jetë e qartë – nga PDK:ja do dalë një subjekt i ri politik në përbërje të aktivistëve që nuk ishin të inkriminuar në veprimet e errëta të SHIK:ut .
Arsyeja e mbajtjes së referendumet parlamentar në Kosovë para kohës së paramenduar është shtimi i presionit të EULEXIT tek aktivistët e SHIK:ut dhe frika e kryesisë së PDK:s që është direkt e inkriminuar në veprimet e pa ligjshme të SHIK:ut gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Ky presion i EULEX:it ka nxituar huti në mjediset e PDK:s. Kjo huti ka gjasa të përfundon me ndarjen e PDK:s në dy formacione (ata të SHIK:ut dhe ata të UCK:s).
Rezultati i votimeve nuk është arsye e prishjes së koalicionit PDK & LDK. Arsyeja e prishjes së koalicionit në mes të PDK:s dhe LDK:s është forma e frymëzimit dhe metodat e veprimit si dhe koordinimi i ecurive të këtyre dy subjekteve politike që dallojnë rrënjësisht njëra nga tjetra. PDK:ja është një subjekt politik me dilema shumë të mëdha të sinqeritetit saj. PDK:ja nuk ka aspiratë të konkretizuar në formë kohore për të ardhmen e shoqërisë kosovare. Kjo parti është më tepër karrieriste dhe krejtësisht e varur nga mbështetja e politikës ndërkombëtare për Ballkanin. LDK:ja është subjekt politik me aktivist të stërvitur nga kohërat e ish regjimit komunist në vend. Kjo përvojë politike e bënë ketë subjekt politik të tregohet më vigjilent në momente të caktuara. Por LDK:ja është një ndër subjektet politike në vend që i ka dhënë korrupsionit një legjitimitet duke mos e luftuar atë dhe duke u bërë vet pjesë e saj.
Hartimi i rregullave të lojërave politike që PDK:ja po bënë përpjekje ti hartoj dhe në ketë formë të largohet nga LDK:ja dhe distancohet nga veprimet e turpshme të SHIK:ut nuk do të jenë produktive as për PDK:n as për LDK:n. Kjo lëvizje tash më e pa shmangshme do të kalon në favor të subjekteve tjera politike në vend. AAK:ja me filozofin e saj politike se qeveria po bije si pasoj e dështimeve dhe jo si pasoj e rezultatit të referendumit po bindë popullin gjithnjë e më shumë se, LDK:ja është parti e brishtë dhe nuk më kaçik ndikimi ndërsa PDK:ja është një parti e dështuar nga vetë fakti se në Graqanic ajo toleroj instalimin e kuvendit të komunës pa përdorim të simbolit kombëtar dhe himnit shtetëror.
Ata të cilët kanë pritur diç nga referendumi i fundit në nivele komunale në Kosovë kanë arsye ta ndiejnë veten të mashtruar ndërsa ata të cilët nuk kanë dalë në referendum tani kanë mundësi reale ta ngritin zërin e tyre në referendumin parlamentar duke votuar për ndryshime rrënjësore në parlament, duke votuar kundër korrupsionit në mesin e organeve të policisë, drejtësisë dhe qeveris – duke votuar për opozitën me AAK, LDD dhe AKR. Kjo trojkë ka mundësi objektive ta vënë vendin në binarë dhe ta orientoj atë drejt një zhvillimi ekonomik dhe shoqëror – drejt anëtarësimit në familjen e bashkësisë Evropiane.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora