E enjte, 10.10.2024, 07:19 PM (GMT+1)

Mendime

Arif Molliqi: Atë Gjergj Fishta dhe dredha e djallit

E diele, 17.01.2010, 06:48 PM


Përplasje me kohën

Atë Gjergj Fishta dhe dredha e djallit 

  „...Pse shqyptarvet asht tue m´u ba,/S´u vjen gjuha tjeter gja,/ Veç me pshtjellë e me ngatrrue,/Për shoshojn veç me shprrallue,/Punët e mbara me i shkatrrue:...“ (  Gjergj Fishta)

Nga Arif Molliqi, Hamburg

            Mbase, pas dhjetë vitesh u takuam, me propozoj ta pimë një kafe bashkë. Nuk e kuptoja arsyen, por ashtu bëmë, shkuam në një qoshe të qytetit, aty ku pihet kafja me xhezve. Sapo hymë brenda, dikush më preku për krahu; kjo ditë si e sotme nuk festohet vetëm...

            U bëmë tre.

            Edhe pse ishim vetëm tre, gati- gati u deshtë të thirrët policia e rendit publik në Hamburg nga „ Qi i kërcnoheshim shoqi-shoqt...“ duke e mbrojtur shqiptarizmin me armën e quajtur „komb“. Gjithsecili fjalën komb dhe fjalën patriotizëm mundoheshim ta lakonim në rasa dhe kohë, duke ia atribuua  mendimit dhe programit politiko-ideologjik që i takonim ...

            I pari: një pjesë e kombit tonë në kohën „time“( për sa punoj dhe veproj ideologjia e tij), sikur filloj ta kuptoj drejtë çështjen tonë kombëtare, u vetëdijesua... ?!

            I dyti; në kohën „time“ kombi i ynë e ruajti bërthamën kombëtare nga armiku i brendshëm dhe i jashtëm...?!

            I treti; koha e „ime“ po e çliron çënjen tonë kombëtare nga armiqtë e jashtëm dhe ata të brendshmit...?!

            Mirëpo, për një moment ndryshoj tema e bisedës, ndryshoj koha, ndryshoj melodia e zërit tonë, ndryshoj çdo gjë kur unë pa qellim i recitova disa vargje të Atë Gjergj Fishtës. M´u kujtuan...

                        “ Dredha e djallit, pse s´asht tjeter,

                        Si e kam kndue ndër libra t´vjeter,/

                        Veç padija edhe krenarija;/

                         Qu shkojn njitë si trupi e hija...“

 

            Tashmë i mësuar që disa „intelektual“, pastaj patriot e atdhetarë t´i dëgjoj  duke folur me hamendje, e me të dëgjuara nga filani e fisteku, pa i verifikuar më parë gjërat, për njerëz të mëdhenj, për heronj e luftëtar, edhe ne të „tre“  ia filluam nga këndet e ndryshme (enveristo-titist dhe nga këndi nacionalist) ta „analizojmë“ biografinë dhe veprimtarinë e Atë Gjergj Fishtës.

            Si deri tani, dikush thumbit e dikush patkoit?!...

            E, „analizuam“ veprimtarin e Fishtës së pari nga këndi i „mallkimit“  shpirtërisht dhe dënimit zyrtarisht. Në Kodin Penal nen i veçantë ishte Fishta...E quajtën; „ Neni Fishta“(?!) Ky „nen“ ishte burgimi dhe dënimi për shqiptarët në Shqipëri, në Kosovë, edhe në Maqedoni, edhe...

            Gjithkund ku përmendej fjala Fishta, dënoheshin.

            „ Mirë ia kanë bërë!- kërcyen përnjëherë ata të dytë. - Fishta është deklaruar: „Le ta dijë bota mbarë se Gjergj Fishta s´është shqiptar!“ E një njeri që deklaron se „nuk është“ shqiptar medoemos duhet dënuar ashtu. Ai vet ishte fajtor...”

            Asnjëri nuk tregonin, ose, nuk e dinin ku e ka gjenezën ky lloj „faji“?!

            Gjeneza e „fajit“ të Fishtës qëndron në atë që sistemi komunist në  Kosovë dhe Shqipëri Fishtën e quajtën „ armik të racës sllave“( Enciklopedia e Madhe e Bashkimit Sovjetik, botim i vitit 1953), e herë shkrimtar borgjez, herë agjent austro-hungarez e, herë italian.

