Mendime
Xhavit Dalloshi: Kur të ''vdekurit'' votojnë!
E enjte, 14.01.2010, 10:29 PM
Kur të ''vdekurit'' votojnë!
Është çudi se askund në botë nuk votojnë të ,,vdekurit e në Kosovën Multietnike po”!
Nga Prof. Xhavit Dalloshi, anëtar i CDU-së Gjermani.
Pas luftës heroike të UCK-së së Adem Jasharit shumë shqiptarë u gëzuan se ja pas shumë sakrificave erdhi edhe koha e lumturisë.
Populli ishte i lodhur me shekuj gjatë okupimeve të ndryshme dhe shtypjes nga okupatorë të ndryshëm.
Po besa edhe nga servilët shqiptarë që kurrë nuk hiqen dore nga shërbimet e tyre armikut!
Gjatë luftës ishin të përçarë shqiptarët në parti dhe në fraksione të ndryshme ushtarake.
Nuk arritjen qe të bashkohen bile në luftë.
Dikush luftonte dikush bënte sehir,dhe shkuan aq larg sa formuan edhe një ushtri me emrin ,,FARK” Ushtri e formuar me disa ishë Oficerë të Armatës Jugosllave serbe që për qëllim kishin sabotimin e luftës së UCK-së të Adem Jasharit me shokë.
Gjatë luftës edhe pas sajë u vranë shumë Komandantë e njerëz të njohur që kishin veshur Uniformën që të Çlirojnë atdheun, vendin nga okupatorët dhe ishë bashkëpunëtorët e tyre që e quanin vetën “shqiptarë” !
A në fakt ishin gjak përzier dhe gjatë gjithë kohës së Titizmit dënuan e diferencuan dhe gjakosën shumë bija dhe bijë që kërkonin me shekuj e me vite Çlirimin e atdheut të tyre dhe kërkonin ,,Kosovën Republikë”.
Pas luftës prapë Politika shqiptare ishte e për qamë si mos më keq!
Dikush i mëshonte patkoit e dikush thumbit,nuk u bashkun e nuk u bashkun.
Në Kosovë u vendosë një preroktoratë nga të huajt.
Qëllimi i të huajve nuk ishte që të bëjnë shtetin e Kosovës po qëllimi ishte që Shqiptarët prapë në një mënyrë të jesin nën çadrën serbe.
Këtë e arritën shumë shpejt me ndihmën e disa udbashëve që i shërbenin Serbisë me zell në kohen e Millosheviqit ,po tash shfrytëzuan edhe ndihmën e të huajve .
Dhe kinse në emër të ;;DEMOKRACISË” me petkun komunistë bënë punën e dreqit.
Dhe nuk lejuan që të shpallin shtetin e Kosovës menjëherë pas luftës!
Po priten që deri të forcohen prapë servilët me ndihmën e Serbisë dhe të huajve dhe murrën prapë ,,pushtetin “ pa shtet ,ku dihet se pushtetin kanë të huajt e këta tonët janë vetëm vegël e tyre.
Pas lufte u burgosën shumë patriot e atdhetare vetëm pse paskan luftua për çlirimin e atdheut të tyre,po që nuk ju përkulën servilëve shqiptarë.
Ata edhe sot gjinden nëpër burgje të Kosovës dhe kush hallin s,ja qanë.
Këta servilët ,një grup komunistësh Titistë me ndihmën e të huajve hynë në dialog me Serbinë .
Dhe më në funde këta servilë pranuan një plan antishqiptarë i ashtuquajturi Plani i Ahrtizarit
Dhe shpallën edhe kinse ,,Republikën” sipas këtij plani!
U gëzuan tradhtarët u gëzua Serbia u gëzuan miqtë Evropian të Serbisë.
U zhgënjyen Shqiptarët patriotët atdhetarët.
Në bazë të këtij plani antishqiptar u hiq termi komb shqiptarë dhe u zëvendësua me një term serbë i quajtur një Komb i ri ai Kosovarë!
U hiq Flamuri kombëtarë dhe u zëvendësua me atë pro serbë Kosovarë.
Trashëgimia kulturore ju dha serbëve.
Në bazë të këtij plani antishqiptarë u bë edhe Decentralizimi në baza etnike ,ku serbët mbetën në enklava etnike serbe dhe ata vendosin sipas vendimeve të Serbisë.
U miratua edhe plani gjashtë pikësh i Banit në OKB!
Këtyre marifetlliqeve përveç ishë bashkëpunëtorëve të Udbës dhe ish Titistëve ju bashkëngjitën edhe disa Lider dhe udhëheqës kinse të UCK-së.
Këta pranë vetës kanë afrua për këshilltarë të tyre ata që gjatë luftës ishin kundër tyre.
Kurse i injoruan ata që më së shumti kishin kontribuar gjatë luftës.
Këta edhe pse s,ishin të bashkuar në luftë u bashkuan në politik.
I bashkoi interesi personal ,i bashkoi paraja!
Nuk u bashkuan për të mirën e popullit dhe të kombit po për të mirën e tyre.
U bashkuan që të shkatërrojnë çka ka shqiptare kinse në emër të ,,luftës “.
Dhe s,ju vjen turp fare ,bile deklarojnë se U arrit qëllimi i luftës së UCK.
Shkojnë aq larg sa që dulën me sloganin ,,BAC U krye” ?!
Këta përdhosin luftën, përdhosin dëshmorët e luftës dhe përdhosin Adem Jasharin me shokë dhe familje që dhanë jetën për bashkim Kombëtarë dhe për Flamurin Kuq e Zi për Flamurin Kombëtarë.
Këta përdhosin mundin e shokëve që në momentet më të vështira ishin krahë i tyre!
Në Bazë të këtij Plani antishqiptarë të Ahrtizarit u mbajtën edhe zgjedhjet kinse ,,Demokratike”
Po harrojnë se nuk ka zgjedhje ,,Demokratike nën mbykqyrjen e të huajve ose nën sundimin e të huajve. Apo siç quhet çdo shtet nën sundimin e të huajve ,koloni !
Në bazë të këtij plani antishqiptarë u shpallë edhe kinse kushtetuta kosovare!
U bë siqë u bë këto zgjedhje i bojkotoi shumica e popullit.
Ndodhi ajo që nuk ndodhë askund në botë!
Zgjedhjet u manipuluan nga të gjitha patrit politike servile,edhe ato të kaluara edhe ato të tashmet!
Në listat për zgjedhje i futën edhe të vdekurit !
Votuan për njerëzit që nuk ishin prezent vetë,për ta votuan komisionarët apo njerëz special të ngarkuar për këtë punë..
Votuan nga njëzet herë për një person prej një lagje në lagjen tjetër.
Që me vite vjedhin votat,s,ju vjen trupë që ne lista për votime të futen të vdekurit, komplet të një lagje ,që me vite që kanë vdekur!
Kjo nuk ndodhë askund në botë,por vetëm te Politikanët e çoroditur karrieristë të ashtuquajtur Kosovarë që për karrige shitën kombin,shkatërruan një komb një histori një kulturë të një kombi atë të kombit shqiptarë dhe nuk skuqen fare dhe skanë të ndalur!
I ka kaplua epshi për karier ,epshi për pasuri dhe nuk ja nijn fare për popullin e varfër që dit e më shumë po thellohen në mjerim skamje ,vetëvrasje etj.
Bile një gazetari Mehmet Bislimi që në gazetën e tij ka vënë censurë si në kohën e monizmit e Komunizmit e nuk boton shkrime që kritikojnë këta Qeveritarë Kosovarë, e qajka dert se pse luta kritikon Hutën.
A ky farë gazetari e qeshë lutën e përkrahë Hutën.
A harron ky zotëri dhe zotërinjtë tjerë se Huta edhe Luta janë bashkë,dhe nuk kanë dallim fare.
Që si huta edhe Luta edhe ju do ,,gazetarë e analistë jeni bëre varrë i kombit shqiptarë duke përkrahë këta servilë që shkatërrojnë me qëllim çka ka shqiptarë.
Ky Zotëri thotë se vetëm armiqve tanë iu intereson që Kosova të çalon si ,,shtet”.
O more të mjerë po në qoftëse i thua ,,shtet” kësaj Kosove pa komb ,pa Flamurë pa identitet kombëtarë pa Ushtri pa Sovranitet atëherë je i marrë apo nuk ke ndenja shqiptari.
Apo ja ka qerru sytë karrierizmi ,të bëhesh i mirë me këta ,,pushtetarë” e të japin ndonjë groshë.!
Ku ka më armiq se ata që përkrahin Kosovën Multietnike ku jemi etnik mbi 95% shqiptarë.
Ku ka më armiq se ata ,,shqiptarë” që mohojnë Flamurin e tyre Kombëtarë dhe kombin e tyre e quajnë Kosovarë!
Ku ka më armiq se ata njerëz që manipulojnë me dëshmorët të cilët dhanë jetën për bashkim Kombëtarë e jo për këtë status përsheshë!
Ndoshta edhe mua këta të mjerë do të më akuzojnë se nuk po ja dashja të mirën kësaj Kosove Multietnike!
Po me ja thënë të drejtën nuk e dua këtë Kosovë ,Multietnike pa komb e pa flamurë Kombëtarë ,pa ushtri e sipas rez;1244.
Thuani çka të doni se kështu na kanë thënë edhe Rrahman Morina me këlyshët e vetë gjatë viteve 1988/ 89 ku ishim kundër ndryshimeve kushtetuese që u bënë edhe me ndihmën e servilëve ,,shqiptarë në atë kohë!
Ku na dënuan dhe na larguan nga puna si irredentistë e nacionalistë sepse nuk ja paskemi dashtë të mirën ,,Kosovës e Jugosllavisë në atë Kohë!
E ku edhe sot e asaj dite nuk na pranuan në punë si Arsimtarë as në Gjermani ,se mbetem si Nacionalistë.
PO e dua bashkimin Kombëtarë ,e dua flamurin Kuq e zi që u la me gjak shqiptari të prindërve tonë ,të vëllezërve dhe motrave tona ,bijave dhe bijve që me këtë flamurë luftuan e dhanë jetën për të.
E jo për Flamur Multietnike kosovarë e pro serbë që najë pollën njerëz gjakpërzier e të shitur .
Se a janë të vdekurit në lista të votimeve të dashur qytetarë,hyni në Go0gle dhe kërkoni zgjedhjet 2009 do ti shihni emrat e anëtarëve të familjes së juaj të vdekur që kanë marrë pjesë në zgjedhjet lokale dhe kanë votua për Hutën dhe lutën.
Po nuk është çudi se edhe me votat e të vdekurve partitë servile kosovare nuk fituan shumicën e votave! Po kanë votat e të huajve!
Gjermani
14.01.2010
Komentoni
Artikuj te tjere
Lirim Dullovi: 100 vjet larg BE-së
Fran Buzhala: Konflikti që bëra me teknologjinë elektronike
Faik Krasniqi: Intoleranca dhe urrejtja mes shqiptarëve
Selim Hasanaj: Vrasje pa motiv, motivi tradita banale
Abas Fejzullahi: Ylematë dhe sadriazemët e Kosovës
Krist Gjinaj: Shqiptarët janë Europjanë!
Krist Gjinaj: A të futet feja si land msimore neper shkolla ??!!
Vasil Tabaku: Dhimbja jone me emrin Vlore
“Kadare i pafajshëm,Feraj e quajti Skënderbeun vrasës”
Fritz Radovani: 3 Nandor 1923 (plot 23 vjet para 11 Janar 1946)
Jeton Ameti: Shqipëria përballë Evropës
Ilir Dardani: Turq, serbe e uje
Të ndihmojmë Atdheun, popullin Shqiptarë, në këtë rast katastrofe, shkaktuar nga përmbytjet ujore!
Kadri Veseli: Historia ime (III)
Mirela Bogdani: Në lidhje me kandidimin tim në UK
Bajrush Morina: Tri pyetje për shefin e SHIK-ut, Kadri Veselin
Aktuale sot e kësaj dite lidhur me vrasjet e atdhetarëve tanë nga kriminelët e stalinizmit shqiptar
Enver Bytyçi: Morali dhe antimorali në ditë fatkeqësie!
Isa Mulaj: Humaniteti i Sali Berishës dhe pasojat nga natyra?
Fran Buzhala: Sa jane shqiptaret te rrebelueshem, te vedijeshem per kerkesat e tyre sociale