Mendime
Dibran Demaku: Ekspertët
E merkure, 27.01.2010, 10:59 PM

Nga Dibran Demaku
Në verën e vitit të largët 1971,derisa fshatarët e Abrisë së Epërme po punonin në fushë,Zymber Demaku (bashkëluftëtar i çetave të Shaban Polluzhës në Luftën e dytë botërore) i kishte pyetur të rinjt e fshatit të vet:-„A po shkoni ndonjani në shkollë për ballangji?“( Donte të dinte se se a ishte rexhistruar ndonjëri prej tyre në ndonjë shkollë të aviacionit e në atë rast a do të bëhej ndonjëri prej tyre pilot avioni).Dhe kur të rinjt i kishin thënë Jo ai i kishte pyetur sërish:-„Pse atëherë po e kërkoni Republikën?Pa ballangji as nuk mund ta fitoni e as ta mbani Republikën!(Kishin kaluar vetëm afro tre vite nga demonstratat e nëntorit të vitit 1968.Në ato demonstrata rinia studentore e faklteteve të ndryshme të Prishtinës,të përkrahura edhe nga populli shqiptarë i Kosovës kishin shtruar një varg kërkesash para Qeverisë së atëherëshme jugosllave të Titos si: Lejimin e përdorimit të lirë të flamurit kombëtar,themelimin e Universitetit të Prishtinës,të drejta kulturore dhe etnike për popullin shqiptarë në Kosovë dhe në vise të tjera të Jugosllavisë,ngritjen e statusit të Kosovës në nivel republike etj.Pas atyre demonstratave historike Qeveria e atëhershme jugosllave e Titos sikur kishte bërë ca lëshime dhe ca kërkesa të rinisë studentore dhe të popullit i kishte plotësuar si:Lejimin e përdorimit të flamurit kombëtar,themelimin e Universitetit të Prishtinës.ngritjen në një nivel më të lartë të autonomisë së Kosovës.Por,jo edhe kërkesën kryesore:Atë për Republikën e Kosovës!)
Të rinjt kishin qeshur,ndërsa axha Zymber sërish i kishte porositur:-„Ndoshta mendimet e mija në këtë çast u duken qesharake,por do të vijë koha kur do të më jipni të drejtë.Dhe atëherë do të thoni:Mirë e paska pasur axha Zymber!“
Lind pyetja se pse e tregova këtë ngjarje dhe çfarë desha të them me të“
Ditë më parë në mjete të ndryshme të informimit,si në ato gazetareske ashtu edhe në ato vzive u dha lajmi se Policia e Kosovës është paisur me disa autoblinda dhe me automjete me topa uji.Dihet se këto mjete i duhen çdo policie të çdo shteti.Andaj thënë të drejtën ky ishte një lajm i mirë.Kështu Pilicia e Kosovës,mbrojtësja e rendit dhe qetësisë publike çdo ditë e më tepër përveq profesionalizmit po paiset edhe me mjete të nevojshme teknike.Dhe deri këtu çdo gjë ishte në rregull.Por,pas lajmit të mirë u dha edhe një lajm dëshpërues.Një zyrtar i Policisë së Kosovës po të njëjtën ditë do të deklaronte:-Policisë së Kosovës i duhen edhe helikopterët,por për fat të keq nuk kemi ekspertë për mirëmbajtjen e tyre!Ndërkaq për pilotë nuk e tha asnjë fjalë!
Vërtetë një lajm aspak i këndshëm,por edhe dëshpërues.Dhe derisa po e dëgjoja këtë lajm seç mu kujtuan porositë e axhës Zymber të thëna gati këtu e dyzetë vite më parë.Dhe vetëm tash e kuptova se sa vizionar ishte treguar qysh para dyzetë vitesh axha Zymber.Ai qysh atëherë thonte se një vend që synon të bëhet Republikë(atëherë synim i shqiptarëve të Kosovës ishte republika dhe as që flitej për shtet të pavarur të Kosovës),duhet të ketë ekspertë të lëmive të ndryshme e pse jo edhe ekspertë të aviacionit!
Lind pyetja tjetër:Këto dhjetë vite në liri dhe dy vite në pavarësi,a kanë menduar Qeveritë e Kosovës se u duhen ekspertë të ndryshëm e pse jo edhe ekspertë të aviacionit?!Dhe nëse po,a kanë bërë ndonjë hap në këtë drejtim?!
Do të dëshironim që përgjigja në këtë rast të ishte pozitive.Por,nga sa u kuptua ditë më parë nga deklarata e zyrtarit të Policisë së Kosovës:-Se ne nuk kemi ekspertë për mirëmbajtjen dhe kujdesin për helikopterë,atëherë vetëvetiu kuptohet se në atë drejtim nuk është bërë asgjë.
E dihet se shtetit tonë të ri i duhen ekspertë të lëmive të ndryshme shtetërore.E këta ekspertë duhet shkolluar me paratë e buxhetit të Kosovës dhe atë në qendra të ndryshme perendimore.Përndryshe ata(ekspertët) nuk pikun nga qielli! Andaj do të ishte mirë që Qeveria e Kosovës në buxhetin e saj vjetor ta ketë edhe një nënbuxhet për shkollimin e ekspertëve të lëmive të ndryshme.Dhe sa më shpejt,aq më mirë!...
Komentoni
Artikuj te tjere
Neki Lulaj: Gjyqësia dhe mjeksija institucionet më të korruptuarat në vend
Skender Korça: EULEX - Gjyqi Kosova
Blerim Rrecaj: Ka Unmik, ka Euleks, ka tension...
Behxhet Dibrani: Roli i fesë te shqiptarët gjatë periudhës së rilindjes kombëtare
Kalosh Çeliku: Shkupin nga qeverit? ''demokratike'' do ta shp?toj? natyra
Zaim Beqiri: Ku e ka fundin politika çkombëtarizuese
Reagim nga Shoqata SH.V dhe e Invalidëve të UÇK-së “KALAJA”
Adem Demaçi: Të metat e polikës kosovare
Fehmi Ramadani: Kur do të fillonte lustrimi në Kosovë?
Nexhmedin Spahiu: "Strategjia per Kosoven Veriore"
Naser Aliu: Horoskopi i qeverisë
Selim Hasanaj: Po ndërtohet xhamija ma verore në botë
Hilmi Saraçi: Strategjia e Qeverisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës
Faik Krasniqi: Atdhedashuria, lind a kultivohet?
Krist Gjinaj: Konvertimet janë shpirtërore
Blerim Rrecaj: Të robëruar e të kolonizuar vazhdojmë të jemi
Kastrioti Myftaraj: Regjistrimi fetar edhe etnik i popullsisë, është vetëvrasje shtetërore
Hysen Ibrahimi: Komunikatë për opinion
Isa Mulaj: Letër përgjigje e hapur ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Christopher Dell
Faik Krasniqi: Rreziku i shkombetarizimit te shqiptareve ne Mal te Zi ka kaluar