E enjte, 24.07.2025, 09:45 PM (GMT+1)

Mendime

Blerim Rrecaj: Pse duhet bojkotuar mediat shqipfolëse antishqiptare?

E marte, 02.02.2010, 10:55 PM


Pse duhet bojkotuar mediat shqipfolëse antishqiptare?

Nga Blerim Rrecaj

Gazetaria në trojet shqiptare ishte dhe është në krizë të thellë dhe kjo është e ditur kaherë. Big Brother andej e Shpi e Kosovës këndej. Vllai i madh andej e zot i shpisë këndej. Dhomë e rrëfimeve andej e shpajz këndej. Seriale andej e seriale këndej. Gjuhën shqipe e lanë mbas dore andej e gjuhën shqipe e lanë mbas dore këndej. Klane andej e klane këndej. Keqmenaxhim, papagim, keqpagim, keqtrajtim andej e këndej…Gjatë një bisede dëgjova se njëri nga gazetarët në njërin nga “televizionet” “tona” gjatë një emisioni e paska bërë të ditur se po e lë punën. Nga ky rast do të bënin mirë dhe të mësonin edhe shumë të tjerë. Pse jo edhe ta ndiqnin shembullin e tillë. Kështu pa paralajmërim. Dhe të tallemi së paku e të çlirohemi shpirtërisht nga këto mjete që vazhdojnë t’i raportojnë për punën e tyre Unmikeuleksit, ambasadave të huaja, pushtetarëve, “opozitës”, strukturave mafioze, dreqit e t’birit…Imagjinata na bën të ëndërrojmë se ndonjëri nga ta gjatë një interviste do ta hudhë mikrofonin tutje dhe do t’ia filloj një vrapi, tjetri do të nis të flas jerm me vetëdije, dikush do pështyej kamerën ndërsa kameramani do t’i thotë pështyje e mos u përbijë…Dhe bojkoti është zgjidhja e duhur sepse gjithë këto media kanë përkrahjen e pushtetit me qëllim që të grumbullojnë gjithë këta të rinj të papunë për të “defiluar” nëpër studio a redaksi ku veten e ndien edhe më keq se sa në ndonjë njësi hetimore për krime të rënda. Plus përballesh me çdo lloj redaktori, shumica prej të cilëve të superstresuar mundohen dhe e zbrazin atë grumbullim budallakie tek të tjerët. Të tjerëve kur t’u thuash se jam gazetar të shohin sikur se e shikojnë një lypës. Më së miri gjendjen e gazetarëve dhe gazetareve e dijnë ata që punojnë byrektoreve, kafeneve…Nuk është çudi që ndonjëri nga ta edhe ka marrë infuzion dhe kolegët kanë qeshur duke ndier frikë të vërtetë për vete. Pos këtij presioni psiqik duhet të jesh jashtëzakonisht i kujdesshëm të mos i hidhërosh redaktorët me ndonjë temë të papërshtatshme. Ata më parë do të pranojnë të flasësh me Rada Trajkoviqin sesa ta zëmë me ndonjë shkrimtar që jeton me shumë vështirësi. Nëpër redaksi papastërtia është e madhe , mund të shohësh edhe rrjeta merimanga qosheve ndërsa nga aty merr urdhërin për të dalur për të shkruar për bërrllogun. Kur një redaktori i thua se shkruava për një skandal dhe nuk u zgjidh asgjë ai thotë se ju a me një shkrim po kqyrni me zgjidh probleme a, iha duhet bërë shumë presion… Redaktorët janë me tërë qenien me bosët-pejgamberët e tyre aq fort saqë po të guxosh t’u thuash një fjalë për ta kur të dojnë të “fluturojnë”. Atyre vazhdimisht u vijnë urdhëra kryesisht me telefon se po ta dërgoj filanin. Sa e sa transferimi bëhet prej një mediumi tek tjetri. Po kush u bë rehat e kush është i kënaqur Aq shumë ka çka flitet për këtë fushë saqë mund të bëhem edhe i mërzitshëm. Ky është vetëm një variant i lehtë shkrimi për t’ia përkujtuar së pari vetes se ku jemi. Pse jo edhe dëshirë për ta pastruar shqiptarinë nga horrëlleqet e tilla. Azem Bejta dikur ua prente veshët spiunëve për t’i njohur rrethi. Prerja e disa veshëve të gazispiunëve do t’i shëronte mijëra e mijëra zemra…


(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx