E premte, 13.12.2024, 12:09 AM (GMT)

Mendime

Isa Mulaj: Humaniteti i Sali Berishës dhe pasojat nga natyra?

E shtune, 09.01.2010, 09:57 PM


Humaniteti i Sali Berishës ndaj strukturave paralele serbe të Kosovës i kthehet bumerang Shqipërisë nga natyra

Nga Isa Mulaj

“A patriot must always be ready to defend his country against his government (Atdhetari gjithmonë duhet të jetë i gatshëm ta mbroj vendin e tij nga qeveria e tij)” – Harry Browne.

Sigurisht se jemi duke i ndjekur me shqetësim të madh lajmet nga Shqipëria dhe Kosova për përmbytjet në Shqipëri. Përmbytjet vijnë si kthim i shpejtë dhe i papritur i investimeve të Sali Berishës në grantin prej 400.000 euro komunës serbe të sapokrijuar të Graçanicës në periferi të Prishtinës! Kështu në kohën e krizës globale financiare kur financimet nga shtetet më të zhvilluara janë tkurrur, Shqipëria e Sali Berishës, pothuajse si vendi më i varfër i Evropës, na paraqitet si donator ndaj një shteti tjetër, me qëllim që ta forcoj dezintregrimin e tij me popullsi shumicë shqiptare, dhe në të njëjtën kohë ta lehtësoj integrimin e pjesëve të tij në Serbi.

Nëse Sali Berisha gjatë vizitës së kryetarit të Serbisë Boris Tadiq në Shqipëri i premton 4 milionë euro për komunat tjera serbe që do të themelohen në Kosovë, atëherë së shpejti mund t’i harrojmë përmbytjet e tanishme dhe do të shohim përmbytjen e tërësishme të Durrësit!

Desha pak në mënyrë më të sinqertë dhe serioze të them se, derisa përmbytjet kërkojnë solidaritet, dikush nga ata të “përmbyturit” dhe ndonjë mendje e arsyeshme së paku është dashur të denoncojnë skandalin e pashembullt me 400.000 euro për t’i ndihmuar serbët në Kosovë kundër shqiptarëve. Çfarëdo që të jetë solidariteti i të gjithë shqiptarëve në këtë rast të përmbytjeve, me fatkeqësinë e kombit të quajtur Sali Berisha duhet të merremi vendosmërisht një herë e përgjithmonë. Sikur ky të përkushtohej më shumë për ekonominë e Shqipërisë e të mos e shpenzoj një pjesë të pasurisë së popullit dhe energjisë së tij për llogari të miqëve të tij nga Klani i Zemunit dhe kohëve të fundit edhe për enklavat serbe në Kosovë, me siguri se pasojat e përmbytjeve të tanishme ndërmjet Matit dhe Bunës do të ishin më të vogla, shteti dhe popullsia do të kishin më shumë mjete në dispozicion, ekipet për situata të jashtëzakonshme do të ishin më të pajisura, popullsia në zonat e përmbytura do të ishte më e aftë të përballet me pasojat, etj.

Sali Berisha ka rënë në hall edhe me “afatin”. Po thotë: “Ç’m’kërkon mu afati! Çfarë t’i them unë atij! Ai sssss! S’di ç’ti them mor..! (afatit!)”

Shikoni këtu debatin e Sali Berishës me afatin:

http://shqiptube.magnify.net/video/Sala-Tap-Fare



(Vota: 19 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora