Mendime
Blerim Kastrati: Kadri Veseli i SHIK-ut u përpoq t'u shiste gogla shqiptarëve
E shtune, 02.01.2010, 07:27 PM
Demagogji dhe ballafaqim spiunesh në një emision televiziv
KADRI VESELI I SHIK-ut U PËRPOQ T'U SHISTE GOGLA SHQIPTARËVE
Bashkëpunëtorët e SHIK-ut si rrjetë e merimangave, tashmë brenda institucioneve janë ngritur në këmbë, dhe si një aparat i tërë shtetëror me gjithë arsenalin e tyre janë vënë në luftë kundër rastit “Bllaca”, për ta devijuar nga pista e hetimeve. Në këtë luftë po marrin pjesë ministra, zëvendësministra, zyrtarë policie, deputetë, zyrtarë partiakë, spiunë, gazetarë dhe media. Dhe e tëra kjo është e orkestruar nga një dirigjent, nga SHIK. S'do mend se Nazim Bllaca ka pranuar se qe pjesëtarë i SHIK-ut dhe se është kriminel. Po këtë profesion e mësoi në SHIK. A mos ndoshta e tëra kjo ngjason me një konflikt spiunësh dhe kriminelësh, që kur i shpenzojnë interesat e sulmojnë njëri tjetrin ?
Nga Blerim Kastrati (MA Shkencave Politike)
Trik spiunësh. Kjo do të duhej paralajmëruar në uverturën e emisionit të intervistës së Kadri Veselit- shef i SHIK shfaqur më 29 dhjetor, si premierë nga TV KLAN Kosova. Që në start të intervistës u publikua lidhja e ngushtë miqësore ndërmjet Kadri Veselit dhe Baton Haxhiut- ish mik i konfirmuar i Jovica Stanishiqit (ish shef i UDB-së serbe). U pa se Kadri Veseli ja paska zënë bishtin me derë Baton Haxhiut. Engjëlli, Kadri Veseli filloi të rrëfehet, dhe sigurisht foli si pjesë e një skenari të parapërgatitur për ta devijuar hetimin për rastin “Bllaca”. U përpoq t'u shiste gogla shqiptarëve. Doli në ekran, tha se i ka duart e pastërta. Sepse muajt e fundit nuk fle rehat. I është prishur qetësia. Derisa ky fliste për gjurmët, shikuesit shihnin ujkun në ekran që aktronte qengjin. Dha përshtypjen se s'ka bërë mëkate. I veshur me kostum, e pa kollare, ishte impresiv me mimikën e tij të pa sinqertë prej spiuni. I shfaqur për herë të parë duke dhënë intervistë në televizion, ishte mediokër dhe nuk u dallua për ndonjë kapacitet të thellë intelektual. Foli me një fjalor të pasur për veprimtarinë e tij patriotike, për të bëmat e tij, dha vetëlëvdata për patriotizëm që zakonisht janë stacioni i fundit i horrave.
“Ndershmërinë” e tij e prezantoi dhe u promovua si politikan i së ardhmes, ose spiun zyrtarë. Na rrëfeu fabulën për të bëmat e tij prej Supermeni, a të Xhejms Bondit 007, se qe po kaq i shkathët, e qe infiltruar e depërtuar në kabinetet e Koshtunicës dhe Tadiçit në Beograd?!- Çudi! Nëse paska punuar për sigurinë kombëtare, çfarë bëri dhe përse nuk parandaloi aktivitetin e strukturave paralele serbe në Kosovë. I rrëshqiti gjuha dhe "konfirmoi" se Nazim Bllaca s'ka qenë bashkpunëtor i tij. "Konfirmoi" se Azem Syla “Daja i Madh” dhe Xhavit Haliti “Zeka” s'kanë qenë në SHIK. Padyshim se kjo intervistë do shfrytëzohet si dëshmi materiale në gjyqin “Bllaca”. Ky qe qëllimi bosht dhe prapaskena e tij e daljes publikisht në TV KLAN. Më këtë intervistë Veseli ka synuar të dëshmojë se ende është i pushtetshëm duke zënë në gojë disa herë mikun e tij Hashim Thaçin, dhe njashtu u përpoq ta heq frikën të bashkëpunëtorët e tij, nga ndonjë hetim i mundshëm policor. Dhe njëkohësisht për t'i kërcënuar ata të mos dezertojnë, të qëndrojnë në hije e mos flasin publikisht për SHIK-un. Engjëlli, Kadri Veseli bëri thirrje për zbardhjen e vrasjeve politike, sepse është i sigurt se më 24 prill 2009 janë vjedhur dëshmitë në dhomën e policisë në Prishtinë. Dha mesazhe se vazhdon të "studioj" vazhdimisht, që nënkupton se ky e vazhdon ta ushtroj zanatin e vjetër të pas kuintave.
Bashkëpunëtorët e SHIK-ut si rrjetë e merimangave, tashmë brenda institucioneve janë ngritur në këmbë, dhe si një aparat i tërë shtetëror me gjithë arsenalin e tyre janë vënë në luftë kundër rastit “Bllaca” për ta devijuar nga pista e hetimeve. Në këtë luftë po marrin pjesë ministra, zëvendësministra, zyrtarë policie, deputetë, zyrtarë partiakë, spiunë, gazetarë dhe media. Dhe e tëra kjo është e orkestruar nga një dirigjent, nga SHIK. Me gjithë dirigjimin shihet një kakofoni zërash e akuzash ndaj rastit “Bllaca”, që reflekton manipulimin e rastit. Kalorësit e betejës së “Bllacës”, Gani Geci (LDD) e Adem Salihaj (LDD) kanë trembur SHIK-un, se Viti i Ri do sjellë CD të re me dëshmi për SHIK-un. S'do mend se Nazim Bllaca ka pranuar se qe pjesëtarë i SHIK-ut dhe se është kriminel. Po këtë profesion e mësoi në SHIK. Tha se vet është dorasi dhe e ka vrarë spiunin e Serbisë Ibush Kllokoqin (1999) dhe ka vëzhguar spiunin tjetër Selim Broshin. Por në intervistën televizive në TV Klan Kosova u mësua se këta dy persona ishin përpunuar nga Kadri Veseli si shef i organizatës SHIK. Ky vet e shpjegoi këtë në TV. Atëherë a ka pasur lidhje logjike bashkëpunimi jo të drejtpërdrejt në mes dorasit Nazim Bllaca dhe Kadri Veseli? Kush qe urdhërdhënësi i dorasit? Kjo duhet sqaruar nga EULEX.

Komentoni
Artikuj te tjere
Asllan Dibrani: Festat e krishtlindjeve tek shqiptarët dhe skandalet e Anastas Janullatos...
Albert Zholi: Flet Drejtoresha e Përgjithshme e Arkivave të Republikës së Shqipërisë, Nevila Nika
Femi Cakolli: Përgjigja ime për ekstremistët islamikë?
Përparim Kapllani: Rrëshqitja e myslimanëve shqiptarë
Selim Hasanaj: Shpendi
Blerim Uka: A na duhet një Parmentier shqiptar ?
Kadri Veseli: Historia ime
Syle Beqiri: Intervista e Kadri Veselit dhe dilemat qe la pas
Mirela Bogdani: Përgjigja ime për ekstremistët islamikë
Kalosh Çeliku: T?rbimi i kalemxhiut melez para Vitit t? Ri
Ramiz Dërmaku: Kur do të vetëdijesohemi e ta duam atdheun, më tepër se sytë e ballit
Haxhi Osmanaj: AAK, LDD dhe AKR janë alternativa, vlen të mbështeten
Faik Krasniqi: Gezuar Viti i Ri
Skënder Gashi: Bukëpërmbysët aktivizohen kundër Rugovës
Kalosh Çeliku: Nusja me pashterk? t? kuqe q? nuk e zbrit?m nga koçia
Ramiz Dërmaku: Çka duhet të disponojë gazetari i radios dhe televizionit
Neki Lulaj: Gënjeshtrat dhe trillimet e enciklopedisë antishqiptare
Faik Krasniqi: Kombi''maqedonas'' drejt zhdukjes
Tërnoci Press: Sa vlen një deputet?!
Hajdin Islami: Të veçantat e vitit 2009 për Vushtrrinë