E shtune, 24.02.2024, 08:24 PM (GMT)

Mendime

Shaban Peraj: Balkoni i partisë

E merkure, 06.01.2010, 09:55 PM


Balkoni i partisë

Shkruan: Shaban Peraj

Kam menduar gjatë që më në fund të përgatisja një shkrim për pritjen e Vitit të Ri, si diçka të veçantë që i gëzon të gjithë pa dallime partiake, po ja që edhe ky vit nuk ma dha atë kënaqësi. Më ka tërhequr vemendjen një organizim që u bë në vendlindjen time, i përgatitur aq mirë, me aq shije për kushtet tona, aty në Sheshin Gjergj Kastrioti-Skenderbeu ishte një masë e madhe e rinisë, një rini e mrekullueshme, por ç’e do se aty si zakonisht që na ndodhë ne, për fat të keq atje lartë në balkonin e partisë ishte një masë tjetër, një masë që i kishte siguruar vetes kushte më të favorshme e që herë pas here disa nga ata dilnin për të parë e për të përshëndetur masën e mbledhur bashkë në shesh  për të uruar njëri-tjetrin.
Ky rast më përkujtoj  kohën kur ne pesë fëmijët me prindër kishim një shtëpi në dy kate. Ç’eshtë e vërteta kati përdhesë (ahri) ishte vendi ku mbanim gjënë e gjallë dhe në katin e dytë banonim ne të shtatët. Babai im Braha qe peshkatar dhe aq e pat lidhur jetën me liqenin sa ne fëmijët e tij kishim përshtypjen se kishte lindur në mes të ujit. Unë isha më i vogli i shtëpisë dhe sipas njëfarë rregulli isha më i lazdruari, por kjo nuk më lejonte të keqpërdori këtë përparësi. Kjo që tregova për mua ishte diçka e veçantë dhe saherë që shkoja për t’i çuar bukën Brahos, shokët e tij të partisë ( Braha nuk qe kurrë në parti, veçëse pjesëmarrës i luftës), thonin: “Nuk ka nevojë t’i sjellish bukën se partia ka bukë për të gjithë”! Po ne fëmijët e tij nuk e donim zanatin e Brahos, edhe pse koha për të zënë peshkun i kishte ca raste dhe varësisht nga ajo, ata e dinin se kur do të bjerë peshku në rrjetë. Ne që nuk e donim atë zanatë, megjithatë i gëzoheshim dhe mezi prisnim që të vinte ajo ditë kur lundërza të mbushej me peshk. Dhe kjo ndodhi, jo njëherë, por shumëherë, dhe ne si fëmijë gëzoheshim për suksesin e Brahos e shokëve të partisë. Këtij gëzimi i bashkangjiteshin edhe ata që nuk ishin të kyçur në këtë veprimtari, duke treguar kështu një solidaritet, një bashkim, pavarësisht se nga kush arrihej  edhepse shumica prej tyre nuk ishin anëtarë të partisë nënë. Edhe atyre në ato kohë të vështira u takonte të merrnin nga një vistër peshk, dhe kjo bëhej me urdhër të partisë nënë.
Kur filloi të trashet puna, sepse me një të zënë të peshkut, shokët e partisë krijuan miq edhe jashtë Ulqinit, kurse babai im Braha i cili e kishte lidhur mendjen se duhet jetuar me nder e faqebardhë largohet nga puna tri vjet para se të dilte në pension për të vetmin fakt se u prishte punë shokëve të partisë. Këtu nuk është fjala për jetën, punën e Brahos, për fat ai kishte burime prej nga të jetonte, falë të parëve të tij, por për shokët e partisë të cilët duke e kuptuar sa është ora, disa nga ata vraponin për të marrë drejtimin e partisë nënë e për t’u treguar të devotshëm ku dikushi nuk qe njeri dosido, por i pari i kooperativës. Ky duke qenë i “kënaqur” me punët në sektorë të ndryshëm , sidomos tek ata të peshkimit dhe për “rezultate”, në shtëpinë e kooperativës organizonte kokteje siç e donte  e siç e kërkonte partia nënë.  Dhe kur vinte puna për t’u mbajtur fjalim të punësuarve, ky i pari i patisë dilte në balkon, jo për të thënë diçka, por për t’i pëshëndetur me dorë ata që ishin rreshtuar poshtë balkonit. Ne, që ishim fëmijë atëherë nuk dinim se cilin imitonte ai, por sikur na dukej se dora e tij e madhe përfshinte gjithë atë kolektiv, dhe babai im Braha kur i shikonte bëriste me të madhe i bindur se veprimi i tij nuk ishte për të mirë. Sa për punën e peshkimit, tregonte ai, atë punë e kam bërë unë dhe “paletat” duan t’i marrin këta që po e prishin këtë kooperativë. Nga ai balkon që zhurmonte  për “rezultate” përshëndesin shumë të tjerë dhe si për habi të gjithë kishin të njëjtin veprim nga ku askush nuk guxonte të bëjë ciu. Balkoni u bë simbol i partisë nënë për atë lokalitet, ai edhe sot është aty, sikur ata ta kishin ditur se do t’u duhej edhe në pluralizëm! I njëjti qendron prore sepse u tha të mos prishet duke e ditur se nga aty u piu gjakun punëtorëve të atëhershëm, po edhe qytetarëve rreth e përqark. Këtë e deshën, e duan edhe sot ata që dikur ishin komunistë të Titos, ndaj ne jemi “për popull, jemi me popullin”, por që struktura ka ndryshuar dhe tani bijtë, nipërit e mbesat e tyre i dëgjoj të flasin keq e më keq për ata për të cilët babai Braha më fliste pozitivisht duke gjykuar për kohën e momentin Koha e bëri të vetën, dhe nga ai balkon sot dalin e përshëndesin masën e shumtë poshtë balkonit, atë masë që u dha krahë, u hapi rrugë për mendime ndryshe, por që veprimet i kanë të njëjta si në kohën e partisë nënë!  Tani që babai im, Braha nuk jeton më, lindë një pytje: Kush e mori atë zanatin e tij dhe kush po e hedhë sot vallën si në kohën e partisë nënë? Për të më bindur për këtë, tani në ndërrim të moteve aty poshtë balkonit një muzikë, po ç’muzikë, që të kënaqte shpirtin me refrenin: qite kryet, o n’penxhere, jo për nga efekti, por nga mënyra e organizimit duke lënë përshtypje se ata lartë, po nga ky balkon dilnin për të përshëdetur pa pasur kurajon të zbrisnin në sheshin e gjërë për të festuar ndërrimin e moteve pa ndonjë qëllim e për të folur për të “arriturat” në ato anë aq të shkretuara sa as vet nuk e besojnë për pa u shfaqur njëherë në pasqyrë. Nga ky veprim i tyre me thënë të vërtetën kisha njëfarë mërie e tani merreni me mend se si do ta kishte ndjerë atë babai im Braha. Unë të tillë nuk njoh por më duhet të pranojë se tani mbase u çliruam nga ata të nënës parti, këta të partive të sotme janë aq të mëdhej sa as qeni nuk u hanë shkopin. Nuk e di po sikur më duket se kjo festë e fundvitit, të mos ma marrin për qibar u shfaqë tamam si në kohën e nënës parti nga këta të trashigimtarëve! Nuk mund të rri anash e të mos them se ata të balkonit partiak  i kanë hipur atij duke trilluar nga më të rëndat se gjoja i kemi të gjitha, se kësaj armate të rinisë nuk i mungon asgjë, se për ta do të ketë punësim, por me një kusht që të jenë të partisë tonë! Dhe, unë me veti thash: Kështu më tregonte edhe atëherë babai Braha, se në punë mund të hyjnë vetëm ata të partisë nënë, ndaj sot kjo propagandë bëhet nga “kuadrot e partisë” që për karrierë politike sakatojnë çdo gjë, dhe atë pa mëshirë, bile që nga arsimi e deri te kultura shqiptare. Si atëherë edhe sot të mjerët vazhdojnë me të vjetrën për të qenë në shërbim të shefave të tyre. Këta nuk kanë kurajo për të zbitur nga ai balkon, për t’u takuar me moshatarët për të festuar së bashku, së paku njëherë bashkë,  pa dallim kush nga cila parti është, vazhdojnë gjithnjë të fshihen me ca lecka të shkarravitura  pa bërë ndonjë hajr në jetë. Kurrë mos u bëfshim... Personat si këta plaken e vdesin të papjekur.



(Vota: 5 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora