E enjte, 03.10.2024, 08:40 PM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Interesi kombëtar është i përhershëm, kurse programet kombëtare ndërrojnë

E premte, 08.01.2010, 10:59 PM


CPO  BEJNE SHQIPTARET NE, SHQIPERI , KOSOVE , TROJET  ETNIKE  E  DI ASPORE ? !

INTERESI KOMBETAR ESHTE I PERHERSHEM,
KURSE PROGRAMET KOMBETARE NDERROJNE.

Shkroi: Ramiz Dërmaku

Historinë  tonë në Shqipëri, Kosovë, trojet etnike e Diasprë e përjetoj si përpjekje të pandërprerë, të sukseshme, dhe jo të sukseshme, për fitimin e Lirisë së jashtme, si vlere themelore të qënjës shqiptare. Në qoftë se historia është , siq thoshte ; Hegeli, "përparim në vetëdijen mbi lirinë " , atëherë mund të thuhet se ndër karakteristikat themelore të historisë shqiptare është edhe përparimi i vetëdijes për  vetën: Për mundësitë dhe pamundësitë, për të arriturat dhe kufizimet, për të drejtën që të takon dhe për padrejtësinë që na është bërë nga të tjerët . E vetëdija që kemi ne sot e lejon pohimin : tragjizmi është përmbajtja e tragjedis sonë ! Të kqiat që ia kemi bërë vehtes së bashku me të kqiat që na i kanë bërë të tjerët  janë shkaku kresor i tragjedisë sonë historike kombëtare e që vazhdon të luhet si tragjedi e popullit të ndarë. Mësimin, që sjell gjdo tragjedi, prandaj edhe tragjedia jonë, akoma të gjithë nuk e kemi kuptuar si duhet. Ne i japim hapsirë aq të madhe disa njerzve në :Shqipëri , Kosovë, trojet etnike e diasporë, të cilët para opinjonit shqiptar paraqiten me një letërnjohtim krejt tjetër nga ai që i njeh populli, janë këta njerz  të cilët ditë e natë akuzojnë ; Shqipërin , Kosovën, qeveritë e dy shteteve, akzojnë kryetarët e dy shteteve, akuzojnë mjetet e informimit, etj, etj.., e gjatë bisedave private thonë se "Zemra po u digjet për Atdheun- Shqipërinë dhe Kosovën ". Të gjithë po e shohim se punët nuk po na shkojn mirë, të gjithë po themi se zgjidhja e çështjes kombëtare po vonohet. Po e shohim se ka pengesa, kundërthënje në prpagandimin e saj në botë. E unë do ju pyes përse ? Natyrisht duhet ditur se gjithëmon ka disa arsye konkrete se çështja shqiptare ngec herë pas here.Nji  prej shkaqeve kryesore  që ngec çështja shqiptare  është se nuk është zhvilluar si duhet të zhvillohet, është se mjaft shqiptarë e pengojnë atë,  për interesa të tyre egoiste, karieriste, familiariste , demagogjike, xhelozisë, urrejtjes, dhe shumë arsyenave te mbrapshta , në vend se ti ndihmojn atdheut te tyre, ata bëhën pengesa kryesore  dhe barrë e rëndë për të. Ata krijojnë probleme, bëjnë akuza te pa baza, shpifin, bëjnë po çka nuk bëjnë.  Ata akuzojnë liderët e kombit ,të partive, ne rrugë, tubime, shtyp e televizion . Po i cekim disa nga pengesat kryesore që e penguan dhe po e pengojnë  akoma edhe sot zhvillimin e unitetin e popullit drejtë bashkimit kombëtar. Ajo çka po bënë kryesocialisti, Edi Rama, në Parrlamentin shqipëtar është një penges serioze për normalizimin, internacionalizimin , demokratizimin dhe unitetin e kreut  të shtetit shqipëtar. Lider të tillë nuk i duhen Shqipëris, Kosovës, e askujt. Unë i pyes lexuesit e këtij shkrimi se në cilin