E premte, 02.05.2025, 07:44 PM (GMT+1)

Mendime

Everest Haxhi: Pakti “Ribbentrop-Molotov” i Gorbaçovit

E premte, 05.02.2010, 10:56 PM


Pakti “Ribbentrop-Molotov” i Gorbaçovit

Nga Everest Haxhi

Në fjalimin që mbajti në Berlin në 12 Qershor të 1987 Presidenti Amerikan Ronald Regan, në prani të më tepër se 45.000 njerëzve të mbledhur në Brandenburg Gate deklaroi:
“Ne mirëpresim ndryshimet dhe hapjen; duke besuar se liria dhe siguria janë bashkudhetare të cilat bëjnë të mundur që aspiratat njerëzore për liri të forcojnë aspiratën e paqes në botë. Një shenjë e vetme dhe e pagabueshme duhet të jepet nga Bashkimi Sovjetik që mund të rrisë në menyrë dramatike shanset për liri dhe paqe në botë. Sekretari I Përgjithshem Gorbachev, nese ju flisni për paqe, nëse ju kërkoni prosperitet për Bashkimin Sovjetik dhe Europën lindore, nëse ju kërkoni liberalizimin, hajdeni këtu në këtë portë. Zoti Gorbachev, hape këte portë, rrëzoje këtë mur!”
Deklarata nuk u beri pershtypje zyrtarëve të lartë të Kremlinit edhe pse për hir te vijës politike reagimet ishin të menjëhershme duke akuzuar Reganin për deklarata provokative dhe luftë nxjellëse. Muri I Berlinit ngritur në 1961 prej Nikita Kruhshovit e shqetesonte pak Gorbaçovin. Shqetësimi kryesor ishte të gjente rrugëdalje nga katastrofa dhe kolapsi I paevitueshem që po I afrohej sistemit komunist. 
Sistemi politik që Gorbaçovi perfaqesonte dhe me të cilin ishin ushqyer breza të tërë politikanësh post- Staliniste, kishte dështuar në ofrimin e ekulibrave stabilizues ekonomikë dhe politikë duke e bëre të pamundur existencen në Bashkimin Sovjetik. Nese do të perdorte metodat tradicionale të dhunës, të perdoruar suksesshëm nga predecesorët e tij dhe që mbare perëndimi priste natyrshem ai, Gorbacovi nuk do të mund te siguronte të ardhmen e vet. 
Ai nuk donte të persëriste gabimet e 1956 në Hungari ku kryeministrit komunist reformator Imre Nagy-it i dhanë aq pak litar sa që mezi arritën ta varnin. Djallëzia e Gorbaçovit ishte tu jepte hapësira veprimi dhe aq shume litar reformatorëve komuniste sa që në vend të varnin vehten, do të mund te varnin dhe të mbaning peng institucionet, ekonominë dhe jetën shoqërore post-komuniste në nje tranzision pambarim.
Perestrojka ishte ideja gjeniale për të shmangur pergjegjësite dhe për të siguruar të ardhmen e klasës politike komuniste dhe trashgimtarëve të tyre në një Rusi dhe Europë Lindore post-komuniste. E shperndarë e detajuar dhe me sqarimet përkatese, Perestrojka u be dokumenti kryesor per të siguruar tranzicionin e ngadaltë jo të dhunshëm me objektivin e vetëm që klasa politike komuniste ne Bashkimin Sovjetik dhe ne Europen Lindore te siguronte kontrollin ekonomik mbi assetet shtetërore si dhe një vend prej heroi ne shoqërinë post-komuniste. 
Në nje fjalim të mbajtur jo shumë kohë më parë Gorbaçovi me arrogancën e vet përpiqej të institucionalizonte “heroizmin” fals duke thënë se “ ..ne politikanëve të fundit komunistë na takon merita e shmangjes së një lufte nukleare”, dhe më pas shton se “ disa dekada pas eksperimentit bolshevik dhe pas perceptimit se kjo rrugë e kishte drejtuar shoqërine sovjetike në qorrsokak, një impuls I fortë per reforma demokratike u zhvillua në formën e perestrojkës sovjetike…” Pra e thenë me pak fjale Gorbaçovi I tregon botës se rënia e komunizmit dhe abandonimi I atij sistemi ishte meritë e komunistëve ( Jonas, G. 2009). 
Jo pak kontroverse kanë qenë edhe qëndrimet e disa vendeve perendimore në lidhje me ndryshimet që po ndodhnin në bllokun komunist. Keto qëndrime kontroverse të kurorezuara me takime të fshehta tregojnë një paralelizem të hidhur midis Paktit të mosagresionit midis Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanise Naziste I njohur ndryshe pakti Ribbentrop-Molotov. 
Që Gorbaçovi ishte trashgimtar I Stalinit as që vihej ne dyshim pasi linja politike staliniste u ndoq edhe pas diskreditimit të figures së Stalinit nga nxenësit e tij thjesht për probleme lufte klanore politike, por mund të themi që edhe MargaretThatcher ndoqi politikën kontroverse të Churchillit edhe pse skenari ishte totalisht diferent. 
Kur popujt e Europës Lindore prisnin me ankth dhe padurim shkëputjen e tyre nga influenca Sovjetike, dhe kur aspiratat kombëtare per vendosjen e nje sistemi te ri ndryshe nga ai komunist në keto vende ishin me të nxitura se kurrë, Gorbaçovi bënte pakte me Thatcer në kurriz të këtyre vëndeve.
Dy muaj përpara se muri I Berlinit të binte Margaret Thatcher I thotë Gorbaçovit se as Britania dhe as Europa Perendimore nuk dëshironte bashkimin e Gjermanisë duke bërë të qartë që kekonte nga Bashkimi Sovjetic të bënte c’ishte e mundur për ta ndalur këtë proces. Në një takim të vecantë në Moskë në vitin 1989, I mbajtur sekret deri në ditet e sotme, Thatcher shprehet se destabilizimi I Europës Lindore dhe prishja e Traktatit të Varshaves nuk u interesonte britanikeve. Ajo theksoi se ndryshime të mëdha po ndodhnin në Europen Lindore por insistoi se Perendimi nuk do të bëjë asgjë për rrëzimin e komunizmit në këto vende duke vënë në rrezik sigurinë e Bashkimit Sovjetik.
Fjalët e mesipërme u pasuan nga kërkesa e Thatcher që ky bisedim te mos rregjistrohej pasi për mëse një gjenerate objektivi zyrtar I politikave perendimore ishte bashkimi I Gjermanisë, asaj së cilës kryeministrja Angleze I frikësohej më shumë. Franca Ishte gjithashtu kundër bashkimit te Gjermanisë. Zhak Attali, këshilltari i Presidentit Mitterand në një takim në Kiev me këshilltarin e Gorbaçovit Vladim Zagladim thote që “…Franca është e cuditur me qëndrimet e fundit të Bashkimit Sovjetik. Mos vallë ju e pranoni prospektiven e Gjermanisë së Bashkuar dhe nuk do të ndërmerni asnjë masë për ta ndaluar? Mosndërhyrja juaj ka shkaktuar frikë dhe panik te ne.” dhe shton, “Franca kurrë nuk mbeshtet bashkimin e Gjermanisë, edhe pse në fund bashkimi do të jetë I paevitueshëm.” Gorbaçovi nuk e priste reagimin e këtyre vendeve perendimore ne mbeshtetje te linjes së ashpër kundër ndryshimeve qe po ndodhnin. Sipas Michael Binyon ne nje artikull ti tij në Times, në Francë Mitterandi po mendonte seriozisht për një aleance ushtarake me Bashkimin Sovjetik për të ndaluar unifikimin e Gjermanisë dhe që do të kamuflohej si operacion I përbashket ushrarak I këtyre dy vendeve për të perandaluar katastrofat natyrore.
Megjithatë regjistrimet e mbledhjeve zyrtare të Kremlinit tregojnë se ndryshimet që po ndodhnin në Europen Lindore dhe kolapsi I pashmangshëm I komunizmit I kishte hutuar zyrtarët e larte sovjetikë. Ndryshimet ishin te pritshme pas hapjes se nje kanateje te vogel dritareje nga reformat perestrojkiane por Gorbaçovi kurrë nuk e mendonte që era e fuqishme të kthehej në uragan, te shkatërronte dritaren dhe ti linte në duar copat e thyera të xhamave ( Jonas, G. 89). 
Edhe pse garda e vjeter e Traktatit te Varshaves ishte për linjën e fortë kundër ndryshimeve dhe shumë skeptike ndaj reformave që propozonte Gorbaçovi, u arrit që nepermjet takimeve me liderat komunistë të Europës Lindore të sqarohej ky qëndrim tolerant I liderit Sovjetik. Vetëm pasi panë qartë strategjinë tinzare të Gorbaçovit ata pranuan ta adoptoje ketëstrategji në vendet e tyre. Atyre ju la te kuptohej qartë qe ndryshimet dhe kolapsi ishte I pashmangshëm. Rruga e vetme e shpëtimit ishte të vishnin petkun e reformatorit të qepur nga mjeshtri rropaqepës “Gorby” dhe të mundoheshin në menyrë paqësore të lëshonin fuqinë politike duke rritur në të njëjtën kohë hapësirat për kontrollin ekonomik të aseteve shteterore dhe sigurimin e titullit te “Heroit Reformator” ne shoqërinë post-komuniste.
Po të shohesh me vemendje sot në Europen Lindore, pas 20 vjetesh te rënies së Murit te Berlinit mund të themi se strategjia e Gorbaçovit ka funksionuar.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx