E enjte, 28.03.2024, 03:31 PM (GMT)

Mendime

Selim Hasanaj: Vrasje pa motiv, motivi tradita banale

E merkure, 13.01.2010, 09:57 PM


VRASJE PA MOTIV, MOTIVI TRADITA BANALE

Nga Selim Hasanaj

Fundvitet e shek 19, valiu i Pejes Asllan Pasha ndeshi në rezistencë të ashper të vendasve shqiptarë. Në fshatrat per rreth Pejes fshatarsia organizohej dhe nuk pranonte ti paguej taksat dhe haraqet që pushteti i pushtuesit osman kerkonte. Haxhi Zeka ishte prisi dhe tribuni i popullit, ndersa sejcila anë e rrafshit të Dukagjinit kishte prijetaret e vetë luftarak. Në Jabllanicë te Madhe Tafë Cani me burrat e vetë të fisit jo vetem njëherë i kishte këthye mbrapa tagrambledhsit e Asllan Pashes. Disa herë i kishte vra edhe zabit e caush dhe per këtë ky vali mizor i bani disa rrethime kësaj treve. 
Per ti shpetue familjen Tafë Cani, largon ate në Katund të Ri. Vet me pushkë dhe shpatë në dorë e vazhdon qendresen dhe luften kunder pushtuesit osman.
Një ditë në pabesi rrethohet Tafë Cani dhe vritet, tri javë ditë rresht kishte festue vrasjen e ti mizori Asllan Pasha. Populli dhe familja majti zi dhe i thuri këngë per trimnitë e Ti sipas traditës.
Mirpo Asllan Pasha nuk do ishte ai që ishte nese dp e lente edhe familjen e Tafë Canit të qetë. Në Katund të Ri kishte disa kolon malazez. Caushi i Asllan Pashes porositë kolonet që panderpre ti bajnë zullume familjarve të Tafë Canit.
Një ditë djali më i vogël i Tafës, Dini, dhe nipi Aliu vendosin dhe dalin e rrahin keq dy kolonet malazez. Fillojë hataja. Erdhen zabit e caush dhe donin ti arrestonin trimat. Ata kishin ik dhe dal në mal. Me javë të tëra jetuan neper male dhe ushqim merrnin nga barinjet e staneve të Sejnoves. Një ditë prej ditesh i zoti i shtëpisë Mali vendos të largohen edhe nga Katundi i Ri. Kishin miqësi në fshatin Gurore dhe me ndihmen e tyre u vendosen atje. Blen tokë dhe ndertuen shtëpija. Mirpo që në start ju lindi një problem. Nga Bjeshket e Thata vinte me rrembim sa herë që binte shi prroni i terbuar i Dragës. Ky prrue kalonte mes per mes fshatrave Gurore dhe Rranzë. Ishte i tmerrshem dhe duhej mbrojtë nga vershimet e ti. Pat ndodhë që disa herë të fjalosen me burrat e familjes komshi të Beqve per shkak të prronit të Dragës. Me kohë u kalue edhe ky problem dhe këto dy familje jetuan pa probleme perballë njana tjetres.
Vitet kalonin dhe miqësia mes tyne rritej. Së bashku i mbanin dekat dhe drekat. Ishin kohna të vështira dhe duhej afrim i shqiptarve mes veti sepse vetem të bashkuar dhe me perkrahje njani tjetrit mund të mbijetohej. Kishte vite që pushtuesi osman ishte largue dhe kishte ik pergjithmonë andej nga kishte ardh. Tash aty ishte një pushtues tjeter, ai serbo sllav që pinte gjak shqiptari më shumë se venë të kuqe. Një ditë vdes Temi djali i Tafë Canit dhe nipi i ti Mail,që ishte zot shtëpie vendos ta këthen të vejen e Temit. Temi kishte lanë pas dy djem dhe një vajzë. Mali vejushken e kishte grue axhe, por duhej ta këthente sipas tradites ose ajo duhet të largohej nga fëmijet dhe shtëpija ku kishte lanë dy dekada djers dhe mund. Fëmijet ishin të rritur dhe aspak nuk ju erdh mirë kur panë të futet në qiler të nanës baca Mal sikur e thirrnin. Pas një viti Mali martohet edhe me një grue tjeter , por pikrisht atë vit që martohet per të dyten herë i lind një djalë me gruen e Temit të cilen e kishte këthye. Edhe me nusen e re i falë Zoti djalë dhe vajzë. Fëmijet rriteshin dhe me ta edhe problemet e shtëpisë. Mali nuk e kishte aspak të lehtë , por me diktaturë dhe dhunë mundohej ta mbante shtëpinë. Një ditë gjithckafit i erdhi fundi. Jetimat e Temit vendosen të ndahen nga bashksia familjare me Malin. Mirpo me ta vjen edhe vëllau i vogël prej nane Caku. Malit nuk i erdhi mirë kur tash ju ndanë djemet e axhes dhe kur ju nda edhe grueja e cila shkojë mas djemve. Mirpo cdo qude zgjatë tri ditë thotë fjala popullore. Mali kishte një natyrë të quditshme dhe jo vetem se ishte i madhë me trup dhe