E hene, 07.10.2024, 06:36 PM (GMT+1)

Mendime

Reagim nga Shoqata SH.V dhe e Invalidëve të UÇK-së “KALAJA”

E enjte, 21.01.2010, 10:55 PM


R E A G I M

Shoqata SH.V dhe e Invalidëve të UÇK-së “KALAJA” reagon ndaj organizatorëve Fondacioni Shoqëri e Hapur për debatit “Heqja e miteve të vitit 2001” të zhvilluar më 20-21 janar 2010 në Shkup. Pasi në këtë debat të hapur ku u diskutua rreth luftës së 2001 nuk u ftuan njerëzit e vërtetë që e nisën dhe arritën të ndërtojnë paqen e asaj lufte. Në atë tryezë të rrumbullakët ishin ftuar shumë personalitete nga fushat e ndryshme të jetës, shoqata joqeveritare etj., por Fondacioni Shoqëri e Hapur që e organizojë atë takim nuk e pa të arsyeshme të ftonte përfaqësuesit e shoqatës “KALAJA” të cilët janë pjesëmarrës direkt së luftës së 2001. Ne, si shoqatë reagojmë fort ndaj këtij injorimi që ju bë shoqatës sonë e cila mbron direkt interesat kombëtare të ish-luftëtarëve të UÇK, familjeve të tyre dhe të dëshmorëve. Shoqata “KALAJA” është e zyrtarizuar në Gjykatën e Shkupit me numër 6468519, pra ajo nuk është shoqatë fantazëm pa adresë dhe dinjitet. Shoqata jonë ka adresën e saj e cila është e njohur për të gjithë, ka një aktivitet të gjerë në mbrojtjen e vlerave të luftës së 2001, ka dhënë dhe jep kontribut t; madh në ndërtimin e paqes në Maqedoni. Por siç duket Fondacioni Shoqëri e Hapur nuk është Fondacion për shoqëri të hapur, por për shoqëri të mbyllur sepse vetë veprimi i fundit i këtij Fondacioni tregoj qartë se nuk është për paqe dhe qetësi duke u treguar i njëanshëm. Qartë u pa në atë takim se ishin ftuar të gjithë drejtuesit e operacioneve policore dhe ushtare maqedonase të 2001 dhe nuk ishin ftuar ushtarët e vërtetë të UÇK në atë tryezë ku u diskutua për luftën e 2001. Kësaj i thonë: “Të bësh pazarllëqe pa hanxhiun”.

Zëdhënësja e shoqatës KALAJA
Prof. Teuta Kamberi-Llalla

21.01.2010.
Tetovë


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora