E shtune, 12.10.2024, 01:47 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Hakmarrja dhe ligjet e islihatit

E enjte, 14.01.2010, 10:56 PM


Tregim

Nga Selim Hasanaj

HAKMARRJA DHE LIGJET E ISLIHATIT
   
Dielli kishte shkue larg dhe pothuej se gadi kishte ik mbas bjeshkve të Rugovës ndersa moter zeza tue dnesë e vajtue , mbante kokën e vëllaut në prehen dhe sytë e saj nuk shterrnin, ata derdhnin lotë ashtu sikur se zemra e saj derdhte gjak pse i vranë vëllaun? Pse , cka i pat kujt borq?! Nënë shkreta nuk dinte fare se asaj i kishin vra djalin në mal derisa ai ishte tue ardhë ta vizitojë ate në stanet e bjeshkes te Gurrat e Bardha. Fatbardhsishtë andej kalon një kusheri i Ramës dhe ai tronditet kur e gjen motren duke dnesë me za ndersa në prehen mbante kokën e Ramës dhe ja shiqonte dy vrimat e pushkes në gjoks nga të cilat akoma nuk kishte pushue të rrjedh gjaku.
U dha alarmi dhe sipas zakonit vijnë familjaret dhe komshitë, e ngarkojnë në vigj dhe e sjellin kufomen në shtëpi. Posa sollen kufomen , sipas zakonit vjen lajmi nga vrasësi se Ramen e kishte vra Sejdë Shala. Mashkujt e Sejdes i kishin zan pritat per ta vra Ramën sepse ky paska prek Sejden në ftyrë dhe namuz. Të gjithë mbeten të shtanguem, askush nuk mund besonte dicka të tillë, dhe pati reagime të shumëllojshme. Falë disa burrave më të pjekur dhe më më pervojë situata u qetsue dhe fillojë pregatitja per varrimin e kufomes.
Vetem disa qindra metra më larg, një grue shpirt ligë kishte shti dy duert në gji dhe në shpirt ndjente dicka që as ajo se kuptonte dhe nuk dinte ta spjegojë. Ajo ndjente dhimbje per Ramen që e vranë pa pik fajit dhe ishte kjo që më mirë se askush tjeter e dinte se ai njeri ishte viktimë e thash e thanave sepse ato thash e thana i kishte pjellë pikrisht ajo vet me shpirtin e saj mizor per të vetmin qellim që ti hakmirret kusherinit të vetë per faktin se ai ishte martue dikur me nanën e sajë. Nuk i kishe shkue mendja se ky marifet intrige nuk do i kushton gja kusherinit, por do merr jetë të pafajshmish dhe do bahet shkak per pergojim të kusherines së saj Times e cila poashtu pa pik faji tash jo veq se duhet ta qojë jeten me tri ortake dhe ta ndaj shtratin me një plak, por ajo pa pik faji duhet ta ul kokën sepse ju kishte vu vula e lojses sikur u thoshin femnave që kishin dashnorë në atë kohë. 
Athue a i shkojë mendja kësaj grueje se ashtu sikur tani që rastësishtë i kishte fut duert në gji ajo pas disa viteve do mbetet me duer në gji sepse edhe asaj do i vrasin djalin e saj të vetem dhe ajo me nusen e djalit me vite do të ballafaqohet me rritjen e jetimave pasardhsve të vetë. Zoti sheh dhe paguen dhe edhe kjo grue per intrigat e saja shperblehet nga Zoti në vitin 1949. Mbet po sikur nëna e Rames që per tanë jeten ta vajtojë djalin e vramë.
Në familjen e Beqve mbahej e pamja dhe derisa pleqet pritnin e percillnin ata që vinin per ngushllime, vëllau më i ri i Ramës, Moni bante pregatitjet per hakmarrje. Ai kishte besim në kusherinin Hadin dhe me te panderpre natë dhe ditë filluen ta gjurmojnë terenin dhe qellimi i tyre ishte ta vrasin vetë Sejdë Shalen.
Kaluen disa javë, disa muej dhe Sejdë Shala si zakonisht rrinte i ngujuet në odë dhe per punë qitke jashta vetem ndonjë kusheri. Ishte i lig ky njeri, ky edhe kur vrau Ramen dergojë të vëllaun Hakun dhe kusherinin Hasin që ta vrasin. Tash me dhunë qitke nga shtëpia një kusheri memec per ti krye punët e fushes. Ditë pas ditve dhe fillojë të perhapet fjala se gjaku i Ramës së Beqve do shkojë humbës dhe kjo e lodhi Monin dhe ai më në fund del dhe vret memecin e Sejdë Shales derisa ai ishte duke punue aren në  arat në Rrahije.
Moni e banë mejt të vrarin dhe me të shpejt largohet nga vendi i ngjarjes.  Sejdë Shala dergon njerz per ta marr kufomen e kusherinit që edhe ky pa pik faji u vra.
Sejdë Shala ishte njeri i pasur, por edhe dinak, ai dinte ta luftojë e kundershtojë pushtetin , por dinte edhe ti bahet servil, krejt sipas nevojes dhe rastit.
Nuk ja la tradites këtë vrasje, ai ankohet në pushtet dhe i ashtuquajturi këshill i pajtimit ISLIHAT vendos dhe ju djeg kullat të dy familjeve, por Beqajt duhet të largohen edhe nga fshati. Ky ishte një denim i randë dhe Moni me nanën plak, me motrat e vogla nuk dinte nga të ja mban. Ai u largue per disa ditë nder miq, por per fat vendi pushtohet nga gjermanet dhe fillon lufta e dytë botnore kështu që gjithcka merr fund me aq. Pas lufte Moni tash ma i martuar dhe me shumë fëmijë vendos të shet  pronë e pasuri dhe kalon me krejt familjen per të jetue në qytet të Pejes. Kishte qen vendim fatlum ky sepse aty ai arrin ti rris, ti shkollojë dhe edukojë të gjithë femijet e vet si dhe motrat. Shumë nga pasardhësit e Monit të Beqajve ma vonë u bën shtylla të qendreses per liri dhe mvetsi të Dardanisë.
Sejdë Shala vazhdojë jeten edhe per disa vite në fshat, por diku në vitet 1960 vendos dhe me tër familjen ik per në Turqi. Atje sot jetojnë pasardhësit e ti me mallë të Dardanisë, shumë nga ta të shperndam rrugve të botes. Por nuk kanë as emer as nom.
Zoti sheh dhe paguen. Pagou edhe Sejdë Shalen dhe Ziken per veprimet e tyre makaber.
Zoti shperbleu Mon Beqen me të gjitha të mirat e jetes në këtë botë.

Selim Hasanaj
Sarpsborg: 14.01.2010
Norway


(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora