E premte, 02.05.2025, 07:47 PM (GMT+1)

Mendime

Fran Buzhala: Bashkimi i kompanisë turistike

E marte, 02.02.2010, 10:56 PM


REFLEKSIONE

BASHKIMI I KOMPANISE TURISTIKE

Turizmi-Biznesi-Çmenduria!

Turizmi është i shëndetshëm, por nga cili këndvështrim i shikon këtë lloj pjesë të jetës më të shëndetshme, ku në të bën pjesë edhe shëndeti, çmendurit, lukset, bizneset!
Këtij realiteti turistik, shoqëria shqiptare është integruar më së miri, siç duket kanë ndikuar edhe shenjat Astrologjie në Horoskop: Biznesi, Shëndeti, Dashuria?
Turizmi nga ato vende të zhvilluara, zakonisht vizitojnë trashëgimi të lashtë kulturore ndërtesa religjioze, biblioteka, muzeume, këtu i përgjigjën që nga kohërat e lashta antike, vazhdon si traditë. Integrimet e turistëve politik,një lloj mënyrë tjetër kemi në relacionet shqiptare, qeverisje të tillë kemi hasur gjatë regjimit titist.
Nga kjo kompani turistësh politik, kanë rrjedhë edhe shumë ish udhëheqës të asaj elite shtypëse, që kishin vilat e tyre deri ne bregdetin Adriatik, Kroat, Slloveni, Mal të Zi, selinë në Beograd, nëndegët nëpër komuna e veta, që kishin nostalgji për sistemin e tyre nga këto shpërblime të lidhjes komuniste, që vepruan kundër popullit të vet, ku kishte edhe disa intelektualë që masakruan kulturën shqiptare, që morën banesa luksoze në Brezovic, Ulqin, e gjer brenda hapësirave të atij regjimi famëkeq, që ende veprojnë nëpër shumë institucione, media, gazetarë, redaktorë, këshilltar të forcave politike, nëpër gjykata. Dikur këta turistë politikë, nga integrimi i tyre i dashur i partisë, kish disa gra, SERBE, BOSHNJAKE, SHQIPTARE, nëpër hotelet e tyre me shumë yje?
Kjo kompani turistësh trashëguese, vazhdon edhe në këto vite që po i përjeton ky popull, edhe nga këto forca politike, edhe nga vitet e ‘90 -ta, ku shumë patriot intelektual ishin në ballë të rezistencës kundër pushtuesit Serb, kishte shumë turistë politik në perëndim, Berlin, Shtutgart, Bernë, Nju Jork, e më gjerë. Por edhe gjatë luftës së fundit të udhëhequr nga UÇK, këta Turistë partiakë, shumica e tyre lëshuan Kosovën dhe shkuan në perëndim gjatë luftës, u kthyen shpejtë nga pushimet sezonale, për t’i marrë votat e tyre për karrierë, për tu bërë turistë të rregullt, uzurpator të lirisë, pa probleme shëndetësore, pa probleme materiale, pa probleme dashurie, duke harruar problemet kombëtare madhore, duke harruar integrimet (brenda) shqiptare për bashkimin e popullit tonë në një shtet, më shumë banesa, shtëpi, bizneset, tenderët, pushimet në Kroaci, Slloveni, Bullgari, Mal të Zi - duke u bashkuar turistët politik sezonal, me një platformë të përbashkët turistike shqiptare nga të gjitha trojet etnike, me dhjetëra parti nëpër plazhet e tyre të FAMSHME sezonale, në Durrës, Vlorë, Velipojë, Ulqin, Ohër, Strugë, e deri te ato afatgjata ANTALIA, DUBAI, e më gjerë, me një plan program, të dashura moderne integruese me koktej pijesh freskuese, emocione nga programet i tyre të famshme, që kur të vijnë udhëheqës ndërkombëtar, te ju flasin në kuvendin e (Memecëve) të tyre të dashur, në parlamente për t’i dhënë raporte Ahhtisarit, Evropianeve, Amerikanëve, t’i vejnë dëgjuesit në veshët e tyre përkthyesit e gjuhës, për t’i marr vesh ndërkombëtarët nga ato gjuhë integruese, duke buzëqeshur se po marrin shumë vesh aty në kuvend, duke duartrokitur, se kanë realizuar programin e vet për ngritjen e pagave të larta, se kështu e kërkon programi turistik integrues me honorarë shtesë, që të organizojnë demokracinë me TURMA, me sa ma shumë popull duke duartrokitur rroftë partia e bashkimit turistik shqiptar, si partia më e madhe në Shqipëri e etnike, ku kohëve të fundit janë lajmëruar shumë turistë me ju kthye partisë së tyre, se unë kam formuar këtë parti i pari, se unë kam formuar këtë sektor ushtarak, duke ia kaluar edhe partisë që ka paralajmëruar ajo në PENSIONEREVE, mbi dyqind mijë anëtar pensionistë, të paktën të kenë edhe këta të drejtë për jetë, për shëndetësi, për shërim, për drita që pjesa dërmuese jeton ne fshat, ku pjesa më e madhe është djegur e vrarë e mbytur rrafsh me tokën, ku ka shumë invalidë të luftës që të kenë të drejtë të jetojnë të lirë, pa këto probleme,të zhvillojnë jetën e tyre në vatrat e tyre që ishin dikur të zjarreve, apo të paktën të mos kenë dënim, se kanë luftuar pushtuesin Serb.
Por në Astrologjinë e Horoskopit, duhet shtuar edhe një ide tjetër shqiptare, atë të ALKOOLIT dhe të ÇMENDURIS:
Këta turistë të vjetruar, dikur me pazarllëqet e tyre nga nën/degët e tyre nëpër komuna, deri në qendër në Prishtinë, selinë në Beograd, si bazë në bisedime e kishin një pije: Alkoolin si pije freskuese, Shlivovica për të bërë plane për ndonjë punësim të ndonjë femre te bukur, për ndonjë vëzhgim, kundër ndonjë individi Irredentist, Separatist, kundër ndonjë rebeluesi, kundër ndonjë atdhetari në mërgim, se po na prish të ardhmen e LUMTUR, imazhin në botën demokratike, dashurin me vasha të bukura, me apartamente luksoze, ndonjë plan edhe me prijës fetar, kundër këtyre s’ju donë as xhamia, as kisha juve, se jeni kundër lirisë së fenomenit Vëllazërim-Bashkimit, për t’i bërë presion ndonjë intelektuali, për t’i përzënë nga vatrat e tyre, për të kurdisur ndonjë aksident, komplot se janë vetëvra, jashtë Kosovës, për të mos qëndruar në ballë se po e doni ju KOSOVEN REPUBLIK Shqipëri.
Kështu vazhduan këta turistë të harxhuar, por të integruar në të rinj, nëpër kafene, me parullën e tyre : “VET VULOS VET VENDOS”.
Por edhe në lëvizjen paqësore vazhdoi tradita, nëpër kafenetë e Prishtinës e nën/degët e saj nëpër komuna në qendrën e Prishtinës, regjistrimin në Beograd nga krerët kryesor paqësor nëpër kafene, se ti do të jesh kryetar dege, nën/dege, se kemi përkrahje ndërkombëtare, rroftë demokracia, gëzuar me uiski. Edhe konfliktet kur janë bërë edhe vrasjet edhe masakrimet, muzika se ne mbajmë shtet pa ushtri, pa polici se jemi i vetmi vend në bot, fenomen i rrallë në bot në Prishtinë dhe vazhdojnë deri në perëndim me ketë fenomen turistet paqësor që i siguruan vendet veta në rast konflikti.
Tradita vazhdon e turistëve të rinj nga qelizat e vjetra në për kafene tani me pije moderne Uiski, kombinuar me Gorbaqove me pije vendore te nga rrushi i Rahovecit i kombinuar me pije integruese Shlivovice nëpër bare të FAMSHME, kombinimet me koalicionet, do të rinj se s’kanë pas traditë turistë të rinj, doza e alkoolit i ka nxënë shpejtë dhe reagimin reflekset e shpejta, marrje vendimesh, kryetar komunash, marrje tenderësh komunikata për shtyp konferenca publike ndryshime të shpejta mendimesh, vazhdojnë këta deri në Tiranë me kompanitë e turistëve shqiptar, takime, marrëveshje duke pirë alkool me shtampën “SKENDERBEG”, shpresojmë që të ju bërë mirë alkooli shqiptar e mos po gabojnë e dalin para kamerave të deklarojnë referendum për Shqipërinë e Bashkuar?
Që të mos ketë më as fatkeqësi natyrore, zjarre, vërshime me tërmete, as shitjen e trupit të Shqipërisë, detin e bukur shqiptar, as një pjesë të atdheut kudo që jeton populli ynë në trojet e veta etnike.
Në përfundim të kësaj teme, është dhe ÇMENDURIA, vazhdojnë shumë shtresa të ndërzeve me probleme mendore, nervozë, vetëvrasje për mos realizmin e ëndrrave të tyre në jetë, ndonjë faltore duke shikuar rrudhat ndonjë djaloshi të ri, duke udhëzuar me shpresa për ndonjë vajzë të re me viza jashtë shtetit. Na shumë qytete nëpër Kosovë, sheh njerëz rrugëve me probleme mendore, duke bërtitur rrugëve, lypës, me trauma nga lufta, shumë nga disa që ishin në luftë nën zjarre para tankeve, pra paramilitarëve duke i parë të masakruar fëmijët, pleqtë, dhunimet, gratë duke bërtitur: “s’jam ngushtë për këta udhëheqës”, duke dalë para makinave nëpër rrugë, nga t’ia mbaj pa një higjienë primitive, duke fjetur rrugëve?!. Kush do t’i mbroj këta të pafat, duke kujtuar shokët e vet në luftë pa DHOME TE NGROHJES, pa shëndetësi, pa bukë, të izoluar prej shoqërisë së integruar me një botë tjetër të çmendur, TINGULLI I HESHTUR PERTEJ TE VERTETES SE TMERRSHME QE NA NDAN TANI?
Si do të reagonte Jusuf Gërvalla, Adem Jashari, Fehmi Lladrovci për këta TURISTE!
Vërtet si do të kishin reaguar në këtë botë për këtë kompani më te madhe turistësh politik, për shokët e tyre të çmendur në këto kohë moderne turistike, për fëmijët pa prind po të ishin gjallë edhe një herë shumë dëshmor, komandant, ushtar që dhanë jetën për këtë liri , por sido kudo, nuk do t’i pranojnë në botën atyre të lirë, në nëntokën e Shqipëri se e kanë kryer amanetin vet për ketë botë, kompania turistike vazhdon. Si duket akrepat e orës kanë nisur me u blloku për këtë kompani turistike, nga kthimi në kohën e lashtë antike?
Nënë Tereza ia fali jetën e shpirtin e vet, dashurinë e lumturinë njerëzimit të vuajtur, fëmijëve, të varfërve në këtë botë, si humaniste e shpresës .
Gjergj Kastrioti e fali Hamzain që tradhtoi, edhe Jezusi e fali Judën që e tradhtoi, por Ukshin Hoti kë të fal? Ai është i vetmi intelektual në Evropë vazhdon të mbetet në burg i apo.....! ADEM DEMAÇI , simboli i rezistencës, dëshmi e gjallë në këto tri FAZA të këtyre turistëve, kë të fal? që ishin me qindra tradhtarë e me mijëra Turistë, aventuristësh, banditësh, kriminelë që shumë nga këta horra, e mbytën e vranë Shqipërinë?
Më s’po e vazhdoi më gjatë nëpër shekuj, në pikat e horoskopit se mos po hidhërohet edhe Dielli, Hëna,T oka nga fenomeni shqiptar, sidomos Horoskopi, se del shumë në shenjat e Astrologjisë.




(Vota: 18 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx