Mendime
Tërnoci Press: Mos qoftë i harruar!
E enjte, 21.01.2010, 07:06 PM
Letër e hapur
MOS QOFTË E HARRUAR!
Nga Tërnoci PRESS
Kohëve të fundit, si duket janë rrudhur rrathët e veprimit të deputetit të ashtuquajtur popullor në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi, i cili nga goja e tij për mjetet e informimit serb një mori fjalësh akuzuese për rrymat radikale në luginën e tij. Këto rryma radikale që ia përziejnë qullin deputetit, nuk qenkan serbët, por shqiptarët e Kosovës Lindore, ngase sipas tij bazën e paskan në Referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992, për autonomi politiko-territoriale me të drejtë bashkimi Kosovës.
Kështu e ka Rizaja, kush nuk është me të është kundër tij. Ai, mjerisht, si në periudhën e keqe të regjimit diktatorial të Milloshefiqit, kush nuk pajtohet me të, medoemos se i quan separatistë e kanibalistë.
Dje në gazetën ditore serbe PRESS, Halimi, zhvendosjen e gjykatave nga Bujanoci dhe Presheva për në Vranjë, e llogarit si një sfidë serioze për ngritjen e rrymave radikale në këtë rajon dhe më këtë sipas tij mund të ndikoj për të keq në prishjen e kumbarisë me organet qeveritare serbe.
Me këto veprime të Halmit, prishet imazhi i vendit dhe krijohet një armiqësi patologjike ndaj shqiptarëve, të cilët me mjeshtri i kanë ikur zullumeve të papara ndaj shqiptarëve të këtij rajoni. Ai shkon më larg kur i bën vërejtje opinionit serb duke thënë: “Se me ketë rrymave radikale u epet argument se pse nuk duhet të bashkëpunojnë shqipatrët me organet shtetërore serbe”.
Pyetja do të ishte e thjesht për posllanikun e Beogradit se kush janë rrymat radikale shqiptare në Kosovën Lindore?
Me kaq pyetjet nuk ndalen. Kush janë shqiptaret radikalë, të cilat janë me vullnetin e shprehur në Referendum, pastaj morën pjesë aktive në UCPMB-në dhe në proceset paqësore për krijimin e një klime stabilizuese në vend etj.
Nëse mendon se jemi radikalë, gabim e ke. Ne i kemi ngritur çështjet në nivel institucioni dhe nuk do të thotë se jemi radikalë në mendime dhe qëndrime. Ty zotëri, po ju bie në hise mu tërheq prej jetës politike dhe me lën rehat këtë popull.
Sa për fund, po ua prkujtojm një fjalë të urtë popullore: “Më mirë bari në shtëpi, se sa vali në Rumeli!”.
Komentoni
Artikuj te tjere
Xhejms Petifer: Turqia dhe Shqipëria – hark apo urë?
Krist Gjinaj: Kuptimi dhe keqkuptimi i realitetit!
Shaban Peraj: Për të hyrë në një organizëm të ri
Naim Kelmendi: Me njerëz të korruptuar kemi vetëm shtet të korruptuar
Faik Krasniqi: C'eshte ky Riformatizim
Nexhmedin Spahiu: Koalicioni PDK-“Vetevendosje” apo si po degradohen institucionet e Kosovës
Hilmi Saraçi: “Labirinthi” zgjedhor në Gjilan
Prend Buzhala: Pjetër Budi (Poemë)
Faik Krasniqi: Mos e luaj rolin e idiotit zoteri Rama
Adnan Abrashi: Çka po ndodh kështu me qytetin tim Prizrenin?!
Krist Gjinaj: Regjistrimi i popullsis në bazë të përkatesis kombetare si dhe asaj fetare
Neki Lulaj: Pse KQZ-ja zhagit sovranin në Gjilan?
Arif Molliqi: Atë Gjergj Fishta dhe dredha e djallit
Ilir Dardani: Gjergj Kastrioti dhe shqiptaret
Everest Haxhi: Ata që e parashikuan të ardhmen
Selim Hasanaj: Hakmarrja dhe ligjet e islihatit
Besnik Prishtina: Qeveria po plaçkit mërgimtarët
Xhavit Dalloshi: Kur të ''vdekurit'' votojnë!
Lirim Dullovi: 100 vjet larg BE-së
Fran Buzhala: Konflikti që bëra me teknologjinë elektronike