E shtune, 27.04.2024, 09:50 PM (GMT+1)

Mendime

Vladimir Bruçaj: Obama, "realisti i krishterë"

E diele, 03.01.2010, 08:55 PM


Obama, "realisti i krishterë"

Nga Vladimir Bruçaj

Shkruan editorialisti i New York Times David Brooks. "Diskutimet e tije jane teologjike sepse, perballen me zemren e natyres humane, ne luften mes te mires dhe te keqes".
Barack Obama nuk eshte as nje bushian e as nje niksonian, nuk eshte as nje idealist i bindur dhe as nje realist i persosur. I dyzetekaterti president i Shteteve te Bashkuara ka veçantesine e tije politike e filozofike, te nje gjenerate qe ben perjashtim nga kategorite e politikaneve te se shkuares se afert, por qe ka rrenjet e integruara thelle ne traditen e politikes amerikane. Mbeshtetesi i tij shpirterore dhe politik eshte teologu i krishtere protestan Reinhold Niebuhr, studjues i mardhenieve mes politikes dhe besimit te krishtere, teorik modern i conceptit te luftes se drejte (duhet te perdorim gjithmone te keqen per te mposhtur nje te keqe me te madhe) dhe i ispiruar nga Martin Luther King.

Politika e jashtme e Obames, shkruan Brooks, nuk eshte e drejtuar nga kultura antagoniste e viteve gjashtedhjetete e nuk influencohet nga tragjedia vietnamite. Obama eshte i frymezuar nga liberalizmi i luftes se ftohte, qe, ne keto pesedhjete vite e majta amerikane ka vendosur menjeane. Pas luftes se Vietnamit , liberalet filluan te besonin ne "aftesine e pafund te shpirtit paqedashes te njeriut dhe ne pafundesine e mundesive per nje marreveshje". Disa mendonin se shkaku kryesor i lufterave ishin programet ushtarake e zotoheshin ne reduktimin e armatimeve. Disa te tjere kane krijuar politiken e tyre te jashtme duke kundershtuar ç'do iniciative qe ndermerrte administrata Bush. Nese Bush ishte nje realist i persosur ne ndertimin e kombeve, te tjeret shendrroheshin ne realist te bindur niksonian.

Barack Obama nuk eshte i tille. Edhe fale ekspriences se nje intelektuali me ngjyre, njeh ekzistencen e se keqes, "ka arritur te njohe qe i ri krishterimin profetik, tendencen humane drejt korrupsionit, sensibilitetin tragjik te Abraham Linkolnit dhe pesimizmin e Reinhold Niebuhr". Obama theksonte se nga teologu i krishtere ka arritur ne konkluzionin se ne bote "ekzistojne e keqja dhe dhmbja, por ne te njejten kohe edhe bindja se mund te arrijme ti eliminojme keto gjera, por pa i perdorur si pretekst per te justifikuar çinizmin tone".

Me nje bagazh filozofik te tille mbi shpatulla, Obama i ka rivene ne jete realizmin e krishtere, qe, gjate luftes se ftohte kishte dhene aq shum mbeshtetje morale mendimit liberal te se majtes por qe, ne menyre paradoksale, eshte mbajtur gjalle nga mendimi konservator gjate adiministratave Regan e Bush. Diskutimi ne Oslo gjate cermonise per çmimin Nobel, eshte prova e qarte se Obama kerkon t'i jape luftes nje zgjidhje paradoksale duke perdorur luften. Duke e konsideruar zgjidhjen e konflikteve me ane te luftes me te drejte nje marrezi, por ne te njejten kohe nje domosdoshmeri.

Pjestaret tjere te Partise Demokratike jane ne gjendje te jene flesibil ne menyre laike, ndersa "diskutimet e Obames jane plotesisht teologjike sepse, perballen me zemren e natyres humane, ne luften mes te mires dhe te keqes". Doktrina e Obames sipas David Brooks eshte tashme mjaft e qarte, pamvarsisht nga disa gabime fillestare, kur nuk ka vlersuar ne menyre te drejte peshen reale te trazirave ne Iran. Amerika e Obames don te mbaje rolin kryesor dhe historik ne perhapjen e demokracise, te pasurimit dhe ruajtjes se drejtave te njeriut, por edhe nje interes strategjik per t'u mos larguar nga disa rregulla te drejtimit global. Obama ndien te drejten morale ne promovimin e lirise, por siç thoshte teologu Reinhold Niebuhr: "te vigjilojme ekzagjerimet tona", me pervujtshmeri, pa qene te mbuluar nga tonet triumfuese.


(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora