E merkure, 09.10.2024, 07:47 AM (GMT+1)

Mendime

Nexhmedin Spahiu: Koalicioni PDK-“Vetevendosje” apo si po degradohen institucionet e Kosovës

E hene, 18.01.2010, 06:57 PM


Koalicioni PDK-“Vetevendosje” apo si po degradohen institucionet e Kosovës

-Aktiviteti i “Vetevendosjes” për mosdalje në zgjedhje i ka shkuar përshtat PDK-së. Vjedhja e votave nga PDK çon ujë në mulli të “Vetëvendosjes”
-Duke u vjedhur votat që janë themeli i demokracisë, degradohen institucionet. Kur degradohen institucionet, atëherë pjekën kushtet për revulucion
 
Nga Nexhmedin SPAHIU, analist

Sllogani qendror i Lëvizjes “Vetëvendosje” ka qenë dhe mbetet se institucionet e Kosoves janë institucione koti vetëm sa për të maskuar vendimet e ndërkombëtarëve dhe për të realizuar politikën e ndërkombëtarëve. Me një fjale: institucionet e Kosovës nuk janë institucione të mirëfillta, por duhet të krijohen nga e para pas përzërjes së ndërkombëtarëve, në mënyrë që ato fare të mos kenë ndikim në ndërtimin e tyre. Ata që 
kundërshtojnë Albin Kurtin arsyetohen me: “Ku dijmë ne të krijomë institucione pa ndërkombëtarët?”. 
Shumica e kosovarëve në fillim besuan në ndërkombëtarët dhe institucionet që ato do t’i krijonin për ne. Me kalimin e kohës, humbi  ky besim. 
Tamam në prag të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, besimi në institucionet e Kosovës ra nën 50 %. Këtë e dëshmon përqindja e daljes në zgjedhjet nacionale e lokale të vitit 2007. Madje në zgjedhjet e vitit 2009 autori i këtyre rreshtave me qëllim të vetëdijësimit për dalje në zgjedhje, përmendi faktin se Presidenti Klinton po na fton që të dalim në zgjedhje, kurse presidenti Tadiq po na fton që të mos dalim në zgjedhje, e ne duhet ta dëgjojmë Presidentin Klinton e jo Presidentin Tadiq. Doli se shumica e kosovarëve e degjuan Tadiqin e jo Klintonin!
Disa thonë se nuk e dëgjuam Boris Tadiqin po Albin Kurtin, qëndrimi i të cilit në këtë pikë është identik. Në fakt, jo bash identik po i përafërt. Boris Tadiq thotë se shqiptarët nuk janë brum nga i cili mund të ndërtohen institucione të qëndrueshme, kurse Albin Kurti thotë se institucionet që na i ndërtuan ndërkombëtarët nuk janë tonat dhe nuk mund t’u shërbejnë interesave tona. Ne thelb, si Boris Tadiqi si Albin Kurti shprehin mosbesim në institucionet ekzistuese të Kosovës.
Problemi nuk është tani vetëm me Boris Tadiqin e me Albin Kurtin, por edhe më shumë se gjysmën e qytetarëve të Kosovës, të cilët pajtohen me Boris Tadiqin dhe/ose Albin Kurtin. 
Dikush mund të thotë se dalja e ultë në zgjedhje, nuk është tregues i kësaj, pasi edhe në vendet me demokraci të zhvilluar, ku besimi në institucione është i lartë, ka dalje të ultë në zgjedhje. Kjo është e vërtetë, po atje nuk ka rrezik për vjedhje votash. 
Mosdalja në zgjedhje në vendet me demokraci të zhvilluar, e ka më shumë kuptimin e asnjanësisë se sa të mosperfilljes së shtetit.
Në secilin rast, mosdalja në zgjedhje i levërdisë partive që vjedhin vota, kështu që lirisht mund të thuhet se aktiviteti i “Vetevendosjes” për mosdalje në zgjedhje, i ka shkuar pershtat PDK-së. Në anën tjetër, vjedhja e votave nga PDK çon ujë në mulli të “Vetevendosjes”. Duke u vjedhur votat, që janë themeli i demokracisë, degradohen institucionet. Kur degradohen institucionet, atëherë pjekën kushtet për revolucion. Sa më shumë që degradohen institucionet e Kosovës, aq më të vërteta dalin fjalët e Albin Kurtit.


(Vota: 4 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora