Mendime
Faik Krasniqi: Edhe sllavomaqedonasit duhet te mesojne gjuhen shqipe
E merkure, 03.02.2010, 10:56 PM
Nga Faik Krasniqi
Arsim i integruar per mjediset e perziera shume etnike nenkupton qe edhe maqedonasit te mesojne gjuhen shqipe me qellim integrimi ne shoqeri etj, keshtu veprohet ne vendet perendimore ku popullsia eshte e perzier etnikisht, dhe ky ka qene propozimi i nderkombetareve edhe per I. R. J .M(Maqedonia) ,por keta shizofrenat e VMRO-s shpejtuan menjehere qe kete propozim te tyre ta shendrrojne ne vendim Qeverie per mesimin e gjuhes sllavo-fyromiane qe nga klasa e para per femijet shqiptare, duke anashkaluar reciprocitetin respektivisht se edhe ata duhet te mesojne gjuhen shqipe ne mjediset e perziera, ndersa partia shqiptare ne Qeveri,BDI--ja, ka dhene aminin dhe eshte bere pjese e gjithe kesaj katrahure per shqiptaret.
Gjuhen shqipe duhet ta dije edhe Kryeministri, ministrat dhe perfaqesuesit e Institucioneve kryesore ne vend sepse ky eshte shtet multietnik, dhe shqiptaret perbejne nje pjese shume te madhe te popullsise se pergjithshme te I. R .J. M, andaj logjikisht dhe krejt humane eshte te dijne te flasin edhe ne shqip.
Une nuk mund te paramendoj qe ne Kuebek te Kanadase perfaqesuesit politik mos i dine te dy gjuhet zyrtare edhe gjuhen angleze edhe franceze, apo ne Belgjike ku te dy gjuhet jane zyrtare edhe ajo franceze edhe holandeze por edhe gjermane edhe pse gjermanet perbejne nje pakice ne raport me francezet dhe holandezet. Brukseli p.sh eshte zone ku te dy gjuhet jane zyrtare edhe pse shumicen e popullates se Brukselit e perbejne franko-folesit. Kjo vlen edhe per Zvicren dhe shume vende te tjera.
Por gjithe keto ndryshime dhe kompromise behen me vullnet te mire dhe te ndersjellte, ne forme reciproke, e jo me imponime sic tenton qeveria aktuale VMRO-BDI. Nese atyre u pengon gjuha shqipe ( qe shihet se u pengon ne mase te madhe) atehere logjikisht dhuna prodhon dhune, andaj shqiptaret do duhet jo ta mesojne gjuhen e tyre nga klasa e pare por fare mos ta mesojne, t'i bojkotojne ne te gjitha nivelet, dhe nese tekstet shkollore te historise jane nje kompromise i kohes ku per historine shqiptare mesohet diku 5% nga te gjitha leksionet, ndersa pjesa tjeter per gjithe te tjeret, do te ishte mire qe nxenesit shqiptare pjesen me te madhe te leksioneve t'i mesojne vetem per historine nacionale dhe me pak nga ajo boterore.Per mendimin mire do te ishte qe planprogramet nga gjuha amtare dhe historia, shqiptaret t'i kene te njejta me ata te Kosoves dhe Shqiperise, nje planprogram unike per gjithe shqiptaret kudo qe jetojne. E verteta eshte se Kosova e ka unifikuar planprogramin me ate te Shqiperise, jo vetem sa i perket gjuhes amtare dhe historise por edhe ne shume fusha te tjera. Por ne Maqedoni kjo nuk po ndodh vite me rradhe sepse sllavo-fyromianet gjithmone gjejne ndonje kuisling shqiptar pseudo-intelektual, ja shkruajne emrin ne ndonje tekst te perkthyer ne menyre katastrofale, i japin ca leke dhe vazhdojne dominimin e tyre edhe ne sferen e arsimit. Andaj edhe ne vitin 2010 ne tekstet e historise p. sh. edhe nxenesi shqiptar ne Shipkovice te Tetoves, Sllupcan te Kumanoves apo Zajas te Kercoves do vazhdoje te mesoje per Dame Gruevin, Ilindenin, Jane Sandanskin dhe te tjere ne nderkohe nxenesit sllavo-fyromian as qe duan te degjojne per termin shqiptar e lere me te mesojne per historine tone dhe per figurat shqiptare.Paradoks.
Komentoni
Artikuj te tjere
Dibran Demaku: Inati shqiptar
Fran Buzhala: Bashkimi i kompanisë turistike
Blerim Rrecaj: Pse duhet bojkotuar mediat shqipfolëse antishqiptare?
Mark Antoni: Ne dhe Ata
Fehmi Ramadani: Kahet e zgjidhjes së problemit të Luginës
Reagim nga Shoqata SH.V dhe e Invalidëve të UÇK-së “Kalaja”
Ilir Dardani: Poshte trasheguesit e pushtimit
Ramiz Bojaj: Teoria e komploteve dhe politikat miope
Shaban Peraj: Zgjedhjet që po vijnë
Komunikatë e ,,FBKSH” për Evropë !
Kalosh Çeliku: Populli e thot?: nuk b?het si them un?
Ramiz Dërmaku: Formimi i Ministrisë së Mërgatës, shpejton dhe e forcon shtetin e Kosovës
Selim Hasanaj: Një libër interesant për shumcka
Faik Krasniqi: Deri kur me marreveshje antikombetare
Idriz Zeqiraj: Telenovela e pergjakshme me emrin - Kosovë -
Selim Hasanaj: Janari ja rrëmben Kombit Shqiptar edhe një Burrë të Madh, vdiq Kryetari i Istogut z. Fadil Ferati
Neki Lulaj: Prizreni Jerusalemi i Thaqit dhe i PDK-së, Lipjani dhe Gjilani Betlehemi i LDK-së
Adnan Abrashi: Lumi ne që e kemi Albinin, por i mjeri ai që na ka neve?!
Fritz Radovani: ''Fjala e Zotit'' e përkthyeme në gjuhën e ''dreqit''..!
Selim Hasanaj: Shqiptarët dhe e përbashkëta e tyre me popujt e tjerë evropian