            Çuditërisht, albanologu gjerman Maksimilian Lambarci, jo vetëm që përkthen „ Lahutën e  Malcisë“ në gjermanisht, por edhe e  vlerëson se Fishta është „Homer shqiptar“. Faik Konica thotë; „... kot që mundohen grekët e sotëm të gjejnë në letërsinë e vet një vepër ma të plotësueme se Lahutën“

            Mitrush Kuteli shpall tre poetët më të mëdhenj të Rilindjes: De Radën, Naimin dhe Fishtën.

            Eqrem Çabej e vendos Gjergj Fishtën në krye të letrarëve më të rëndësishme shqiptar duke e quajtur poet kombëtar i Shqipërisë....

            Pra, cili qenka Atë Fishta që titistat dhe enveristat e quajtën „ armik të racës sllave“ dhe për kaq vite e anatemuan dhe nuk u përfshi në librat shkollore në Kosovë e as në Shqipëri?!...

            „...Ndër ta, vetë E. Hoxha, në një artikull të shkruar për revistën „Almanach“ të Beogradit, qysh në vitin 1947, theksonte se hallkat e miqësisë që kanë lidhur popujt e Jugosllavisë dhe popullin shqiptar nuk mund t´i këpus as shpata e shtypësve tanë, as intrigat e imperialistëve, as vjershat e poetit të imperializmit dhe agjentit italian, shovinistit  At Gjergj Fishtës...“(  E. Hoxha, në Marrëdhëniet shqiptaro- jugosllave 1945-1948, vepra e cit. faqe 513, dhe Hysamedin Feraj, në Skicë e mendimit politik shqiptar, botuar me 1998).

            „Ky vlerësim për Fishtën nuk është ndryshuar as mbas prishjes me jugosllavët dhe as mbas prishjes së marrëdhënieve diplomatike me Bashkimin Sovjetik... Në botimin voluminoz të „Historisë së Letërsisë Shqiptare“ në vitin 1983 për Fishtën shkruhet; “Vepra e tij kryesore, poema „Lahuta e Malsisë“, duke sulmuar shovinizmin e fqinjëve të Veriut, propagandonte antisllavizmin dhe vinte në plan të dytë luftën kundër pushtuesit osman, për të nxitur urrejtjen midis popujve fqinjë“( „ Historia e Letërsisë Shqiptare“ bot. i ASH të RPSSH- Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë 1983, faqe 470)

             „... Le´ se be ka ba Greqija/

            Me na u shdrrue kufijvet vend,/

            Por, po thonë se edhe Serbija/

            Don me u ndjergur mje n´Pezrend,...“

                                                “Atë Fishta, Dredha e djallit-1908)

 

            Një gjë është e sigurt se nuk qëndrojnë pretendimet e „analistëve“ dhe të „patriot-komunistëve“ se Fishta paska thënë, po e përsërisë edhe një herë; „ Le ta dijë bota mbarë se Gjergj Fishta s´është shqiptar!“ Pikërisht rrokja pas kësaj të pavërtete, ky shtrembërim i konsumuar kaq shumë deri më sot ndër shqiptarë, ka bërë që herë-herë këto vargje  ti vishen poetit. Askund në veprën e Fishtës nuk hasen vargje ku ai të thotë për veten, me emër e mbiemër se nuk e ndien me veten shqiptar. Askund Fishta në çfarëdo mënyre nuk e ka thënë se nuk është shqiptar.

            Po ta lexonim me vëmendje veprimtarinë e Atë Fishtës, do të shohim se një poet, një autor i „Lahutës së Malcis“ nuk ka mundur të thotë diçka të tillë. Mirëpo, po të lexohen veprat „Anzat e Parnasit“ të botuar në vitin 1907, dhe „Mrizi i zanave dhe vjersha të tjera“ botuar nga Sh. B.“ Naim Frashëri“ me 1994 , e përgaditur nga Skëndër Buçpapaj, haset edhe poema satirike me titull „Metamorphosis“ ku në atë poemë heroi i saj duke e shpallur për atdhe të vetin kuletën, ai (personazhi satirik i Fishtës), rrëfehet  në vetën e parë: 

                        „ Ta dijë Shqypnija/

                        Pra, e sheklli mbarë,/

                        Se ma mbas sodit/

                        Un s´jam shqyptar,/

                        A ndiet zotni,/

                        Qi rrini m´shkam ?/

                        Un ma me sodjet/

                        Shqyptar nuk jam./

                         M´thirrni si t´doni, /

                        U tham: Urdhno!/

                        Zulu* ma ngjitni...“

 

            Ky, pra është personazhi grotesk i Fishtës e, jo Fishta.

            Ky është  ai Fishta i madh që më aq mjeshtri, me një satirë të fuqishme tregon se çfarë janë ata njerëz që në plan të parë e kanë interesin e vet vetjak. Andaj për interesat e veta materiale, për t´u  ngritur në hiarkin e pushtetit, për ta ruajtur pushtetin e vet, ata e ndaluan Fishtën, u munduan kinse përmes gojës se personazhit fishian që thonë ;“prej sodit s´jam më shqiptar“ ta eliminojnë veprën e Fishtës sepse ashtu kërkonte Enciklopedia e Madhe ruse, kërkonte „vllaznimi“ me sllavet e, kurrsesi nuk ka mundur të jetë Fishta i Madh antishqiptar. Si ka mundur një poet si Fishta, një mjeshtër i vargjeve shqipe  që më aq mjeshtri u këndoj luftëtarëve të epopesë shqiptare, u këndoj atyre që luftuan  kundër sllavëve? Fishta që tregoj se „..ku shqiptari është i detyruar të mbijetojë vetëm në bazë të këtij kodi të ashpër „ Armt i kjen´ktij baba e nana/ bab´ taganin e nan´ breshana“ ( Skendër Buçpapaj, „ Fishta, interpret i genit shqiptar)

            Atëherë, a ka mundur ta  thotë  një gjë të tillë Fishta ?!

            Kurrsesi.

            Një kritik i yni letrar thotë; „ T´ia mveshësh Fishtës fjalët që ai i vë në gojë të personazhit „ ...Se ma mbas sodit/ Un s´jam shqyptar“ është njësoj sikur t´ia mveshësh Shekspirit, ta zëmë, xhelozinë e Othellos; Servantesit- „marrëzinë“ e Don Kishotit; Molierit- hipokrizinë e Tartufit, kurse Balzakut- koprracinë e Gobsekut!“

            Asnjërit nuk i pëlqeu e vërteta për Fishtën, ashtu siç ka edhe sot të tillë që nuk ju pëlqen Fishta. Jo për tjetër pos pse Ai ka shkruar kundër „vëllezërve“ sllavë...(?!).

            Njeri me tha, mos e ngatërro çështjen e Enciklopedisë  ruse(?!)

            E, unë iu përgjigja me vargjet e Fishtës;

            „... Thonë, do t´dalë nji dreq i kuq/

            Qi pa dhimbë do t´ia njesë thojt/

            Edhe m´duket se per ne,

            Mor shqyptarë, ky djall i zi/

            Sa ma para ka me le,/

            Pse na dreqnit kem´ kojshi...“( Dredha e djallit-Fishta).

            Pastaj, ai „dreqi i kuq“ edhe nga veprat e S. Frashërit e ka hequr kapitullin në të cilin Samiu i përcaktonte sllavët si armiqtë kryesorë të shqiptarëve...(?!)

            Tjetrit, nuk i pëlqeu „çështja“ për Fishtën dhe tha:  nuk duhet t´i përkrahim këngët që ndjellin urrejtje me serbët(?!), sepse;

            Në Tiranë adhurohet Bregoviqi e Lepa Brena...

            Në Prishtinë e Tetovë Ceca e Dragani...

 

            Përsëri Fishta;

            “... Verë e dimën kualt e shkepët,

            Gjejn kullosë në dhe të verbë...“

 

            Për fund, pasi ishte koha të mbyllët restoranti i recitova (rikujtova)  edhe këto vargje të Fishtës marr nga poema satirike „Dredha e djallit“ e shkruar me 1908 e që ka mjaft aktualitet edhe sot për situatën në shqiptari.

            Po pra!

            „...Peni i mndashit nuk u mbrrnin,/

            Per me matë ketë Shqyptari./

            Veç se ata ia ban hallin/

            E nuk ndejen kot tu´u  tallë;/

            Pse me t´shpejtë e thirrën djallin,/

            Edhe e ropen per së të gjallë..“




(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora