Mendime
Krist Gjinaj: Regjistrimi i popullsis në bazë të përkatesis kombetare si dhe asaj fetare
E diele, 17.01.2010, 08:27 PM
Regjistrimi i popullsis në bazë të përkatesis kombetare si dhe asaj fetare
Nga Krist Gjinaj
Regjistrimi i popullsis në bazë të përkatesis kombetare si dhe asaj fetare , llogaritet që të fillon ne vitin 2011 ne token e Shqipris nanë, mirpo, në ketë regjistrim , dihet fare kjart e mirë se baza dhe fshehesia e ketij qellimi gjindet në uljen e etnicitetit shqiptar ne tokat tona , gje e cila, bazuar ne historin e me hershme , bota ortodokse si dhe ajo islame rendisin etnicitetin në bazë të përkatesis fetare.
Nisma e ketij të ashtuquajturi "regjistrim " nuk ka për qellim numrin dhe perqindjen por zvoglimin e gjenit dhe trungut shqiptar.
Kur ish presidenti i republikes se Shqiperis Moisiu deklaroj në Angli një perqindje të përkatesis fetare ne tokat tona , reagimi ishte i shumtë sidomos nga ana e disa qarqeve dhe grupeve fetare e posaqerishtë nga ana e Forumit Shqiptarë.
Duke harruarë se perkatesiz fetare ne mesin shqiptarë nuk luan aq rol të madhe dhe të rendesishem , edhe pse , martesat ne mes të besimeve të ndryshme janë dukuri të pranishme ne votren e shqiptarizmes tonë., grupet e tilla, si dikur me heret ne histori , janë mesa të gëzuar kur mendojnë se rritja e perkatesis se tyre fetare qenka " një numer i madhë " dhe se ja paskan arritë qellimit që të kryejnë qoftë edhe "xhihadin islam " por edhe "???????"-"predikimin grek" .
Bazt themelore të ketij qellimi nuk janë të pranishme vetem tash , por edhe me heret ne historin e kaluar, ngase , si e shkrova më largë, perqindja e përkatesis fetare mundet të ndodhë që rritja e numrit të minoriteteve ne tokat tona të jetë edhe me i madhe , cka në fakt , dhe në bazë të ligjit nderkombtar sot, cdo minoritet duhet të i gezon të drejtat e barabarta , e ketu , ne numrin e të ashtu quajturve minoritete do të ketë shumë të cilet do të deklarohen sa si turq e sa si serb.
Sot , neper gazeta dhe në boten virtuale të internetit , lexon shumë e shumë shpesh se " me shumë e ndjejn veten turk dhe musliman sesa shqiptar , ose me shumë e ndjejn veten grek ortodoks sesa shqiptarë " ehde pse zanafilla e bazes fetare qoftë ortodokse apo islame nuk është as nga turku e as nga greku , por , gjatë historis , poplli është vlersuar e numruar në perkatesi fetare , cka dergoj edhe ne shprenguljen e qindra-mijera shqiptarve për në Turqi në bashkpunim me Jugosllavin sepse edhe atehere (disa) shqiptarë i thonin vetit " musliman " ose "turk"Pretendimet e përhapura gjerësisht se Shqipëria është 70% muslimane, janë mbështetur në hamendje sesa në fakte. "Këto shifra hipotetike e kanë ndëshkuar sot shqiptarin ne Evropë, për shembull në cështjen e liberalizimit të vizave," Që prej vitit 1993 në Shqipëri veprojnë dy fraksione të rrezikshme asimilimi, fraksioni ortodoks nga Greqia dhe fraksioni islamik nga Arabia Saudite i cili në Shqiperi,Kosovë dhe Maqedoni ka marrë dhe variantin ekstrem vehabist. Duke shfrytëzuar varfërinë në zona të ndryshme të vendit janë ndërtuar pa kriter kisha ortodokse dhe xhami sunite në vende ku rëndom nuk ka as besimtarë dhe të cilat as nuk frekuentohen as nuk pasqyrojnë realitetin. Për shkak të këtyre lëvizjeve të njëanshme dhe tendencioze ka patur dhe incidente kundër bektashinjve nga shtetasit jo-shqiptarë. Zonat rurale u pushtuan për rreth 6 vjet me program të hollësishëm për larjen e trurit të fëmijve parashkollorë dhe indoktrinimin e tyre në myslimanizëm.Tezës së Janullatosit se 500.000 shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi, janë grekër, për herë të parë i shtohet teza apo e thëna se edhe 400.000 shqiptarë që punojnë jetojnë apo studiojnë atje, janë potencialisht të krishterë. Vetëm ne shqiptarët kemi shansin të dëgjojmë prralla të tilla të thëna nga vetë ne shiptarët.
Qellimi i grekut poaq edhe i serbit e turkut e besa edhe maqedonit do të mbetet i realizuar si një enderr e tyre , por shqiptaret , duhet të jenë teper të matur e të mos deklarohen se janë " turq" ose "grek" ose "serb " vetem për shkak të ndonjë interesi ekonomik ose ndonjë qellimi financiar, gjë e cila është dukuri e pranishme ne mesin e shoqeris së sotme shqiptare sikur dikur.
Qeveria shqiptare, e sotme, është një peshk kryesorë që mirret me një alleshveresh të tillë dhe benë cdo gjë që "grekve e turqve " të u´a ploteson të drejtat në bazë të standardeve , mirpo, sikur të ishte kjoi kështu , s´do të kishte ndonjë problem aq të madhë, por kjo qeveri " i thashin qeveri " merrë edhe të drejten në doren e vetë që të fal edhe toka grekut ashtu si të dojë vetë, duke e ditur ose duhet për të i ´a rikujtuar se tokat nuk janë të ansjë qeverie qe vjen e shkon por tokat janë të popllit në pergjithesi.
Edhe sikur të e posedonte të drejten kjo qeveri që të bejë veprime të tilla, cka ne fakt nuk e posedon , kjo " qeveri " duhet me doemos të pys vetveten se vallë si janë të drejtat e shqiptarve ne shtetet turke e greke ??
Regjistrimi makaber që tenton të behet në vitin e ardheshem , duhet të ketë parasysh edhe disa tipare të tjera gjatë numrit , pra vendlindjen se ku ka lindur përsoni në fjalë , sepse mundet të posedon shtesin ose greke ose turke e të mbetet që është i tillë , ose të deklarohet vetë si i tillë, e dihet , se ne mergat ka shumë që kan nderruar shtetesin e tyre për shkaqe të cekura më lartë.
Nuk do të ishte e mundimshme që edhe sot të numrohet përkatesia edhe fetare por edhe kombetare, sepse cdo gjë gjindet ne arkivin e shtetit dhe të kishes, sidomos të asaj katolike.
Kisha katolike mbanë evidencat e hershme të perqindjes se poplllit shqiptar aq sa mbanë edhe historia , por nuk do të bazohemi vetem te kisha katolike , bazen do të e sjelli edhe nga deshmit e tjera historike.
Misionari katolik Pjetër Mazreku në një raport të tij dërguar Selisë së Shenjtë të Romës më 1633 jo pa habi theksonte: “Meqenëse rrijnë vazhdimisht bashkë, shumë sende nxënë të krishterët nga të pafetë (muslimanet.) si p.sh. me kremtue ditën e premte që asht festa kryesore e turqve (myslimanëve ) dhe bestytni të pafund. Turqit (myslimanët ), si të rrjedhun nga të krishterët, ruajnë shumë zakone të të krishterëve; përsa u përket festave, ftojnë njeni-tjetrin ndër morte, ndër kremtime dhe kur bajnë dasma. Shumë nga këta të krishterë tue marrë e dhanë me ta, besojnë se edhe ata shelbohen , në qoftë se kryejnë disa të këqia ...”.
Përse i quan Pjeter Mazreku " të pa fe" turq " etj??!!
Po, sepse dihet se islami e kombin në fe kombin ne fe dhe se feja është mbi kombin , gjë e cila te katoliket nuk qendron kështu.Shqiptari islamizohej e më pas edhe quhej "turk"
Për të e deshmuarë ketë kemi shumë shkrime të cilat e zbardhin ketë.
Ja se cka shkruhet e thuhet nga " dijetaret " e islamit:
«Islami është fe dhe shtet, besim (akide) dhe ligj, adhurim dhe udhëheqësi, mus’haf dhe shpatë, namaz dhe xhihad, pa kurrfarë pjestimi dhe ndarjeje. Ky është Islami, i cili nuk pranon assesi një ndarje të tillë mes asaj që quhet fe dhe asaj që e quajmë shtet, dhe se e tërë kjo, në aspektin islam është fe dhe ligj".Jusuf el-Kardavi, “Pse Islami?”,Tirane 2000, f. 20 dhe më pas shton;
"është e njohur se njeriu në krishterizëm është i ndarë në dy pjesë: njëra pjesë për fenë e tjetra për shtetin; njërën pjesë e udhëheq kisha, ndërsa tjetrën qeveria; njëra pjesë fetare, kurse tjetra politike, dhe se e gjithë kjo është prezente në Inxhil (Bibël), ngase, siç thonë edhe vetë ata: Mesihu u ka thënë atyre: “Atë që i takon Kajsarihut jepja Kajsarihut, ndërsa atë që i takon Zotit, jepja Zotit!” Kjo d.m.th. se njeriu dhe jeta janë dy gjysma apo dy pjesë, një pjesë për Zotin e një pjesë për Kajsarihun. Islami këtë logjikë e refuzon plotësisht.
Ai e refuzon ndarjen e jetës dhe njeriut, pasi në Islam, jeta në tërësi është e All-llahut xh. sh. , e po ashtu edhe njeriu dhe çdo gjë tjetër në këtë gjithësi është e Zotit. Prandaj, Islami nuk e pranon një ndarje dhe dyjësi të këtillë asnjëherë, ndarje kjo e cila në realitet edhe nuk ekziston. Njeriun e udhëheq një pushtet dhe një udhëheqësi. Prandaj, hilafeti islam nuk ka qenë një pushtet i njëanshëm, e në anën tjetër të ketë pasur pushtet shpirtëror, por ishte pushtet fetar dhe jetësor në të njëjtën kohë." Jusuf el- Kardavi, “Pse Islami?” Tiranë 2000, f. 19-20 Ky Jusuf el- Kardavi eshtë teolog islam dhe mban titullin Dr!
Pra shofim kjart e mirë se regjistrimi i popullsin ka rrezik që të behet në baza të perkatesis fetare en jerezit të deklarohen se janë turq, duke u mashtruarë ose provokuarë ne deklarat të tilla si më lartë.
Por , të ndalem pak në atë se sa ka pasur ndikim feja islame ne token shqiptare te shumica e popllit dhe se a i´a arriti turku që të fshij ndjenjen fetare dhe atë kombtare te shumica e popllit.
Në letren e kryepeshkopit të Tivarit, Marin Bicit, drejtuar Papa Pavli V, jepet një përshkrim i gjendjes fetare të Shqipërisë së Veriut dhe të Mesme nën pushtimin turk. Mbasi ka hasur në shumë të krishterë, që për t'i shpëtuar taksave ose për arsye të tjera ishin kthyer myslimanë dhe përsëri e kishin mbajtur besimin e krishterë në zemrat e tyre, ai shkruan: “Dhe me këta të mjerë, që në zemër të tyre besojnë se, prej frikës ndaj njerëzve, mund të ushtrojnë muhametizmin, duke mbajtur në zemër besimin e krishterë janë të mbushura shtetet otomane, sidomos në Shqipëri.” Po ashtu, edhe në relacionin e kryepeshkopit të Tivarit, Pjetër Mazrekut, drejtuar Prop. Fide shkruhet: “Ky (Hasi, krahinë në Verilindje) banohet nga një numër i pakufi shqiptarësh nënshtetas të turkut, në mënyrë që, meqenëse dukagjinasit nuk duan të quhen vasalë të turkut as për titull të vasalazhit, as për detyrë të haracit, kështu që këta (të Hasit) kaq fort qenë marrë me të keq, saqë shumë ose pothuaj të gjithë janë bërë turq (myslimanë), duke ndryshuar vetëm emrin,pa patur ndërmend që ta mohojnë fenë me zemër." Po të njëjtën gjë shkruan edhe At Grigor Mazreku në relacionin e tij (1650-51) dërguar Kongregacionit të shenjtë për gjendjen fetare në rrethinat e Prizrenit: “Në të gjitha fshatrat gjenden të krishterë, në mos burra, gra. Ata që kanë mohuar besimin pendohen shumë për gabimin e bërë dhe thonë se kemi humbur mëshirën e Zotit dhe kurrë nuk mund të nxjerrim mëshirë, sepse kemi bërë faj kaq të madh, që me qenë felëshues; që është mëkati kundër Shpirtit të Shenjtë. Disa thonë, e janë shumë, se me zemër jemi të krishterë, vetëm kemi ndryshuar emrin, sepse nuk mundemi të paguajmë taksat e vendosuri mbi ne nga turqit.”
Këtë të vërtetë e vinte re edhe një vëzhguese e huaj në Stamboll, e cila më 1717 në lidhje me shqiptarët shkruante: “Këta njerëz, që jetojnë midis të krishterëve dhe muhamedanëve dhe që nuk ua kanë marrë dorën mosmarrëveshjeve fetare, deklarojnë se nuk janë aspak në gjendje të gjykojnë se cili besim është më i miri. Por, për hir të së vërtetës, ata i ndjekin me maturi të dy besimet. Shkojnë në xhami të premteve dhe në kishë të dielave, duke nxjerrë si pretekst se në ditën e gjykimit do të kenë mbrojtjen e profetit të vërtetë; mirëpo, se kush na qenka ky profet, nuk janë në gjendje ta përcaktojnë në këtë botë”.
Pjetër Shala të vitit 1834 shkruan; “Kryepeshkopata e Shkupit ka 732 familje katolike, 5778 shpirtra dhe janë shpërndarë 452 kungime. Kryepeshkopata ka 1200 (njëmijë e dyqind) familje kriptokatolike, të cilëve u është ndaluar të marrin pjesë në sakramentet e shumta, për shkak se ata vetë ose të parët e tyre, për t'iu shmangur tatimeve dhe reprezaljeve të ndryshme, u detyruan të merrnin emra muhamedanë”. Ndërsa peshkopi i Lezhës, Imzot Ivan Topich shkruante se;
" numri i familjeve kriptokrishtera ishte tre mijë. Kur sulltani shpalli lirinë e besimit në reformat e Tanzimatit (1839-1846), disa fshatra në veri të Shkupit vendosën të mos rrinin më të fshehur, por ta shpallnin hapur besimin e tyre të krishterë. Për këtë veprim të tyre ata u trajtuan mizorisht.Prania e kriptokrishterëve në zonat përreth Shkupit dëshmohet në vitin 1893 dhe në rrethinat e Pejës në vitin 1911 dhe madje në Kosovë edhe në ditët tona.
Përcaktimi për anen fetare dhe perqindjen në Shqiperi nuk do të gjejë edhe aq shumë vend sa duhet, aq sa do të gjejë vend menyra e pagesave për ryshfetet e majme, se mos vallë prapë se prapë ndodhë sikur ne kohen e sundimit turk, mirpo , njeriu duhet të niset nga ajo se cka mbanë ne shpirt e zemer , e jo se cka kërkon ana materiale, sepse materializmi është një e cila nuk mbetet e pergjitheshme dhe eshte aq hargjuse sa është edhe oksigjeni i jonë.
Komentoni
Artikuj te tjere
Neki Lulaj: Pse KQZ-ja zhagit sovranin në Gjilan?
Arif Molliqi: Atë Gjergj Fishta dhe dredha e djallit
Ilir Dardani: Gjergj Kastrioti dhe shqiptaret
Everest Haxhi: Ata që e parashikuan të ardhmen
Selim Hasanaj: Hakmarrja dhe ligjet e islihatit
Besnik Prishtina: Qeveria po plaçkit mërgimtarët
Xhavit Dalloshi: Kur të ''vdekurit'' votojnë!
Lirim Dullovi: 100 vjet larg BE-së
Fran Buzhala: Konflikti që bëra me teknologjinë elektronike
Faik Krasniqi: Intoleranca dhe urrejtja mes shqiptarëve
Selim Hasanaj: Vrasje pa motiv, motivi tradita banale
Abas Fejzullahi: Ylematë dhe sadriazemët e Kosovës
Krist Gjinaj: Shqiptarët janë Europjanë!
Krist Gjinaj: A të futet feja si land msimore neper shkolla ??!!
Vasil Tabaku: Dhimbja jone me emrin Vlore
“Kadare i pafajshëm,Feraj e quajti Skënderbeun vrasës”
Fritz Radovani: 3 Nandor 1923 (plot 23 vjet para 11 Janar 1946)
Jeton Ameti: Shqipëria përballë Evropës
Ilir Dardani: Turq, serbe e uje
Të ndihmojmë Atdheun, popullin Shqiptarë, në këtë rast katastrofe, shkaktuar nga përmbytjet ujore!