E premte, 04.10.2024, 09:00 AM (GMT+1)

Mendime

Faik Krasniqi: Intoleranca dhe urrejtja mes shqiptarëve

E enjte, 14.01.2010, 09:20 PM


INTOLERANCA DHE URREJTJA MES SHQIPTAREVE

Nga Faik Krasniqi
 
Kuptohet se eshte e theksuar inati, urrejtja në shoqeri, por edhe,…Neve, shqiptarëve, na ndan edhe mostoleranca, inati, kokëfortësia, sedra e sëmurë, urrejtja ndaj njëri-tjetrit, etj. Ne, nga natyra, jemi pak si shumë temperamentë dhe nervozë. Nxehemi e hidhërohemi shpejtë, por ftohemi dhe pajtohemi shumë ngadalë. Jemi inatcorë të mëdhenj. S’jemi tolerantë ndaj njëri-tjetrit dhe ngulim këmbë si mushkë xinxare edhe atëherë kur nuk e kemi drejt, edhe atëherë kur argumentet dhe faktet e gjalla jo vetëm që flasin, por edhe cirren e bërtasin. Por, si inatcorë që jemi, as nuk shohim dhe nuk as dëgjojmë!

S’jemi sa duhet zemërgjerë që të falim gabimet e të tjerëve. Edhe faljen disa herë e bëjmë të përkohëshme, të pjesëshme dhe me gjysëmzemre. Duam të ecim përpara me botën e civilizue perëndimore, por kokën gjithmonë e kthejmë prapa, duke u marrë me të kaluarën, qofshin ato edhe gjëra të tejkaluara e të vdekura. Nuk jemi të sinqertë me njëri-tjetrin dhe nuk mësojmë sa duhet nga gabimet tona.

Mbi të gjitha jemi naivë e mendjelehtë, sa që për gjëra shumë të vogla jemi në gjendje që ta luftojmë me tërbim dhe me një urrejtje organike njëri-tjetrin, apo partia-partinë! Urrejtja organike politike dhe personale asht sot një realitet i hidhur dhe i prekshëm që dominon skenën politike mbi dhjetëvjecare në Shqipëri, Kosovë dhe Iliridë. Lufta dhe urrejtja organike midis partive politike dhe liderëve partiakë shqiptarë, janë shkaku kryesor pse sot shqiptarët si komb janë aq të përcarë, aq të varfër dhe aq të ndarë! Deviza: Opozitarë, por vëllezër!, duhet të jetë e shenjtë për cdo politikan shqiptar....
Nuk duhet të jemi edhe kaq negative, edhe dua të besoj se Shqiptarët nuk bëjnë pjesë në asnjërin ekstremitet. Ata qëndrojnë diku në mes të të dy ekstremiteteve. Shqiptarët janë të ndarë, por në të njëjtën kohë ata janë edhe të bashkuar. Shqiptarët janë popull dhe njerëz, si të gjithë popujt e tjerë të botës, ata nuk bëjnë përjashtim e dallim nga asgjë që eshte natyrore, normale dhe njerëzore.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora