E merkure, 07.05.2025, 06:30 PM (GMT+1)

Mendime

Mirela Bogdani: Në lidhje me kandidimin tim në UK

E diele, 10.01.2010, 09:24 PM


Në lidhje me kandidimin tim në UK

Nga Mirela Bogdani

Jam nisur prej ditesh t'i kthej pergjigje msg te meposhtem te "Alma Vuksanit", por duke qene njeri i zene me pune nuk kam pasur kohe, ndryshe nga shume prej ketyre tipave te listes Cameria qe duket se jane te papune apo jetojne jashte me ndihma sociale prej shteteve Europiane perendimore dhe e kalojne gjithe kohen maje internetit.
 
Personazhi qe dergon msg e meposhtem, "Alma Vuksani", sic u informova qenka nje personazh anonim, pra qe shkruan me pseudonim. Une e kam ne parim qe nuk hyj ne debate e diskutime me individe qe shkruajne nen pseudonime, sepse eshte unfair, pra nderkohe qe une paraqitem me identitetin tim te vertete, tjetri ben trimin e te sulmon duke u fshehur si burracak pas mburojes se pseudonimit. Personi qe fshihet pas "Almes" m'u tha qe eshte nje nga "ideologet" islamike (emrin qe m'u tha nuk po e permend kesaj rradhe). Megjithate duhet thene qe fjalori i ketij "Almes" ishte goxha i moderuar dhe jo alabak si shume te tjereve te listes "Cameria". Por pavaresisht nga fjalori, ishte paradoxale dhe qesharake qe kjo "Alma" ka paciperine te me akuzoje per diploma te rreme (nese Oxfordi e te tjera diploma te mia i duken te tilla) apo plot brockula te tjera, nderkohe qe "kesaj" vete me nje kerkim te thjeshte google-ues nuk i figuron emri gjekundi. Tipike per anonimatet.
 
Qe te vime tek kryesorja, pra meqe ky "Alma" na paska germuar interneteve dhe i paska rezultuar qe une s'jam kandidate. Pra islamiket pasi e provuan me letra ankimi te konservatoret e nuk nxorren gje, pastaj tek brother-i i tyre Asghar (i cili rezultoi qe e paska lene vete Islamin duke formuar para tre muajsh nje organizate te quajtur "Former Muslim United"), tani provuan te germonin ne website-n e Partise Konservatore. Po dhe kjo tentative ju shkoi huq. Atehere, 551 Prospective Parliamentare Candidates (PPC) jane ato te deritanismit, te cileve u jane percaktuar zonat, nga 646 qe do dalin deri ne fund. Pra jane akoma dhe rreth 90 kandidate te cileve nuk ju jane percaktuar akoma zonat, ku bej pjese dhe une. Pas perfshirjes ne listen e kandidateve nga Partia Konservatore (Approved List of Candidates) duke qene qe fitova PAB (Parliamentary Assesment Board) me 6 nentor 2009, une u caktova nga Zyra e Seleksionimit te Kandidateve te luftoj ne Wales dhe nderkohe pres te me caktohet zona elektorale (the constituency). Nese ne kete zone do jem kandidatje e vetme konservatore, atehere dal automatikisht PPC, nese ka te tjere atehere do garojme dhe nga ne do dale PPC e zones.
 
Ajo qe me ben pershtypje mua eshte qe shqipot (sigurisht jo te gjithe, po kategoria e "Almes" me shoke) ne vend qe te gezojne e te vleresojne faktin qe nje bashkeatdhetar/e i tyre arrin te inkludohet ne listen e kandidateve te nje vendi si Britania e Madhe (ku konkurrenca eshte e madhe dhe procesi per te arritur deri aty eshte teper i veshtire dhe kompetitiv) dhe nga nje parti prestigjoze dhe me tradite si Partia Konservatore, bejne ceshte e mundur t'u prishin pune. Kjo me kujton barcaleten e lopes me dy vellezerit shqiptare.

Komenti i "Almes" pasohet nga nje mesazh injorantesk analfabet i nje personazheje te quajtur Diana Dauti. Sigurisht nuk do merresha (qofte per ta permendur) nje individi injorant qe nuk di te shkruaje as shqipen, pra ka nevoje urgjente per nje kurs bazik kunder analfabetizmit. Arsyeja qe po e permend eshte qe kjo analfabetja msg e vet e dergoi dhe ne nje liste tjeter (Art-kafe) duke shkelur keshtu etiken e komunikimit. Nese nje diskutim dhe debat hapet dhe zhvillohet ne nje liste te caktuar, atehere eshte e pamoralshme dhe jo etike te cohet ne nje liste tjeter ku membershipi i asaj liste nuk njihet me diskutimin e hapur ne nje liste tjeter. Sigurisht moderatori i Art-kafese me kerkoi ndjese dhe tha qe mesazhe te tilla (sidomos nga lista Cameria) nuk do lejoje me asnjehere te kalojne. Sic duket zonja Dauti e ka kohen me pash qe shkruan lart e poshte neper lista. Normal perderisa, sic mora vesh, jetoka me social benefits aty ne maje te Londres. Jam e sigurte qe zyra e Social Security qe te mban me shtepi dhe buke zotrote, nuk do te ngelte aspak e kenaqur po te merrte vesh qe ne vend qe te kerkosh e te gjesh nje pune, ti harxhon kohen ne facebook e forumeve te internetit duke share lart e poshte njerezit qe punojne e kontribojne per shtetin britanik. Sidomos kur je anetare e kontribuese e rregullt me komentet e tua intrigante e analfabete ne forume me membership me islamiste ekstremiste. Keshtu qe here tjeter mendohu mire kur do te atakosh me mesazhe te tilla njerez qe nuk rrjepin shtetin britanik si puna jote. Le pastaj kur nje analfabete si puna jote do te japi mend per politikat e konservatoreve, ajo pastaj ishte hilarious fare.
 
Keshtu pra besoj u sqaruat dhe mos na harxhoni me kohen, te pakten neve qe punojme dhe nuk jetojme me benefite sociale nga shteti.
 
Mirembetshi
M.B.

 

____________________

--- On Wed, 12/30/09, Alma Vuksani <alma_vuksani@yahoo.it> wrote:


From: Alma Vuksani <alma_vuksani@yahoo.it>
Subject:
To: mirelabogdani@yahoo.com
Cc: cameria@yahoogroups.com, drejtesia@gmail.com, tschameria@yahoogroups.com, info@forumimusliman.org, bekimbeu@hotmail.com, albertinobe@yahoo.fr, edlira_xhemo@yahoo.com, paul.tedeschini@yahoo.it, bruqi-flori@hotmail.com
Date: Wednesday, December 30, 2009, 10:02 PM


Znj. Bogdani,
 
Do te ishte mire te linit gjithe keto fyerje dhe kercenime qesharake gjysem shqip gjysem anglisht, dhe te vertetonit nese jeni vertet kandidate per Partine Konservatore. Ne faqen zyrtare te Partise Konservatore ne web nuk rezultoni fare si e tille mes 551 kandidateve (prospective parliamentary candidates)
 
http://www.conservatives.com/People/Prospective%20Parliamentary%20Candidates.aspx?letter=B&by=Name

Ne fakt me nje kerkim te thjeshte ne google emri juaj nuk figuron fare ne asnje faqe angleze, pervecse ne ato shqiptare per te ashtuquajturat 'kandidimet' tuaja ne Parlamentin Europian dhe tani se fundi ne ate anglez; ah, me falni harrova dhe nje review te nje libri tuaj per integrimin e Shqiperise, i cili per hir te se vertetes e hedh poshte ne te gjitha pikepamjet punen tuaj.
 
Jemi mesuar tashme me njerez sharlatane qe deshtojne ne emigracion dhe vijne me diploma e grada te rreme per te pretenduar ne Shqiperi poste dhe karriere!
 
Alma Vuksani
 
P.S. Nuk jam me myslimane as me origjine keshtu qe nuk besoj te me kercenoni me MI5 dhe sherbimet e burrit tuaj. Ju na vertetoni qe jeni vertet kandidate e Partise Konservatore.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx