Mendime
Krist Gjinaj: Shqiptarët janë Europjanë!
E merkure, 13.01.2010, 10:55 PM
Shqiptarët janë Europjanë!
Nga Krist Gjinaj
Keshtu tha Presidenti i Parlamentit Europian Jerzy Busek në takim me Jozefina Topallin.
Po, janë ore, si nuk janë sepse janë vetsuar qysh se moti dhe ketë deshirë e kan me shekuj por kur njolla e zeze ju mvesh shqiptarit atehere quheshin edhe turq sepse Turqia e trajtonte si një krahin të veten dhe popull të vetin popllin shqiptar, ketë popull që i kishte pre gjymtyret me shekuj.
Kur ne Shqiperi vinin per vizitë ministrat turq , qeverit shqiptare e hjeknin Gjergj Kastriotin nga parlamenti , ashtu si veproj edhe Fatosi i Nanos ,sepse Gjergji ishte ai që bëri zi e terr mbi turqit , ndersa Demirelli ne të zbritun nga aeroplani e puthte edhe token e Shqiperis duke theksuar se kjo tokë qenka simbas tij pjese e Turqis.Ndamja e tokave shqiptare nga Perandoria Osmane ishte sikur të ndaheshin mollat e jo zemrat shqiptare, por me kaq Turqia nuk do të knaqej e do të vazhdonte ma vonë marrveshjen për shprenguljen e shqiptarve per ne Turqi edhe pse , shqiptaret nuk i quante shqiptar por i quante turq sepse simbas tyre, pjesa ma e madhe i perkisnin besimit fetar musliman e duke harruar se ata jashtë ishin te musliman e mbrenda ishin ata që e mbanin fen e të parit, fen e krishter , pra fen qe se perzinte me dashuri kombetare ashtu si u mundua turku te eliminoj ndjenjen kombetare ne emerë të islamit, e të fus ndjenjen fetare , edhe pse neper namaze, hoxhallaret ( jo të gjithë ) thrrisnin për bashkim fetar islam , por me poshtë kemi një shembull të tillë rreth kesaj dukurie.
Evropë, ti e din mirë se ne Kuvendin e Nices ishin edhe shqiptaret aty , e mos shiko tash pse ne xhamit tona kemi emrat e Sulltan Muratit ku behet lutja , sepse aty sherbejnë hyzmeqaret , por mos u brengos se kurren e kurres të tjeret nuk do të e ndertojnë kishen me emerë të Sllobodan Milloshqviqit e të shkojn e të luten aty , shqiptart jo e serbet sigurishtë se po.
Për lutjen ne xhamin e kasapve të shqiptarit , poplli si ka fajet por ata që thonë që dijnë të predikojnë fen , kur dihet se predikimi i tillë ka të bejë me shumë per hater të turkut sesa të fes , se të mos ishte per hater të turkut , atehere s´do të lutej kush.
Po të rikujtoj Evropë se konventa Jugosllavo-Turke u duket pak ketyre që luten neper xhamit e Sulltanve por une të sjelli një cop historiku për ketë konvent e vlersoje vetë ti Evropë , por rresht pas rreshti.
E din edhe ti por lexoje edhe njihere , e bashkë me ty edhe ata që luten aty ku gatuhej shfarosja e kombit shqiptarë.
Konventa
Mbi rregullat e emigrimit të popullatës turke* nga regjioni i Serbisë së Jugut në Jugosllavi
(* Fjala është për shpërnguljen e popullsisë shqiptare të konfesionit mysliman)
Qeveria e Republikës së Turqisë dhe Qeveria e Madhërisë së
Mbretit të Jugosllavisë konstatojnë:
-Emigrimin (shpërnguljen) e myslimanëve nga regjioni i Sërbisë së Jugut, dhe
-Njëherit vlerësojnë se kjo popullatë nga ana tjetër, në përgjithësi, i ka humbur të drejtat e regjimit të lirë në Jugosllavi, dhe së bashku janë përcaktuar ta braktisin territorin e Mbretërisë, me dëshirën e tyre legjitime, në mënyrë që t'u bashkohen etnikëve të tyre natyral në Turqi.
Ata shfaqën dëshirën që të nënshkruajnë Konventën sipas së cilës caktohen mënyrat e shpërnguljes si dhe preimpotencat e tyre përkatëse të:
Madhërisë së tij, Mbretit të Jugosllavisë;
Ekselenca e tij, Zoti Kryetar i Republikës së Turqisë.
Ato do të komunikojnë dhe do t'i përmbushin dëshirat e tyre, sipas mënyrave të caktuara me dispozitat vijuese:
Neni 1.
Me këtë konventë identifikohen shtetasit jugosllavë me fé, kulturë dhe kombësi myslimane dhe që flasin gjuhën turqishte.
Ndërsa, me këtë Konventë nuk identifikohen, personat për të cilët hyrja në Turqi është ndaluar sipas ligjeve dhe rregullave të Turqisë, të cilat janë në fuqi, edhe atë: popullata nomade dhe ajo jevge.
Neni 2.
Regjionet, të cilat i nënshtrohen emigrimit sipas kësaj Konvente, janë si vijon:
1. Rajoni i Banovinës së Vardarit:Rajoni i MalitSharr (Prizreni); Gora (Dragashi); Podgora (Suha-Reka); Nerodimja (Ferizaj); Donji Pollog-Pollogu i Ulët (Tetova); Gornji Pollog-Polloga i Sipërm (Gostivari); Galica (Rostusha); Dibra (Dibër); Struga (Strugë); Graçanica (Prishtinë); Kaçaniku (Kaçanik); Gjilani (Gjilan); Presheva (Preshevë); Prespa (Resnja); Poreçi (Juzhni Brod-Makedonski Brod); Prilepi (Prilep); Bitoli (Manastiri); Kavadarci (Kavadari); Marihovo (Manastiri-Marihovë); Negotin Na Vardaru (Negotini i Vardarit); Skopje (Shkupi), Kumanova (Kumanovë); Velesi (Velesi); Ovçe Pole (Ovçe Pole); Radovishte (Radovishte); Strumica (Strumicë); Dojrani (Valandova); Gjevgjelija (Gjevgjelija); Kriva Pallanka (Kriva Pallanka); Kratovo (Kratova); Carevo Sello (Carevo Sello); Malesi (Berovo).
2. Rajoni i Banovinës së Zetës, përfshin:Pejën (Pejë); Istokun (Istog); Mitrovicën e Kosovës (Mitrovicë e Kosovës); Gjakovën (Gjakovë); Podrimjen (Rahovec).
3. Rajoni i Banovinës së Moravës përfshin;Llapin (Podujevë); Vuçiternën (Vucitërnë); Drenicën (Sërbicë).Qeveria jugosllave do të caktonte se nga cili regjion do të fillonte emigrimi (shpërngulja).
Neni 3.
Numri i familjeve, për të cilat Qeveria turke merr obligimin që t'i pranojë nga regjionet e përmendura në Nenin 2, sipas kushteve të kësaj Konvente, përbëhet prej
40.000 familjesh.Këtu përfshihen familjet e përbashkëta dhe anëtarët e tyre (personat) dhe fëmijët e një gjaku, të cilët në momentin e nënshkrimit të kësaj Konvente, jetojnë në një bashkësi familjare të pandarë dhe nën një kulm të përbashkët.
Neni 4.
Riatdhesimi i këtyre 40.000 familjeve do të realizohet për gjashtë (6) vjet, sipas këtyre proporcioneve:
1. Në vitin 1939 4.000 familje
2. Në vitin 1940 6.000 familje
3. Në vitin 1941 7.000 familje
4. Në vitin 1942 7.000 familje
5. Në vitin 1943 8.000 familje
6. Në vitin 1944 8.000 familje
Nëse ky numër i familjeve nuk mund të realizohet sipas viteve të parapara për shkak të pengesave-vështirësive eventuale, dy palët kontraktuese, do të bëjnë marrëveshje sipas dispozitave përkatëse ligjore mbi numrin e të emigruarve (të shpërngulurve), të cilët do të evakuohen nga njëra anë, dhe do të pranohen nga pala tjetër, tre muaj para fillimit të emigrimit. Por, kuptohet se këto ndryshime eventuale të numrit të të emigruarve (të shpërngulurve) në vit, nuk mund të zgjatet më tepër se një vit gjatë gjashtë (6) viteve të caktuara -të fiksuara për emigrim (për shpërngulje).
Koha e emigrimit (shpëmguljes) për cdo vit do të zgjasë (do të fillojë) prej muajit maj deri më 15 tetor, pos kontingjentit të vitit të parë, i cili do të fillojë në fillim të muajit korrik të vitit 1939.
Neni 5.
Kjo Konventë do të zbatohet vetëm për emigrimin (shpërnguljen) e popullsisë, siq u përmend më sipër.
Myslimanët (turqit e shqiptarët) të cilët jetojnë në qytete, në regjionet e lartpërmendura, anëtarët dhe begatitë e tyre nuk përfshihen në stimulim (në marrëveshjen e caktuar me kontratë) sipas kësaj Konvente.Nëse dëshirojnë të emigrojnë në Turqi, ata do të munden të emigrojnë (të shpërngulen) si të lirë, në pajtim (konform) me Ligjin mbi emigrimin e tyre në Turqi.
Me këtë rast, ata lirisht mund t'i likuidojnë begatitë (mallrat) e veta në fshat dhe në qytet. Qeveria jugosllave, sa i përket transferimit (shpërnguljes) në Turqi, cakton sasinë dhe shumën e likuidimit të mallrave të tyre (të pasurisë së tyre), ndërsa sa i përket vizës për hyrjen e tyre definitive në Turqi, Qeveria Turke do t'i ofrojë të gjitha lehtësimet e nevojshme.
Neni 6.
Në bazë të kësaj Konvente, e gjithë pasuria e patundshme në fshat, e cila u takon të shpërngulurve, do të mbetet pronë e Qeverisë jugosllave, në castin kur Qeveria jugosllave do t'ua paraqesë përfaqësuesve të Turqisë në Jugosllavi listën vjetore të të shpërngulurve.Sa i përket pasurisë së patundshme në qytet, ajo do t'u mbetet në disponim të lirë pronarëve të tyre.
Kuptohet, se Qeveria jugosllave nuk merr obligim për pasurinë e patundshme në fshat, në castin kur njerëzit që do të shpërnguleshin (tanimë të caktuar në listë) e kanë braktisur vendbanimin e tyre nga vendzbarkimi i caktuar. Deri në marrjen e pasurisë nga Qeveria jugosllave, shfrytëzimi i asaj pasurie, siq është e garantuar me këtë Konventë, do të bëbet nga pronarët e saj.
Pronësimin e kësaj pasurie, Qeveria jugosllave do ta realizojë lirisht në pajtim me dispozitat e Ligjit mbi kolonizimin e regjioneve të Serbisë së Jugut, i cili është në fuqi.
Neni 7.
Qeveria jugosllave duhet t'i paguajë Qeverisë turke shumën prej 500 lirash turke për një familje, ndërsa shuma e tërësishme do të jetë 20.000.000 lira turke për
40.000 familje, në bazë të së cilës shumë, këto familje do të merren në konsiderim.Përkundër kësaj pagese globale, të gjitha pasuritë e patundshme fshatare që u përkasin të shpërngulurve, në pajtim me Nenin 6, mbeten pronë e Qeverisë Jugosllave.
Sa i përkat pasurisë së tundshme dhe të patundshme fshatare, e cila i takon kombësisë myslimane ose Evkafit (Vakafit), kuptohet se kjo Konventë nuk i dëmton dispozitat e Ligjit ekistues, i cili i regullon ato.
Neni 8.
Qeveria jugosllave më 1. prill dhe më 1. tetor të çdo viti do të kryejë (bëjë) pagesën periodike (semestrale), e cila do të jetë në proporcion me familjet që shpërngulen, të cilat do të evakuohen gjatë vitit, e që mund të zvogëlohet ose të rritet në proporcion me numrin e tyre. Pagesa, shuma e së cilës është caktuar me nenin e mëparshëm (Neni 7) do të bëhet në 12 kiste e ndarë për gjashtë (6) vjet.
Neni 9.
Qeveria jugosllave, secilën pagesë do ta bëjë në këtë mënyrë:
30% në deviza, të cilat duhet t'ia lejojë në dispozicion Qeverisë së Republikës së Turqisë përmes Bankës Popullore të Jugosllavisë;
70% në dinarë, duke i deponuar në Bankën Popullore të Jugosllavisë, në dobi të xhirollogarisë -në favor të QevErisë së Republikës së Turqisë.
Banka Popullore e Jugosllavisë, për secilën pagesë do ta njoftojë menjëherë Legatën e Turqisë në Beograd, se depozita është bërë në xhirollogarinë e tyre.
Neni 10.
Për shndërrimin e dinarëve në lira turke, Banka Popullore e Jugosllavisë dhe Banka Qendrore e Republikës së Turqisë do të realizojnë, në marrëveshje të përbashkët, sipas kursit të ndërrimit në lira turke, i cili vlen ditën e ndërrimit, përkatësisht në ditën e secilës pagesë.
Neni 11.
Shumat (fondet) e deponuara në Bankën Popullore të Jugosllavisë do të shfrytëzohen nga ana e Qeverisë së Republikës së Turqisë, qoftë në të gjitha format ose pagesat dhe shpenzimet, të cilat do të bëhen në Jugosllavi, qoftë përblerje në tregun jugosllav, përveq mallrave, eksportimi i të cilave është i ndaluar dhe i kushtëzuar me pagesat e tyre në deviza (siç janë): bakri, leshi, prodhimet nga lëkura, prodhimet nga druri i arrës, frutet e vajrave, ullinjtë, gruri dhe misri.Blerja e të gjitha këtyre mallrave do të realizohet, duke ia destinuar ato Turqisë.
Këto mallra do të lirohen nga çdo tatim, taksë ose nga çdo ngarkim tjetër i eksportimit.Kuptohet se, për eksportim nuk do të zbatohen dispozitat e parashikuara në bazë të marrëveshjeve komerciale (tregtare) të lidhura ose që do të lidhen, por ajo do të bëhet në pajtim me dispozitat e kësaj Konvente.
Neni 12.
Pcrsonat që do të evakuohen gjatë periudhës së shpërnguljes, të cilët do të shpërngulen sipas listës vjetore, duhet të japin (paraqesin) deklaratë me shkrim para autoriteteve jugosllave në bazë të nenit 53 të Ligjit mbi shtetasit jugosllavë që është në fuqi, se heqin dorë nga shtetësia Jugosllave me dëshirë. Këta persona do t'i kenë cilësitë dhe do t'i gëzojnë të drejtat e të shpërngulurve sipas ligjeve turke, që nga momenti kur përfaqësusit e Turqisë, të cilët do të emërohen për këtë qështje, do t'i nënshkruajnë listat vjetore të emigrimit në Turqi.
Neni 13.
Të shpërngulurit, në përgjithësi, do të jenë të lirë t'i likuidojnë ose t'i bartin me vete të gjitha mallrat (e pasurinë) e veta të tundshme të të gjitha llojeve, me të cilat posedojnë (si pronë personale), pastaj shtazët e shpezët nga fermat e tyre, instrumentet, makinat etj. të cilat përdoren në punë bujqësore ose industriale ose për ushtrimin e zejeve e profesioneve të tjera.
Megjithatë, për transportin e mallrave dhe të pasurisë së tyre të tundshme, veglave bujqësore, pastaj nga 4 kafshë të trasha dhe nga 10 kafshë të vogla, duke mos i llogaritur të vegjëlit e tyre, vjetat etj.; Qeveria Jugosllave merr përsipër që ato t'i transportojë falas deri në limanin e zbarkimit të tyre në Selanik.Për transportin e mallrave, të shpërngulurit gëzojnë zvogëlimin e taksave sipas tarifës në fuqi. Megjithatë, nuk gëzojnë zvogëlimin e taksave për kafshë, si p.sh. gjashtë kafshë të trasha dhe 20 kafshë të imëta (të vogla) duke mos i llogaritur të vegjëlit e tyre, për secilën familje që shpërngulet.
Eksportimi i kafshëve bëhet sipas dispozitave të Konventës ekzistuese veterinare dhe në bazë të certifikatës së veterinarit, të cilat do të sigurohen falas për ata që shpërngulen.
Neni 14.
Ata që shpërngulen janë të autorizuar, që në mënyrë të barabartë të importojnë: ekskluzivisht stolitë e tyre personale, pikërisht qaforet ose pjesët e tyre, gjerdanët nga ari, argjenti, të cilat i mbajnë në qafë femrat, si dhe secili nga ata nuk mund të importojnë më shumë se një sosh.
Përkundër kësaj, secili kujdestar i familjes është i autorizuar që lirisht të importojë, në të dalë nga Jugosllavia, shumën prej 2.000 dinarësh, si dhe shumën prej 4.000 dinarësh të shndërruar në kundërvlerë në deviza. brendshëm, pas likuidimit të pasurisë së tyre të tundshme dhe të patundshme në qytet e në fshat, mallrat, eksportimi i të cilave nuk është i kushtëzuar në deviza ose i ndaluar në Jugosllavi si dhe importimi i të cilave nuk është i ndaluar në Turqi.Të gjitha këto mallra do t'i nënshtrohen taksave dhe ngarkesave të tjera të eksportimit dhe të importimit.
Neni 15.
Banka Popullore e Jugosllavisë do të hapë xhiro-llogarinë speciale në emër të Qeverisë së Republikës së Turqisë në Bankën Qendrore të Republikës së Turqisë, në të cilën secili i shpërngulur do të ketë mundësinë të deponojë të gjitha shumat që i takojnë dhe me të cilat disponon, në pikëpamje të garantimit të transferimit përmes blerjes së mallrave në Jugosllavi, Banka Popullore e Jugosllavisë do ta njoftojë Legatën e Turqisë në Beograd për secilën pagesë të bërë në efektiv, me udhëzim të detalizuar të deponuesit.Këto shuma, kështu të transferuara në Turqi, përmes mallrave të blera në JugoslIavi, do t'u kthehen të interesuarve nga ana e Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë.
Neni 16.
Fondet, mallrat, vlerat, mobiljet dhe të gjitha objektet e tjera, të cilat u përkasin të miturve dhe anëtarëve të tjerë të familjes, të cilëve ua ka besuar kujdestari i familjes dhe të besuara nga organet kompetente jugosllave, do t'i paguhen ose do t'i lejohen Qeverisë së Republikës së Turqisë, që në të ardhmen do t'i sigurojë administrata dhe mbrojtja e tyre, deri sa të rriten ata, ndërsa shpagimi i tyre do t'i bëhet kryetarit të familjes, i cili e gëzon këtë të drejtë në pajtim me ligjet e Turqisë.
Neni 17.
Të gjithë të rinjtë myslimanë, familjet e të cilëve janë regjistruar në listat vjetore të shpërnguljes, e të cilët ende gjenden në rradhët e armatës jugosllave, menjëherë do të lirohen nga shërbimi ushtarak i mëtejmë, dhe në të njejtën kohë do të shpërngulen së bashku me familjet e tyre.Nën të njejtat kushte, nuk do të përfshihen, të rinjtë myslimanë turq që jetojnë në regjionet, popullsia e të cilave është caktuar të emigrohet gjatë vitit vijues.
Neni 18.
Nga ana e Qeverisë jugosllave do të emërohet një Komision special, i cili do të angazhohet për hartimin e listës vjetore për të shpërngulurit, duke e detalizuar me të gjitha shënimet e nevojshme mbi kushtet, profesionin dhe zejet e emigrantëve.Listat duhet t'u prezentohen përfaqësuesve të Qeverisë turke, dhe njëherit duhet të zbatohen nga ana e tyre, ato do të shërbejnë si bazë për lejimin e dhënies së pasaportit turk, si dhe për llogaritjen e numrit të familjeve të të shpërngulurve.Ky Komision jugosllav do të mbajë bashkëpunim të përhershëm me të deleguarit turq, dhe në kërkesë të tyre, duhet t'u ofrojë atyre të gjitha informatat për të cilat ata kanë nevojë.
Neni 19.
Nisja dhe ngarkimi i të shpërngulurve do të bëhet në bazë të pasaportave turke kolektive, të cilat do t'u lejohen atyre nga autoritetet konsullare të Qeverisë së Republikës së Turqisë në Jugosllavi. Pasaportat kolektive turke si dhe të gjitha dokumentet e tjera të nevojshme, të cilat vlejnë si dëshmi, përgatitja e listave vjetore dhe e vizave përkatëse në pasaporta për të dalë nga Jugosllavia, absolutisht do të bëhen falas.
Neni 20.
Në zonën e lirë të Jugosllavisë, në Selanik, do të konstituohet një komision mikst turko-jugosllav i përbërë nga nënpunësit, të emëruar nga të dy qeveritë, i cili do të angazhohet, në marrëveshje të përbashkët, për të ndëmarrë të gjitha masat e domosdoshme, sipas rrethanave dhe kushteve të ngarkimit dhe të zbarkimit të të shpërngulurve.
Neni 21.
Kjo Konventë hyn në fuqi ditën e ratifikimit të saj nga ana e të dy qeverive.Njëherit, nënshkruesit, këtë Konventë do ta vërtetojnë me vulat përkatëse.
E hartuar në gjuhën frënge në vitin 1938.
MR. - V.M H.S. - Dr. C.A.
1 Dotation Carnegie pour la paix international, enquete dans les Balkans, raport, Presente auex directaurs de la-notation par les Mebres de la Comission d'enquete, Paris 1914; Freundlieh Leo, Albaniens Golgotha, Wien 1913; Edit Dyrhami, Njëzet vjet ngatërresa Ballkanike (për vitet 1912-1914)
2 Kosta Novakoviq, Nacionalizacija i srbizacija Kosova, «La Federation balkanique» 1931, «Kosova», Konstancë 1931-1932 (artikujt: Lotët e Dukagjinit, Kosova dhe Zogu (Shqipëria e rel.
Mëgjerësisht: Hak, organ i «Bashkimit» 1920-1924, Për cdo numër «Hak» sillte nga një vështrim duke i thirrë shqiptarët që të mos shpërngulen, sepse s'kanë asgje të përbashkët me turqit: F.S. Noli, Një tragjedi në 3 akte, Shpasurim, shpërngulje, shfarosje: «Liria kombëtarë» 10 prill 1929.
Marrë nga revista “Fitore” , viti i parë, nëntor 1990.
Revistë e cila mirëmbahej nga shoqëria “Skënderbeu” ,
Ljubljanë, Slloveni.
Vetem ne Kosove kopntributi anti-shqiptar turk ne bashkepunim me serbet ka qene katastrofik, ku 24 programe të ndryshme janë hartuar e zbatuar për dëbimin e shqiptarëve, asimilimin e tyre dhe kolonizimin e trevave që ata i popullonin me serbë. Dëbimi ishte i heshtur në kohë paqje kur kryhej përmes diskriminimit, persekutimit dhe represionit, ndërsa ishte masiv dhe i shpejtë në kohë luftërash kur kryhej përmes pastrimit etnik, masakrave dhe terrorit.
Programet kryesore famëkëqija ishin:
- "Nacertanja" nga viti 1844 i Ilija Garashaninit,
- Projekti i parë i Vasa Cubrilloviqit "Shpërngulja e Arnautëve" nga viti 1937,
- Konventa jugosllavo-turke për shpërnguljen e shqiptarëve në Anadoll nga viti 1938,
- Projektet e Ivo Andriqit dhe Ivan Vukotiqit nga viti 1939,
- Projekti "Serbia homogjene" i Stevan Molevacit i vitit 1941,
- Projekti i dytë i Vasa Cubrilloviqit "Problemi i pakicave në Jugosllavinë e Re" nga viti 1944,
- Marrëveshja Xhentëlmene Tito-Kyprili për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi e vitit 1953, e deri te Memorandumi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë të vitit 1986 dhe Programi Jugosllav për Kosovën i vitit 1988. Nikola Pashiqi, Petar e Aleksandar Karagjorgjeviqi, Milan Stojadinoviqi, Dragolub-Drazha Mihajloviqi, Aleksandar Rankoviqi e deri te Slobodan Milosheviqi veqse zbatonin këto projekte e programe.
Korespondenti i gazetës daneze ”Riget” të vitit 1912 ka qenë vëzhgues i drejtëpërdrejtë i luftës ”sllavo-turko-shqiptare”. Ja si i përshkruan ai disa ditë të luftës:
”... atë që pashë unë sot në qytetin Vranje ishin vetëm Arnautët (Shqiptarët) të burgosur...urejtja e sllavëve ndaj tyre është shumë e madhe. Sot me një dekret të ”mbretit serb Petar” u kërkua të lirohen turqit e burgosur, ndërkaq për Arnautët( Shqiptarët) u dha urdhëri që të ekzekutohen. "
Turqit lirohen me dekret te mbretit serb, ndersa shqiptaret ekzekutohen!!!
”Riget” 02.11.1912 – shkruan:
” Nga korespondenti ynë - Vranje 26 tetor 1912
...Sot e takova një paramilitar serb vullnetar i cili kishte punuar 8 vjet në Berlin. Ai më rëfente për luftën e përgjakshme në Kumanovë. Serbët në këtë qytet kanë masakruar gra e fëmijë me bajonetat e tyre...caku i tyre nuk kanë qenë ”nizamët” turq por ”arnautët”...”
Pra shqiptaret!!
"Më 18 shkurt 1953 Jugosllavia, Greqia dhe Turqia arritën një marrëveshje për bashkëpunim dhe në Split nënshkruan një marrëveshje, me të cilën u ripërtëri konventa shtetërore jugosllavo-turke e vitit 1938 për shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve në Turqi. Në bazë të hulumtimit sistematik të dy shërbimeve konzullare (sektorit të pasaportave) jugosllave dhe turke, dëshmohet se në periudhën 1951-1968 prej Jugosllavisë në Turqi janë shpërngulur 414.500 shqiptarë ndërsa gjate periudhës në fjalë (bazuar në statistikat sekrete jugosllave) në Kosovë ishin sjellë në heshtje 63.000 kolonë sllav.Ndërkaq sipas statistikave të publikuara më vonë del se në periudhën 1952-1965 për ne Turqi janë shpërngulur: 452.371 shqiptarë. "
Cfare pune kishin turqit te rinovonin me Serbet ne 1968 traktatet per shpernguljen e shqiptareve ne Turqi??
Perfitimi i turqeve ti quanin turq (shqiptaret) edhe kur ata nuk kishin me fuqi tashme ne Ballkan, ishte qe ata ishin nje pjese e popullsise aty dhe te quheshin minoritete sado qe nuk ishte nje popullsi e tille. Kjo nuk u be vetem ne marrveshje me Serbine, por edhe me Greqine, mbasi popullsise Came ne kohen e shpernguljes edhe me vone, u vu si kusht ja te quheshin grek, ja turq por kurre shqiptare.
Shqipëria etnike para ardhjes së turqve në Ballkan, zinte një sipërfaqe prej rreth 110.000 km2 99.Abdyl Frashëri,"Popullsia greke në Epirin e Ri dhe të Vjetër",fq.100 .
- Në periudhën e pavarësisë së shteteve fqinje, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi, Turqia u ‘’fali’’këtyre shteteve rreth 5.000 km2, të tokës shqiptare 100. Dr.Muhamet Pirraku,"Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit",Prishtinë 1979, fq.11-20,"Dielli",nr.21/27,1979 .
- Në Luftën e vitit 1876 - 1877 me Rusinë, Turqia e përfundoj duke i dhënë asaj në interes të popujve ortodoksë të Ballkanit rreth 25.500 km2 të tokave shqiptare. 101. Mr.Kolë Krasniçi,"Roli i fesë në ruajtjen e identitetit dhe të harmonisë kombëtare te shqiptarët",Vjenë 1996,fq.56-58 .
Kryeministri anglez, Gladstone, i shkruante ambasadorit anglez në Istanbul, Granville:
"Si një përpjekje e fundit (për të zgjidhur krizën turko-greke) le t'i ofrojmë Shqipërisë (kufirin) deri në (lumin) Kalamas - aty ku fillon territori i banuar nga grekët, një njohje formale dhe praktike të pavarësis së saj."(28) Por më 30 shtator 1878, anglezët ndryshuan qëndrimin nën presionin e elementit filohelen britanik. (prap greket pra turqit e fese se krishtere qe fusin hundet ne punet dhe fatet e shqiperise) Ndërkaq, jo vetëm Vjena, por edhe Berlini rishikuan disa pika të qëndrimit të tyre ndaj kësaj qeshtjeje (kërkesave greke). Të dy palët ishin të mendimit se nga tokat që do t'i kalonin Greqisë, duheshin përjashtuar viset shqiptare, d.m.th. Camëria, duke përfshirë edhe Prevezën. Kancelari gjerman Bismarck deklaroi se: "e ardhmja e Greqisë do të ishte e kërcënuar po të përfshinte ajo (Greqia) një pjesë të konsiderueshme të kësaj race luftarake të panënshtruar të shqiptarëve, që ajo as do t'i nënshtronte, as do t'I asimilonte."(29)
Më 5 shkurt 1879, filluan negociatat e para greko-turke në Prevezë.Pra greko –turke dhe jo shqiptaro-greke!! . Pasi ishte Turqia qe fliste dhe jo Shqiperia!!Pse duhet te perfaqsohej Shqiperia nga turqia kur dihej shume mire se perandoria turke nuk i njhte shqiptaret si komb faktik me gjuh, traditat dhe zakonet e tyre, por thjesht si musluman??
Më 18 mars 1879, Turqia i ofroi Greqisë tokë paralel me kufirin ekzistues te sotem te Shqiperise!!
Kjo ishte oferte e bere nga Turqia! Turqia po i shiste greqise toka shqiptare!! Prap ketu turqia shet toka shqiptaresh pa marre parasysh se tokat qe po shiste tek greku nuk ishin te tyre por te shqiptareve!!
Më 15 qershor 1880, Konferenca e Ambasadorëve në Berlin i dha Greqisë gjysmën e Camërisë, duke përfshirë edhe Janinën. Grekët e pranuan menjëherë.
Keto cop tokash te shkembyera ishin ne kuadrin e shkembimeve Perandori Otomane - Greqi dhe jo Shqiperi-Greqi, pra me gjithe se keta "patriote" u munduan t'ia shkepusnin "rripat e tokes" grekerve ata ne fakt do t'ua jepnin otomaneve . Kush ishte Abedin Pashë Dino? Nje shqiptar musluman turkoshak !
Keto jane gafat e shqiptareve musluman te shekullit te 19-te sepse jane munduar ta levizin problemin shqiptar nepermjet politikes se jashteme te Turqise, dhe jo te paraqiteshin si shtet me vehte per te mbrojtur interesat e kombit shqiptar, sepse thelle brenda vehtes nuk ishin dhe nuk ndiheshin shqiptar por turq!
E sot , prapë falen neper xhamia të Sulltanve e flasin ne emrin e shqiptarit.
Mos të jam bë i tepert por me shekuj duhet të shkruhet për plaget që i´u shkaktuan shqiptarit nga Turku në bashkpunim me Grekun e Serbin.
E si lexove më lartë , e din ti mirë Evropë se ne nuk kemi edhe aq nevojë të sqarohemi ne histori , sepse nji gja të tillë e dini edhe ju fort mirë por edhe pak nga historia ne lidhje me krishterimin e hershem por edhe me alleshvereshin e hershem ne mes Turkut-Grekut -Serbit , se këta janë miq të vjeter e ashtu edhe do të mbesin , e shqiptari lutet aty ku se ka vendin por cka me i ba se ato kan emerë xhamia e Sulltan Fatihut që ishte kasapi ma i madhë per shqiptaret, e xhamia e mretit etj etj , se fermanin e Sulltan Fatihut , se kan harruar shqiptaret por hoxhallaret u´a kan shperla trurin atyre që munden dhe që ju besojnë.E cka donin turqit me serbet, kush u dha të drejtë të bejnë pazare ne emrin e shqiptarit??!!
Pse a me ardhjen e turkut , bashkë me islamin mendoj se shqiptari do të shkrihet ne fe (disa po ) të imponuar e do të e braktis Krishterimin.??!!
Mos harro se Qerim Delia e vrau ne mes të Shkodres Brahim agen se i´a shajti fen e Krishtit e emrat Mehmet e Qerim nuk do të thotë se janë musliman por janë të krishter ne shtepi e jashtë ishin muliman, sepse pas zyrtarizimit të krishterimit ne trojet tona , deri me ardhjen e turkut feja e krishter ishte dominante , por pas ardhjes se Turqis , prapë të krishteret bijnë nen presekutimin osman shekuj me rradhe duke e ruajtur cdo here kombesin dhe duke u mos slllavizuar e as greqizuarë.Shpesh shkruhet se islami ka ruajtur etnicitetin e kombit shqiptar por faktet flasin se ;
"Kisha shqiptare, deri në vitin 731 ishte në varësi të Romës. Kur ajo kaloi në varësi të Kostandinopojës, kërcënohej nga rreziku i greqizimit të popullit si dhe i sllavizimit, për këtë akademiku Jorga pohon se: "Shqipëria pa prestigjin dhe forcën e doxhëve të Venedikut kurrë nuk do të ishte shkëputur nga Kostandinopoja; vetë karakteri i racës së saj do të goditej dhe ndoshta do të përzihej me sllavizmin dhe me greqizmin e fqinjëve kundër karakterit ortodoks të të cilëve ajo luftonte prej shekujsh, duke ruajtur kombësinë e vet dhe duke u ndihmuar nga misionarët që vinin nga Perëndimi... Nga vrulli kalorsiak i Normanëve italianë dhe nga ekspansioni ekonomik i Venedikut, ajo, pothuajse, i shpëtoi plotësisht sovranitetit bizantin. Shqipëria u ringjall". Pra, ishte ofensiva perëndimore ajo që i dha një ndihmë të madhe popullit tonë që të mbante marrëdhëniet e vjetra politike dhe fetare me Evropën. Shqipëria shpëtoi nga greqizimi dhe sllavizimi dhe për këtë atë e ndihmoi rënia e Kostandinopojës me 1204, e cila solli si rrjedhim marrjen nga ana e Venedikut të shumë tokave (1/4 dhe gjysmën e tokave të Perandorisë Bizantine), në të cilën përfshiheshin mjaft toka shqiptare. " Krishterimi nuk është pranuarë me dhunë tek Iliret por eshte mbrojtur me gjakë, ndersa tek islami kemi të dhena te tjera ne të gjitha gjuhet e botes jo vetem ne gjuhen shqipe.Islami u perhap me dhunë, trysni ekonomike , psikologjike , sociologjike etj .'
"Sipas L.Barkhan, ku është bazuar autori, sanxhaku shqiptar i Ohrit ka 32 748 shtëpi jomyslimanë = 98% të popullatës dhe 611 shtëpi myslimane = 2% të popullatës. Janina ka 32 079 jomyslimanë = 98% të popullatës, shtëpi myslimane janë 613 = 2% e popullatës; Shkodra ka 23 859 familje jomyslimane = 95.6%; 1116 familje myslimane = 4.68%: Vuciterni 18 914 = 96.5% shtëpi jomyslimane, 700 shtëpi myslimane = 3.5%; Prizreni 18 832 shtëpi jomyslimane = 98%, 359 shtëpi myslimane = 2%; Preveza 11 395 familje jomyslimane = 100%; 7 familje myslimane; Elbasani 8916 shtëpi jomyslimane = 94.5%, 536 familje myslimane = 5.5%; Dukagjini 1829 shtëpi jomyslimane -- 100%. Nga kjo statistikë vetëkuptohet se islamizmi është ushtruar pa dhunë në vendin tonë, po kështu edhe në Gadishullin Ballkanik. Duhet vënë në dukje këtu edhe mendimi i studiuesit të sotëm të historisë osmane R.Grousset, i cili në veprën e tij "Perandoria e Lindjes" Paris 1946, fq 609-610, e shpjegon pushtimin e Ballkanit nga ana e turqve kështu:"Duke tërhequr renegatë të ndryshëm, duke marrë e rekrutuar fëmijë të shumtë në shërbim ushtarak, si dhe duke marrë vajza të shumta greke e sllave, të destinuara të bëheshin nëna të gjeneratave të reja osmane, turqit pushtuan Ballkanin". Duhet patur parasysh se numri i fëmijëve të krishterë të rriarrë me anën e devshirmës sillet rreth shifrës 1 milion. Dhe të mos harrojmë se ata fëmijë turqit i morën në një hapësirë që shtrihej që nga Danubi deri në Eufrat. "
Bashkpunimi i Turqis Osmane me greket dhe serbet cdo here ka qenë i ngushtë dhe cdo here ka punuarë për të keqen e shqiptrit.;
"Pas marrjes së Kostandinopojës, me 1453 u hodhën bazat e sundimit turko-grek, mbi të krishterët e ballkanit", thotë Dhimitër Kicikis ('Encyclopedia Universalis", corpus 8, Francë, S.A. 1988). Në pozitë të favorshme gjatë shekullit XVI kaloi edhe Kisha Serbe. Atë e përkveziri i Perandorisë Osmane ,serbi Mehmet Sokoish seminarist i një manastiri serb, kurse Partrirkana e Ohrit ishte kryekëput nën ndikimin bullgar. Në kundershtim me Kishën Katolike, që nuk kishte qëllime shkombëtarizuese, kishat ortodokse të fqinjve predikonin shkombëtarizimin në emër të Krishtit. "
Për të analizuarë bashkpunimin Turko-Grek ndaj shqiptarve katolik dhe qellimin e tyre për asimilim kombetar lexojmë;
"Fill pas rënies së Kostandinopojës më 29 Maj 1453, më 1 qershor u shpall patriark Genadiozi, njeriu i besuar i sulltanit. Që nga ai vit e në shekujt e mëvonshëm, Patrikana e Stambollit kishte pushtetin e plotë mbi të krishterët e Ballkanit. Në juridiksionin e Patriarkanës përfshiheshin arsimi, martesa, familja, trashëgimia, eq.. 'Patriarku u shpall Vezir në rangun e një pashai . Ai zgjidhej me ankand: kush i jepte më shumë para sulltanit dhe oborrtarëve të tij, zgjidhej Patrik.
ApostolosVokalopulos, në botimet e Horvathit, 'Historia bashkëkohore greke", 1975, fq.48, thekson: "Për të mbërritur qëllimin e tyre disa nga paria e Patrikanës i jepnin me mijëra napolona njerëzve të sulltanit, madje edhe vetë sulltanit. Kështu që u mbyt në borxhe arka e patrikanës dhe paratë që duhej të jepëshin për emërimet kishtarë u bënë objekt alleshvereshesh dhe trafiku. Ky veprim i Patrikanës së Kostandinopojës u shtri edhe në provinca të tjera. "Peshkopët merrnin para me anë të përfaqësuesve të tyre në rast se dëshironin peshkopatën ose detyrën e priftit. Ishte mbretëria e simonisë". "Peshkopët ortodoksë ushtronin mbi të krishterët ortodoksë një pushtet fetar dhe shtetëror. Për këtë L.Stavrianas (Bakklani pas 1453", fq.104) shkruan- "Peshkopët funksiononin në dioqezat e tyre si prefektë ashtu edhe klerikë". Patrikana merrte nga sulltani dy detyra kryesore:
1. Të gjithë të krishterët e Ballkanit të ushqenin urrejtje ndaj Perëndimit.
2. Të mos lejoheshin të bëheshin kryengritje nga popujt e Ballkanit.
Mos ja nxin për të madhe as Azem Galices që se bashku me Kosta Pecanac deshten të luftojnë kunder Austro-Hungaris, s´ka ditë më shumë por e ka vlersuar vendin e Evropes si një armik të shqiptarit , e as fjalimin e hoxhes Haxhi Ismail Hakki Efendiu me rastin e vizites së Sulltan Reshatit me 16 Qershor 1911 ku nder të tjera thotë ;
"Nuk ka dyshim se lidhjet e vëllazërisë që gjenden në shoqëritë Islame në pajtim me urdhërat Kur’anore do të qëndrojnë të forta deri në ditën e Kijametit. Të gjithë muslimanët janë të obliguar në mbrojtjen e këtij parimi nga pikëpamja e fesë. Nuk dyshojmë aspak në atë se pa marrë parasysh fjalëve të pabaza të përhapura nga armiqtë, vëllezërit tanë shqiptarë do t’i mbeten besnikw kwtij kuptimi.
Populli autokton shqiptar, që nga e kaluara me ndjenja të larta dhe me një solidaritet të plotë i ka shërbyer fesë Islame, pozitës së Hilafetit dhe famës e autoritetit të shtetit duke shënuar kështu një ndër faqet më të ndritshme të historisë Islame. Ata njihen botërisht për sakrificat e tyre me shpirt e me mall që i bënë në kohërat më të vështira e në sprovat më të mëdha për përparimin e fesë dhe të shtetit.
Shqiptarët e nderuar nuk ishin në një shkallë më të ulët se shoqëritë tjera Islame në aspektin e shkencës dhe të diturisë. Ashtu siç u zhvilluan në mesin e tyre vezirë të devotshëm dhe me veti më të larta se shokët e tyre, komandantë që në fushëbeteja me sukses e shpien përpara ushtrinë Osmane, po ashtu nga mesi I tyre dolën shumë dijetarë dhe njerëz të udhëzuar, të ditur të cilëve u merrej mendimi dhe shumë të tjerë të cilët meritojnë lëvdata. Është e vërtetë e pamohueshme se vëllezërit shqiptarë të ditur me të cilët krenohemi në qarqet shkencore, shkrimtarët dhe komandantët që e zbukurojnë ushtrinë tonë janë duke e gjallëruar dhe lartësuar famën e Perandorisë Osmane.
Vëllezër të nderuar! Nuk ekziston asnjë ndasi apo pabarazi ndërmjet jush dhe popullit turk në udhëheqjen e shtetit, sigurinë e vendit dhe në të gjitha çështjet sociale dhe ekonomike. Të dy shoqëritë, me ndihmën e All-llahut, janë në lidhje dhe në harmoni si mishi me thonjtë. Këto parime nuk përmbajnë dyshim dhe janë e vertëtë e qartë. Jemi anëtarë të një feje që na bën të gatshëm për të dhënë jetën tonë për mbrojtjen e vëllazërisë sonë. Nuk kemi qëllim tjetër pos shërbimit të mirë ndaj fesë sonë të shenjtë dhe atdheut tonë dhe në këtë drejtim nëse ka nevojë edhe do të japim shpirtin.Mirëpo më duhet ta them me keqardhje se në mesin tonë ka të tillë që guxojnë t'i shmangen idealeve tona të larta, që me injorancë na shpiejnë në situata jo të mira, të cilat nuk përputhen me fenë dhe Sheriatin tonë. Këto të këqia dhe teprime janë lëvizje të kota si mos zbatimi i ligjeve të shtetit dhe mos bindja ndaj drejtësisë së tij, të cilat pa dyshim se nuk janë të drejta. I dërguari ynë duke iu përgjigjur pyetjes së shoqëruesve të tij tha "Feja është këshillë" duke e shpjeguar atë si këshillë me ihlas, duke iu larguar tradhëtisë dhe duke i vënë në vend amanetet ndaj Pejgamberit, udhëheqësit të Muslimanëve dhe të gjithë vëllezërve të fesë. Shpëtimi i vërtetë i fesë Islame gjendet në zbatimin e këtyre parimeve të njëpasnjëshme duke iu shmangur kaosit.
Ajeti Kur'anor "O ju që besuat! Mos e tradhëtoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij" e udhëzon këtë të vërtetë në drejtimin e duhur. Kundërshtimi dhe rebelimi pa arsye ndaj urdhërave të drejta të udhëheqësve është rebelim ndaj All-llahut dhe të dërguarit të Tij. Bindja ndaj të gjithë këtyre është obligim individual. Ajeti "Bindjuni All-llahut, të dërguarit të Tij dhe udhëheqësve nga ju" është mjaft i qartë.
Një ndër veprat e këqia dhe teprimet është edhe vrasja e njeriut. Sipas një hadithi, njerëzimi është ndërtesa e All-llahut dhe i mallkuar është ai që e rënon këtë ndërtesë. Dënimi për këtë krim shumëfishohet nëse i vrari është nga populli dhe feja e njëjtë e të vrarit. Ky ajet është shpallur për vrasësit që janë në këtë gjendje: "Kush e vran me qëllim dhe pa të drejtë një besimtar, ai do të jetë në Xhehennem përgjithmonë". Ky ajet dëshmon se ata kurrë nuk do të shpëtojnë nga zjarri i Xhehennemit. Me përjashtim të mohimit dhe idhujtarisë, nuk ekziston ndonjë kërcënim më i madh hyjnor se në këtë rast. Për këtë arsye ky ajet e tmerron injorantin dhe i bën të dridhen nga frika ata që e dinë madhështinë e All-llahut.
Në një hadith tjetër thuhet "Nëse dy muslimanë përdoren armë ndaj njëri-tjetrit, edhe vrasësi edhe i vrari janë në zjarr". E pyetën "O i dërguari i All-llahut, po e kuptojmë për vrasësin. Por pse të dënohet edhe i vrari?" Resulullahu u përgjigj: "Sepse edhe ai ishte aktivizuar për vrasjen e shokut dhe të vëllait të tij nga feja".
Një ndër mëkatet tjera të mëdha është edhe dezertimi nga ushtria dhe mos zbatimi i detyrës së xhihadit. Po ashtu në një hadith thuhet se ky krim është një ndër mëkatet më të shëmtuara dhe më të mëdha. Një ndër sjelljet e këqia e të dëmshme që mundësojnë dobësimin bile edhe rënien e Islamit dhe të shtetit është prishja e marrëdhënieve të muslimanëve nëpërmjet fitneve. Kjo gjendje, Zoti na ruajtë, përdoret gjithmonë nga armiqtë tanë për të lëkundur fuqinë e Islamit që buron nga bashkimi ynë. Përderisa muslimanët janë të bashkuar dhe u përmbahen dispozitave të vëllazërisë fetare ndërmjet vete, i tërë guximi i armiqve thehet. U prishen të gjitha llogaritë që i kanë bërë.
Në kohën e shtypjes dhe pengesave, duke u rritur ndasitë dhe mendimet e këqia ndërmjet muslimanëve dita-ditës afrohej rreziku i shpartallimit dhe i ndarjes. Siç e dimë të gjithë në vitet e fundit dhe posaçërisht në muajt e fundit të asaj periudhe ishim në buzë të greminës. Ishim në prag të rënies. Po jepej vendimi për ndarjen e gjithë këtyre vendeve të bukura, për ndarjen e tokave të bekuara të Rumelisë që e sollën dhe e ngritën Perandorinë Osmane në nivelin e një shteti të madh. E falënderojmë Zotin, me ndihmën e Tij, shpëtuam nga ky rrezik dhe nga këto fatkeqësi të mëdha, duke shpallur sistemin parlamentar dhe parimet e reformimit. Ne arritëm lirinë dhe përparimin e përhershëm kur Zoti na dhuroi këtë kalif me nam. Tash duke nxjerrur mësim nga këto situata të këqia që i kemi parë dhe përjetuar dhe duke u kushtuar kujdes vërejtjeve, të mos kthehemi në gjendjen e mëparshme. T'i përmbahemi të vërtetave të fesë sonë, parimeve themelore të sheriatit tonë të ndritur që kanë të bëjnë me njerëzimin e shoqëritë, vendimeve që e formësojnë civilizmin tonë. T'i përmbushim obligimet tona fetare. T'i përmbahemi të vërtetës dhe drejtësisë. Të kalojmë mirë me çdokend. Të mos bijmë pre e fjalëve të tradhëtarëve. T'i lëmë armiqtë që na kanë rrethuar dhe pjesërisht kanë hyrë në mesin tonë dhe të mos merremi me njëri-tjetrin. Të përpiqemi në shtimin e kombit tonë. Të mos e zvogëlojmë popullsinë tonë duke masakruar njëri-tjetrin. Duke u bazuar në rregullat e fesë sonë dhe në vendimet e udhëheqësit tonë, të sillemi mirë me kombet tjera dhe me të gjitha shoqëritë e Perandorisë Osmane. Kjo tokë e bukur e Rumelisë u kurorëzua me ardhjen e mbretit përkrahës të sistemit parlamentar. Le ta dijmë vlerën e tij nderuese që na jep hare, gëzim dhe ndriçim. Namazi i xhumasë që falet sot së bashku me Padishahun e nderuar, i falur nga i tërë ummeti, është një namaz që nuk ka të ngjashëm në historinë Islame.
Gjatë periudhave të shtypjes, edhe mbledhjet e mrekullueshme fetare ishin të ndaluara. Me këtë rast del në pah qartazi se reforma u hapi rrugën mbledhjeve të tilla të mëdha e madhështore dhe se "Dijaneti" e "Hyrijeti" janë dy urdhëra të mëdha e të pavdekshme.
Ta kujtojmë atë ditë kur u pranua lutja e sinqertë "O Zot, bëje fitimtar popullin tim dhe më mundëso mua të bie dëshmor" e Sulltan Muratit; atë ditë që për shkak të rënies së tij dëshmor ishte ditë zie, kurse për shkak të fitores ishte ditë feste. Siç ishte ajo ditë e paharruar në historinë Islame, edhe ky namaz i Xhumasë në të cilin nuk ka dyshim se marrin pjesë të gjithë shpirtërat e dëshmorëve do të mbetet deri në pafundësi në kujtesën e Ummetit. "
S´ka ditur i shkreti , sepse aty e ka lëpi pjaten e qeni ku han aty edhe leh.
E priten me lule e valle qindra e mijra ( musliman ) se u erdhi sundusi dhe vllau " i dashur" " Sulltan " e këta të tillet identifikoheshin me shumë si musliman sesa shqiptarë.
E tash , t´i ndajm dhent e dhitë:
Për bashkjetesen tonë kombtare duhet të dijmë se me kend po bashkjetojmë, me ata që dojnë varret e u perkulen Sulltanave apo me ata që janë shqiptarë të vertet e që mbajnë bindjen fetare për qeshtje të veten personale pa u munduarë të i hudhin ndokuj hi e pluhur syve se islami paska mbrojtë identitetin kombetar nder shqiptaret dhe se xhamit e vorret e turqve e Sulltanave janë të shenjta.
Për bashkjetesen tonë duhet të dijmë se mos vallë del dikush ma vonë e na thotë se edhe Millosheviqi duhet të jetë ndonjë "profet " sikur Sulltani.
Tash është koha që shqiptari të hyn ne Evropë sikur dikur që ishte por pa e harruar plgen e vjeter qoftë nga turku, greku e serbi a cilidoqoftë.
Komentoni
Artikuj te tjere
Krist Gjinaj: A të futet feja si land msimore neper shkolla ??!!
Vasil Tabaku: Dhimbja jone me emrin Vlore
“Kadare i pafajshëm,Feraj e quajti Skënderbeun vrasës”
Fritz Radovani: 3 Nandor 1923 (plot 23 vjet para 11 Janar 1946)
Jeton Ameti: Shqipëria përballë Evropës
Ilir Dardani: Turq, serbe e uje
Të ndihmojmë Atdheun, popullin Shqiptarë, në këtë rast katastrofe, shkaktuar nga përmbytjet ujore!
Kadri Veseli: Historia ime (III)
Mirela Bogdani: Në lidhje me kandidimin tim në UK
Bajrush Morina: Tri pyetje për shefin e SHIK-ut, Kadri Veselin
Aktuale sot e kësaj dite lidhur me vrasjet e atdhetarëve tanë nga kriminelët e stalinizmit shqiptar
Enver Bytyçi: Morali dhe antimorali në ditë fatkeqësie!
Isa Mulaj: Humaniteti i Sali Berishës dhe pasojat nga natyra?
Fran Buzhala: Sa jane shqiptaret te rrebelueshem, te vedijeshem per kerkesat e tyre sociale
Xhevat Rexhaj: Komunisti spanjoll H. Solana na e la ''sherraxhiun'' te dera
Ramiz Dërmaku: Interesi kombëtar është i përhershëm, kurse programet kombëtare ndërrojnë
Dibran Demaku: Pavarësia ekonomike
Urim Gjata: Monumentet e munguara te Demokracise
Hilmi Saraçi: A është dashur të lejohet vizita e Tadiqit në Kosovë?
Bekim Rexhepi: Vizita për të mos i humbur edhe vizitat