E premte, 02.05.2025, 07:48 PM (GMT+1)

Mendime

Bajrush Behrami: Për ta mbajtur fjalën s'duhet dhënë premtime

E enjte, 04.02.2010, 10:56 PM


PER TA MBAJTUR FJALEN S’DUHET DHENE PREMTIME

Grevat e policisë dhe te punonjëseve shëndetësor janë të drejta. Puna e tyre duhet shpërblyer brenda kufijve te lejueshëm buxhetor. Kjo bëhet duke ulur pagat aty ku ato janë marramendëse dhe te krijohet një drejtësi sociale ne raport me punëtorët.

Nga Bajrush Behrami (Sekretar i Shoqatës se të burgosurve politik, në Podujevë)

E huazova këtë titull për te cilin thuhet se e ka thënë Napoleon Bonaparta, por që në kushtet tona dhe të çdo shoqërie, apo individi është e udhës që premtimet kur nuk mbahen të mos epen, sepse ato mund të kthehen bumerang për atë që i ep. Fushata tanimë që kaherë ka mbaruar, ama këto premtime u dëgjuan pikërisht në fushatë. Atëherë  u premtua se pagat e punonjësve shëndetësor do të fillojnë te rriten me 1 janar te 2010. Me siguri se kjo nuk ka ndodhur, sepse po te ndodhte një gjë e tillë nuk do te kishte greva. Kjo vlen edhe për policinë  e Kosovës. Edhe këta të mërkurën kanë hy në grevë duke u futur në te, edhe njësitë elite të cilat janë shtylla kryesore e sigurisë së një shoqërie. Në këtë rast të shtetit të Kosovës. Sipas deklarimit të zëdhënësit të grevës, kjo grevë e filluar të mërkurën do te vazhdoj, nëse për këto kërkesa qeveria bëhet e shurdhër. Është interesant se pagat për policinë e Kosovës para një kohe u fol se do te shtohen dukshëm. Madje me përqindje te madhe, por kjo “shtese”, sipas vet policëve nuk është askund ashtu siç është promovuar. Ky manipulim sigurisht se do te ketë konsekuencat e veta. Duhet thënë se, as për se afërmi policia e Kosovës nuk është e siguruar me ligj siç janë simotrat e saj ne vende te ndryshme. Është absurde qe policia te mos motivohet për punën që bënë. Punonjësi policor mund të pësoj, por familjen nuk e ka te siguruar. Gjithkund policia i ka disa benifite për punën që bënë, sepse puna e tyre prodhon rrezikshmëri për vet jetën e vet policit.

Qeveria dhe institucionet tjera duket se këtyre segmenteve (shtylla të shoqërisë), si policia dhe shëndetësia, u epen fjale miradije para fushatave, por jo paga me dinjitoze.

Por, nuk thuhet kështu kur është fjala për pushtetarët. Kur është puna për shtim të pagave të tyre, ata të gjithë janë dakord. Si pozita si opozita. Ky dakordim u pa ne rritjen e pagave të deputetëve  para pak kohesh.

Ministri i shëndetësisë dr.Alush Gashi ne takimin me përfaqësuesit e sindikatës që ka organizuar grevën ka tentuar që ti binde ata që të jenë pjesë e procesit “për zgjidhjen e çështjeve të adresuara” dhe ka shprehur “mirëkuptim” për pozitën jo të favorshme të punonjësve shëndetësor. Kërkesa e ministrit Gashi, për dialog në çdo kohe dhe duke u treguar atyre se dera e Ministrisë së Shëndetësisë është e hapur në për bashkëpunim nuk e zgjidh çështjen, sepse nuk është se nuk është dialogu deri tash. Madje  shumë herë, por punëtorët kërkojnë që pagat të jenë dinjitoze. Për shkak të buxhetit kjo arrihet duke i ulur pagat në disa sektor, sidomos ne disa ndërmarrje publike dhe gjithashtu duke ulur pagat e qeveritareve dhe deputeteve. Megjithatë grevistet e kane një satisfakcion, sepse e kane pak me mire se ne që nuk punojmë fare.




(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx