Mendime
Dibran Demaku: Cenzura dhe autocenzura
E diele, 03.01.2010, 08:53 PM
CENZURA DHE AUTOCENZURA
Nga Dibran Demaku
Sistemi socialisto-komunist që na e la shëndenë dhe iku në theqafje për të mos u kthyer kurrmë,përveq shumë „margaritarëve“ të tjerë kishte shpikur edhe cenzurën.Ai do të cenzuronte gjithçka që nuk ishte në një vijë dhe në një mendim me të.Ai sistem i urryer do të cenzuronte gjithçka dhe në çdo fushë të jetës si në: Politikë,Ekonomi,Kulturë etj,etj.
Njerëzit që kanë jetuar në atë sistem e kanë provuar në lëkurën e tyre cenzurën komuniste.E kanë provuar frikën dhe ankthin që sillte ajo.Me anë të cenzurës apo me një të rënë lapsi janë zhdukur me miliona njerëz të politikës,të ekonomisë,të kulturës!…
Dhe e tëra kjo që sistemi në fjalë të paraqitej si sistemi më i përparuar i shoqërisë njerëzore.Si sistem në të cilin njerëzit do të jetonin „të barabartë“,por gjithnjë nën kontrollin e rreptë të shtetit.Dhe çdo mendim ndryshe do të shtypej me dhunë dhe me gjak!Historia njerëzore në këtë sistem do të njohë përmbysjet më të mëdha të fateve të kombeve të ndryshme në përgjithësi dhe të fateve të individëve në veçanti.Cenzura e shpikur nga ai sistem do t`i rrinte çdo individi mbi kokë si shpata e Demokleut.
Dhe në një vend ku ka cenzurë shtetërore,patjetër që do të ketë edhe autocenzurë.Autocenzura do të lindë për t`u mbrojtur nga cenzura dhe rrjedhimisht kësaj çdo punë e krijuar nën ndikimin e saj do të jetë me mungesa.Rrjedhimisht kësaj, çdo punë dhe çdo krijim i tillë do të jetë i mangët dhe vështirë se do t`u qëndrojë kohërave.
Kombi shqiptarë pati fatin e keq që në të gjitha trojet e veta etnike të bashkëjetonte me cenzurën dhe auticenzurën!
Vetëm pas viteve të nëntëdhjeta të shekullit që lam pas,pas rënies së komunizmit,ai u lirua nga cenzura që kishin vendosur shtetet në të cilat ai frymonte.Dhe çlirimi nga kjo farë e keqe,sikur liroi shumë forca krijuese që të shprehnin atë që shumë kohë e kishin mbajtur të mbyllur apo të ndrydhur në vetëvete!...Por siç ndodhë shpesh në jetë nganjiherë edhe liria e tepruar paraqitet me tipare shfrenuese.
Pse themi kështu?!
Forcat krijuese të kombit shqiptar,pas çlirimit nga cenzura shtetërore,në vend se tashmë të çliruara të ecnin përpara dhe të krijonin vepra të mëdha për vete dhe pë njerëzimin,filluan të mirren me vetëvetën duke sharë dhe etiketuar secilin.Kështu filloi një “luftë” e secilit ndaj secilit!
Sharjet dhe shpifjet,të ndrydhura me vite nga cenzura shtetërore dhe autocenzura shpërthyen me përmasa rrënuese!Dhe fatkeqësisht ato vazhdojnë edhe sot e tutje!...
Përveq hudhjes së censures shtetërore,krijuesit e gati të të gjitha profileve tashmë e kishin hudhur tutje dhe autocenzurën.Dhe të liruar nga to shajnë e shpifin në mënyra më monstruoze!Pa fije morali dhe etike! Thuase jeta është e përnbërë vetëm nga këto dy komponente:Sharjet dhe shpifjet!Bile disa shkojnë edhe më larg sa krenohen me sharjet dhe shpifjet e tyre?!...
