E diele, 14.04.2024, 09:12 PM (GMT+1)

Mendime

Blerim Rrecaj: Të robëruar e të kolonizuar vazhdojmë të jemi

E shtune, 23.01.2010, 10:23 PM


Të robëruar e të kolonizuar vazhdojmë të jemi

Nga Blerim Rrecaj

Kur kthehesh në shtëpi pas një dite të mërzitshme në qytet dhe gjithë mundohesh të mendosh a çlirohesh nga një zymtësi që grumbullohet dashur padashur mbi qenien tënde dhe jo vetëm tënden. Të paktën kur ndodhesh brenda muresh të dhomës nëse ke fat të ndodhesh vetëm do ofshash dhe do mundohesh të shfryehesh nga një barrë e rëndë. Për ta patur pak më lehtë pastaj. Mos më pandehni si njërin nga ata që nuk mund t’u bije në qafë a të ju mërzis sa herë që përballem a kur jam në shoqëri me ju. Se a mos po dëgjon e sheh mirë a ka kaq kohë që e kemi dëgjuar a thënë dhe kjo shprehje përditë e më shumë po merr kuptim. A nuk pashë e pamë gjithë ata lypës, gjithë ato fytyra të mërzitura e të shqetësuara jo pak, e a nuk dëgjova e dëgjuam gjithë ato biseda që në vetvete përmbanin një mal ankeshash e pasigurish. Nga po na dalin gjithë këto ofshama e gjithë kjo luftë nervash pyesim ndonjëherë. Dhe ndoshta më mirë që edhe na bije në mend e pyesim. Po ngarkohemi me varfëri, papunësi dhe terreni që po fitojnë edhe terma tjerë aspak të këndshëm e që përherë më shumë po bëhen lemeritës të mbështetur në gjendjen faktike në terren. Kujtoj sot gjithë ato të njohur dhe të panjohur që pashë. Na shkruajti a s’na shkruajti në dokumente identifikuese a në ballë ne jemi të kolonizuar. Ngjyrat e robërisë e kolonizimit po i provojmë çdo ditë pavarësisht se ndryshe mund të thonë të pafajshmit, të mashtruarit, frikaqët, heshtakët, mediumet, demagogët, provokatorët…
E djeshmja vazhdon të jetojë në të sotmen! Ajo që mungon është liria!...


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora