Mendime
Jeton Ameti: Shqipëria përballë Evropës
E hene, 11.01.2010, 08:00 PM
Vendimet që buruan nga blloku Evropian për heqjen e sistemit liberalizues ndaj një pjese të vendeve Ballkanike,duke e futur në ombrellën e përbashkët vendet sllave të cilët kanë një mentalitet të vjetër bizantin,në aspektin politik dhe diplomatik.Morfologjia e politikës Evropiane pranoj në hapesirën e vet vendet si Serbia,Mali i Zi,dhe Maqedonia,duke larguar popullin më të vjetër të Ballkanit,Shqipërinë dhe shqiptarët nga rruga civilizuese e hapesirës evropiane.Shembull kryesor për heqjen e barrikadës Evropiane ndaj Ballkanit janë shqiptarët e jo sllavët të cilët përfituan nga kjo influencë liberalizuese.
Serbia vazhdimisht ka treguar një politikë arrogante ndaj shqiptarëve në të gjitha lamitë e aspekteve shoqërore,si në Kosovë ashtu edhe Luginën e Preshevës,duke synuar të asimilojë vullnetin e pamohueshëm të shqiptarëve për vlerat e tyre historike,edhe Mali i Zi e ndjek të njejtën pragmatizëm si Serbia ndaj shqiptarëve të cilët janë autoktonë në trojet e veta etnike,duke përdorur të gjitha mekanizmat antidemokratike dhe antinjerëzore për ti arritur qëllimet e veta ndaj shqiptarëve,ndërsa Maqedonia që është krijuar si shtet mbi territore shqiptare dhe me popullsi dërmuese shqiptare,gjithashtu nuk ka vlera historike dhe kombëtare,duhet të përfundojë në mbeturinat e historisë evropiane e jo të përfitojne nga koncepti liberalizues.
Qëllimin liberalizues e arritën në mënyrë të padrejtë vendet të cilat me dekada të tëra në gadishullin e vjetër Ballkanik përdorën të gjitha metaformat kundër shoqërisë njerëzore,për të arritur qëllimet e veta shekullore,duke përpiluar programe për krijimin e shteteve etnike mbi territore të ndryshme,për ndryshime demografike duke asimiluar kombe të ndryshm,dhe vazhdimisht duke ndjekur politikën Ruse,të armikut kryesor Evropian.