Mendime
Hysen Ibrahimi: Komunikatë për opinion
E shtune, 23.01.2010, 06:50 PM

REAGIM
Më 22 janar 2010
Stockholm/Suedi
Kryesia e Lidhjes Demokratike e Dardanisë – Dega në Suedi, me në krye kryetarin e saj z. Hysen Ibrahimi, reagon ashpër ndaj dhunës fizike duke e rrahur rëndë Imamin e Xhamisë në Tunel të Parë të Mitrovicës, z. Hamit Kamberin, më datën 21 janar 2010, nga njerëz të papërgjegshëm dhe huligan. Të tillë njerëz nuk ja donë të mirën as fesë, as kombit e më së paku njerëzimit.
Të tilla krime janë duke ndodhë kohë e më parë, ku fundi i tyre nuk po dihet se ku do të ndalet, sepse këta njerëz janë të paguar nga organizata të ndryshme që nuk u duhet gjeneza e tyre se nga vinë, dhe janë duke punuar në dëm të pavarësisë së Republikës së Kosovës, në dëm të institucioneve të vendit dhe në dëm të respektit ndër fetar të cilin kombi Shqiptar është mburrë dhe ende mburret me tolerancen ndërfetar në mes neshë. Tani disa metrapaz, kriminel të shitur me para, dalin dhe rrahin imamët e Kosovës. Turp !
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës – Dega në Suedi, kërkon me ngulm nga institucionet përkatëse të Republikës së Kosovë si të atyre të sigurisë dhe drejtësisë, që t’i arrestojnë këta kriminel dhe të dalin para organeve të drejtësisë për të marrë denimin e merituar për rrahje brutale në vendin e punës.
Po ashtu kërkon që ky akt të denohet dhe të merren masat nga organet e sigurisë për parandalimin e këtij sindromi i cili është në dëm të kombit Shqiptar.
Urojmë Imam Hamit Kamberin shërim sa më të shpejtë, kurse lusim Bashkësinë Islame të Kosovës dhe institucionet e Kosovës, që të reagoj arsyeshëm për këtë ngjarje kriminale.
Për Kryesinë e Lidhjes Demokratike të Dardanisë – Dega në Suedi:
Hysen Ibrahimi, kryetar i Kryesisë.
Komentoni
Artikuj te tjere
Isa Mulaj: Letër përgjigje e hapur ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Christopher Dell
Faik Krasniqi: Rreziku i shkombetarizimit te shqiptareve ne Mal te Zi ka kaluar
Reagim nga Shoqata SH.V dhe e Invalidëve të UÇK-së “KALAJA”
Tërnoci Press: Mos qoftë i harruar!
Xhejms Petifer: Turqia dhe Shqipëria – hark apo urë?
Krist Gjinaj: Kuptimi dhe keqkuptimi i realitetit!
Shaban Peraj: Për të hyrë në një organizëm të ri
Naim Kelmendi: Me njerëz të korruptuar kemi vetëm shtet të korruptuar
Faik Krasniqi: C'eshte ky Riformatizim
Nexhmedin Spahiu: Koalicioni PDK-“Vetevendosje” apo si po degradohen institucionet e Kosovës
Hilmi Saraçi: “Labirinthi” zgjedhor në Gjilan
Prend Buzhala: Pjetër Budi (Poemë)
Faik Krasniqi: Mos e luaj rolin e idiotit zoteri Rama
Adnan Abrashi: Çka po ndodh kështu me qytetin tim Prizrenin?!
Krist Gjinaj: Regjistrimi i popullsis në bazë të përkatesis kombetare si dhe asaj fetare
Neki Lulaj: Pse KQZ-ja zhagit sovranin në Gjilan?
Arif Molliqi: Atë Gjergj Fishta dhe dredha e djallit
Ilir Dardani: Gjergj Kastrioti dhe shqiptaret
Everest Haxhi: Ata që e parashikuan të ardhmen
Selim Hasanaj: Hakmarrja dhe ligjet e islihatit