Mendime
Ramiz Dërmaku: Kur do të vetëdijesohemi e ta duam atdheun, më tepër se sytë e ballit
E merkure, 30.12.2009, 08:53 PM
PLAGE KURBETI
KUR DO TE VETEDIJESOHEMI E TA DUAM ATDHEUN, ME TEPER SE SYTE E BALLIT.
Nga Ramiz Dërmaku
Eshtë e vërtetë se kurrë se kamë harruar dhe nuk do ta harroj portretin dhe fytyrën e nënës sime. Të freskëta i kam fjalët që mi thoje për Atdheun-Kosovën, për historinë, kulturën, trimërinë, shkollën shqipe.., dhe për kombin.
Se sa e rëndë është plaga e gyrbetit, e dijnë vetëm ata që jetojnë vite te tëra largë vendlindjes. Gyrbeti është një mallë që të djegë, një jetë e ftohët akull dhe pa kurfarë përspektive. Jeta nepër rrugët e diasporës, është një jetë e shkëputur nga realiteti ynë, pra nën mëshirën e të tjerëve, ku je i nënçmuar, i shkelur dhe i përbuzur nga të gjithë. Jetë shumë e vështirë zhvillohet në gyrbetë (diasporë), jetë plotë vuajtje, mallë, dhembje, e brenga.., deri kur do të qëndrojmë në mërgim..., deri kur do të do të bredhim metropoleve të Europës e botës ? ! . Kur do të vetëdijësohemi e ta duam Atdheun më tepër se sytë ballit ? ! ..., vështirë është të thuhet sot, këtë më së miri do t'na tregoj koha. Edhe unë jamë një mërgimtarë në mesin e shumë mërgimtarëve, jamë njëri nga ata që e lëshova Kosovën - familjen e Atdheun,( nëna ime e dashur) por pa e harruar kurrë. Po kalojnë vite te tëra që s'të kam parë, e s'ta kam dëgjuar gjëmën e zërin. Se kam parë dhunën e presionin që ushtroi regjimi kriminel serbë ndaj popullit tim. Zërin po ta dëgjoj shumë rrallë përmes telefonit, ndërsa dhunën, presionin, rrahjet..., po i shoh nga një herë përmes RTSH-rë, shtypit, takimeve me bashkëatdhetarë, por mos mendo.., se të kamë harruar e dashura nënë. Një natë ëndërr mu diftua nëna e shtrirë në kanape nga sëmundja e frymëmarrjes. Eshtë e vërtetë se kurr se kamë harruar fytyrën tënde, ajo më shoqëron dhe më përcjell kudo, Kjo është edhe e arësyeshme sepse ju ishit e do të jeni më e dashura, dashuria ndaj nënës nuk matet ajo ndjehet e ngroh trupin i jepë shpirtit gjallëri-jetë. Ditët kur ju ishit e sëmuar ishin dhe gjithmonë do të mbesin gjëja më e rëdë në jetë time. E dija se para se të vdisni ishit mërzitur për mua: Më kërkove edhe ne momentet më të rënda ,ne ato momente kur orvateshit për jatë apo vdekje. Të kërkojë falje që nuk munda të ju shohë të gjallë dhe t'i ndërroj disa fjalë me ju, të ju puthë ne fytyrë dhe ne faqet e mbushura me rrudha nga të cilat kalonin lotët e mallit për mua. Kur anëtarët e familjes sime të pyesnin ? A ta thirrim Ramizin, me lotë në sy thoje jo. Thoje Jo, Jo nga dëshira jote, por nga frika që kishe nga pushteti sllavë, i cili më ndoqi hap pasë hapi. O nënë e dashur, unë s'mund ta kuptoj as sot se sa të kam dashurë dhe sa e sa herë kam qajtur i vetmuar, këtë e di vetëm ZOTI. Po kalon edhe viti i gjashtë nga vdekja e jote, pa ty jeta më duket më e errët, ditët, javët, muajtë e vitet më të shkurta. Nuk jam i vetmuar vetëm unë, o nëna ime e dashur, por me mija e mija të rinjë, burra, gra, pleq e fëmijë...
Të freskëta i kamë këshillat dhe fjalët që mi thoje. Ike o nënë, e dashurë sikur bora që shkrihet nga dielli, por në mendjen e shpirtin tim do të mbesin fjalët, këshillat dhe edukata jote. Feja thotë: Cdo shkuarje është këthim ? ..., ndoshta një ditë do të kthehemi.., apo do të takohemi me ju.., kurrë. Fëmijët e mij që i pata lënë në pelena akoma si kamë parë, tani ata janë rritur, dhe po më thonë në telefon.., babi.., babi.., ne edhe me të pa diku.., nuk të njohim.. . , jetë është kjo..., për ne kurrë s'ishte mirë.Shumë shpeshë më kujtohet zëri i juaj i ëmbël, kur na ftoje për tu zgjuarë për të shkuar në shkollë, në punë... për të ngrën, etj. Por kur ktheheshime uleshim në sofrën tonë të mbushur.., me; bukë, kripë e zemër, ne atë sofër ku mungonin gjërat më elementare, por e pasur me dashuri, respekt, humanitet, solidaritet..., na këshilloje, na mësoje, e vetë shumë pakë haje.., sepse na mungonte buka. Ne e dinim se ju kishit uri, por nga dhembja e dashuria që kishit ndaj nesh sakrifikuat vehtën tuaj. Edhe motëra ime tani ka tre fëmijë, unë ata akoma nuk i njohë dhe ata s'më njohin mua. Por e dij se ajo uaa përsërit shpesh emërat pra edhe timin. sepse kjo është traditë e jona. O nënë e dashur shkove pa ta thënë fjalën e fundit, atë fjalë që e ke pritur atë ditë..., atë mesnat.., atë momentë kur i mbylle sytë. Gjelbërimi e ka kapluar çdo skaj në mërgim, të gjithë njerëzit lëvizin-ecinë, shkojnë në punë, shkollë..., të gëzuar, e ne shqipëtarët të shkatërruar jo vetëm nga puna e rëndë fizike qe bëjmë por edhe nga gjendja e vështië ekonomike, politike e soiale që po mbretëron në Kosovë, po e dëmton rëndë gjendjen shpirtërore. Asgjë nuk është e bukur në mërgim, asë lulet, asë drandofilat, asë rrugët, asë fontanat e ujit, asë.., nga malli e mërzia fillova t'i shkruaj këta rreshta, ne mënyrë që të ngopem duke qarë, sepse një fjalë popullore thotë: Helmi e nxjerrë helmin. Mendojë orë e netë të tëra, se së shpejti do të këthehem ? ! l Akoma pa vendosur definitivishtë që të kthehem e pyes vehten ? Ku të shkojë, çka të bëjë, çka të punojë.....,a'mund ta durojë fëmiun duke qajtur për një kafshat goje. Ju na prisni, e ne jetojmë me shpresë se një ditë do të këthemi ?.

Komentoni
Artikuj te tjere
Haxhi Osmanaj: AAK, LDD dhe AKR janë alternativa, vlen të mbështeten
Faik Krasniqi: Gezuar Viti i Ri
Skënder Gashi: Bukëpërmbysët aktivizohen kundër Rugovës
Kalosh Çeliku: Nusja me pashterk? t? kuqe q? nuk e zbrit?m nga koçia
Ramiz Dërmaku: Çka duhet të disponojë gazetari i radios dhe televizionit
Neki Lulaj: Gënjeshtrat dhe trillimet e enciklopedisë antishqiptare
Faik Krasniqi: Kombi''maqedonas'' drejt zhdukjes
Tërnoci Press: Sa vlen një deputet?!
Hajdin Islami: Të veçantat e vitit 2009 për Vushtrrinë
Ramadan Mehmeti: Leter ish mikut Riza Halimit
Arbror Sulovari: Forumi fantazëm dekoron deputetin socialist
Kumtesë nga Partia Demokratike Kombëtare
Selim Hasanaj: Aliu
Agron Tufa: Simbolika e komunikimit politik
Komunikatë nga FBKSH
Kastriot Islami: “Hapja e kutive” në 2009...?!
Ilir Dardani: Hallduposllavet e politikes shqiptare
Selim Hasanaj: Tre libra pasqyrë për tri kultura
Naser Aliu: Shteti privat
Neki Lulaj: Evropa e hileve te mëdha