Sot nëse e merr të lexosh një gazetë,apo vendosë të lexosh diçka në kompjuter,në gjuhën shqipe,më së shumti do të ndeshësh me këto fjalë!Individi,por edhe grupe individësh do të shpifin për çdo punë të individit apo grupi tjetër!Dhe atë pa një fije turpi! Pa një fije etike!...
Lind pyetja tjetër se përse po ndodhë kështu?!
Një përgjigje e saktë është e vështirë të jipet.Mbase një nga përgjigjet do të ishte:Shqiptarët të çliruar nga cenzura shtetërore tashmë janë çliruar edhe nga autocenzura dhe mendojnë se tash falë shprehjes së lirë mund të thonë dhe të shkruajnë gjithçka?!...Por,a duhej të ndodhte kështu?!
Ne mendojmë se jo!Ne mendojmë se një autocenzurë do të duhej të ishte tek çdo individ.Sidomos kur ai individ t´i shfaqë mendimet e veta në opinion.Sepse jo gjithçka duhet t`i paraqitet opinionit! Secili individ që mendimet e veta do të ia paraqes opinionit në mënyrë publike do të duhej që në ato paraqitje të tij të kishte së paku një grimë etike! E gjithashtu edhe një grimë morali. Themi kështu sepse nuk guxojmë që për pasionet e shfrenuara të rastit t`i harrojmë ato zakone dhe tradita të moralit dhe etikës që kishim dikur dhe për të cilat krenoheshim para kombeve të tjera!
P.s.Mbase ndonjë lexuesi këto mendime të shprehura në këtë shkrim do t`i duken paksa moralizuese,por thënë të vërtetën autori i këtij shkrimi i dëshpëruar se çfarë shkruhet në mjete të ndryshme të informimit,nga individ dhe grupe të ndryshme,vendosi që të japë një kontribut fare të vogël në këtë drejtim.Do të më gëzonte fakti nëse ndonjëri nga lexuesit do të kishte mendim të njejtë,por edhe nuk do të dëshpërohesha nëse ndonjë tjetër do të kishte mendim të kundërt.

Komentoni
Artikuj te tjere
Sokol Demaku: Që sillet e vepron me egërsi e pa mëshirë - mizori
Bekim Alban Demjaha: Në vend të reagimit
Mexhid Yvejsi: Zoti, shqiptarët dhe gjuhëtarët
Muharrem Sfarqa: Atje ku afaristët gjerman lavdërojnë shqiptarët
Ibrahim Kelmendi: Fanatizmi fetar mysliman dhe pasojat e tij për lirinë e besimit dhe të komprometimit të shqiptarëve
Eduard M. Dilo: ''Jemi shqiptare'' - i thashe...
Baki Ymeri: Letërkëmbim me Ramiz Kelmendin në Facebook
Rilindja: Letër e hapur drejtuar z.Bamir Topi, kryetar, z. Sali Berisha, kryeministër dhe znj. Jozefina Topalli
Blerim Kastrati: Kadri Veseli i SHIK-ut u përpoq t'u shiste gogla shqiptarëve
Asllan Dibrani: Festat e krishtlindjeve tek shqiptarët dhe skandalet e Anastas Janullatos...
Albert Zholi: Flet Drejtoresha e Përgjithshme e Arkivave të Republikës së Shqipërisë, Nevila Nika
Femi Cakolli: Përgjigja ime për ekstremistët islamikë?
Përparim Kapllani: Rrëshqitja e myslimanëve shqiptarë
Selim Hasanaj: Shpendi
Blerim Uka: A na duhet një Parmentier shqiptar ?
Kadri Veseli: Historia ime
Syle Beqiri: Intervista e Kadri Veselit dhe dilemat qe la pas
Mirela Bogdani: Përgjigja ime për ekstremistët islamikë
Kalosh Çeliku: T?rbimi i kalemxhiut melez para Vitit t? Ri
Ramiz Dërmaku: Kur do të vetëdijesohemi e ta duam atdheun, më tepër se sytë e ballit