Mendime
Mexhid Yvejsi: Zoti, shqiptarët dhe gjuhëtarët
E shtune, 02.01.2010, 07:53 PM
ZOTI, SHQIPTARËT DHE GJUHËTARËT
Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Zoti
Të gjithë popujt, kudo në botë, besojnë në Zot. Vetëdija për Zotin është e mishëruar thellë në mendjen, zemrën e shpirtin e njeriut. Plutarku në një rast pat thënë:
“Njeriu mund të gjej vendbanime pa mure mbrojtëse, pa shkrim, pa shkolla, pa teatro, por një qytet pa objekte fetare, ku adhurohet Zoti, askush s’e ka parë dhe as që ka për ta parë!”
Historiani dhe encikopledisti i njohur James Hasting, në veprën “Encyclopaedia of Religion and Ethics”, shkruan:
“Nuk ka popull në rruzullin tokësor ose nuk ka gjuhë që është pa emrin e Zotit”.
Zoti dhe shqiptarët
Shqipëtarët, si popull besimtarë, i përqafuan dy religjionet monoteiste më të përhapura në botë, Krishterimin dhe Islamin dhe i shërbyen me devotshmëri aq sa u bënë shembull edhe për popujt më të mëdhenj, më të zhvilluar e më të përparuar!
Dallohen shqiptarët nga popujt tjerë edhe për një gjë: në gjuhën shqipe përdorën disa emra për Krijuesin e Gjithësisë, e quajnë Zot, Allah, Atë, Hy, Perëndi, duke e respektuar secilin emër të Tij.
I pari dokument i gjuhës së shkruar shqipe, për sa dihet, “ Formula e Pagëzimit” (1462) fillon me emrin e Zotit (Atit). Kurse libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe, për sa dihet deri më sot, “Meshari” i Gjon Buzukut, (1555), është një libër për t’i shërbyer Zotit.
Dy nga shqiptarët, poetët, shkrimtarët më të shquar të letërsisë shqiptare, Naim Frashëri dhe Gjergj Fishta, në veprat e veta, fjalën më të përdorur e kanë, pothuajse, fjalën Zot, Perëndi... Kështu ishte dikur, në të kaluarën, por çka ndodhi më vonë? Ndërhyri një dreq! Mos o Zot më keq!
Zoti dhe gjuhëtarët
Gjuhëtarët tanë thonë:
“Pas çlirimit (lexo: robërisë komuniste-ateiste) gjuhësia jonë bëri hapa cilësore përpara në përvetësimin e metodologjisë materialiste-dialektike të njohjes dhe të shpjegimit të fenomeneve shoqërore nga pikëpamja e teorisë marksiste-leniniste, duke kapërcyer një varg konceptesh të gabuara, të trashëguara nga e kaluara”.
Duke u bazuar në këtë metodologji të zbatuar në “shkencën marksiste leniniste”, gjuhëtarët shqiptar vendosën rregullat e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. Në Tiranë, që asokohe sundohej nga tiranët; me 25 Nëntor 1972, tetëdhjetë e shtatë (87) delegatë miratuan rezolutën e Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. Në atë Kongres, ndër marrina të tjera, u vendos që emërtimet e funksioneve zyrtare e shoqërore, të shkruhen me shkronjë të madhe, (të gjitha fjalët që hyjnë në përbërjen e tyre, me përjashtim të nyjeve). P.sh. Sekretari i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë. (Kapitulli VI, paragrafi 74).
Kurse, jashtë çdo rregulli, ose norme, duke e mohuar edhe traditën u vendos që emrat e përveçëm Allah, Zot, Hy, Perëndi të shkruhen me shkronjë të vogël! ! (Kapitulli VI, paragrafi 75).
Nuk u mjaftuan vetëm me kaq gjuhëtarët shqiptarët, në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, të botuar në Tiranë më 1980, ribotuar në Prishtinë 1981, hartuesit gjuhëtarë fjalën Zot e shpjegojnë kështu:
“Zoti, sipas parafytyrimeve fetare e mistike, qenia më e lartë e mbinatyrshme, e trilluar nga fetë e ndryshme, e cila gjoja ka krijuar botën, qëndron mbi të dhe drejton gjithëçka, perëndi, s’ka zot. Nuk i besojmë zotit”. (Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe, Tiranë, 1980, ribotuar në Prishtinë më 1981, faqe 2248).
Përndryshe, Fjalori Amerikan i Gjuhës Angleze, gjuhës më të përhapur në botë, sa për të bërë një krahasim, me Fjalorin e gjuhëtarëve tanë, fjalën Zot (God) e shpjegojnë kështu:
“Zoti, krijuesi dhe sunduesi i Gjithësisë, i përhershmi, Qenia Supreme, i plotëfuqishmi, i plotëmëshirëshmi, i adhuruari nga njerëzit”.
(New Webster’s Dictionary of the English language, faqe 210, botuar në New York dhe Chicago më 1975).
Shrohet pyetja: ku mbetëm, ne shqiptarët, duke u bazuar në “shkencën” marksiste-leniniste edhe në gjuhësi, këtë e përjetuam vetë, e ku janë amerikanët e “shkretë”...!?
Kuptohet, të gjitha ato vendime u morën në kohën e diktaturës komuniste-ateiste. Sistemi tiranik shtypte çdo mendim që lëshonte sado ndonjë rreze drite. Dritën e Vërtetë të Krijuesit diktatura s’mund ta shuante, por mbasi rrënoi, edhe me dinamit, objektet fetare: xhamitë, kishat, teqet, tyrbet, mbasi pushkatoi e burgosi dijetarët më të shquar të fesë, që i shërbyen Zotit, Atdheut e Kombit, më në fund tiranët urdhëruan që edhe fjala Zot të shkruhet me shkronjë të vogël!
Por, deshti i Madhi Zot, diktatura komuniste-ateiste u rrënua si kulla prej letre, bashkë me të u rrënuan edhe shumë ligje çnjerëzore e antikombëtare që ishin në fuqi...
Sot, emri i Zotit përmendet me lavdi, dashuri e simpati nga shqiptarët e të gjitha shtresave, që nga kryetarët, kryeministrat shqiptarë, e deri te fëmijët parashkollorë, secili në mënyrën e vet. Nga i Madhi Zot kërkohet që ta bekojë Shqipërinë, Kosovën, t’i bekojë shqiptarët, flamurin, gjuhën shqipe deri edhe kushtetutën...
Mjerisht, kur vjen puna te gjuha e shkruar, e shkreta gjuha jonë, që disa e quanin gjuhë Perëndie (Rilindasit), bash fjala Zot shkruhet ende me shkronjë të vogël në shtypin tonë të përditshëm, javor, mujor, e ndër botime të ndryshme. Zoti, qoftë lavdëruar, ende shkruhet me shkronjë të vogël ndërsa Partia, SIGURIMI, UDB-a, SHIK-u SHISH-i, shkruhen me shkronjë të madhe si në kohën e partisë....
Madje, edhe kur po intervistohen zyrtarë të lartë e veprimtarë të Bashkësisë Islame, të Kishës Katolike e të tjera, emri i Zotit, i dalë nga goja e tyre, në shtypin tonë, përveç atij fetar, shkruhet me shkronjë të vogël! A nuk është ky veprim ndaj tyre një ofendim ?
Kur u rrëzua Muri i Berlinit të gjithë u gëzuan, ndoshta më së tepërmi u gëzuan njerëzit e penës, sepse shpata me dy teha (censurë e autocensurë) ishte gati gjithmonë! Por muri në kokat e gjuhëtarëve e të gjithë atyre që merren me fjalën e shkruar, duket se qëndron ende i pa rrëzuar! A ka kuptim njëzet vjetë në kohën e demokracisë, të shkruhet emri i Zotit, edhe sot e kësaj ditë, sipas vendimeve të një Kongresi të “Partisë”?
Nga tetëdhjetë e shtatë (87) delegatët e Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, të mbajtur në Tiranë më 20-25 Nëntor 1972, që u mbajt me bekimin e Partisë së Punës, nga Kosova morën pjesë edhe Dr. Idriz Ajeti, Dr. Besim Bokshi, Dr. Rexhep Qosja... Këta zotërinj të shquar, të tretë akademikë, trutë e kombit, veprimtarë të dalluar, mbi të gjitha, me njohuri të thella gjuhësore e letrare, e kanë dëshmuar edhe me vepra, por në këtë çështje kanë heshtur. Është çështja jo për një fjalë, por për një shkronjë. Të heshtësh edhe sot për këtë vendim - do të thotë miratim!
Unë, si nxënës i tyre, e preka një çështje, për hir të gjuhës shqipe, për hir të traditës dhe për hir të drejtshkrimit! Përndryshe, edhe pse shkruhet në gjuhën shqipe Zoti me shkronjë të vogël - Zoti është i Madh. Zoti është më i Madhi. Të gjithë prej Tij jemi, të gjithë tek Ai do të kthehemin...

Komentoni
Artikuj te tjere
Muharrem Sfarqa: Atje ku afaristët gjerman lavdërojnë shqiptarët
Ibrahim Kelmendi: Fanatizmi fetar mysliman dhe pasojat e tij për lirinë e besimit dhe të komprometimit të shqiptarëve
Eduard M. Dilo: ''Jemi shqiptare'' - i thashe...
Baki Ymeri: Letërkëmbim me Ramiz Kelmendin në Facebook
Rilindja: Letër e hapur drejtuar z.Bamir Topi, kryetar, z. Sali Berisha, kryeministër dhe znj. Jozefina Topalli
Blerim Kastrati: Kadri Veseli i SHIK-ut u përpoq t'u shiste gogla shqiptarëve
Asllan Dibrani: Festat e krishtlindjeve tek shqiptarët dhe skandalet e Anastas Janullatos...
Albert Zholi: Flet Drejtoresha e Përgjithshme e Arkivave të Republikës së Shqipërisë, Nevila Nika
Femi Cakolli: Përgjigja ime për ekstremistët islamikë?
Përparim Kapllani: Rrëshqitja e myslimanëve shqiptarë
Selim Hasanaj: Shpendi
Blerim Uka: A na duhet një Parmentier shqiptar ?
Kadri Veseli: Historia ime
Syle Beqiri: Intervista e Kadri Veselit dhe dilemat qe la pas
Mirela Bogdani: Përgjigja ime për ekstremistët islamikë
Kalosh Çeliku: T?rbimi i kalemxhiut melez para Vitit t? Ri
Ramiz Dërmaku: Kur do të vetëdijesohemi e ta duam atdheun, më tepër se sytë e ballit
Haxhi Osmanaj: AAK, LDD dhe AKR janë alternativa, vlen të mbështeten
Faik Krasniqi: Gezuar Viti i Ri
Skënder Gashi: Bukëpërmbysët aktivizohen kundër Rugovës