Mendime
Krist Gjinaj: Konvertimet janë shpirtërore
E shtune, 23.01.2010, 09:58 PM
Konvertimet janë shpirtrore
Nga Krist Gjinaj
Në kohen e konvertimeve të shqiptarve nga besimi islam në atë katolik , Bashkesia Islame e Kosoves por edhe të ashtuquajturit "historian " kesaj ngjarje i jepnin një revoiltë të madhe duke u munduarë që cdo gjë të shpallet e pavlefshme apo të jetë e cunguar e të mos dal ne opinjonet qofshin ato të shtypit ose të radios apo Tv.
Bashksia Islame e Kosoves për ketë ceremoni të pagezimit e sidomos ceremonin ne kishen e Shen Gjon Pagzusit nder të tjerat ne temen " Ku mund të na cojnë konvertimet" shkruan:
"Të merremi me konvertime nga një besim në tjetrin, në këtë fazë delikate nëpër të cilën po kalon Kosova, jam më se i bindur se një veprim i këtillë nuk i bënë nder askujt, e më së paku mund të konsiderohet akt patriotik, qoftë në aspektin kombëtar apo fetar."
Akti i konvertimeve nuk ka të bejë me asnjë llojë politike , por ka të bejë me personalitetin dhe identitetin e mehershem kombtar e sidomos me qeshtjen personale private.Rrugetimet e gjata shekullore, cenzura fetare , si dhe izolimi total i një shteti të madhë Ilir , medoemos i permbahet parimit dhe thenjes se cdo gjë që është dhanun me dhunë, do të ik nga dhuna.Une nuk do të e quaja ketë një konvertim , por thjeshtë një pagzim , se dikur ky pagzim me shekuj ishte i ndaluar e tash është i lejuarë , sepse të i quaj konvertim do të thotë se të tillet ishin besimtar musliman , por jo , ata s´kan qenë me zemer por kan qenë ata që është dashur të mbijetojnë edhe me anen fizike, ekonomike , psiqike e shumë variacione të tjera, e duke e mos harruar kurrë të parin e vetë dhe rrenjen e të parve.
Duke e vlersuarë veten sikur një "komb " tjeter , Qemajl Morina nga BIK deklaron quditshem dhe ne menyren më joprofesionale thuja se këta paskan berë ndoj nderë ndaj shqiptarve .
Me poshtë ky shkruan:
"Pranuam Gonxhe Bojaxhiun alias Nëna Terezë, si bamirëse dhe humanitare, që e respektoi kombin tanë dhe gjithë njerëzimin me veprimet e saja prej një humanitare dhe bamirëse. Për këtë, emri dhe përmendorja e saj gjendet në çdo vend, ku jetojnë shqiptarët, por jo si simbol të misionarizmit të krishterë katolikë.U pajtuam me sinqeritetin tonë më të madh për ndërtimin e kishave katolike edhe nëpër ato vende ku nuk kishte popullatë katolike, vetëm e vetëm të tregojmë respektin dhe shpirtgjerësinë tonë ndaj vëllezërve tanë katolikë dhe Kishës katolike.U pajtuam, që në qendër të Prishtinës të ngritët katedralja, që Ipeshkvia e Kosovës të ketë selinë e saj në kryeqendrën tonë.
Shkollat tona, anë e kënd Kosovës, kanë më shumë emra të personaliteteve të krishtera se sa ato myslimane, sepse ne kurrë nuk kemi menduar në ndarje në aspektin fetar."
Të mos harron zoteriu se leje nga BIK nuk është kërkuar nga askush qoftë për pranimin e figurave kombtare apo atë fetare, qoftë edhe për ndertimin e kishave dhe Katedrales anekend Kosoves.
Duhet ri-kujtuarë juve shumë deklarata qellimkeqija qofshin ndaj Nenes Tereze apo qofshin edhe kunder ndertimit të Katedrales shqiptare, andej , nese ju pranuat Nenen Tereze si shqiptare sepse ajo ishte dhe mbetet shqiptare.Komuniteti i juaj, nuk ka të bejë aspak me identifikimin e njerzve në kombsi ,por ju duhet të keni parasysh e të i mësoni sa më shumë ata që ju besojnë se ju jeni ish- krishteret paraislamit.
Nese shkollat tona kan marrur emrin e personaliteteve shqiptare të besimit katolik apo ortodoks shqiptarë , kjo nuk do të thotë se ju jeni treguar tolerant por ka të bejë me vepren dhe punen e atyre figurave dhe herojve kombtar që deri vonë gjindeshin ne erresirë dhe ishin të ndaluar , por ata nuk i përkasin asnjehere shqiptarve për nga besimi por për nga kombi , e ata janë të gjithë shqiptarve pa dallim feje.
Por , puna për ruajtjen e gjenit kombetar, gjuhes dhe rruges drejt Perendimit është një meritë e pacenuarë e klerit katolik shqiptar si dhe klerit ortodoks shqiptar , e për aft të keq -hoxhallaret ( jo të gjithë ) ishin të mbeshtjellur nen sherbetin e Sulltanve dhe kishin për detyrë që fen islame të e perhapin sa me shumë ne tokat tona. të ruanin gjuhen turke dhe arabe , që predikimet fetare të mbahen në gjuhen arabe ku edhe sot janë të pranishme, e per ketë posedojmë fakte historike të njëpasnjeshme që e nxjerrin ne shesh të verteten se islami me hoxhallaret e tyre të shitur , nuk ka kontribuar ne qeshtjen kombtare shqiptare aq sa ka kontribuar krishterimi.
Do të mbeshtetemi cdo here vetem ne fakte , pa leshuar pe askund , edhe pse , M.Montenj thotë : "Simptoma e parë e prishjes së të drejtave shoqerore është zhdukja e së vertetes,sepse vertetesia ndodhet ne bazë të cdo virtyti"
Pra , emrat e shkollave (simbas jush ) që janë të figurave kombtare mbarëshqiptare dhe që i takojnëbesimeve të krishtera , janë bazë e vepres dhe e të se vertetes ashtu si e ceka me lartë.
Se shumë "hoxhallar" ishin kunder ndikimit perendimor, gjuhes latine bazohemi ne shumë fakte që janë të njepasnjeshme , duke mos i futur të gjithë ne nje thes.Nuk e di që egziston ndojkund ndoj prift që të kishte kërkuar që gjuha e shqiptarit të jetë serbishte ose greqishte vetem për shkak të besimit të krishter.
Në gazetën “Tanin” nga Manifest i Ulemasë Shqiptare në Stamboll thuhet: ”T’u qenë se populli fisnik shqiptar është osmanli dhe mysliman. ekzistojnë obligime fetare dhe kombëtare që germat e arabishtes t’i skalisë në kokë. Ne e shpallim vendimin e marrë se e pranojmë alfabetin arab për ta shkruar gjuhën tonë....” Këtë deklaratë e kanë nënshkruar intelektualët dhe profesorët e Medresesë së Fatihut, ndër të cilët janë edhe emrat e profesorëve nga qytetet e Maqedonisë së sotme: Muftiu i Manastirit – Rexhep Xhudi (Voka), profesori i Medresesë së Fatihut - Ismail Haki nga Tetova, Hafiz Rexhoi nga Prilepi, Musa Qazimi nga Dibra, Arif Hikmeti nga Kumanova, Inspektori i Përgjithshëm për Maqedoninë Hysen Hilmi Pasha, Abdylhakim Hikmeti nga Gostivari etj . po ashtu edhe Riza Beu, Shaqir be Jegjeni, Sybi Efendii, Bedri Efendi, Haxhi Ali Elbasani, Haxhi Muhamed Vlora etj, kërkonin që gjuha shqipe të shkruhet me shkronja turke-arabe dhe këtë e justifikonin duke thënë se Gegnija shkronjat latinisht nuk i pranon, kurse Riza beu nga Shkodra pohonte: ”se nuk ka nevojë të mësohet shqipja, neve na mjafton turqishtja. Në shkolla vetëm turqisht lexohet.” Ose, siq u prononcua Shaqir be Jegjeni:” Në Dibër nuk është kush që do shkolla shqipe, edhe në pas ndonjë, edhe ai do me shkronja arabe”.
Më pas . ne shkrimin e juaj të që gjindet ne webfaqen e juaj , shkruhet nder të tjera;
"Por, në të njëjtën kohë u bëjmë me dije se është i papranueshëm ofendimi i çdo besimi tjetër, siç u veprua me rastin e pagëzimit të familjeve Kabashi, Mehaj e Maksutaj. Deklaratat dhe prononcimet e të konvertuarve me atë rast, për “islamizimin e dhunshëm të Kosovës””, apo “ Islmizimi i tashëm po e mbyt jetën kombëtare”, (Koha ditore,28 korrik 2008), janë më shumë se insinuata dhe fyerje në hakun e vëllezërve të tyret të deri djeshëm të besimit të njëjtë dhe hyrje në hakun e atyre që derdhen gjakun e tyre për lirinë e Kosovës."
Ikja nga e verteta do të thotë shlyrja e realitetit personal po aq edhe atij kombetar.Ne të gjitha webfaqet, gazetat , promovimet, ditet kombtare etj , perkatesia islame e njerezve të shitur , mundohet që të i humb imazhin e krishterimit ne tokat tona dhe që islamin të e predikon si nje fe e cila simbas jush qenka përhapur pa dhunë ne tokat shqiptare, por, ata dhe ato që derdhen gjakun per lirin e Kosoves, nuk ishin ata dhe ato që u quajten as musliman e as katolik por ishin shqiptar , sepse ishte lufta për egzistencen kombatre e jo fetare. Se a u perhap islami me dhunë në Kosovë, do të sjelli faktin pak më poshtë, e njeherit , edhe deklarat dhe intervista e Dr pirrakut me rastine konvertimit ne Llapushnik se : " Ne Drenicë nuk ka pasur besimtar të ritit katolik por vetem ortodoks " është aq e papranueshme sa edhe e quditeshme.Por të ndalem pak në atë se perhapja e islamit ishte nje dhunë qoftë psikologjike, fizike apo ekonomike, cka ne fakt e din cdo kush edhe nese nuk i pelqen.
Kështu në dokumentin e Kronika zyrtare e oborrit te Sultanit' “Fetih- Akçe Hisar” (Proklamata zyrtare osmane per okupimin e Krujes n' 1478), thuhet:
"Kur të pafet Akçe hisarit dëgjuan zërin e fortë e dridhmëdhënës që lëshuan forcat gjithmonë fitimtare dhe plot vlera të ushtrisë lavdimadhe të kopshteve të qiellit, nuk mundën të qëndronin më në fortesën e tyre... Atyre iu prish mendja dhe i pushtoi frika. Prandaj, me të shpejtë, donin s’donin e vunë qafën në zinxhirin e nënshtrimit dhe e dhanë fortesën. Por edhe me këtë dorëzim ata nuk shpëtuan, sepse një gjë e këtillë ishte e nevojshme. E ç’ i vlen pikëllimi një njeriu, i cili pati shpresë se mos era ia hidhte shtizën e harkut mbi pallatin e lartë! Posa që nga lajmëtarët e padukshëm të paracaktimit {fatit} u lëshua thirrja: “Vrajini të pafetë gjer tek i fundit”, sulltani të cilit i qesh fati dhe s’ i ndahet fitorja, të pafetë e kësaj fortese i shkoi nën shpatën shkatërrimtare, zharritëse dhe ua rrëmbeu jetën këtyre kundërshtarëve fatgremisur, duke skuqur sipërfaqen e fushës dhe të lëndinës me gjakun e këtyre tradhëtarëve të pafe.
... Urdhëri mbretëror është titull i shkresës së paracaktimit dhe motoja e shpalljes së kumtesës (profetike).
Prandaj ata vrapuan sipas urdhërit të lartë. Lakmia e grabitjes dhe e plaçkitje së atij vendi ua ndezi sytë. Ata e braktisën atë vend dhe viset përqark asaj fortese. Ata batërdisën gratë e këtyre armiqvet vulëhumbur si të ishin ato cullufe fytyrëhënash plot me nishane të zeza....Thirrjet që nga krahërorët e tyre të dërmuar arritën gjer te tavani i Saturnit. Gjithsejt rreth pesëmijë të pafe që ishin secili një djall naftëhedhës dhe vetëtimëlëshues, u bënë kështu pre i shpatës së mprehtë dhe qokë e shigjetës goditëse... Turma e luftëtarëve u kënaq dhe u gëzua me plaçkë të shumëllojshme dhe të panumërt. Ata që mbetën nga armiku, gratë dhe fëmijët, i vunë në prangat poshtëruese të robërimit dhe i lidhën me zinxhirët e mjerimit.Paskëtaj do të fillojë shkatërrimi i kishave, ndërtimi i medreseve, ndalimi i këmbanave dhe prishja e ligjevet.Brenda në zemrat e të pafeve ku kishte bërë vend pafesia dhe mëkati, paskëtaj do të çelë burbuqja e besimit në një zot të vetëm.(“Lufta shqiptaro-turke në shekullin XV”, burime osmane, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Tiranë 1968, f. 380- 381-382.)"
E kam cekur edhe me heret se xhamit islame neper tokat tona e mbajnë emrin e po ketij sulltani duke i´u lutur neper festat fetare,ndersa për rrenimin e objekteve tona fetare, kulturore e shekullore nuk flitet asnjë fjalë nga BIK por ju përsa i perket konvertimit deklaroni në shkrimet e juaja si më poshtë ;
"Me keqardhje më duhet të pohoj se nuk janë më pak skandaloze edhe deklaratat e famullitarit të kishës së Zllakuqanit, dom Prenë Kola , që nga paralajmërimi i tij, në mënyrë triumfale se “në javën tjetër do të bëhet pagëzimi edhe i 16 anëtarëve të familjes Mehaj nga Prigoda e Istogut”, (Koha ditore, 28 korrik 2008), por edhe të fjalës së tij me rastin e ceremonisë së pagëzimit të familjeve Mehaj dhe Maksutaj (Zëri, 4 gusht 2008), me ç’rast kishte thënë: “Sot është një ditë historike, sepse këto familje po kthehen në fenë e të parëve të vet. Heroizmi që po bëni sot do t’ju dalë në ndihmë në të gjitha momentet e jetës suaj”. Për të përfunduar me porosinë: “Mendoj se populli shqiptar po vetëdijesohet dhe që nga sot këta janë anëtarë të Kishës Katolike”.
Êshtë total e saktë dhe e pranuarë se poplli po vetdijsohet, se është kohë e lirë dhe mesimi ne gjuhen shqipe lejohet ,pasi kemi hequr qafe edhe turk e edhe shka,por plaga nga miku besnik është me dinjitoze sesa e puthura e armikut-kuptohet nese e ndjeni veten të ofenduarë e me plagë.
Vetdijesim quhet atehere kur kuptohet e verteta se me shekuj kan qenë në rrugen e erretë dhe si thash me lartë , nuk bejnë lutje ne gjunjë neper xhamit e Sulltanve.Kjo nuk është urrejtje fetare por fakt historik i nxjerrur nga historia shqiptare.Cesterfild thotë : " Veshtirë të thuash kush është budalla , ai që e thotë të verteten deri ne fund , apo ai nga i cili asnjehere nuk degjojmë të verteten"
Shkeputja nga kultura lindore është aq e dukshme ne mesin e shoqeris sonë, edhe pse, si e dijmë të gjithë, tentimet për ruajtjen e kesaj dukurie janë të medha sidomos nga "dijetaret" e islamit dhe nga "historianet " të cilen mundohen të i servojnë shqiptarit një pjatë të zbrazet të miresis dhe tolerances.Toleranca buron nga aty ku ajo është predikuar ne emerë të Zotit.
Kryeministri i Britanisë Gladstonë ne vitin 1880 nder të tjerat thotë:
"Çdo popull i shtypur ka të drejtë të shkundë zgjedhën e tij dhe në qoftë se Shqiptarët janë mërzitur e lodhur nga zgjedha turke dhe qeverimi i keq i saj dhe dëshirojnë me qenë të pavarur, kanë urimet e mia më të përzemërta për ta. Është e vërtetë që drejtpërsëdrejti nuk mund të bëj kurrgjë për ta, por kur plani i juaj ka dalë me të vërtetë fitues, flamuri turk të jetë zhdukur dhe pavarësia Shqiptare të jetë shpallur, le të deklarohet qeveria juaj zyrtarisht dhe Anglia do të jetë e para fuqi që do njohë pavarësinë Shqiptare. Unë do të mundohem me gjithë shpirt me ndikuar edhe mbi të tjerët që të ndjekin këtë shembull."
Dr Pirraku , si e shkrova më lartë ,me rastin e konvertimit të shqiptarve musliman në besim e krishterë thotë se :"Në Drenicë nuk kishte kisha katolike por vetem ortodokse dhe se shqiptaret nuk janë duke u kthyer në fen e të parve"
"Historiani " sigurishtë se nuk ka studjuar aq sa duhet, ose per shkak të urrejtjes nuk e flet realitetin , por realiteti bazohet ne fakte të më poshtme se ne Drenicë, thuja ne cdo fshat kishte kisha të ndertuara .
Të i numrojmë njëra pas tjetres:
Abria e Poshtme - ka mikro-toponime si Arat e Kishës, Lugu i Kishës, Kroni i Kishës, e sipas popullit, aty ka qenë një kishë e moçme.
Aqarevë - mikrotoponimet Kisha, Kroni i Kishës, Kodra e Kishës.
Lubavec - në vendin Vojtesh janë vërejtur gjurmët e një kishe dhe varreza të moçme që janë parasllave.
Baks - mikrotoponimet Kisha, Lugu i Kishës.
Çirez - në vendin e quajtur Arat e Kumbullave, ka ekzistuar një kishë parasllave, çelësi i të cilës është gjetur. Afët atij vendi janë gjetur enë të ndryshme të qeramikës, unazë ari etj.
Prellofc - mikrotoponimet Te Kisha, Lugu i Kishës, Jazbinat e Kishës, Livadhe të Kishës.
Izbicë - Në vendin Prroni i Kishës janë zbuluar themele të shtëpive, enë të ndryshme etj. Është zbuluar një varr me disa vegla pune, si shata, sëpata, myhyrë (unazë gishti) etj. Në lagjen Xhemaili gjenden themelet e një kishe iliro-shqiptare.
Kastërrci - mikrotoponime Kisha (është gjetur gur mermeri me mbishkrim, vendasit thonë "pej kohës së rimit"), Kisha (kisha e dytë pranë Starasellës). Në vendin Kryqar janë gjetur gurë me mbishkrime latine, por janë marrë nga pushteti i Mbretërisë jugosllave. Në këtë vendbanim janë ruajtur themelet e një kishe. Në vendin Harmoç, tani mal ku është një përrua dhe një burim, poashtu janë gjurmët e një kishe të vjetër.
Klinë e Epërme - mikrotoponime Bregu i Kishës, Kroni i Kishës, Ara te Kisha etj. Në vendin Grahod, mbi fshat në pjesën perëndimore ekzistojnë gjurmët e një kishe, vreshtave të saj si dhe janë zbuluar varreza me skelete.
Klinë e Mesme - në pjesën perëndimore të fshatit janë gjetur themelet e një kishe parasllave.
Klinë e Poshtme - Në vendin Illovicë, mbi rrugën në drejtim Skënderaj-Klinë e Epërme, sot, ku është pompa e benzinës, janë gjetur disa varreza të vjetra dhe një gur me kryq karakteristik, të dekoruar edhe me kryqa të tjerë në skaj të kryqit të madh.
Klladërnica - Në lagjen e Lafitajve ka gjurmë të një kishe të vjetër. Kishë të vjetër ka edhe në lagjen e Llullakëve, që ndryshe e quajnë Kisha e Shkive, vend në të cilin janë gjetur antikitete të ndryshme. Po ashtu në lagjen Mulaj ishte kisha parasllave, gjurmët e së cilës gjendeshin deri vonë.
Kopiliq i Epërm - mikrotoponime Ara e Kishës,
Kopiliq i Poshtëm - mikrotoponime Cërkvishtat, Kisha e Bahorit, Bunari i Kishës së Bahorit. Në vendin Kisha e Liroviqe janë gjetur themele shtëpish, dhe gurë të bardhë mermeri me mbishkrime të lashta. Në vendin Vakafi, gjatë lëvrimit të tokës dalin eshtra kufomash, themele shtëpish, e vendësin kanë gjetur një kryq prej gurit. Duhet theksuar se edhe sot qkzistojnë themelet e Kishës së Millesh Kopiliqit në Llokme (në mes të fshatit), Kisha e Rimlanëve në mahallën e Kurullëvem aty edhe sot dalin themele të shtëpive dhe gjurmë tjera. Në popull flitet se në Bunarët e Ilirëve në Kurull, janë fshehur dukatët që të mos t'i binë në dorë armikut.
Kotorr - ka ekzistuar një kishë e vjetër afër Gradinës. Në shtesën e relacionit të arqipeshkvit Pjetër Karagiqit të vitit 1725, shkruan se në qytetin e Pejës, misionar apostoli është don Ndre Braçani, misionit të cilës i takon edhe fshati Cottori me 4 shtëpi e 20 anëtarë besimtarë katolikë. Duhet theksuar se nga viti 1846 e më vonë në këtë vendbanim u vendosën disa familje të quajtura serbe, të fiseve Kelmend, Shalë, Gash, Kuç, etj. të ardhura nga fshatrat e tjera të Kosovës dhe të Malit të Zi. Mirëpo shihet qartë se ato ishin sllavizuar dhe kishin marrë mbiemra sllavë Petroviq (Kelmend), Gjokoviq (Kuq), Kandiq (Gash), Tusiq (Gash), Rakiqeviq (Kuq), Jokoviq (Shalë).
Krasaliq - mikrotoponime Kodra e Kishës, Lugu i Kishës, Kroni i Kishës. Në vendin Lugu i Kishës në lindje të fshatit janë gjetur kafka njerëzish, çka dëshmohet për varreza të vjetra.
Kuçica - në vendin e quajtur Te Kisha, gjenden themelet e një kishe ilire ose bizantine.
Leçina - mikrotoponime Arat e Kishës, Kisha e Dragëve (këtë kishë e kanë ruajtur gjithëmonë banorët shqiptarë të lagjes së afërt Dragaj), Kisha e Tolës, Kroni i Kallugjerit, Ndërkisha. Në lagjen Dervishaj ka ekzistuar një kishë e vjetër parasllave të cilën e kanë përvetësuar serbët. Kështu që kryqin e saj shumë kohë e kanë ruajtur banorët shqiptarë nëpër drithnik (në shtëpinë e Rrustem Hazirit) për bereqet, por pushteti serb, në vitin 1981 ua ka marrë. Edhe në lagjen e Dragajve. në një luginë me shumë kroje, gjendej një kishë parasllave, e afër saj ka varreza të vjetra por të pastudiuara. Sipas një burimi ka qenë një kishë e vogël shumë më e vjetër se manastiri i Deviqit, për të cilën konsiderohet se më parë ka qenë kishë katolike (shqiptare). Këtu është gjetur një kryq i madh, i stolisur me flori, të cilin fshatarët e kanë ruajtur me xhelozi. Kur banorët e Kollashinit e rrëmbyen këtë kryq, shpërtheu konflikti i armatosur, në të cilin u përzinë edhe shqiptarë të tjerë në anën e bashkëvendasve të tyre dhe e kthyen kryqin në kishën e vogël. Rrënojat janë të kishës së Shën Gjonit, të shek. XIV.
Rakinica - mikrotoponime Ara e Kishës, Bunari i Kaurrit, Zabeli i Prekut, Kryqi i Popit, Varret e Kaurrëve. Në vendin Ara e Kishës në perëndim, ka varreza të lashta. Në shtesën e relazionit të arqipeshkvit Pjetër Karagiqit të vitit 1725, shkruan se në qytetin e Pejës misionar apostoli është don Ndre Braçani, të cilës i takon edhe fshati Rachinizza me 5 shtëpi dhe 20 anëtarë besimtarë katolikë.
Llausha - kah manastiri i Deviqit gjenden gjurmët e një vendbanimi të vjetër, gjyteti i quajtur nga populli Gradina, Gradac. Në fshat është ruajtur mikrotoponimi Gradina e Vojvodëve, gërmadha të një kështjelle të lashtë afër kishës së Deviçit. Në lokalitetin e fshatit janë gjetur mbishkrime në pllaka mermeri të kohës antike që dëshmon për ekzistimin e vendbanimit dardan, si: Minerva Auc (=Augusta?). Në shtesën e realcionit të arqipeshkv Pjetër Karagiqit të vitit 1725, shkruan se në qytetin e Pejës misionar apostoli është don Ndre Braçani, misionit të së cilës i takon fshati Lauscia me 6 shtëpi e 21 anëtarë besimtarë katolikë.
Marina - mikrotoponime Gurët e Mujës, Veni i Kishës. Te vendi Bunari i Madh, në një kodrinë kanë qenë themelet e një kishe. Te Gurët e Mujës, shihen gjurmët e pesë gishtave të duarëve. Në arën e Qazim Guncatit janë zbuluar disa pllaka mermeri me dizajn, por ato janë mbuluar menjëherë dhe nuk janë bërë gërmime arkeologjike.
Mikushnica - ekzistojnë mbeturinat e një kishe të vjetër parasllave, pranë një burimi të ujit. Aty ekzistojnë edhe varrezat e vjetra. Ekziston edhe një pus karakteristik. Thuhet se nën themelet e kishës gjendet një shpellë shumë e madhe.
Murga - mikrotoponime Kisha e Lugut të Vaut.
Palac - ka gjurmë të një kishe të vjetër. Në shtesën e relacionit të arqipeshkv Ojetër Karagiqit të vitit 1725, shkruan se në qytetine Pejës misionar apostoli është don Ndre Braçani, misionit të së cilës i takon edhe fshati Polanza me 8 shtëpi e 60 anëtarë besimtarë katolikë.
Padalishta - mikrotoponime: Kisha.
Prekazi i Epërm - Gjurmë të lokalitetit të vjetër janë gjetur në vendin Arat e Kishës (lagja Brahaj), si psh gurë të përpunuar, kryqa, zingjirë etj. Ndërmjet fshatrave Prekaz e Brabaniq, në vendin Kodra e Kishës, edhe sot ekzistojnë themelet e saj.
Prekazi i Poshtëm - Ndërmjet lagjeve Meha e Jasharaj, ka ekzistuar një kishë e vjetër, ku edhe sot përdoret mikrotoponimi Arat e Kishës. Edhe në lagjen Lushtaku ka qenë një kishë e vjetër shqiptare. Këtu ka ekzistuar një liqen, ndërmjet Prekazit e Palacit, përtëcilin ekzistojnë legjenda për bukuroshen e atij liqeni dhe një taraku që dilte dhe i vriste tareqët e fshatarëve. Ky liqen tani është tharë.
Radisheva - mikrotoponime Kroni i Gjergjit, Vorri i Plakës.Në mes të fshatit ka ekzistuar një kishë e vogël ilire e periudhës romake. Në pjesën nën kishë ka gjurmë të themeleve të shtëpive. Tek Vorri i Plakës, ka gurë me kryqa te koka dhe te këmbët. Edhe te kisha ka varreza të moçme. Të gjithë banorët e fshatit si ata shqiptarë edhe ata serbë janë të fisit Gash.
Runiku - mikrotoponime Kisha e Çelijave (për të cilën banorët thonë se ka qenë e ritit katolik) Kisha e Harmoçit (vend ku ka qenë një kishë e moçme), Kryqet, Te Kisha, Vorri i Plakës. Gjatë hulumtimeve arkeologjika është zbuluar vegla e vjetër muzikore Okarina e artë. Janë zbuluar edhe disa pllaka mbivarrore mermeri me shkrim latin të periudhës antike që paraqet hyjneshën Junona. Në këtë fshat ekzistojnë disa kisha: Kisha e Çelijave, e cila ka qenë katolike, dhe ka qenë qendër e katolicizmit, seli e dioçezës. Kisha e Harmoçit që ka qenë kishë e moçme. Edhe në vendin Ara e Kishës, mes lagjeve Miftaraj e Sjdijaj, në juglindje kishte kishë. Ekzistojnë edhe varrezat e moçme, në veri të fshatit, të cilat në vitin 1963, i përvetësojnë serbët. Serbët u vendosën më 1845 të ardhur nga Kerrnina, disa nga Kuçi e Kelmendi i Malit të Zi, si çipçinj të Gjikollëve të Pejës. Thuhet se serbët janë me prejardhje shqiptare, si psh Pantoviqët e fisit Gash.
Rrezalla - mikrotoponime Arat e Pirros, Përroni i Pirros, Bria, Kroni i Popit, Kisha e Radefcit, Mali i Krstaqit. Është karakteristik mikrotoponimi Ara e Pirrave, në lagjen Ahmetaj, e që sot nuk dihet se kush kanë qenë ata. Aty janë gjetur mbeturina filxhanash, kënatash, ndërsa tek vendi Kisha e Rrahmanit, ka gjurmë të vendbanimit të vjetër. Në këtë fshat është ruajtur edhe emërtimi Kroni i Gerës, për të cilët thuhet se janë banorët e parë të fshatit. Tek vendi Kisha e Rrahmanit afër Mahallës së Vargut, ka qenë një kishë parasllave. Edhe në vendin Lugu i Radefcit ka qenë një kishë e vjetër. Në shtesën e realcionit të arqipeshkv Pjetër Karagiqit të vitit 1725, shkruan se në qytetin e Pejës misionar apostoli është don Ndre Braçani, misionit të së cilës i takon fshati Resala me 8 shtëpi e 9 anëtarë besimtarë katolikë.
Plluzhina - mikrotoponime Kroni i Kishës, Livadhi i Mujës, Ara e Prenkolës. Ndërmjet fshatrave Plluzhinë e Aqarevë ka qenë kisha, dhe aty është ruajtur edhe mikrotoponimi Kroni i Kishës. Mbi Kronin e Kishës janë disa gurë, sikur të ishin të varrezave. Janë edhe varrezat në lagjen e Sokolëve, që quhen Vorret e Zhabotëve, ku sot ende ka gurë pa shenja dhe lisa të mëdhenj. Ekzistojnë edhe Varrezat e Mortajës dhe Vorret e Krushqve. Të bazuar në mikrotoponimin Varret e Murtajës si duket këtë fshat e ka shkatërruar kjo sëmundje dhe një kohë ishte i braktisur.
Syrigana - Ekzistojnë themelet e nëntë kishave.
Tica - në lagjen Bekaj, janë varrezat e moçme, me dimensione të mëdha, me gurë të bardhë me shkrim latin. Edhe në varrezat e sotme të fshatit ka gurë të tillë. Gjatë hapjes së një pusi në lagjen Bekaj është gjetur një stoli - gjarpër argjendi, të cilin e ka marrë Muzeu i Kosovës.
Tërrnafci - Në vendin e quajtur Kodra e Kishës, janë gropat e themelit të Kishë së Vjetër, që ka qenë ilire. Në fshat ka edhe varreza shumë të vjetra, që i kanë gurët pa simbole. Në shtesën e realcionit të arqipeshkv Pjetër Karagiqit të vitit 1725, shkruan se në qytetin e Pejës misionar apostoli është don Ndre Braçani, misionit të së cilës i takon fshati Ternavci me 1 shtëpi e 2 anëtarë besimtarë katolikë.
Turiçefci - mikrotoponime Kryqi i Popit ose i Udhëve. Në këtë fshat është gjetur mbishkrimi "gjeniu i vendeve ilire" - Iovi Optimo Maximo et Genio loci Illyrici. Në vendin Lloburet janë gjetur tri shpata. Poaty dhe në Kulina dhe Baricat janë gjetur themele të shtëpibe, gurë mermeri të stilit jonik dhe dorik. Është gjetur një statujë monumentale mermeri e dëmtuar, e figurës së femrës, ku shihen pjesë të trupit, sidomos prehni, këmbët etj.
Tushilla - mikrotoponime Kisha, Livadhi i Kishës (dy sosh), Kisha e Redafcit. Në Tushillë është gjetur are e profiluar nga mermeri i bardhë. Në pjesën e sipërme gjenden dy fletë të mëdha. Nën atë është një ornament linear. Në këtë është gjetur ky mbishkrim: Minervie Aug(ustae) Az. Ky eksponat ruhet në Muzeun Popullor të Shkupit. Në jug të Gjytetit të Tushillës gjenden ca gërmadha që zënë një sipërfaqe prej afro 2 ha, të cilat populli i njeh si kisha.
Vitaku - mikrotoponime Kryqi i Kuçanit, Vorret e Krushqve, Vorret e Murtajës, Udha e Karavanit.
Vojniku - mikrotoponime Ara e Gjarpive, Ara e Kishës, Kodra e Vorreve. Në lagjen e Dragajve, në vendin Kukavica janë gjurmët e varrezave të vjetra, të dimensioneve të mëdha që populli i konsideron ilire. Aty janë gjetur skelete, vorba e disa gjëra tjera, të cilat janë marrë natën nga organet serbe dhe nuk dihet se kush kanë qenë ata dhe ku i kanë dërguar. Jo larg atyre varrezave, poashtu në lagjen Dragaj, ka qenë një kishë e vjetër që thuhet se ishte katolike, pranë disa burimeve shumë të forta të ujit. Aty ekzistojnë edhe disa puse të vjetra. Është ruajtur toponimi Arat e Kishës. Të parët e serbëve kanë ardhur para 150 vjetëve nga fshati Turiçefc dhe ishte 1 shtëpi. Këta serbë janë të fisit Hot.
Abria e Epërme - mikrotoponime Kodërgjon, Guri i Kuq, Brija, Kisha, Ara te Kisha. Gurët e Kishës ruhen ende sot. Mikrotoponimi Melimeri dëshmon se dikur ishin ara të mbjella me mel.
Arllati - në Mahallën e Xhamisë ka qenë një kishë e vjetër iliro-shqiptare. Pas kalimit në fenë islame, jo larg saj është ndërtuar xhamia. Afër kësaj kishe janë gjetur varreza të moçme me skelete të varrosur në' mënyrë horizontale. Në shtesën e realcionit të arqipeshkv Pjetër Karagiqit të vitit 1725, shkruan se në Prizren famullitar dhe misionar apostoli është studenti i Kolegjit Ilirik të Loretos, don Pjetër Bytyçi. Këtij misioni i takon edhe fshati Orlatti me 5 shtëpi e 5 anëtarë besimtarë katolikë.
Gllobari - në lagjen e Isakëve ka qenë një kishë e vjetër parasllave. Në kohët antike Drenasi e merrte ujin nga ky vendbanim, e janë gjetur edhe korita të punuara nga guri.
Damaneku - Sipas popullit, banori i parë i këtij fshati ka qenë Dom Nika, prej të cilit fshati mori emrin.
Gradica - mikrotoponime Kisha e Buçës, Te Kisha, Guri i Priftit. Ndërmjet fshatrave Gradicë, Likoshan e Krasmirofc ka qenë një vendbanim ilir, që në popull quhet Gradina, e më vonë quhet me emrin Magure. Në lagjen e Dibranëve janë gjetur themele të një kishe, varreza të vjetra (eshtra). Mikrotoponimet si Lugu i Kishës, Arat e Kishës, dëshmojnë se këtu ka qenë një kishë e vjetër. Gjatë luftës së Austrisë (1690) këtë fshat si shumë tjerë e përfshin kolera. Pastaj këtu vijnë banorë tjerë nga fshatra tjera. Në lagjen Dervishaj gjenden Varret e Mortajës.
Dobrasheci - mikrotoponime Lugu i Kishës, Livadhet te Kisha, Vorret e Moçme. Në këtë fshat kanë qenë dy kështjella që në popull njihen si gjytete. Në shtesën e realcionit të arqipeshkv Pjetër Karagiqit të vitit 1725, shkruan se ndihmësi i don Mikel Sumës, viziton sakramentet në qytetin e Prishtinës dhe fshatrat përreth, në mesin e tyre edhe fshatin Dobroscivzzi me 9 shtëpi e 100 anëtarë.
Sankoc - Mes lagjeve Pirraku dhe Likaj, ka qenë kisha ku kanë mbetur mikrotoponimet Kodra e Kishës, dhe Arat mas Kishe.
Vërbofc - mikrotoponime Kisha Shantiqe, Vorret e Mortajës, Vorret e Rimlanëve, Kisha, Kroni i Kishës, Arat e Kishës.
Fushtica e Naltë - në vendin Livadhet e Mëdha, ka gjurmë të vendbanimit të vjetër, dhe themelet e një kishe.
Fushtica e Poshtme - në popull flitej se ekziston një bunar i vjetër, i cili është zbuluar para disa viteve. Në vendin Livadhet e Kishës, janë gjurmët e një kishe të vjetër.
Tërdefci - mikrotoponime Fusha e Kallugjerit, Ara e Kishës. Tek Ara e Kishës ka qenë një kishë e vjetër.
Gjergjica - mikrotoponime Kroni i Gjergjit, Llazi i Gjergjit, Vorret e Krushqve. Përmbi vendin mrize janë varrezat krishtere shqiptare të moçme.
Shtutica - janë disa varreza shumë të vjetra jo-muslimane. Ka qenë dhe një kishë e vjetër parasllave ku është ruajtur edhe mikrotoponimi.
Komarani - mikrotoponime Kisha, Vorret e Kishës. Mes lagjeve Vilaj e Cakaj, tek Bregu i Kishës, janë gjurmët e një kishe të lashtë.
Korratica e Epërme - në pjesën perëndimore të fshatit gjenden gërmadhat e kishës.
Korratica e Poshtme - në pjesën jugore të fshatit gjenden varreza të vjetra me gurë pa shkrim që nuk dihet se të kujt janë.
Krajkova - mikrotoponime Kroni i Gjarpijve, Kisha e Kosmaqit, Kroni i Udhës të Kishës, Udha e Kishës. Tradita thotë që fshati është emërtuar sipas krojeve. Në varrezat afër kishës, tek vendi Vrella e Kroikovës, ishte varrosja në këmbë. Në jug të fshatit, nën varrezat e sotme, janë varrezat shumë të moçme, me rasa të mëdha guri. Ka qenë edhe kisha në perëndim të fshatit rrëzë malit Kosmaq dhe ka qenë një mulli shumë i vjetër mbi kishë. Xhamia më e vjetër në trvën e Drenicës është këtu, e cila është ndërtuar me gurët e kishës shqiptare.
Likashani - mikrotoponime Arat e Kishës, Kisha e Makreshit, Varret e Mujës. Emri fshatit vje nga antroponimi Likë. Në vendin e quajtur Makresh gjenden themelet e kishës së vjetër që dëshmohet edhe nga mikrotoponimet. Sot aty është tokë pune, ndërsa përpara ishte pyll.
Llapushniku - në lagjen Patërku, janë gjetur varreza ilire, ku skeletet ishin të varrosur vertikalisht në gjendjen e trupit "Gatitu".
Vasileva - në mes të fshatit afër kronit Çeshmja, janë gjetur themelet e një kishe të vjetër, parasllave. Sot janë ruajtur mikrotoponimet Ara e Kishës, Lugu i Kishës etj. Këtu ka pasur edhe mullinj të erës, çka edhe sot është ruajtur mikrotoponimi Kodra e Mullini të Erës.
Kishareka - në anën perëndimore ka qenë kisha që dëshmohet me themelet e saj.
Negrofci - mikrotoponime Guri i Kallugjerit, Kisha, Vorret e vjetra. Dy kodra kungullare në veri të Ngrofcit quhen Kisha e Madhe dhe Kisha e Vogël. Këtu varrezat e vjetra janë të kthyera në dy drejtime: lindje perëndim dhe veri-lindje, që bën tëmendohet se janë varreza të përziera religjionesh të ndryshme. Në vendin Vrellë janë gjurmët e një kishe të vjetër shqiptare.
Nekofci - mikrotoponime Livadhi i Kishës. Në perëndim të fshatit është mali Pallanik, që ka marrë emrin nga Pallatet e Nikës. Në lagjen Plakaj, ka qenë një kishë e vjetër, varreza të vjetra dhe gjurmë të shtëpive.
Palluzha - mikrotoponime Kisha, Bunari i Kishës.
Pakleku - mbi fshat në një çukë është ruajtur toponimi "mullini i Erës" që dëshmon se ka qenë një i tillë.
Tërsteniku - mikrotoponime Kisha e Munishëve, Lisi i Vorreve, Trojet e Rimlanëve, Lugu i Kishës, Përroi i Kishës, Udha e Kallogjerëve (ku është gjetur kalldrëm i lashtë).
Baica - tek vendi Arat e Kishës, janë zbuluar gjurmë të varrezave të vjetra, dhe një bunar i vjetër.
Gllanasella - mikrotoponime Kisha, Lisat e Vorreve, Lugu i Kishës, Meraja e Nikave, Varret e Kishës, Varret e Murtajës. Në zabelin e Berishajve dhe në pronat e tyre ekzistojnë edhe mikrotoponimet e ruajtura Kisha, Fusha e Popit etj. Jo larg në venbdin Makresh, ka qenë dhe një kishë tjetër parasllave dhe vendi quhet Lugu i Kishës. Po në këtë anë gjenen themelet e një kishe tjetër të lashtë bashkë me Varret e Kishës.
Godanci - janë ruajtur mikrotoponime t dy kishave shqiptare, i asaj në Llazin e Krekcave në lindje të fshatit dhe kisha tjetër në pjesën veriore të fshatit në vendin Mali i Vogël.
Vukofci - në vendin Livadhet e Mëdha, kanë ekzistuar varreza të moçme, që janë të varrosur në këmbë. Në kartën mesjetare serbe të perandorit Dushan hasim në toponimin "Bushatova Kuça" (shtëpia e Bushatit) i lokalizuar në rrethinën e këtij fshati.
Zabeli i Naltë - afër varrezave të sotme ka varre të moçme me gurë të mëdhenj pa simbole. Në shtesën e realcionit të arqipeshkv Pjetër Karagiqit të vitit 1725, shkruan se në Prizren famullitar dhe misionar apostolik është studenti i Kolegjit Ilirik të Loretos, don Pjetër Bytyçi, të cilit i takon edhe fshati Sabelli me 4 shtëpi me 8 anëtarë besimtarë katolikë.
Kleçka - mikrotoponime Bria e Kuqe, Dardhishta, Vorret Kelmene, Guri i Vorreve, Trojet Kelmene. Me rëndësi është një ndërtesë nga koha romake, në të cilën është gjetur area ku shkruan: Iovi Maximo Tattaidati Ablaibus et Pontia cum liberis.
Baica e Kolshit - këti gjenden themelet e një kishe shqiptare parabizantine, ku është ruajtur mikrotoponimi Livadhi i Kishës, e rreth saj ka pasur shtëpi banimi.
Divjaka - në vendin Zabeli i Madh ka varreza të moçme, poaty janë edhe mikrotoponimet Rogat e Kishës, Livadhi i Kishës, ku ka qenë kisha iliro-shqiptare.
Krojmiri - mikrotoponime Lugi i Mis Pjetrit, Mrizi i Mis Pjetrit. Banorët e fshatit jan të një fisi - Morinë, dhe ishin fise arbëreshe ilire, dhe se kanë lindur këtu. Deri vonë ky vendbanim, në krahasim me vendbanimet e afërta ruante fenë e krishterë, dhe popullata përreth i quante "latinë". Në shtesën e realcionit të arqipeshkv Pjetër Karagiqit të vitit 1725, shkruan se në Prizren famullitar dhe misionar apostolik është stuendti i Kolegjit Ilirik të Loretos, don Pjetër Bytyçi, të cilit i takon edhe fshati Cramiroza me 4 shtëpi me 40 anëtarë besimtarë katolikë. më 1769, në krojmir dhe fshatra përreth ka rënë epidemia shkatërruese e mortajës, që ka mbetur në kujtesë si vendi Varret e Mortajës. Traditae vënies së kryqit mbi varre duke sikur ishte ndërprerë dhe ishin vendosur rrasa priamidale pagane, pa shkronja, pa kryq, pa yll e hënë. Krojmirasit asokohe, ishin përmbledhur në veçorinë e tyre historike, as kishin mbetur të krishterë të mriëfilltë as ishin konvertuar si duhet.
Mirena - mikrotoponime Lugu i Lenave, Lugu i Pirrave.
Shala - mikrotoponime Kisha, Lugu i kishës, Lama e Kaurrit. Në këtë fshat ka qenë dhe kisha, dhe nga gurët e saj është ndërtuar xhamia në vitin 1168 (sip shkruan në derë të saj. (Padyshim është viti sipas Hixhretit që i bie më 1762 e.s. - Kandhaon).
Duga - mikrotoponime Kunga. Në këtë fshat kanë ekzistuar dy kisha, njëra tek vendi Kroni i Ibrit, dhe tjetra në fshat.
Karaçica - mikrotoponime Lisat e Vorreve, Brijat, Zabeli i Vorreve. Në vendin te Guri i Xhamisë, nën të ka qenë vendbanim i vjetër, që popullata e quan Katunishtë. Në këtë vend, në një pyll që ka lisa shumë të mëdhenj, ekzistojnë varre të moçme. Banorët thonë se pas pushtimit serb në vitin 1912 pushteti i mori gurët me shkrime dhe simbole karakteristike, ndërsa disa i theu. Ka shpëtuar aty-këtu ndonjë gur.
Pjetërshtica - mikrotoponime Kisha Kerllat, Varri i Balosh, Varret e Murtajës. Në pjesën jugore ende gjenden themelet e një kishe të vjetër shqiptare, që sot quhet Kisha e Lazës, ose Laza e Kishës. Për "Varrin Balos" thuhet se janë varreza ilire. Edhe Varret e Murtajës janë shumë të lashta.
Beçiqi - ka varreza të moçme, dhe dikur ka pasur kishë ku ka mbetur mikrotoponimi Livadhet e Kishës.
Galica - Në shtesën e realcionit të arqipeshkv Pjetër Karagiqit të vitit 1725, shkruan se në qytetin e Pejës misionar apostoli është don Ndre Braçani, misionit të së cilës i takon fshati Galizza me 8 shtëpi e 50 anëtarë besimtarë katolikë.
Dubofc - në një gur mermeri është zbuluar një mbishkrim që mund të lexohet BCEFILLICI, në rreshtin e dytë ANVS (anus) që dmth vit, dhe në rreshtin e tretë FACIT që dmth u bë u mbarua. Sipas tregimit të informatorit, në kohën e Mbretërisë jugosllave, një serb te një familje shqiptare në prag të shtëpisë ia she një guri me disa shkrime. Ai i blen atë me vlerë sa dy pend qe dhe ia dërgojnë në stacion të trenit në Vushtrri dhe e dërgon në Serbi. Ai kolon nuk është kthyer më në Dubofc. Në malin e Qyqavicës jo larg lagjes Manova, ka qenë një kishë e vjetër parasllave që sot dëshmohet me mikrotoponimin e ruajtur Lugu i Kishës. Në shtesën e realcionit të arqipeshkv Pjetër Karagiqit të vitit 1725, shkruan se në qytetin e Pejës misionar apostoli është don Ndre Braçani, misionit të së cilës i takon fshati Dubovzzi me 2 shtëpi e 14 anëtarë besimtarë katolikë.
Novosella - mikrotoponime Ara e Lekës, Roga e Kishës, Varret Vortull, Udha ku bën bum-bum.
Burimi nga Libri "Vendbanimet e Kosovës - Drenica" të autorit Dr.Jusuf Osmani
E pra , ku mbeten , ku shkuan të gjithë këta shqiptarë që luteshin dikur neper kishat e lartëcekura??!!
Askund nuk shkuan as nuk u farosen , por gjinden aty , aty ku dikur kishin qenë me besimin e plotë të krishter, e sot janë ne besimin islam, edhe pse në ketë besim nuk janë të kjart sepse akoma nuk predikohet kjo fe ne gjuhen shqipe cka del ne perfudnim se islami ne trojet tona është një fe e re .
Dr Phil Krist Maloku në shkrimin e tij : Perëndimor apo lindor? (“Përpjekja Shqiptare” 1937) shkruan:
"Lindori shqiptar nuk njeh turp, ai s’ka cipë që t’i nxihet.Lindori shqiptar është i zoti për të gjitha turpet.Shet babë e nënë, besën e nderin e vet, për mos me thanë: shpirtin e trupin e vet; vetëm e për vetëm që t’i shkojë kungulli mbi ujë.
Idealet e lindorit shqiptar janë kolltuku e llokma; dhe për t’i siguruar vetes këto të mira ai përdor çdo mjet:Bëhet kur e do nevoja edhe patriot edhe tradhtar, monarkist e bolshevik, përparimtar e reaksionar, e bile edhe shok i fortë me të tjerë.
Porse në shpirtin e vet është Lindori kryekëput rrënimtar, është shkatërrues dhe bashkohet me të tjerët, si ata ujqit që vejnë së bashku në pre, por që e shqyejnë shokun e vet kur dobësohet apo plagoset udhës.Sepse Lindori shqiptar i ka instinktet e ujkut vetjak, të ujkut tek. "
“Kujtdo që ti mbushet mendja t’a vlerësojë Nënë Terezen si nënë e gjithë botës, apo si nënë e të gjithë shqiptarëve, është e drejtë e tij. Ajo mund të ishte “e madhe”, por ama as djersen, as vuajtjet, as dashurinë, as gjakun, as varrin nuk ja fali tokës shqiptare” (Dr. Muhamet Pirraku: “Jo katedrale në emër të shqiptarisë së imagjinuar, Prishtinë 2003)
Nëna Tereze i ka meritat e veta ne mbarë boten por edhe ne token shqiptare , e s´ka nevojë të ushqehen njerezit me urrejtje Pirrakjane dhe antikombtare,e antikrishtere.
Por, edhe pse e kam derguarë me heret një të dhenë për meritat e Nenes Tereze për qeshtjen e Kosoves , po e dergoj edhe njehere:
Në shkurt të vitit 1997, në Lutjet Tradicionale të Mëngjesit,në Shtëpinë e Bardhë në Washington, Nëna Tereze ishte përkulur para Presidentit Rugova, i’a kishte marrë e ia kishte puthur dorën (në prani të Presidentit Bill Klinton) dhe pastaj i ishte drejtuar ish presidentit të SHBA-ve Bill Klintonit, duke i thënë: "Zotni President. Ky është presidenti im dhe i Kosovës – Ibrahim Rugova. Të lutem ma ke në kujdes, bashkë me popullin tim!" Kjo është menquria më e madhe e një personaliteti siq ishte e Madhja Nënë Tereza. Mbas përfundimit të luftës në Kosovë, Presidenti Bill Klinton kishte shkuar në Kalkutë dhe duke u lutur mbi varrin e Nënës Tereze, ndër të tjera i kishte thënë: "Nënë, ndjehem krenar dhe i çliruar në shpirt, që Zoti na ndihmoi dhe ta çova në vend amanetin!"
Sigurishtë se "studjusi" Pirraku paska mbetur mbrapa me leximin e librit.?!
Për sa i perket ne lidhje me konvertimet e shqiptarve musliman në besimin katolik apo sekt tjeter , shumë njerez nen ndikimin e shoqatave dhe organizatave islame, shkruan , botua shumë e shumë artikuj , diku-dikund edhe kercenime , artikuj dhe shkrime të quditeshme , cka ne fakt, të gjithë dolen sikur këpurdhat pas shiu ne shesh e livadh,ashtu si lexuam më lartë shkrimin e BIK.
Si Krishteri po edhe Islami si besime fetare burojnë nga vendet e Lindjes, mirpo , dallimi me styre është se njera është e paqes (Krishterimi) ndersa tjetra është e shtypjes.Kam shkruar edhe me heret për keto fenomene dhe me duket e tepert të i përseris , cka në fakt, njera (krishterimi) është apostolik e tjetra (islami) është e imponuarë me dhunë.Njëra (krishterimi ) lejon kombsin ndersa e tjetra(islami) ndalon kombsin.
Njera e lejon konvertimin ( krishterimi ) ndersa e tjetra ( islami) e ndalon ( bazur ne sure dhe ajete kunder apostacis)
Duhet ma patjeter për të sjtuar dhe hedhurë poshtë shkrimet cdo kuj të cilet shkruajnë se konvetimet janë berë dhe janë duke u berë për shkakqe ekonomike, gjë e cila nuk qendron aspak ne asnjë menyrë ose të dhenë keshtu , sepse cdo kush sot për sot gjurmon në të paret e vetë dh të paret dalin me emra katolik shqiptar dhe assesi me emra të vendeve arabe dhe turke, e në keto raste njeriu edhe pyetë veten :
A thua , kush me humbi identitetin e fisit dhe të gjakut,ku mbeten vorret e të parve të mi??!!
Në familjet shqiptare edhe me heret por edhe sot , ruhen dhe kultivohen të dhenat se kush kan e ka të afert me fis , edhe pse i perkasin besimit të ndryshem fetar.
Nuk janë shekujt ne pytje këtu , sepse islami thuja kurrë nuk u bë fe mazhorante ne trojet tona , emrat po ndersa besimtaret jo.
Laramanizmi si quhet sot apo kriptokrishterimi ishte prezent ne gjithë vendin aty ku flitej shqip, e nese u referohemi shumë të dhenave ,atehere dalin ne shesh pagzimet e fshehta ne kohen e turku dhe sundimin e tij , sidomos nese i referohemi librit amz kishtarë të pagzimit nga Dom Mikel Tarabulluzi, e në fakt , ketu gjejmë edhe pagzimine femijve të heroit tonë Idriz Seferit që i kishte pagzuar femijet në kishen katolike.
Këto fakt, sigurishtë se bashkesit islame me shumë hoxhallarë mundohen të i hedhin poshtë duke u munudarë që të i servojnë popllit se gjoja poplli i jonë cdo here ka pasur një dashuri dhe besim të madhë ne fen e imponuarë ,pra në fen islame.Muslimanet nga Mamusha , dalin për qudi në një protest kunder Izraelit, pra më perkrahje të Palestine dhe të mbjellur me urrejtje fetare , marrin me vete edhe femijet e moshave që nga 5 vjeqar e bertasin ne gjuhen sa arabe (Allahu Ekber)...Ku jetojnë këta??!! Ku është ministria e arsimit dhe shendetsis që lejon femijet të jene pjesë e kesaj qudire.Duke dalur me të ashtuquajturat anketa , hoxhallaret ne Ferizaj publikojnë shkrime të tilla se gjoja 87% e rinis qenka deklaruarë për mbajtjen e Ferexheve , cka quditerishtë, kjo e ashtuquajtura Anketë nuk mbeshtetet në asnjë fakt ose ne ndonjë verbal.Se kjo ferexhe është e urdheruarë me Kuran -kjo është e vertet edhepse shumë "hoxhallarë" thonë se kjo nuk urdherohet në besimin islam , ndersa nga Kurani lexojmë:
‘’Thuaju dhe besimtareve t’i ndalin shikimet e tyre, t’i ruajnë pjesët e turpshme të tyre, të mos i zbulojnë stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme, dhe le t’i vënë shamitë mbi kraharorët e tyre.’’ (En-Nur 31)
Në Krishterizem nuk kemi urdheresa të tilla , nuk kemi as kuror martesa pa deklaraten e qiftit, e nuk kemi as ndalesa për gjinin femrore që të shkon ne kishë, mos vallë edhe ketë shkrim do të e vlersonin si një ndasi fetare, por Jo , ketë vlersone si një realitet i paster dhe objektiv , sepse ish-Katoliket e përbuzur me shekuj nga sundimi islam , konvertohen për shkak të realitetit kombtar dhe deshires se tyre shqiprterore dhe personale..... sepse " nuk ndodhë kurrë që tirani dhe krimineli të respektojnë vullnetin e lirirsë"( Epikur) e ketë liri e fitojnë ata që e dijnë se me shekuj nuk i është respektuar aspak vullnetin e lirisë (fe,shkrim,lexim,shoqeri) nen umbrellen turko-islame,sepse që atehere këta do të mbetnin katolik të permotshem.
Të mos harrojmë se neper të gjitha mediat e botes shkruan edhe për të tjeret musliman që konvertohen në të krishter anembanë botes , pra edhe ish-hoxhallarë dhe fakte të tilla ka aq shumë sa nuk ka mundesi as të numrohen.
Në Arabin Saudite ligjet për mesimin islam janë aq të vrazhda saqe njeriu e kupton menjihere se këtu nuk ka vend fjala e Zotit ,as meshira, as miresia, por të nxjerrim tekstet e mesimit shkollorë në Arabin Saudite.
Të lexojmë si më poshtë ;
Tekstet saudite, pas heqjes së intolerancës:
"Tanimë, një kohë të gjatë shkollat publike në Arabinë Saudite janë të përmendura për demonizimin e Perëndimit, si dhe të të krishterëve, hebrenjve dhe të gjithë “mos besimtarëve”. Por pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, në të cilat 15 nga 19 kidnapuesit ishin sauditë, mendohej se kjo do të ndryshonte. Më 2004 një grup studiuesish nga oborri mbretëror saudit, erdhën në përfundim se reformat janë të nevojshme pasi kurrikulumet e studimeve fetare në Arabinë Saudite “e inkurajojnë dhunën kundër të tjerëve, dhe i nxisin gabimisht nxënësit të mendojnë se për të mbrojtur fenë e tyre ata duhet t’i shtypin dhe madje t’i eliminojnë fizikisht “të tjerët’.”
Që atëherë qeveria saudite vazhdimisht ka deklaruar se i ka ripunuar tekstet shkollore. Princi Turki Al-Faisal, ambasador i Arabisë Saudite në Amerikë, ka punuar në mënyrë agresive për të shpërndarë këtë porosi. “Mbretëria i ka rishikuar të gjitha praktikat dhe materialet arsimore, dhe ka larguar cdo element që s’është në përputhje me nevojën për arsimim modern”, kishte thënë në një turne të tijin të vonshëm nëpër disa qytete amerikane. “Jo vetëm që kemi mënjanuar atë që mund të shihej si intolerancë nga tekstet e vjetra shkollore që ishin pjesë e sistemit tonë, por kemi zbatuar një plan të brendshëm gjithëpërfshirës për revizion dhe modernizim.”
Qeveria saudite madje kishte bërë një reklamë njëfaqëshe në Në Republic dhjetorin e kaluar duke u mburrur me suksesin e saj për “modernizimin e planeve tona mësimore për t’i përgatitur më mirë fëmijët tanë për sfidat e së nesërmes”. Para një viti një zëdhënës ambasade deklaroi: “Ne i kemi recensuar kurrikulumet tona mësimore. I kemi hequr materialet që nxisin urrejtje dhe jotolerancë ndaj njerëzve të feve të tjera.”
Ambasada është duke shpërndarë edhe një dokument 74-faqësh mbi reformën e kurrikulumit për të treguar se tekstet shkollore janë moderuar. Problemi është se: Këto pohime nuk janë të vërteta. Një analizë e disa teksteve zyrtare saudite për studime islame që janë përdorur gjatë këtij viti akademik zbulon që, me gjithë deklaratat e kundërta të qeverisë saudite, ideologjia e urrejtjes ndaj të krishterëve dhe hebrenjve dhe myslimanëve që nuk e ndjekin doktrinën vehabiste ende mbetet pjesë e sistemit të shkollave publike.
Tekstet mësojnë një vizion dualist, duke e ndarë botën në besimtarë të vërtetë të Islamit (”monoteistët”) dhe në jobesimtarë (”politeistët” dhe “të pafetë”). Ky indoktrinim fillon në tekstin e klasës së parë dhe më pastaj riafirmohet dhe zgjerohet në cdo vit, duke kulminuar në tekstin e klasës së 12-të, qëi udhëzon studentët se detyrimi i tyre fetar përfshin xhihadin kundër të pafeve me qëllim të “përhapjes së fesë.” Si vë re edhe raporti i komisionit për sulmet e 11 shtatorit: “Madje edhe në vendet e begata, shkollat vehabiste të financuara nga Saudia janë shpeshherë të vetmet shkolla islamike.”
Arsimi është në qendër të debatit për lirinë në botën myslimane. Prijësi i Al-Kaidës Usama bin Laden, e kupton këtë fare mirë; së voni në një audioincizim ai mallkonte të gjithë ata që do t’i “ndryshonin kurrikulumet shkollore” Pasazhet në vijim, të nxjerra nga po ata libra që citohen në dokumetin 74-faqësh për reformimin e kurrikulumit që tani po shpërndahet nga Ambasada Saudite, janë duke i trajtësuar pikëpamjet e brezit të ri të sauditëve dhe myslimanëve në tërë botën. Nëse mbesin të pandryshuara, ato vetëm do të forcojnë dhe të thellojnë urrejtjen, intolerancën dhe dhunën ndaj feve dhe kulturave të tjera.
A këtë e quan Riadi reformë?Lexo nga tekstet shkollore:
Klasa e parë
“Cdo fe përvec Islamit është e rreme”. Kush vdes jashtë Islamit do të hyjë në ferr”
Klasa e dytë
“Kush i bindet Profetit dhe pranon njëjësinë e Zotit nuk mund të mbajë shoqëri besnike me ata që e kundërshtojnë Zotin dhe Profetin e Tij, edhe nëse ata janë kushërinj të vet më të ngushtë”.
“Është e ndaluar për myslimanin të jetë shok besnik i dikujt që nuk beson në Zotin dhe Profetin e Tij, ose i atyre që e luftojnë fenë e Islamit”.
“Myslimani, edhe nëse jeton larg, është vëlla yti në fe. Nëse dikush kundërshton Zotin, edhe nëse është vëllai yt në familje, ai është armiku yt në fe”,
Klasa e gjashtë
Ashtu si kanë qenë të suksesshëm në të kaluarën kur janë bashkuar në përpjekjet e tyre të sinqerta për t’i përzënë kryqtarët e krishterë nga Palestina, arabët dhe myslimanët sërish do të dalin fitimtarë, dhëntë Zoti, kundër hebrenjve dhe aleatëve të tyre nëse qëndrojnë të bashkuar dhe luftojnë një xhihad të vërtetë për hir të Zotit, sepse është në fuqi të Zotit ta bëjë këtë”
Klasa e tetë
“Siq është cituar nga Ibn Abbasi: Majmunët janë hebrenjtë, njerëzit e Sabbatit; ndërsa derrat janë të krishterët, të pafetë e bashkësisë së Jezuit”.
“Zoti i ka thënë Profetit të Tij, Muhamedit, për hebrenjtë, se nga disa pjesë të librave të Zotit (Torës dhe Ungjijve) ata kanë mësuar se vetëm Zoti vlen të adhurohet. Përkundër kësaj, ata shfaqin besime të rreme nëpërmjet idhujtarisë, fallthënies dhe magjisë. Duke vepruar në këtë mënyrë ata i nënshtrohen djallit. Nga mëria dhe armiqësia ata i duan njerëzit e gënjeshtrave në vend të njerëzve të së vërtetës. Prandaj ata janë të mallkuar dhe Zoti na paralajmëron që të mos bëjmë si ata”.
“Ata janë hebrenjtë, të cilët Zoti i ka mallkuar dhe me të cilët Ai është aq i hidhëruar saqë Ai kurrë më nuk dë të jetë i kënaqur (me ta).”
“Disa nga njerëzit e Sabbatit Zoti i dënoi duke i shndërruar në majmunë dhe derra. Disa prej tyre u bënë adhurues të djallit, dhe jo të Zotit, nëpërmjet flijimeve, lutjeve, kërkimit të ndihmës dhe formave të tjera të adhurimit të djallit. Disa hebrenj e adhurojnë djallin. Edhe disa pjesëtarë të këtij kombi e adhurojnë djallin, dhe jo Zotin”. “Aktivitet: Studenti duhet të shkruajë një ese për rrezikun nga imitimi i të pafeve”
Klasa e nentë
“Konflikti ndërmjet kësaj umma-je (bashkësisë myslimanë) dhe hebrenjve dhe të krishterëve i ka bërë ballë kohës, dhe do të vazhdojë aq sa të dojë Zoti.”
“Është pjesë e urtësisë së Zotit që lufta ndërmjet myslimanëve dhe hebrenjve do të vazhdojë deri në ditën e gjykimit.”
“Myslimanët do të triumfojnë ngase janë me të drejtën. Ai që është me të drejtën gjithmonë do të fitojë, edhe nëse shumica e njerëzve janë kundër tij”
Klasa e dhjetë
Teksti i klasës së dhjetë për jurisprudencë mëson se jeta për jomyslimanët (si dhe për gratë, dhe rrjedhimisht, edhe për skllevërit) vlen vetëm sa një pjesëz e jetës së një “burri të lirë mysliman.” Paratë e gjakut janë shpagim që i bëhet viktimës ose familjes së viktimës për vrasje ose lëndim:
“Taksa e gjakut për një të pafe të lirë. (Sasia e saj) është gjysma e parave të gjakut për një burrë mysliman, qoftë ai nga “ithtarët e librit”, qoftë nga të tjerët (jo nga “të librit”, d.m.th. paganë, zoroastrianë etj).
“Paratë e gjakut për një grua: Gjysma e parave të gjakut për një burrë, në përputhje me fenë e tij. Taksa e gjakut për një grua myslimane është gjysma e parave për një burrë mysliman, dhe taksa e gjakut për një grua jomyslimane (kafir) është sa gjysma e parave për një burrë jomysliman”
Klasa e njembedhjetë
“Përshëndetja “Selamu alejkum”, (“Paqja qoftë mbi ty”), është vetëm për besimtarët. Ajo nuk mund t’u thuhet të tjerëve”.
“Nëse shkoni në një vend ku ka myslimanë dhe të pafe, duhet të ofroni përshendetjen për myslimanët”.
“Mos iu bind atyre (të krishterëve dhe hebrenjve) në rrugë të ngushtë në shenjë nderimi dhe respekti”
Klasa e dymbdhjetë
“Xhihadi në rrugën e Zotit, që përbëhet nga lufta kundër pabesimit, shtypjes, padrejtësisë dhe bërësve të tyre, është kulminacion i Islamit. Kjo fe është ngritur nëpërmjet xhihadit dhe nëpërmjet xhihadit është ngritur lart flamuri i saj. Ai është një nga veprat më fisnike, që të afrojnë te Zoti, dhe prej akteve më madhështore të bindjes ndaj Zotit”.
Me 30 Qershor 2008
Besimi islam është ngritur nëpërmjet xhihadit…
Nga Nina Shea
*Nina Shea është drejtore e Qendrës për Liri fetare në Freedom House. Artikulli u botua edhe në “Uashington Post”
Si lexuam më lartë,atehere cdo njeri me të drejtë duhet të din se nga këtu buron besimi islam , që nuk mund të quhet meshirë,fjalë Zoti dhe që me cdo të drejtë duhet të largohet nga një ligjerim ose mesim i tillë.
Tash kur shifet se bota muslimano-arabe nuk e njef Pamvarsin e Kosoves, Abdi Baleta me adten 11 Shtator 2009 ne temen KOSOVA MIDIS ISLAMOFOBISE DHE ANTIAMERIKANIZMIT shkruan se ;
"Prandaj arabëve dhe myslimanëve duhet t’u lëmë pakënaqësinë tonë për zhgënjimin që na bënë, por për vete duhet të kuptojmë më qartë arsyet përse kanë vepruar kështu dhe gabimet që kemi bërë ne shqiptarët që ata nuk kanë treguar dëshirë për të mos na zhgënjyer."
Duke harruar se Kosova nuk është shtet islamik por shqiptarë, ky edhe me tutje ndjehet i zgenjyer ne cdo masë aq sa ndjehet edhe BIK ne krye me Ternaven .Për të i deshmuarë botes lidheshmerin dhe vllaznimin (musliman) vllau me vlla , Ternava viziton vendet arabe , duke u munduarë të e lidhë një urë të re, e duke u treguar gjoja atyre se ne nuk jemi miq të fortë të Amerikes, por prapë se prapë ,kthehet me dorë thatë se njohja e Kosoves atje s´po pin ujë sa duhet.Atje mundet të shkohet vetemn për kerkesen e ndertimit të ndonjë xhamie.
Baleta me tej shkruan se ;
"Në botën myslimane prej kohësh është ndezur debati mbi shkaqet që qytetërimi islam humbi shkëlqimin e vendin e tij prijatar në botë dhe sidomos për prapambetjen e madhe të tanishme të vendeve myslimanë në zhvillimin e përgjithëshëm ekonomik, industrial, shkencor, teknologjik, arsimor e kulturor. Pakënaqësitë për këto të këqija mendohet se i shtyjnë shumë myslimanë të kërkojnë zgjidhje të enigmave tek e shkuara, duke u hedhur në fondamentalizëm islamik dhe duke u prirur drejt kultivimit të mërisë ndaj përparimit perëndimor e sidomos drejt antiamerikanizmit."
Për arsimin e botes islame e sidomos Arabis Saudite lexuam faktet më lartë , dhe s eme të drejtë, "muslimanet" e zgenjyer e kuptojnë se nuk ka asgjë nga bota islame për shqiptaret dhe s´ka pasurë kurrë , të njejtin zgenjim e kishin edhe "muslimanet" nga Sulltani i tyre i bekuar nder shekuj, e ndersa për të arriturat kulturore ne vendet arabe islame është shumë e veshtirë të flitet sepse e vetmja kulturë andej që është , është kultura e dominimit të ligjit Sheriatik ne krye me policin fetare Mutawa.Kur akoma atje femra nuk e ka të drejten të udhetoj vetë me makine e as me autobus, atehere cka i duhet shqiptares një bindje e tillë fetare??!! Hercen ne lidhje me ketë thotë:" Kaqe të veshtirë e kan njerezit të edukojnë femijet e tyre ,sa nga paaftesia i torturojnë" , dhe e njejta gjë sikurse vlen edhe për edukimin fetar ne vendet arabo-islame sepse edukata e tyre e vetme është ajo përmes dhunes dhe friges , pra edukata ne fe dhe për ketë arsye, në boten arabo-islame ndodhin konvertimet nga islami ne krishterim , pra kur e kan mundesin që të janë largë vrasjeve dhe torturave që lejohen në ligjin Sheriatik.Shenja të tilla të kercenimeve kishte edhe ne mesin e shoqeris shqiptare , pra kishte edhe raste të dhuens, djegejes së shtepi etj , cka nenkupton fare kjart se islami ndalon dhe denon konvertimin , edhe pse asnje të konvertuarit nuk ishin anetarë të BIK por ishin vetem shqiptar me emra musliman.
Spinoza thotë ; " Njeriu i lirë ,gjithë mendjen e ka të përqendruarë te jeta dhe shumë pak të vdekja "
Karl Marksi, me 1878, i shkruan Kongresit Berlinit si vijon ; "Arnautet (Shqipare) janë pjesrishtë të krishter të ritit ortodoks-grek dhe, pjesrisht musliman, ku duke gjykuar për sa i njofim janë pak të pergaditur për t'u qytetruar. Prirja e tyne grabitqare duhet ta detyrojne çdo qeveri fqinje ti mbaj ata nen trysni të rrept ushtarake, përderisa përparimi industrial në vendet fqinje të mos u siguroje pune atyne, si p.sh. dru-prerës.dhe uje-bartes. Nuk mund të mohohet fakti se gadishullin e qujti "Turki Europjane".
Duke e kuptuar shqiptaret por edhe duke u mbeshteturë ne faktet historike, kishtare, boterore, haptas del se islamizimi i popllit shqiptar nuk u krye kurrë i tersishem dhe se islamizimi i popllit shqiptarë s¨ka qenë kurrë me vetëdeshirë ose në menyren vullnetare.
Thotë fjala e popllit ; "Kur s´ki rrugë kah me dal, ke me thirrë edhe dreqin dajë"
Driten e vertet poplli shqiptarë e shef dhe e ka pa cdo here ne boten e krishter.
Komentoni
Artikuj te tjere
Blerim Rrecaj: Të robëruar e të kolonizuar vazhdojmë të jemi
Kastrioti Myftaraj: Regjistrimi fetar edhe etnik i popullsisë, është vetëvrasje shtetërore
Hysen Ibrahimi: Komunikatë për opinion
Isa Mulaj: Letër përgjigje e hapur ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Christopher Dell
Faik Krasniqi: Rreziku i shkombetarizimit te shqiptareve ne Mal te Zi ka kaluar
Reagim nga Shoqata SH.V dhe e Invalidëve të UÇK-së “KALAJA”
Tërnoci Press: Mos qoftë i harruar!
Xhejms Petifer: Turqia dhe Shqipëria – hark apo urë?
Krist Gjinaj: Kuptimi dhe keqkuptimi i realitetit!
Shaban Peraj: Për të hyrë në një organizëm të ri
Naim Kelmendi: Me njerëz të korruptuar kemi vetëm shtet të korruptuar
Faik Krasniqi: C'eshte ky Riformatizim
Nexhmedin Spahiu: Koalicioni PDK-“Vetevendosje” apo si po degradohen institucionet e Kosovës
Hilmi Saraçi: “Labirinthi” zgjedhor në Gjilan
Prend Buzhala: Pjetër Budi (Poemë)
Faik Krasniqi: Mos e luaj rolin e idiotit zoteri Rama
Adnan Abrashi: Çka po ndodh kështu me qytetin tim Prizrenin?!
Krist Gjinaj: Regjistrimi i popullsis në bazë të përkatesis kombetare si dhe asaj fetare
Neki Lulaj: Pse KQZ-ja zhagit sovranin në Gjilan?
Arif Molliqi: Atë Gjergj Fishta dhe dredha e djallit