i fort si bjeshkë, por ai ishte edhe grykes i madhë. Në fshat kishte disa gabelica që punonin si sherbtore dhe Mali tinza fillojë të qojë dashuri me to. Një ditë prej ditesh Mali mbyllet në oden e vetë dhe me javë të tëra nuk del jashta. U perhap fjala se Mali asht i sëmuer. Dikush thoshte se ka këtë e dikush at smundje. Një ditë prejditesh pas tri javëve del deri te Vidhi, vend ky ku bashkoheshin dhe rrinin burrat e fshatit. Aty takon Sejden, një burr i fisit Shalë që kishte shumë tokë, prona e saraje. Ai ishte i martuem me tri gra dhe me secilen kishte nga disa fëmijë. Ndrrojnë nga një cigare dhe Sejda si dinak që ishte e pyet ngadal Malin se cka kishte sepse po dukesh i zbehur në ftyrë, pastaj ka ditë që nuk të kamë pa?! Jamë smuer keq, mos vet ja këthej Mali. Ani pse nuk po shkon te mjeku. E more Sejdë, mjek per smundjen time nuk ka këtu. Duhet të shkojë në Vjenë të Austrisë, por nuk kamë hallë se nuk kamë pare. Pasojë një heshtje dhe gjatë kësa kohe Sejdes i shkojë mendja te Tima, vajza e re dhe e bukur si shtojzovalle e Malit. E kishte pa një ditë Sejda dhe që nga ajo natë nuk kishte ba gjumë si duhet. Bënte plane dhe hesape si me e shti në dorë Timen  e cila posa kishte mbush trembdhjet vjet dhe posa kishin fillue ti dallohen dy piptha të vocel në gjoks. Ja tash ja kurr mendojë Sejda dhe u këthye nga  Mali. Unë ti gjëjë parat, por me një kusht. Cili është ai ja këthje Mali? Ti e ke një vajzë, dhe mesa e di ende nuk e ke folë kund. Po ma bane perhajr, unë të qojë vet në Vjen dhe do të sherohesh. 
Ato momente Tima e vogël luhatej në luhajen që i vëllai Tali i kishte vendos në degen e arres, dhe ate e luhate Rama , moshatari i Times djalë i komshive të Beqve. Ajo as që andrronte se derisa kenaqej me luhatjen dhe pa djallzishtë qeshte me mikun e saj Ramen, babai i saj mizor, i cili kishte fitue sifilis në marrdhanjet e tija me gabelicat e fshatit vendosi ta fejojë ate me Sejden, një mizor tjeter i cili veq se ishte burr i tri grave dhe babë i shtat fëmijve , ai posa kishte kalue dekaden e pestë të jetes. 
Pasi kishte mendue pak , Mali ashtu me kokë ulur i zgjatë doren Sejdes dhe i benë perhajr vajzen e vetë Time. Ke edhe ti një kusht nga unë, i tha Sejdes. Vajzen e kamë per hastret, ajo posa ka mbush 12- 13 vite dhe është e re per ta martue. Nuk ta daj vaden pa i mbush ajo 15 vjet. More e pres unë edhe dhejt vjet nese ëshë nevoja ja këthej Sejda dhe balli i qeshte nga gëzimi.
Kjo fejesë tronditi të gjithë pasardhësit e Tafë Canit. Zika, vajza e Temit që naten kur Mali ishte fut në qilerin e nënës së saj dhe ate e kishte qit jasht me disa shpulla faqeve, sepse Zika donte të flinte në gjiun e nënës, e nënë zeza tash duhej ta ndan shtratin me djalin e kunatit Malin , Zika ishte betue qe do i hakmerret keq një ditë Malit kusherinit të vetë të cilin deri ato momente e kishte konsiderue si prind, si vëlla.
Me vite inati dhe mendimi per hakmarrje kishte qene pjesë e pandashme e perditshmerisë së Zikes.
Fejesa e Timës e tmerrojë edhe Ziken, por ajo vendosi se ndoshta pikrisht këtu ka shansen ti hakmirret Malit. Kurr më perpara nuk e kishte dasht Timen, jo per shkak të saj, por thjeshtë per inati të babait të Times, Malit.
Tash pasi Tima u fejue, Zika fillojë ti afrohet asaj dhe mori rrolin e motres kujdestare. Fillojë ti mësojë asaj se si bëhet pelhura në vek, si shkelen zhgunat, si qepen pshtjellaket dhe si mbarohen këmishat e tires. Mali iste këthye i sheruem nga Vjena dhe per ti largue fjalet nga vetja, ai papritmas u bë esnaf. Lëshojë mjekerr, dhe fillojë ti falë pes vaktet. Tima rritej dhe per ditë e më teper fillojë të kuptojë fatin e saj andaj edhe fillojë të kundershton dhe qiti fjalen se per të gjallë kurr nuk bëhet nuse e plakut Sejdë.
Këto kundershtime në fillim u provuan të mbahen sekret, por me kohë e mueren dheun. Mali i tmerruar se hesapi do i del keq me Sejden, vendosi ta dajë vaden dhe ta martojë të bijen me dhunë. Tima tash ishte rritë dhe Zika rrinte tër diten me te. Askujt nuk ja prente mendj se Zika kishte plane të kobshme, mllefi i saj që nga mosha rinore per të ju hakmarr Malit e kishte sjell Ziken në një monstrum njeriu dhe ajo fillojë me intriga. Permes jevges Nepë ajo i qonë fjalë Sejdes se Tima e kundershton martesen , jo pse ai asht i vjetr, por pse Tima paska dashnor. Bile i paska dhanë besen se do martohet me te.
Sejda poashtu permes jevges Nep, donë të marr vesh se kush ishte dashnori dhe u etue se do ta vriste.
Po u pergjegj Zika, dashnori është Rama i Beqve, dhe ai tash asht ushtarë , por posa të vie Tima do ik dhe do martohet me te.
Sejdë mizori , nuk do e kishte per krenari këtë nofkë sikur mos të vepronte edhe këtë herë. Ky njeri i pashpirt, shumë rrallë kryente veprime vetë, ai kishte mashkuj dhe kusherinjë që i detyronte ti zbatojnë urdhnat dhe realizojnë planet e ti.
Një natë vonë të marsit, ai vet dhe kusherinjet, Demi, Shabi, Zeqa, Arifi dhe edhe me ndihmen e vetë Malit futen në dhomen ku flinte Tima dhe pasi i hudhin një herrkë në kokë i mbyllin gojen dhe e grabitin vajzen e shkretë. 
Me dhunë e dergojnë në sarajet e Sejdes dhe ky plak mizor pasi ishte rru, kishte marr avdes dhe kishte falë namazin, pershendetet me kusherinjet dhe shkon e hyn dhënderr per ti marr virgjinitetin me dhunë vajzes së shkretë e cila nga ky moment mallkon edhe Zotin pse e ka lind.
Gjithcka nddhi në shpejtësi dhe papritmas. Të nesermen në mengjes, Sejda pause qarshafi i shtratit ku kishte shfry epshet me Timen ishte perplot gjak. mendja i shkojë te fjalet që jevgëja Nepë ja kishte sjallë nga Zika. Po kjo qenka virgjineshë, sikur ta kishte pas dashnorin, nuk do ishte, mendonte dhe lpinte buzet si maqorri kur han suxhuk, dhe per momentin mendja i shkojë se nuk duhet zbatue plan per vrasjen e Ramës. More, cka po më shkon mendja edhe mue. Kjo histori e ka marr dheun dhe mue më ka shkue fëtyra. Më ka shkue nderi. Dhe nderi e fëtyra lahen vetem me gjak. Do e vras se sbënë. 
Tima e shkret ishte fut si delja në gojen e ujkut dhe nuk i mbet asgjë tjeter, pos të pajtohet me fatin. Ate e priten mirë sepse ju dhimsej e edhe pse ato para saj e kishin perjetue të njejtin fat, ortaket e saja. Silleshin me te sikur ta kishin vajzë e jo ortake.
Erdhi prandvera dhe behari mbulojë fusha dhe male. Hert në mengjes nga maja e Podit të Qarrishtes ndegjoheshin kumbonat e ogiqve që barinjet e fshatit i kishin lëshue në kullosat e bollshme të bjeshkes së Grapqorit. 
Krah per krah me motren e vetë i buzqeshur dhe plot jetë ecte një djalë i ri , i bukur me flokë kaqurrel dhe posa kishte mbush të njëzetat e jetes. Kishin kalue shpatin e Perlinave dhe kishin dalë lartë mbi rrafshlarten e Johovikut. Gjithcka dukej nga aty si në pllamben e dores. Sa i bukur është fshati ynë i tha Rama të motres, posa ta mbarojë ushtrinë do martohem dhe do e bëjmë një darsem të madhe. Motra evte perkrah vëllaut dhe plot mallë dhe dashuri i miratonte ato që i vëllai i fliste. Papritmas u ndegjuen dy krisma pushke, dhe trupi si lis i Ramës u shtang, dy currila gjaku filluen të rrjedhin nga gjoksi i ti. Of, moter, më vranë piskati dhe ashtu ngadal duke u mbeshtet per shtatin e motres thuese nuk donte të rrëzohet, nuk donte të trishtojë moter zezen e cila ishte vetem me te në maje të malit larg nga fshati dhe farë e fisi Rama u perkul dhe ngadal u shtri pertokë dhe ashtu me një buzqeshje të virgjer, me syt drejt qiellit dha shpirt. Syt i mbeten hapur dhe thuese donte ti thoshte Zotit, po pse më vranë , kush më vrau dhe cka i kamë ba kujt?!
Dha shpirt në prehnin e motres. Dhe motra ja lau plaget me lotë , gjama e vaji i saj  tmerrojë malin dhe pas shumë kohe dikush e kishte gjetë Ramen e vrar dhe motren pothuej të cmendur duke vajtue mbi trupin e vëllaut.
Të nesermen u hap fjala se Sejdë Shala kishte qitë pushkë per namuz.

Selim Hasanaj
Sarpsborg 13.01.2010 


(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora