E marte, 15.10.2024, 01:07 PM (GMT+1)

Mendime

Eduard M. Dilo: ''Jemi shqiptare'' - i thashe...

E shtune, 02.01.2010, 07:49 PM


Eduard M. Dilo

" JEMI SHQIPTARE " -i thashe...

 Ishte dite korriku.Ne ate salle gjyqi te mbushur me gjimnaziste  ,  zhvllohej nje tragjedi nga ato qe dhe Shekspiri i madh do ta kish zili..., se me siguri do shkruante nje kryeveper tjeter.

  Sa tragjedi te tilla u luajten mbi  jeten e atyre njerezve krejt te pa fajshem ; sidomos ne qytetin jugor , ne ate qytet te gurte  te lashte e historik , ku kish lindur dhe  "prijesi" nje diktator i rralle ne  sojin e diktatoreve.

   Shume te zellshem ishin ,sidomos ne ate djep kulture ,ata  qe perfaqesonin e predikonin plot pathos mesimet e partise  dhe te diktatorit.

   I kthyer vertete nje qytet policor ,kudo qe te shihje dhe hidhje veshtrimin , ne cdo kend rruge dhe rrugice shtruar me kalldrem gjithe mozaike,  do te shihje  ato fytyra  te fishkura e  thatanike me sy si gjarperinj qe  te ngjallnin tmerr.

Ne kete fryme  te tmerreshme  diktatoriale  zhvillohej    drama qe  pershkruajme.

   Civilat thatanike  me ata syte djallezore qe i "shetitnin" andej - kendej,  fytyre lige ishin te pranishem ne ate salle.

  Prokurhorri, nje  meso burre me ate ze te cjerre e aspak njerezor, vendosur nje pale syze  jo se i kish te nevojeshme , por per ti dhene rendesi postit   therriste e cirrej   sikur te ishte ne maje te malit  jo ne sallen e gjyqit.

  Gjykatesi, fill pas tij , "shkelqyshem"  bente dhe ai detyren e partise,   ulerinte e skuqej deri tek veshet  ,  kish merak  mos ngelej me mbrapa prokurhorrit....

e pastaj merrte verejtje si zbutes i luftes karshi armikut "te kllases"!

  Deshmimtaret e rreme,  qe mesimin e eproreve nuk e kishin pervetesuar mire, filluan te qanin mbasi degjuan zerin e te pandehurit qe u tha qartas:

 "Shteti pa spiunazh nuk mund te jetoje,por kujdes se spiunat pasi i shfrytezon i zhduk!"

Dridheshin mos nuk riperteritnin  mire shprehjet qe u kishen mesuar shoket e hetuesise dhe pastaj mjere ata.

  -"Si ky do t’ju bejme "-u qene kercenuar xhelatet me veglat e torturave ne duar atje ne bodrumet e erreta e plot lageshti , hekura nder mure e pllanga gjaku , te burgut ku diktatura enveriane bluante jete njerezish.

I burgosuri,  burre trim e i vendosur, nje shqiptar i vertete edhe pse  ishte  sfilitur nga torturat cnjereziore qe kish kaluar ne ato muaj ferr te hetuesise, prape mbahej e  nuk ja bente syri  terr.

Kishte te drejte, vetem te drejte, ishte krejt i pa fajshem per ato qe akuzohej, ndaj dhe  nuk i trembej drames qe luhej ne kurrizin e tij.

 Nga sa e kishin kercenuar ne ato kater muaj hetuesi dhe menyra se si po zhvillohej gjyqi, mori parasysh qe e priste denimi kapital.

  Gjyqi zgjati dy dite.Ne te  u lakua shume emri i te vellait, nje ish shok klase me diktatorin, qe ne kohen e luftes ishte nje nder eksponentet e  B.K.

  Diktatori i kish kerkuar bashkpunim e i kish ofruar poste shume te larta , por Ai nuk kish pranuar.

Ai luftonte  per Kombin dhe asnjehere nuk e shkonte nder mend te luftonte si diktatori kundra kombit!

 I pandehuri  i drejtohet trupit gjykues :
" gjyqin tim zhvilloni apo te vellait qe kam tani   afro 30-te vjet pa e pare.

Per here te fundit e pashe ne betejen e Barmashit,

 kur une rene ne toke i plagosur rende , pashe fytyren e komandantit, vellait tim , qe po me lidhte plagen.

Predhen e kam akoma ne trup....

...nuk kuptoj pse dridhen e qajne  deshmimtaret , njerin e njoh se e kam bashkefshatar, ndersa tjetrin per te paren here e njoha ne seancat e hetimit....;     

...profesore
kujdes!  Nxenesit tuaj po e humbasin provimin".

Ironizoi ai xhelatet qe kishte perballe dhe vazhdoi i patundur ne fjalen e tij:

"Ju e dini mire c’denim u jep Zeusi te pa-afteve.

  Jam i sigurt se nuk do te jete e larget koha kur disa nga ju do te ini ne karrike qe  jam une sot".

Xhelatet te zverdhur nga sa degjonin ngrine nga guximi i te pandehurit. U dukej sikur vete Zeusi zgjidhte cilin te qellonte me rrufe.

Nje
polic e terhoqi nga rrobat per ta ulur poshte.

-Hidhni prangat dhe ne izolim urdheroi prokurhorri.

-Jo
foli nje nga gjykatesit. Ai sot eshte perpara nesh qe te mbroje te drejten e tij.

Salla e mbushur me  gjimazste, filloi te flase:

 " lirojeni,lirojeni eshte i pa fajshem, deshmimtaret vetem genjejne; keshtu na meson partia?

  Kjo eshte drejtesia qe na predikoni ne shkolle….!"

Gjyqi po merrte nje drejtim tjeter, ndaj u kerkua prej drejtuesve pushim, e nxenesit u shperndane...

Gumzhinin   kalldremet e qytetit  nga zerat e te rinjeve jo djallezore: "eshte krejt i pa fajshem....,

sa keq qe e denojne kot....,si genjejne  e  qajne deshmimitaret....,  te jeni te sigurt  qe do ta lirojne...s'ka fare faj....etj. etj...!"

 Pas pushimit filloi seanca tjeter , por me nje ndryshim.

Ne salle ishin vetem fytyre fishkurit dhe ne rreshtin e pare te karrikeve ulur prane njeri tjetrit vellai i madh i te akuzuarit me nipin e tij akoma te pa rritur.

I akuzuari hodhi syte nga njerzit e pakte qe ishin ne salle.

Rron mor vella , po vellai tjeter rron apo ka vdekur?

  Rron ju pergjegj  vellai , por i semure ne shtrat prandaj nuk erdhi sot ketu.

  I pandehuri , brenda kangjellave dhe policeve qe e rrethonin mori pamjen e nje luani qe pret te sulmoje.

Kryeprokurhorri  ngriti dosjen e hetimit dhe e drejtoi nga i akuzuari, trupi gjukues dhe salla.

              Eshte firma jote ketu i pandehur?

Po firma ime dhe njolla gjaku ;  mori fryme me veshtiresi dhe vazhdoi.  Ate firme ma kini marre  ne kapitje pas torturave te tmerreshme.

Neve nuk perdorim tortura ne hetime, folen njezeri "njerzit e drejtesise".

Po keto c'jane u pergjigj i pandehuri dhe ngriti lart kemishen e trupit.

 

Familjaret ne salle , u drodhen kur pane ate trup te sakatosur nga torturat. Nxire nga goditjet , plage  te pa sheruara nga djegiet me cigare dhe hekur te skuqur...

Kurajo i foli vellai nga vendi ku ishte ngritur me kembe mbeshtetur ne bastunin e pleqerise ardhur para kohe.

 Dy pika loti zbriten ne faqet e nipit te parritur.

Pusho armik i popullit dhe partise, tradhetar i atdheut , reaksionar...  dhe cfrynte me jarge qe i vareshin nga goja qafderrit prokurhorr.

I akuzuari me nje ze qe kumboi ne ate salle te zbrazur  ju pergjigj :

"Mos ngaterro Atdheun dhe popullin me partine .Atdheu dhe populli jane Shqiperia.

Partia eshte nje organizate e perkoheshme, partia..."

Plumbin kokes , plumbin kokes , vareni tek sheshi bertisnin fytyre fishkurit nga salla.

 U kishte nenvleftesuar nenen parti dhe s'mund ta duronin.

Drejtesi foli vellai me nipin dhe zeri i tyre doli si gjemim nga salla e atij gjyqi ne ate tragjedi te vertete qe luhej ne fillimin e Korrikut te viteve '70 , ne qytetin e gurte djep kulture i Atdheut tim.

Kryeprokurhorri urdheroi mbylljen e seances per ate dite. Ishte shume i lodhur.

Diten tjeter pas disa oresh seance gjyqesore u dha nje denim me burgim te gjate ose "heqje lirie"  si ishte norme te thuhej  ne ate sistem qeveritar udhehequr nga nje bande kriminelesh  dhe partia "famemadhe".

Liri , vetem emrin kish te tille, se  per  te s'kish patur kurre, asnje here qekurse diktatura ishte istaluar.

Vellai i plakur para kohe   u ngrit nga karrikja dhe me bastunin ne dore u drejtua nga vellai i vogel per ta takuar. Nje polic e pengoi, por nje nga gjykatesit foli: -lejoheni  ta takoje vellane, ai tani eshte gjykuar.

Te kesh Zotin  me vehte se njerzit te denojne  dhe e perqafoi.

Kryeprokurhorri , kryetari i gjukates hidhnin syte si  nga vellezerit dhe nga gjykatesi qe foli.

  Prangat folen te dy njezeri dhe ne qeli..

Denimin i pa fajeshmi e kaloi  ne  nje nga burgjet tmerr te atij vendi, punoi e u sakateps  ne galerite e thella te nxjerrjes se mineraleve.

Per hir te se vertetes po shkruaj dhe nje nga momentet te jetes se tij ne burg qe me ka treguar vete.

-
Nje te Diel , dite pushimi ne kamp pas revoltes qe beme nga mijerat e te denuarve me afrohet nje mesoburre prane dhe kokeulur me thote :

" M
e fal njemije here, me fal per ato qe te kam bere...

  nuk me kishte shkuar kurre ne mendje  se do te perfundoja ketu. Ti kishe plotesisht te drejte ate dite ne sallen e gjyqit  ne c'do gje qe shprehe.  Gjithashtu  te drejte pate kur na u drejtove  duke na thene : nuk do te jete e larget koha kur disa nga ju do te ini ne karriken qe  jam une sot ."

Ishte nje nga xhelatet e pranishem ne gjyq qe i sherbente diktatorit.  Ishte penduar dhe kerkonte ta rifillonte jeten.

Ndava ne mes   mollen qe kisha ne duar dhe gjysmen ja dhashe atij.

             Jemi Shqiptare -i thashe...

 Me pa drejt ne sy, e mori me kenaqesi dhe me falenderoi. Nuk e pashe me me .

 Nga nje miku im mesova se e kishte vrare roja nje nate.

  Gjoja deshi te arratisej nga burgu me tha miku.

Ndodhi te zakoneshme keto ne burgje vazhdoi dhe psheretiu thelle.

Kur ish i pandehuri doli  andej gjalle, nuk jetoi gjate. Edhe pse i ri ne moshe, nderroi jete  , pa pare kurre nje dite  te lumtur.


(Vota: 57 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora