Mendime
Hilmi Saraçi: Strategjia e Qeverisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës
E diele, 24.01.2010, 10:55 PM

Nga Prof. Hilmi Saraçi
Këto ditë instucionet tona shtetërore , Qeveria e Kosovës kanë paraqitur një strategji një lloj plani dhe programi për veriun e Mitrovicës .. Në këtë territor të vendit tonë institucionet tona shtetërore nuk funkcionojnë dhe as nuk sundojnë sipas ligjit dhe kushtetutës së aprovuar të shtetit të pavarur të Kosovës . Tani që dhjetë vjet veprojnë pa pengesa strukturat paralele të Serbisë duke kundërshtuar ligjshmërinë (kushtetutën) dhe pavarësinë e Kosovës. Për këtë arsye kanë lindur probleme të veçanta për përspektivën dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës si terësi territoriale me kufijë dhe sovranitet shtetëror, i pranuar ndërkomtarisht nga 65 vende të botës sipas dokumentit të Ahtisarit… Institucionet tona shtetërore (qeveria) që dhjetë vite po ballafaqohet me këto veprimtari antikushtetuese, krimin e organizuar, kontrabandën , sidomos me strukturat paralele të Serbisë, të cilat udhëhëqen nga Beogradi, me njerëzit që janë të involuar me krimin e organizuar,kontrabandën.. Kjo veprimtari antikushtetutare e minoritetit serb për destabilitetin e vendit nuk ka të ndalur. Për këto devijime dhe kundërshtime deri dikund jemi fajtor edhe ne si qytetarë të cilët është dashur ta ngrisin zerin dhe të reagojnë me forma të ndryshme paqësore për të gjitha këto anashkalime ligjore dhe kushtetuese , respektivisht mbajnë përgjegjesi instucionet tona shtetërore (qeveria) dhe Bashkësia Nderkombëtare (UNMIK-u, tani edhe EULEX-i). por UNMIK-u është fajtori kryesor kur ka lejuar veprimtarinë e tyre kriminale dhe kontrabandiste dhe nuk ka marrë masa në kohën e duhur dhe nuk ka bashkëpunuar sa duhet me instuticionet tona shtetërore (qeverinë). Për këto është bërë fjalë mjaft në nivel të institucioneve tona (qeverisë) , janë mbajtur debate me kerkesa të veçanta për ta përmirësuar gjendjen e krijuar si pasojë e veprimtarisë kriminale , kontrabandës dhe të strukturave paralele që veprojnë pa pengesa në veri të Mitrovicës . Mendoj se është dashur një punë më e studiur (e kordinuar) dhe më këmbëngulëse për të ndryshuar gjendjen e krijuar, sidomos në shuarjen e strukturave paralele të Serbisë në këtë pjesë të vendit tonë , në rend të pare, dhe të luftojë pa kompromis krimin e organizuar, kontrabandën dhe të gjitha dukuritë nëgative që janë të pranishme. Të gjitha këto në bazë të ligjshmërisë dhe kushtetutës së aprovuar të Kosovës. Strukturat paralele të serbisë kanë për qellim të destabilizojnë rendin kushtetues të Kosovës . Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu thotë se në këto struktura paralele të serbisë janë njerëz të angazhuar (involuar) me një të kaluare të dyshimtë- kriminale dhe kontrabandiste, prandaj ndaj tyre duhet të merren masa komfor ligjit dhe kushtetutës të Kosovës….
Kjo dukuri antiligjore dhe antikushtetuese i ka rrënjet herët, menjëherë pas çlirimit të vendit, prandaj deridikund jemi edhe ne fajtor të pakujdesisë, sepse nuk kemi reaguar menjëherë , në kohën e duhur, duke lënë pjesën veriore pa një kujdes dhe angazhim serioz nga ushtria e dalë nga lufta (UÇK-ja) e cila si në pjesën jugore është dashur të jetë e pranishme me shtabin komandues dhe kështu me prezencën e sajë të ndikojë që kjo pjësë e vendit të ruhet dhe mos të cenohet.. . Nuk është sa duhet e pranueshme arsyetimi se Bashkësia Ndërkombetare nuk ka lejuar që të jemi të pranishëm edhe ne Veri të Mitrovicës dhe me veprimtarinë tonë si në jug të qytetit të ndikojmë në ruajtjen e terësisë teritoroale të Kosovës, menjëherë pas luftës . Nuk është dashur të jemi të dëgjueshëm vërbërisht ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare , sidomos ndaj UNMIK-ut, por është dashur të gjejnë forma të veçanta për një qendrim parimor dhe patriotik, pa krijuar probleme të veçanta me Bashkësinë ndërkombetare e cila ka ardhur për të na ndihmuar në ruajtjen rendit e të stabilitetit të Kosovës si dhe terësinë teritoriale të Kosovës…
Gjatë kësaj periudhe dhjetëvjeçare, pra jemi deshmitar të paraçitjes së krimit të organizuar , kontrabandës, vrasjeve të shqiptarëve , rrahjeve , maltretimeve dhe të përzënieve me dhunë nga pronat (shtepitë) e tyre në veri të Mitrovicës . Kurkush nuk u angazhuar seriozisht për të ruajtur këtë stabilitet dhe rend kushtetutar respektivisht për të marrë masa ndaj kriminelëve , kontrabanditësve e të tjerve ,të cilët në këtë pjesë të vendit, të territorit të Kosovës vranë dhe përzunë shqiptarët. Megjithatë kriminelët (vrasësit) qarkullojnë lirshëm nëpër Kosovë….
Në kohet e fundit u bënë disa përpjekje të institucioneve shtetërorë (qeverisë) për këthimin e shqiptarëve në pronat (shtëpitë) e tyre si dhe për ndërtimin e shtëpive të “Kroi i Vitakut , “Kodra e Minatorëve “, Lagjën e Boshnjakëve “ e të tjera , përkundër përpjekjeve të Serbisë që mos të lejohen ndërtimet dhe këthimi i shqiptarëve në pronat (shtëpitë) e tyre, kjo është arritur deridikund që kjo çështje e kthimit dhe të ndërtimit të shtëpive të shqiptarëve të përmirësohet në saj të angazhimit më serioz të qeverisë dhe Bashkësisë Ndërkombëtare (EULEX-it)...
Serbët megjithatë nuk brengosen shumë për veprimtarinë e tyre kriminale dhe kontrabadiste, përkundrazi gëzojnë shumë privilegje: nuk paguajnë asnjëherë rrymën , ujin (që nuk u mungojnë kurrë) , kurkush nuk u prishë “tymin e duhanit”, sikur të jenë zot në shtëpinë e tyre . Ata nuk janë të knaqur me këto privilegje , por pa u ndal ushtrojnë dhunë ndaj shqiptarëve , merren me krimin e organizuar dhe kontrabandën, kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës më të gjitha mjetet që dispunojnë, me protesta të dhunshme.Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës i vunë flakën objekteve të doganës në shënjë kundërshtimi, uzurpuan gjykatën e qarkut në Mitrovicë dhe përzunë gjyqtarët shqiptarë nga vendet e tyre të punës . Bashkësia Ndërkombëtare (UNMIK-u) gjatë reagimit për ta penguar dhe për ta qetësuar situatën e krijuar pati të vrarë , të plagosur dhe dëmtime të konsiderueshme. Megjithatë Bashkësia Ndërkombëtare (UNMIK-u) ishte përkrahës i minoritetit serbë që nga fillimi, sepse megjithëse zhvilloheshin ngjarje kriminale para syve të tyre , ata sikur nuk donin të marrin masa për evitimin e tyre , shkurt ishin tolerantë dhe të shurdhet ndaj krimeve dhe kontrabandes në veri të Mitrovicës. Kjo u pa më se miri kur administratori i UNMIK-ut, -njëfarë Galuci për veriun e Mitrovicës pat deklarua në favor të ndarjes së Mitrovicës , prandaj bashkësia Nderkombëtare (UNMIK-u) është fajtore për gjendjen e krijuar në këtë pjesë të Kosovës . Institucionet tona (qeveria) disa herë është përpjekur për përmirësimin e gjendjes në veri të Mitrovicës , por ka ndërhyrë UNMIK-u dhe nuk ka lejuar që të merren masa ndaj krimit të organizuar, kontrabandës dhe shurjen e strukturave paralele të Sebisë . Si UNMIK-u, ngjajshëm edhe EULEX-i nuk kanë pasur angazhim serioz në këto fusha , kanë toleruar veprimtarinë kriminale , antiligjore dhe antikushtetuese të minoritetit serb në veri të Mitrovicës , të cilët ushtrojnë pa pengesa veprimtarinë e tyre në strukturat paralele të Serbisë …
Këto ditë më në fund qeveria ka ndërmar një iniciativë strategjike ndaj strukturave paralele , në veçanti , dhe të ushtrojë një debat në pjesën e parë të shkurtit në Kuvendin e Kosovës . Kjo u bë e ditur pas një takimi të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës . Debati për veriun është nxitur si rezultat i kërkesës së grupit parlamentar të LD-së sipas së cilës kërkohet që qeveria të paraqesë një informatë para parlamentit për gjendjen në veriu dhe për hapat që do të ndërmirren atje për këthimin e rendit kushtetues, shurjen e strukturave paralele të Serbisë në veri të Mitrovicës . Kjo si duket erdhi si rezultat pasi që ICO-ja dhe qeveria po finalizojnë , pikërisht një strategji për veriun për të cilin deputetët dhe kuvendi e pranojnë haptas se nuk kanë kurfarë njohurie.Deputetët kërkojnë që kuvendi të miratojë një akt me fuqi të lartë juridike në mënyrë që të obligojë Qeverinë që të merrë masa konkrete . Strategjia për veriun e Kosovës është një dokument parimisht i ndieshëm për shkak të karakterit që ka , mbi të gjitha si pasojë e synimeve që do të duhej të jetësoheshin… Ky propozim strategjik ka se paku tri anë , tri dimenzione tepër të veçanta: anën politike,anën organizative dhe anën e sigurisë…Figurë kyqe nga faktori ndërkombëtar për rekomandimet strategjike do të jetë ambasadori italian si përfaqësues i BE-së për veriun e Kosovës. Ne lidhje me këtë , kryministri Thaçi ka thënë se kuvendi nuk duhet të debatojë për strukturat paralele , të cilat sipas tij nuk do të egzistojnë më në fuqizimin e strategjisë tashma,të shumë folur për të shtuar se “ai do të jetë pjesë e këtij debati që lidhet për vendin, për qytetarin dhe çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës , por dëshiroj të theksoj më i dobishëm do të jetë debati për fuqizimin e strategjisë intergruese dhe zhvillimit të qeverisë në mbështetje ndërkombëtare”- ka thënë Thaçi …
Komentoni
Artikuj te tjere
Faik Krasniqi: Atdhedashuria, lind a kultivohet?
Krist Gjinaj: Konvertimet janë shpirtërore
Blerim Rrecaj: Të robëruar e të kolonizuar vazhdojmë të jemi
Kastrioti Myftaraj: Regjistrimi fetar edhe etnik i popullsisë, është vetëvrasje shtetërore
Hysen Ibrahimi: Komunikatë për opinion
Isa Mulaj: Letër përgjigje e hapur ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Christopher Dell
Faik Krasniqi: Rreziku i shkombetarizimit te shqiptareve ne Mal te Zi ka kaluar
Reagim nga Shoqata SH.V dhe e Invalidëve të UÇK-së “KALAJA”
Tërnoci Press: Mos qoftë i harruar!
Xhejms Petifer: Turqia dhe Shqipëria – hark apo urë?
Krist Gjinaj: Kuptimi dhe keqkuptimi i realitetit!
Shaban Peraj: Për të hyrë në një organizëm të ri
Naim Kelmendi: Me njerëz të korruptuar kemi vetëm shtet të korruptuar
Faik Krasniqi: C'eshte ky Riformatizim
Nexhmedin Spahiu: Koalicioni PDK-“Vetevendosje” apo si po degradohen institucionet e Kosovës
Hilmi Saraçi: “Labirinthi” zgjedhor në Gjilan
Prend Buzhala: Pjetër Budi (Poemë)
Faik Krasniqi: Mos e luaj rolin e idiotit zoteri Rama
Adnan Abrashi: Çka po ndodh kështu me qytetin tim Prizrenin?!
Krist Gjinaj: Regjistrimi i popullsis në bazë të përkatesis kombetare si dhe asaj fetare