shtetë ka ndodhur bojkotimi i parrlamentit nga opozita. Lirishtë themi askund, deputetët e një partije mund të mos jenë të kënaqur me ndonji : propozim, nen, rregullore, etj , por ekzistojnë ligjet dhe rregullat se si duhet shprehur paknaqësit, vërejtjet, sygjerimit , e jo bojkoti. Shumë lider partish, institucionesh, organizatash etj etj, të cilët deklarojnë  hapur pa fije turpi.., se dikur ishin të përndjekur, përsekutuar, maltretuar, etj . Për të gjitha këto mendoj se fjalën përfundimtare duhet ta jep populli-pra ti zgjedhë ata që ai mendon se janë më të mirët, e jo ti  imponohet  me dhunë. Mos harroni se ata që dje ishin më  servilët, më pakurrizorët, sot ju kan ngjitur proceseve demokratike si egjra grurit. Si të heshtim kur njeriu i cili ndodhet ne kreun e një shteti , i cili maltretoi, dhunoi, dënoi, vrau e djegu edhe tokën e Kosovës…, njeriu i cili për çdo minutë e sekondë orvatet ta pengojë akoma njohjen e Pavrësisë së Kosovës, njeriu i cili akoma nuk i ka kërkuar falje popullit shqipëtar-kosovar, ti lejohet ta vizitojë  Kosovën ? ! Viziten e tij në Kosovë le ta gjykojë  populli. Ata qe bëjnë sot zhurmë në Shqipëri, Kosovë, trojet etnike e diasporë, ata që vrajnë pas shpine, gjatë regjimit të kaluar ishin më servil, shumë nga ata i shërbyen sistemit ne fjalë, tani tentojnë ta kompenzojnë atë frikë të madhe me nji farë trimërije na paraqiten sot.  Tani këtyre „trimave“ u duket trimëri ta sulmojnë ,në Kosovë- LDK-ës, e ne Shqipëri- PD-ke. Këta janë aq të aftë.., sa kur bisedojnë: deklarojnë se „shohin edhe prapa kodre“. Prandaj vëllaazër rreziku më i madh  për zhvillimin e demokracisë  tek  shqiptarët janë këta pakurrizor-butakë, të cilët i përshtaten cdo shteti e cdo  regjimi, cdo kujt që ka forcë. Kjo farë e keqe ka  lëshuar rrënjët thellë dhe si nji bari i keq e sheh kudo tek ne shqiptarët. Kjo është një bimë trathtije e cila po shumzohet tek ne shqiptarët.Ta mësojmë thënjen e Faik Konicës, ai thoshte : „ Mbretin e kritikoja kur ne ishim mbrenda Shqipërisë ,por kur të dal përjashta, e lavdroj duke thënë se të gjitha punët i ka  bërë ky“.
Ne na ka përfshirë një erozion i rrezikshëm moral. Unë mendoj se pa një Rilindje të re shpirtërore dhe morale nuk do të mund të mendojmë  të organizohemi e të vepërojmë cilësisht si komb modest, si tërsi me interesa,       synime dhe veprime të përbashkëta. Interesi kombëtar është i përhershëm, kurse programet kombëtare ndërrojnë, prej kohe në kohë. Brezave tonë, dhe kohës sonë, padyshim se na duhet një program i ri, nga ai i rilindasve, sepse ne na ndajnë mbi 100 vjet. Programi i brezave tonë , mund dhe duhet të jetë program kombëtar e jo politik, vetëm nëse nënkupton bashkimin e trojeve te shkëputura që kanë vazhdimësi gjeografike me Shqipërinë dhe në të cilat shqiptarët sot janë popullatë e vetme apo shumicë etnike. Dhe një program i këtillë kombëtar, është program i drejtë, e demokratik, human, i moralshëm, sepse nuk pretendohet toka në të cilat do  të ishin shumicë popuj tjerë; serbë, maqedonë, malazezë, etj



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora